Gjeniu i FV..

Love

βeℓℓe â๓e
Kjo teme e re.. ka per synim te informoje ne cdo fushe te jetes tuaj sesi te mund te zgjidhni nje problem, nje ankth, nje semundje etj etj.. me ane te keshillave te ndryshme.. Kushdo prej anetareve mund te postoj keshilla dhe zgjidhje te nevojshme per cfaredo fushe te jetes se perditshme qe mund te na ndihmojne..
Faleminderit..!!

Ps: Shpjegim per te gjithe ata qe nuk e kishin kuptuar..






* Si te vishemi kur jemi mbi te tridhjetat?

Kësaj grupmoshe i përket tërësisht veshja klasike, por e një klasikeje të sofistikuar me shumë elemente moderne.Femrat në këtë moshë janë femra në karrierë, kanë një punë që i siguron të ardhurat e nevojshme për të blerë veshje të firmuara me stil tepër të sofistikuar.

Zgjidhni një fustan ose sarafan me dekolte jo shumë të ekzagjeruar e që mbyllet me një fjongo në mes. Zgjidhni ngjyrat rozë antike, pan a, blu marinë, gri, të cilat duhet të jenë herë në tonalitete të shuara e herë të ngrohta.

Sipër fustanit ose sarafanit, mund të vishni edhe një bluzë akriliku të shkurtër, që zbulon pjesërisht edhe linjat trupore. Bluzën e sipërme mbajeni me kopsa zbërthyer. Kështu krijohet një lojë joshjeje që nxit fantazi në, sepse lejon të duken format trupore.

Kjo është padyshim mosha që lejon takat e holla dhe të larta.
Burimi: Telegrafi


* Si të evitoni sëmundjet që vijnë nga ushqimi?

Pse ka aq shqetësim për përgatitjen dhe ruajtjen e formulës?

Përgatitja e formulës nuk është aq e vështirë por është me rëndësi që të përzieni përqindjen e saktë të formulës me ujë që të siguroheni se foshnja juaj është duke marrë sasinë e duhur të materieve ushqyese.

Po ashtu se pse foshnja juaj nuk ka shumë imunitet ende ndaj mikrobeve, sidomos si i porsalindur, është me rëndësi që të merrni masa preventive për ta mbrojtur nga sëmundjet që vijnë nga ushqimi.

Kontrolloni datën e skadencës

Ministria Amerikane e Ushqimit dhe Medikamenteve kërkon që prodhuesit e formulave të analizojnë çdo ngarkesë të formulave për të caktuar sasitë e materieve ushqyese dhe të sigurisë, si dhe të stampohet “afati i skadimit“ në secilën shishe sikur afati i stampuar tek qumështi, vezët, shpezët, dhe ushqimet tjera delikate. Mund të jetë joshëse që ta rrëmbeni një shishe dhe të shkoni kur e keni foshnjën e shqetësuar me vehte, por kontrollimi i afatit të skadimit do të garantojë siguri dhe kualitet.

Po ashtu sigurohuni se shishja e llamarinës nuk është e shtypur. Kur shishja është e shtypur, mbështjellësi i hollë i mbrendshëm çahet, gjë që lejon që formula të vijë në kontakt me hekurin, potencialisht të shkaktojë dhe ndryshk, bile dhe vrima që do të shkaktonte prishjen e formulës.

Që të kurseni para do të dëshironi që të bleni në paketime të mëdha. Por para se ti grumbulloni, mendoni se sa formula do të mund të përdorni para se ti kalojë afati i përdorimit. Disa vitamina dhe inde ushqyese që gjenden në formula degradojnë gjatë kalimit të kohës, kështu që foshnja juaj mund dhe të mos e marrë ushqimin për të cilin ka nevojë nga formula. Në qoftë së përfundoni me formula të cilës i ka kaluar afati i përdorimit, atëherë kthehuni në dyqan që të kërkoni shishe tjetër. Shumica e prodhuesve lejojnë që shitësit ti marrin mbrapa formulat e pahapura në qoftë se i ka kaluar afati i përdorimit për ti zëvëndësuar.

