Gjethja.

milva

Anëtar Aktiv
GJETHJA

E vetme po rri ne ket' nate .
E vetme me endrren time.
Sodis pemen qe kam perballe.
E vetme dhe ajo...pa gjethe...

Si gjethe veten mendoj.
Dikur plot jete ,jeshile.
Tani e rene buze rruges
E hedhur,e shkelur ,jetime...

Asnje me nuk me shikon
Asnje me nuk me ve re.
Mua dikur gjethe e bukur
Sot e rene ,aty perdhe...

Mendoj pemen e lulezuar.
Me sytha te celur ngado.
Kujtoj gjethen e rrezuar.
Me pemen me ngjan domosdo...
 
Milva shume e bukur poezia por goxha pesimizem ka brenda ...pavarsisht moshes cdo njeri thelle brenda vetes gjen nje '' vete plote rini ''
 
Puthja


Puthjen e pare kur me dhe
Me nektarin e krahasova...
Dhe te dyten kur pranova
Fluturoja permbi re...


Ishin puthje ledhatare,
qe vazhdonin per diku.
Vecse une isha e dehur,
s'di ku isha ,s'di se ku...


Lart ne qiell, a poshte ne toke .
Vec nga puthja dot nuk ndahem.
Dhe ne qofshin genjeshtare...
Syte nga lotet do me lagen!
 
Mimozes

Kur mimozen me dhurove,
shume kujtime me rizgjove.
Kujtimet dhe vitet plot rini.
Kur ne rendnim ne dashuri!


Mimoza ish perla jone
Qe me falte ngrohtesi
Akoma mimoze me thone,
vec mimoze pa arome.


Se arome e kesaj perle .
u shijua vec nga ti.
Vec mimoze e bukur shume,
tallej ,qeshte ,me ironi...


Eh,dhe vitet shkojne e vijne,
dhe mimoza cel cdo vit.
Porse dashuria jone,
pos mimozes ,mbeti mit...
 
Milva shume e bukur poezia por goxha pesimizem ka brenda ...pavarsisht moshes cdo njeri thelle brenda vetes gjen nje '' vete plote rini ''

Po ida angel!Ashtu eshte ka nota nostalgjie...Cdo njeri ka momente dobesie!Te falenderoj qe lexon shkrimet e mia!:)
 
Puthja


Puthjen e pare kur me dhe
Me nektarin e krahasova...
Dhe te dyten kur pranova
Fluturoja permbi re...


Ishin puthje ledhatare,
qe vazhdonin per diku.
Vecse une isha e dehur,
s'di ku isha ,s'di se ku...


Lart ne qiell, a poshte ne toke .
Vec nga puthja dot nuk ndahem.
Dhe ne qofshin genjeshtare...
Syte nga lotet do me lagen!


ufff milva po vazhdove ënde dona qmendesh
 
Shum te bukra qe te dyja ke ndonje tjeter :p

Faleminderit per vleresimin Opium!Kjo eshte vetem per ju!Nuk di a ke pasur ndonje disfate ne dashuri dhe mbas vitesh jeni takuar...?Kjo poezi flet per zemrat!
 
Zemrat


Kur ty i dashur te takova,
me mall te madh te perqafova.
M'u duk sikur zemrat,folen
Me gjuhen e tyre sa mire vesh u moren.


Takim ato lane si dikur,
te reja kur ishin plot hir.
Cudi ,dashuria s'njeh mosh'
te djeg te pervelon si prush...


Dhe dolen bashke shetitje ,
dhe shkuan ngado ku deshen.
Shpesh te perqafuara, qane ,
shpesh te perqafuara,qeshen.


Qane per vitet qe shkuan,
vite te ndare,te larget...
Qeshen per vitet qe ofruan
Zemrat,qe gezimin ua shtuan...!
 
Urime Milva per poezite qe ke postuar.
Na i drodhe telat e zemres me keto qe ke shkruar.:)
 
Titulli: Gjethja.

Kur shkrojta per dashurine.

Kur shkrojta per dashurine heren e pare
Ndjeva te me digjnin faqet deri nene vesh
Dhe me pafajesine e nje adoleshenteje
Nen jastek e fsheha shpejt

Gjithe ate nate nuk mbylla sy
Mos kisha bere ndonje faj vertet?
Sot qesh me poezine time te pare
Me poezine qe me shqetesoi aq net!
 