Mbani formulën të ftohtë por jo të ngrirë
Nxemja dhe ftohja e shishës shkakton degradimin e përbërsve dhe indeve ushqyese mbrenda formulës, prandaj mbani formulat e pahapura në vend të ftohtë. Zgjedhni një raft apo dollap i cili është larg nga stufa, shporeti, radiatorët, apo gypat me ujë të nxehtë. Temperatura ideale për ruajtje është diku rreth 13 deri 24 gradë celzius, por sigurohuni qe temperatura të mbetet nën 32 gradë dhe mbi temperaturën e ngrirjes. Mos i leni formulat në rrezet të diellit dhe në friz poashtu.

Njëherë si të keni hapur një shishe me formula, përmbajuni udhëzimeve për ruajtje të shkruara në shishe. Shumica rekomandojnë që ta ruani shishen e mbuluar për 24 deri 48 orë. Eshtë mirë që formula pluhur të mos ruhet në frigorifer apo në ndonjë vend tjetër të lagësht, sepse lagështia shkakton që pluhuri të grumbullohet në topa të vegjël.

Ndiqni këtë listë udhëzuese në 5 pjesë kur të përgatini formula:
1. Pastroni mirë pajisjet e juaja


Disa ekspertë rekomandojë që të sterilizohen të gjitha shishet, cucllat, kapakët për matje, lugët ndërsa disa të tjerë thonë se për një gjë të tillë nuk ka nevojë vetëm në rast se kualiteti i ujit nuk është në nivel në vendin ku jetoni. Prapëseprapë tjerët këshillojnë sterilizimin e pajisjeve për ushqim në qoftë se foshnja juaj është më madhe se 3 muaj. اdo herë do të duhet ti lani të gjitha shishet e juaja në ujë të nxehtë me sapun dhe ti fërkoni mirë. Dhe më mirë pastrojini në makinë për lamjen e enëve. ثshtë mirë që këtë ta bëni menjëherë pas të ushqyerit kështu që formula të mos ketë rast që të ngjitet në skajet dhe të çarat e shishes.

Brushat për pastrimin e shisheve dhe cucllës janë të lira dhe shumë të efektshme, poashtu janë dhe shportat e sigurisë për larje në makinë të dezajnuara enkas për ti mbajtur shishet e formulave dhe ato të ushqimit. Në qoftë se vendosni ti sterilizoni atëherë thjesht vendosni shishet në ujë të nxehtë për 5 minuta. Poashtu mund të gjeni dhe sterilizues komercial për ta kryer punën. Leni shishet që të teren në mbajtësen për tu terur, ose i fshini me leckë të terur në rast se keni nevojë për to menjëherë (shmangni nga përdorimi peshqirët e ditpërditshëm se mund të kenë bakteria). Mbushni shishet me qumësht me formula, futni në frigorifer, dhe përdorni mbrenda 24 orëve.

Në qoftë se jeni duke përdorur cucllat për përdorim të njëtrajtshëm të cilat ju kanë dhënë në spital apo tek mjeku, ato janë në paketime të sterilizuara dhe janë të prodhuara të përdoren dhe të hudhen në shportë menjëherë pas përdorimit. Kur të blini shishe dhe pajisje të reja, gjithmonë i lani dhe i sterilizoni para se ti përdorni për herë të parë, edhe nëse më vonë e ndaloni sterilizimin.

2. Lani kapakun e formulës para se ta hapni

Kjo ndihmon që të largoni pluhurin apo lëngjet që kanë mundur të bien mbi të. Do të mund të ndani një shishe të veçantë për formula, dhe ta lani mirë mes përdorimeve.

3. Pastroni mirë duart

Kur të përgatitni formula lajini mirë duart me sapun dhe ujë të nxehtë për rreth 30 sekonda. Fshini duart me letër toaleti.

4. Përmbajuni në mënyrë egzakte udhëzimeve për përgatitje të shkruara në shishe

Pasi që instruksionet dallojnë nga firma në firmë, dhe përqindja e formulës-dhe-ujit mvaret nëse formula është pluhur apo lëng, lexoni udhëzimet me kujdes. Shtimi i shumë pak sasi të ujit mund ta mundojë veshkat e foshnjës dhe të shkaktojë dehidrim, ndërsa shtimi i sasive të tëpërta të ujit do ti ja shkurtojë kaloritë dhe materiet ushqyese gjë e cila mund të ndalojë rritjen dhe të bëhet pengesë për të përparuar. Për përzierje të saktë, mund të përdorni kapakët standard për matje në vend të vizave të shënuara në shishen tuaj.

5. Uji i sterilizuar

Në qoftë se jeni duke përdorur formulë pluhur apo formulë lëng koncentrat, atëherë është më së miri ta përzieni me ujë të sterilizuar më parë me anë të vlimit, posaçërisht në muajt e parë. Thjesht hidhni ujë të ftohet në tenxhere dhe e vloni për rreth 1 minutë. (Të zierit për më shumë se 1 minutë mund të mbledh minerale dhe gjëra tjera siç është plumbi në ujë.)

Mbani në mend se uji i mbushur në shishe nuk është medoemos steril, dhe poashtu nuk është patjetër steril edhe uji i cili ka kaluar nëpër filtër. Në të vërtetë, filterat të cilat janë të montuar nëpër kuzhinetat të cilat nuk janë ndërruar për një kohë të gjatë mund të përmbajnë bakteria. Mund të bleni shishe të sterilizuar, por kini kujdes që në shishe të shkruan qartazi rreth kësaj gjëje.

Po ashtu mund të këshilloheni me mjekun tuaj për kualitetin e ujit në vendin ku jetoni dhe ta pyetni se a mendon ai se ka nevojë që ta vloni ujin për formulën e foshnjës tuaj, pasi që kualiteti i ujit varon.

Vetëm përgatitni sa do të përdorni mbrenda 24 orëve, dhe ktheni mbrapa në shishe çdo gjë që tepron
Duke u bazuar se sa formulë ka nevojë foshnja juaj përgatitni sa mendoni se do të keni nevojë në 24 orët e ardhshme. Njëherë si të keni përzier formulën pluhur apo formulën lëng të koncentruar, futeni në frigorifer menjëherë, dhe mos lejoni që të ftohet jashtë frigoriferit, dhe konsumoni mbrenda 24 orëve.

Ndiqni instruksionet për ruajtje, të shkruara në kapakun e formulës mbasi ta keni hapur atë. Disa kompani këshillojnë mbulimin e formulës se mbetur dhe përdorimin e saj mbrenda 24 orëve, të tjerët sugjerojnë përdorimin mbrenda 48 orëve.

Një këshillë: Për të evituar hargjimet e panevojshme dhe humbjen e kohës përzieni një sasi të madhe të formulës në mëngjes dhe ndani në 3–4 shishe nga 85 deri 115 gram të cilat mund ti ruani në frigorifer dhe ti përdorni gjatë tërë ditës.

Mbajini të ftohta
Temperatura e dhomës është ideale për zhvillimin e bakterieve në qumësht, prandaj i jepni menjëherë formulën e ngrohur foshnjës tuaj, mos e nxehni para kohe, dhe hudhni çdo formulë që ka ndejtur me shumë 1 orë në temperaturë të dhomës.

Në qoftë se merrni shishen e foshnjës tuaj “me vete“ lëreni në ndonjë kuti të mbyllur të ushqimit, më së miri në ndonjë najlon me akull.

Mësoni simptomet e të sëmuarit nga ushqimi
Simptomet më të zakonta të sëmuarjes nga ushqimi janë vjellja dhe shkuarja e barkut. Në qoftë se i vëreni këto simptome thirrni mjekun menjëherë.

Sëmundjet nga ushqimi mund të jenë shumë serioze.
Posaçërisht tek foshnjet, ku mund të çojnë deri tek dehidrimi, ndalimi i punës së veshkave, madje dhe deri te vdekja.
Burimi: ikub


* Si te behemi nje pin-up?

Scarlett Johansson është fytyra karakteristike e një femre me forma dhe pamje të viteve 50, ose ndryshe Pin-Up!

Images.jpg

Ky lloj make-up i përshtatet femrave "lolitë" dhe Dolce Gabbana këtë stil ka dashur të përcjelli, duke përzgjedhur Scarlett femrën tipike ala Marilyn Monroe.