Titulli: Gjethja.

Si dikur!

Me ka marre malli sonte si dikur,
ne prehrin tend koken ta mbeshtes.
Nder duar ,kur floket me lemon
te fle,mos zgjohem deri ne mengjes.

Ne mes te shpirtit te daltova fytyren,
veshtrimin embelsor s'ta harrova dot.
Ne ditet plot me gaz e mes fatkeqesise
m'u bere shpirt binjak me shpirtin zhurme plot

Po sonte malli ma griu brengen,
te ndjej fare prane syrit qe klepit
Me koken ne jastek ku troket gjumi i humbur,
ndjej t'me kumboje embel zeri yt.

E te kerkoj me duar mes endrres e zgjimit
e nuk e di te ruaj a te humb gjekund.
Ndiej t'me endet mes qepallave trishtimi,
e s'e gjej dot,jetoj a kam vdekur qyshkur!
 
Titulli: Gjethja.

Lotet

Sikur te mblidhja gjithe lotet e grave
Do te beja me to nje det me lot...
E neqofte se hidhja brenda gjithe zemrat e burrave...
Asnjera prej tyre s'do te dilte dot!
 
Titulli: Gjethja.

milva urime ......
 
Titulli: Gjethja.

Le te rrojme te dy bashke!

Kur rend me ty,rend se te dua
Se s'ka kerkund tjeter si ti
Ma ndjej guximin e patreguar
Per mua ti je perendi

Kur te puth eger deri ne dhimbje
Mos me qorto me ashpersi
Prej dashurise behem perbindshe
Me mbijne krahe per cudi.

Ne m'u largofsh,vij e te gjej
Me therret zemra qe te dhashe
Se une pa zemer s'kam si rroj
Ndaj le te rrojme te dy bashke...
 
Titulli: Gjethja.

Jetuam se bashku deri ne agim


Ndiej te trokasesh gjithmone brenda meje
Si enderr pranver a si kenge pa gaz
Si fije bari a si gjethe e zverdhur vjeshte
Si puhize e ngrohte a si dallge me tallaz.

U mundova shpesh te te shkul meje
Te te nisja atje ku s'kishe kthim
Te hodha mes dallgeve ne nje dite vere
Po dallga s'te mbyti te nxori serish

Te lashe ne erresiren e nje nate dimri
Atje ku vec eres asgj s'pipetin
Po endrra te solli te gjalle brenda meje
Jetuam se bashku deri ne agim

E dua s'dua te mbart me vete
Si zjarr,si mall a si ender te mbrapshte
Me mbete ne duar si keshtjelle rere
Qe rrenohet tani dhe e rikrijoj ne cast.
 
Titulli: Gjethja.

Lotet

Sikur te mblidhja gjithe lotet e grave
Do te beja me to nje det me lot...
E neqofte se hidhja brenda gjithe zemrat e burrave...
Asnjera prej tyre s'do te dilte dot!
hahahhaha....shume e bukur kjo......po nejse jo te gjitha...

---------- Post added at 19:54 ---------- Previous post was at 19:52 ----------

Jetuam se bashku deri ne agim


Ndiej te trokasesh gjithmone brenda meje
Si enderr pranver a si kenge pa gaz
Si fije bari a si gjethe e zverdhur vjeshte
Si puhize e ngrohte a si dallge me tallaz.

U mundova shpesh te te shkul meje
Te te nisja atje ku s'kishe kthim
Te hodha mes dallgeve ne nje dite vere
Po dallga s'te mbyti te nxori serish

Te lashe ne erresiren e nje nate dimri
Atje ku vec eres asgj s'pipetin
Po endrra te solli te gjalle brenda meje
Jetuam se bashku deri ne agim

E dua s'dua te mbart me vete
Si zjarr,si mall a si ender te mbrapshte
Me mbete ne duar si keshtjelle rere
Qe rrenohet tani dhe e rikrijoj ne cast.
kjo me pelqen...ne fakte poezia tregone,qe dashuria eshte nje ndjenje e pakomandueshme.....
 
Titulli: Gjethja.

hahahhaha....shume e bukur kjo......po nejse jo te gjitha...