Karakteristike e këtij make-up është buzëkuqi i errët i buzëve, i cili duhet aplikuar së bashku me shkëlqyes.
Duhet zgjedhur për fytyrën ngjyra që ju përshtatet në pudër dhe e këshillueshme është që pudra mos të jetë e thatë,por e lëngshme.
Pastaj faqet duhet aplikuar me një ngjyrë shumë të lehtë si rozë apo portokalli e hapur.

Scarlett përzgjedh hije sysh me ngjyrat e vjeshtës për t'i dhënë fytyrës shikimin romantik.
Provojeni edhe ju!
Burimi: Telegrafi


* Si te perballojme ndryshime qe shfaqen ne adoleshence

Kur mbërrijnë në adoleshencë, djemtë shohin ndryshimin e trupit të tyre në mënyrë paksa më të shpeshtë sesa vajzat dhe kjo mund t’u krijojë paksa ndjenja konfuze.
Por mund të përballohet kjo fazë, duke ndjekur disa këshilla..

1. Veç maturimit të organeve riprodhues, që në përgjithësi s’u krijon probleme të mëdha djemve, një problem mund të jetë rritja e shpejtë e gjatësisë. Ndoshta, gjatë adoleshencës do të rritesh 10 cm në një vit të vetëm dhe kjo mund të duket pak e çuditshme. Megjithatë tregohu i durueshëm, nuk do të qëndrosh i shkurtër për të gjithë jetën.
Koordinimi jo i duhur fizik do të kalojë.

2. Problemi tjetër që hasin sidomos djemtë është djersitja e madhe. Mirëpo mund të zgjidhet lehtësisht problemi i erës së keqe, duke bërë rregullisht dush, ose banjo, si dhe duke mbajtur veshje të pastra.
Mos harro gjithashtu të përdorësh një deodorant, që të rregullojë aromën e trupit.

3. Edhe djemtë përballen me problemin e puçrave, apo aknave, që megjithatë mund ta reduktojnë duke larë vazhdimisht pjesët e trupit që preken nga ky rritim i lëkurës. Gjithashtu, djemtë hasin edhe ndryshimin e zërit, shpesh duke kaluar nga një ton i lartë, në një ton të ulët, diçka që mund të jetë e sikletshme.
Megjithatë këshillohet të mos nervozoheni, apo tensionoheni, sepse është diçka e natyrshme.
Burimi: ikub


* Si te ndaloni gjumin e tepruar?

Ju ka ndodhur qe te vonoheni ne shkolle apo per ne pune?
Apo veshtire ju ze gjumi vone, dhe kur ndodh kjo ne mengjes nuk zgjoheni aspak lehte?
Ja disa keshilla per ta ndaluar apo perballuar kete dukuri:

Images.jpg

- Pregatiteni alarmin per t'u zgjuar ne nje kohe te hershme, kohe qe do ju mjaftonte per t'u pregatitur per diten ne vijim, pa u nxituar.
Keshtu, trupi juaj do mesohet dhe do krijoj shprehi te zgjohet ne ate kohe, sigurisht, bazuar edhe ne kohen qe do bini ne gjume.

- Beni nje dush te ftohte, ju ndihmone shume ne kthjellim.

- Hani ushqim te lehte, dhe te shendetshem. Ngarkimi i trupit qe ne mengjes me yndyre, sheqer, karbohidrate etj. jo vetem qe nuk preferohet dhe nuk eshte i shendetshem, por mund te ju beje diten edhe me te lodhshme dhe te ngadalte.

- Mos e sterngarkoni veten me pune. Beni pushime te shkurtera nese eshte e nevojshme, organizoni punen, dhe dilni jashte per ajer te paster nese ndiheni te lodhur.

- Beni nje gjume te shkurter (nje sy gjume, apo dremitje) nese eshte e mundshme. Kjo ju ndihmone te freskoni dhe te i jepni energji trupit tuaj per pune pasdite.

- Ushtroni. Jo qe eshte mire vetem per ju, por studimet kane treguar se ushtrimet ju ndihmojne ne permirsimin e ciklit te gjumit.
Burimi: ikub
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Gjeniu i FV..

* Si t'i bejme femijet te pergjegjshem?

Mos shtrëngimi i fëmijëve në një detyrë të caktuar me mendimin se “është akoma i vogël, nuk mund ta bëjë”, mosngarkimi i një përgjegjësie ndikon në formimin e mangët të fëmijëve.

Images.jpg

Fëmijët e përkëdhelur shumë, të kontrolluar dhe që nuk u jepet asnjë detyre kthehen në individë pasivë, të mbyllur në vetvete dhe persona që presin nga duart e të tjerëve për të përfunduar detyrat e tyre.

Për të pasur një individ të pavarur, të suksesshëm dhe të sigurt në vetvete, ndjenja e përgjegjësisë u duhet transmetuar fëmijëve nga ana e familjes. Detyrat e caktuara nga ju si prindër do të ndikojnë pozitivisht në personalitetin dhe zhvillimin e tij.

Detyra të përshtatshme me moshën

Ju si familje duhet të thurni fjali të shkurtra dhe të qarta për të shprehur detyrat që mund të bëjë fëmija.

- Tregohuni të kujdesshëm që detyrat e dhëna të përshtaten me moshën dhe karakterin e fëmijës.

- Nxiteni atë t’ju ndihmojë në punët tuaja të përditshme.

- Mund t’i jepni detyra të thjeshta si t’ju ndihmojë në shtrimin e tryezës, t’u përgjigjet telefonatave e të tjera të ngjashme.

- Jepini fëmijës mundësinë e zgjedhjes duke pranuar që ai është një individ i ndryshëm nga ju. Në këtë mënyrë do ta ndihmoni të kuptojë rezultatet pozitive dhe negative.

- Mbështeteni por mos ndërhyni.

- Përpiquni të bëheni shembull për sa i përket ndjenjës së përgjegjësisë, mos harroni që fëmija është pasqyra juaj.

- Kur fëmija e kryen me sukses një detyrë të dhënë mos harroni ta lavdëroni me fjalë si “të lumtë, e paske bërë shumë bukur”.

- Mos e dënoni në rastet kur nuk plotëson detyrat e dhëna. Dënimi që mund t’i jepni fëmijës suaj si prind është mosdhënia e shpërblimit.
Burimi: ikub


* Si te argetoheni kur jeni i/e vetmuar?

Nese ju jeni duke e lexuar kete, ka mundesi qe ju jeni te merzitur dhe per momentin nuk jeni me askend.

Images.jpg

Shkruaj. Shkruaj nje tregim. Kjo jo vetem qe do ta zgjeroje imagjinaten tuaj, por kjo do te ju mbaje te lumtur gjithashtu.

Behu i lumtur. Jetoni nje jete te optimizmit. Lumturia vjen nga brenda pavarsisht nga situaja juaj.

Beni cdo gje qe ju do ta benit me nje shok. Shkoni per nje film, ose shkoni per nje darke keshtu mund te kenaqeni.

Mesoni dicka te re. Mesimi eshte aspekti me i rendesishem kur jetoni vetem. Kjo gjithashtu do t’ju jap dicka per te biseduar kur ju bashkoheni me nje shoqeri.

Lexoni. Jo vetem qe kenaqeni duke lexuar, por eshte e mire edhe per vetedukimin tuaj si person.

Bashkohuni ne nje komunitet online. Mos e perdorni kompjuterin tuaj vetem per lojra. Bashkohuni ne forume, ne dhoma bisede per te njohur njerez gjithashtu.

Ushtroni. Tani eshte koha qe ta beni trupin tuaj sic keni deshiruar gjithmone. Stervituni cdo dite, do te jete me e shendetshme per ju.

Degjoni shume muzike. Nese jeni fans i muzikes, ju mund te kenaqeni kur jeni vetem duke degjuar muzike, mund te degjoni disa kenge te cilat ju kujtojne ndonje gje.