---------- Post added at 19:54 ---------- Previous post was at 19:52 ----------


kjo me pelqen...ne fakte poezia tregone,qe dashuria eshte nje ndjenje e pakomandueshme.....

Shume faleminderit scorpione29!Dashuria eshte dhe mbetet poezia me e persosur e natyres per zemren...Pershendetje!
 
Titulli: Gjethja.

Sot gjithe diten ra shi dhe vetem shi...
Nena me shtiza ne duar mermeriste...c'merzi!
Vajza mbeshtetur ne dritare mendonte...
C'kohe e bukur per dashuri!
 
Pe: Titulli: Gjethja.

Si dikur!

Me ka marre malli sonte si dikur,
ne prehrin tend koken ta mbeshtes.
Nder duar ,kur floket me lemon
te fle,mos zgjohem deri ne mengjes.

Ne mes te shpirtit te daltova fytyren,
veshtrimin embelsor s'ta harrova dot.
Ne ditet plot me gaz e mes fatkeqesise
m'u bere shpirt binjak me shpirtin zhurme plot

Po sonte malli ma griu brengen,
te ndjej fare prane syrit qe klepit
Me koken ne jastek ku troket gjumi i humbur,
ndjej t'me kumboje embel zeri yt.

E te kerkoj me duar mes endrres e zgjimit
e nuk e di te ruaj a te humb gjekund.
Ndiej t'me endet mes qepallave trishtimi,
e s'e gjej dot,jetoj a kam vdekur qyshkur!
...Milva...komplimenti....shume bukur....me pelqejne poezite e tua.....
 
Titulli: Pe: Titulli: Gjethja.

Largesia nuk na ndam!

Shpesh mundohesh ta fshehesh mendimin
Mos luaj me mua kot e ke ,
Ne syte e tu,ku derdhet gjelberimi
Une i lexova ato qe dot s'm'i the...

Me thua se neteve te vona
Te shfaqem ne ender kur fle
Sikur ta lexova mendimin
E njejta gje me ndodhi dje!

Kur jemi larg ne udhe te gjata
Ne cdo qelize rrjedh vetem mall
Prej mallit t'kujtoj me seranata
E largesia dot s'na ndan!
 
23 Tetor në 12:11 PD ·

Bir i nenes bir!
Cfare bere keshtu?
Dyzete dite plot...
nena, pa te perqafu!

Sa shpejt iken ditet...
Nje nga nje dyzet...
Qe ti bir ' i nocit...
E le ,kete jete!

E le nenken tende...
E s'mendove fare ...
Si po rroj pa ty ,
Bote genjeshtare...

Bir i nockes ,bir!
Trim i nenes ti...
Te vuri poshte "kucedra"
Qe ty te kish "zili"

Fli i qete o bir !
Dhe mos ki merak...
Se shpejti do jemi bashke...
UNE ,TI , DHE ,YT'ATE!
 
Ti ike sot. ..ike larg!
E di! Me the do iki, per dite, pak!
Ike, ike, kufirin kalove. ..
Mua me duket...apo ..o Zot! Mos me harrove?

E lumtur u' ndjeva me sy kur te pashe. ..
Trishtuar u ndjeva, s'te preka, dy fjale s'te thashe. ..
Ky eshte i yni realitet. ..
Disa here te jam lutur. ..
Heqim dore krejt!

E provojme njehere, te propozoj!
Tani qe kufirin kalove,
Mendjen kthjelloj. ..
Te lutem, kthjellohu dhe ti. ..
Pavaresisht se zemrat do t'i trishtojm'
Po zgjidhje tjeter ...s'kemi.
S'mund t'ju rezervojm'.

Ti je i lumtur me cerdhen tende. ..
Une ashtu, helmuar nga jeta. ..
Sado lumturi te mundohesh t'me dhurosh,
Vendi ngelet bosh, si cerdhja ,munguar zogjt !

E prape uleras, bertas, therres!
Kthimin tend ngut
Te pres, te pres, te pres!

22 dhjetor 2018!
 
Lotet

Sikur te mblidhja gjithe lotet e grave
Do te beja me to nje det me lot...
E neqofte se hidhja brenda gjithe zemrat e burrave...
Asnjera prej tyre s'do te dilte dot!

Sa e bukur kjo : )

Ps... :rose
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top