Dilni dhe kenaquni. Eshte nje bote e madhe, kenaquni me ate qe jeta ju ofron pasi t’a beni kete njerzit do te deshironin qe t'ju njohin juve dhe te jene me ju.
Burimi: ikub


* Si t’i besh dhembet me te bardhe

Nga këndvështrimi estetik, buzëqeshja është një nga gjërat e para që shihet, kur komunikon me një tjetër person. Para së gjithash jep idenë e pastërtisë, bukurisë dhe rregullit.
Ja sesi pjesa e dhëmbëve të jetë sa më e shkueshme dhe e bukur:

1. Janë të shumtë faktorët, që shërbejnë si “rrënjë” për problemin e papastërisë së dhëmbëve. Në radhë të parë, duhani është armiku më i madh i dhëmbëve të bardhë, bashkë me kafen e verën. Duhet ditur se edhe një farë tipi ushqimi mund të dëmtojë dhëmbët tanë. Mjafton të mendohet për ngjyruesit, që janë pjesë përbërëse e pijeve, si “coca-cola”, apo çaji.
2. Kujdes edhe me përdorimin e furçës së dhëmbëve! Mos i pastro dhëmbët, në mënyrë tepër agresive dhe shmang pastën me acid, sepse prish smaltin.
3. Një nga “pastruesitt” më të përdorshëm është soda. Mjafton të hidhni pak në një gotë, ta hedhësh në sipërfaqen e furçës dhe të fillosh pastrimin. Kjo mënyrë ndihmon të luftohet aciditeti i baktereve, por mos abuzo! Kjo këshillohet të përdoret një herë në javë, për të mos rrezikuar heqjen e smaltit.
4. Një tjetër përmirësues natyror janë luleshtrydhet, që kanë veti zbardhuese për dhëmbët, bashkë me qepët dhe rrushin. Pastat e dhëmbëve përmbajnë sodë buke, triplofosfat sode, monofluorofosfat sode, që godasin direkt njollat pa i dëmtuar dhëmbët.
5. Gjithsesi, këshilla kryesore, që jepet nga të gjithë dentistët, është të lahen dhëmbët të paktën 3 herë në ditë, me një pastë normale.
Burimi: ikub


* Si te punosh ne kompjuter pa lodhur syte e shpinen

Gjithmonë e më shumë persona kalojnë disa orë të ditës para kompjuterit. Në këtë rast, dëmet kanë të bëjnë sidomos me shpinën dhe sytë. Ja disa këshilla për të parandaluar rreziqet që vijnë si pasojë e përdorimit të tepruar të PC.

1. Në radhë të parë, e rëndësishme është zgjedhja e një skrivanie dhe karrigeje, që të lejojnë të punosh në një pozicion komod, duke mbajtur shpinën drejtë.
2. Sytë e ty do të sforcohen më pak nëse do të lësh monitorin në një lartësi paksa më të ulët në krahasim me vështrimin. Për më tepër është e rëndësishme të qëndrosh të paktën 40 cm larg ekranit, të largosh shikimin (minimumi 10’ çdo dy orë), duke fiksuar objekte të largëta dhe duke punuar në një ambient të iluminuar nga një dritë e shpërndarë mirë.
3. I ashtuquajturi “diskomfort okular”, që karakterizohet nga lodhje, skuqje dhe djegie të syve, mund të mposhtet, duke përdorur lot artificialë, që mund të blihen me këshillimin e okulistit, ose duke vendosur edhe një xham mbrojtës mbi monitor.

اfare ju duhet:
Komoditet, ambient, drite..
Burimi: ikub
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    8.2 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    8.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Gjeniu i FV..

Thashe qenka hapur ndonje konkurs per gjeni e desha te konkuroj :konfuz:
 
Pe: Gjeniu i FV..

* Si të humbni në peshë për 15 ditë

Fustanin festiv tashmë e keni në duar. Por…sado që të tërhiqni prapa stomakun tuaj, nuk ka gjasa të ndiheni rehat.


dieta1-300x250.jpg

Këshillat e nutricistëve dhe instruktoreve të fituesit ndikojnë sikurse shkopi magjik – do t’ju ndihmojnë që me pak mund të arrini linjat me të cilat do të shkëlqeni në mbrëmjen e Vitit të Ri.
Filloni dietën
Dietën aplikojeni katër ditë, e më pas përsëriteni derisa të arrini rezultatin e dëshiruar. Shujtat mund t’i kombinoni. Konsumoni në çdo tre orë. Dy orë para gjumit harrojeni ushqimin.

Dita 1
Kafjalli: 50 g bukë të zi, 50 g djathë të ri, 200 ml jogurt, karota të freskëta.
Zamra: 200 g portokaj.
Dreka: 200 ml supë me perime, 200 g troftë të pjekur në skarë, 250 g sallatë lakre të përzier me një lugë vaj dhe lëngun e një limoni.
Zamra: 200 g mollë.
Darka: 50 g bukë të zi, të bardhët e një veze të fërguar, 200 ml jogurt.

Dita 2
Kafjalli: 30 g flluska, 200 ml jogurt, 1,5 dl lëng nga pemët pa sheqer.
Zamra: 200 g mandarina.
Dreka: 200 ml supë me perime, 100 g mish të pulës dhe karota.
Zamra: 200 g dardhë.
Darka: 50 g bukë të zi, 50 g djathë të ri, 200 ml jogurt, 150 g sallatë lakre dhe karota.

Dita 3
Kafjalli: konservë me tunë me vajin e larguar, e përzier me gjysmë qepe të grirë dhe majdanoz, e spërkatur me lëng limoni, 50 g bukë të zi, 200 ml çaj mente.
Zamra: 200 g portokaj.
Dreka: 200 ml supë nga perimet, 100 g mish pule pa yndyrë, gjysmë gote oriz integral të zier, sallatë me borania me qepë.
Zamra: 200 g sallatë me perime sezonale të spërkatura me lëng limoni.
Darka: 50 g bukë të zi, 50 g djathë të ri të përzier me fara të lirit dhe me fletë të prera majdanozi, 200 ml jogurt, 150 g sallatë nga specat e pjekur me qepë dhe gjethe majdanozi.

Dita 4
Kafjalli: 200 ml jogurt.
Zamra: 200 g portokaj.
Dreka: 200 g pite me hikërr dhe kërpudha. Piten do ta bëni në atë mënyrë që në pak vaj ta fërgoni qepën, kërpudhat dhe një gotë oriz integral. Petët i spërkatni me ujë mineral, i mbuloni petët dhe e piqni për 30 minuta në 200 gradë.
Zamra: 200 ml jogurt me pemë – përzieni edhe 30 g pemë të ngrira dhe shtoni edhe 0,5 për qind yndyrë qumështi.
Darka: 50 g bukë të zi, 100 g mish pa lëkurë pule, 150 g sallatë lakre, 200 ml limonadë pa sheqer.
Ushtroni tre herë brenda javës
Në mënyrë që dieta të ketë efekt, duhet të jeni aktiv edhe fizikisht. Më së miri do të ishte të ushtroni tre herë në javë dhe këtë dy orë pas shujtës.
Burimi: Keshilla


* اfarë duhet të bëj nëse fëmija im ka temperaturë?

Po nëse ka konvulsione, a duhet ta çoj menjëherë në spital apo t’i jap një shurup për temperaturë, mos duhet t’i bëj dush me ujë të vakët apo t’i telefonoj mjekut?


Këtë fjali e thur pothuajse çdo nënë apo baba. Pyetje si kjo apo të ngjashme kalojnë me mijëra herë në trurin tonë brenda disa sekondave…
Ja çfarë duhet të dini rreth temperaturës dhe si duhet të veprojmë në këto raste:
Fëmija ka temperaturë nëse vlera e nxehtësisë mesatare të trupit është mbi normalen. Nuk është një sëmundje e paraqitur veçmas, pa asnjë shkak, është një shenjë e pranisë së infeksionit në trup dhe luftës së trupit me sëmundjen.
Krahas infeksioneve të cilat janë disa nga shkaktarët e temperaturës, ajo mund të ngrihet edhe në raste të tjera si ftohje, sëmundje të sistemit imunitar etj. Temperatura e lindur nga viruset dhe e shfaqur më shpesh tek fëmijët e grupmoshave 2-5 vjeç shkaktohet nga infeksionet gripale, rotavirusi, streptokokëve në fyt etj.
Nëse fëmija ju duket pak më i nxehtë se zakonisht atëherë duhet të siguroheni duke i vënë termometrin. Vlerat më të larta se 37,5 nga goja, 38,5 nga të ndenjurat dhe 38 tek veshi i konsiderojmë temperature. Por nuk duhet të harroni dhe diçka tjetër. Ngrohtësia e lëkurës së fëmijës nuk është gjithnjë shenjë treguese e temp. Nxehtësia e trupit të fëmijëve është më e lartë se e të rriturve. اdo fëmijë ka temperaturën e tij të trupit dhe kjo temp ndryshon në varësi të moshës, sëmundjeve, aktiviteteve dhe kohës. Prandaj për të vlerësuar drejt temperaturën duhet të njihni temperaturën normale të trupit të fëmijës suaj. Nxehtësia e trupit të fëmijës ndryshon sipas kushteve ku ndodhet fëmija por asnjëherë nuk arrin nivelin e temp së shfaqur gjatë sëmundjeve.
Pike së pari duhet të dini se temp është shenjë e luftimit të trupit me sëmundjen. Ulja e temperaturës së fëmijës nuk do të thotë të kuroni infeksionin. Ju duhet të mundoheni të ulni temp dhe të parandaloni konvulsionet në rast të një temp të lartë.
përdorni analgjetikët e sugjeruar nga mjeku juaj.
përpiquni që fëmija të mos marrë më shumë nxehtësi dhe të konsumojë sa më shumë lëngje.
nëse temperatura nuk është shumë e lartë dhe fëmija nuk ndihet keq, atëherë mund t’i bëni një dush me ujë vakët (29-32 gradë) pa përdorur ilaçe.
mbani të freskët dhomën ku ndodhet (21-22 gradë) dhe visheni me veshje të holla, të pambukta.
zhvisheni sipër, mbajani të nxehta duart dhe këmbët.
Mund t’i jepni analgjetikë. Aspirina mund të përdoret vetëm të rast temperature të shkaktuar nga infeksione jo virale.
Kur analizojmë një fëmijë me temperature krahas temperaturës së tij vlerësojmë dhe gjendjen e përgjithshme. Temperatura nuk është shenjë treguese sesa e rëndë është sëmundja. Temperaturë në rast të infeksioneve virale mund të shkojë deri në 39-40 gradë. Dhe krejt e kundërta sëmundje shumë serioze mund të mos shkaktojnë një temp të lartë. Por tek foshnjat 0-3 muajshe duhet të kontaktoni menjëherë doktorin nëse nxehtësia e trupit ngrihet pak mbi normalen. Tek fëmijët më të mëdhenj duhet të shihet gjendja e përgjithshme.
fëmija është zgjuar
është aktiv
luan me lodra
mund të ha dhe pijë
mund të flejë rehat
dhe nuk paraqet probleme në frymëmarrje
veçanërisht nëse shfaqen tek fëmijët nën moshën 2 vjeç.
nëse temp kalon 40 gradë
fëmija qan, rënkon apo nuk ndihet mire kur e prek
nuk e merr gjirin, biberonin apo nuk ha asgjë
i vjen gjumë kur ka temp
nëse vëzhgoni ndryshime në vetëdije
shfaqen njolla të kuqe në lëkurë
merr frymë me vështirësi
nuk mund të gëlltitet
ka kaluar më pare konvulsione
nuk ndihet mirë
ka një ngurtësim të qafës
vjell apo ka diarre të vazhdueshme
temperatura i ka zgjatur më shumë se 3 ditë
të lyesh trupin me alkool apo uthull
të mos e zhveshësh nga frika se do ftohet dhe ta mbulosh edhe më trashë
t’i japësh lëngje shumë të nxehta apo shumë të ftohta
t’i bësh dush me ujë të ftohtë (duhet t’i bësh dush me ujë të ngrohtë)
Burimi: keshilla


* Si t'i rikthehesh jetës normale pas një tumori

Faktet kanë treguar se tashmë njerëzit mund të shërohen nga kanceri. Por si jetohet më pas?
اfarë ndodh me të sëmurët kur rikthehen në shtëpi?
A ka gjasa që të kthehemi fizikisht dhe mendërisht si më parë?
Për shumë ish të sëmurë, kjo është sfida e së tashmes.


Ata që ia kanë dalë mbanë.Kanë kaluar dhjetë vjet që kur mjekët i zbuluan “në kohë” kancer në mushkri babait të një mikut tim.
Edhe fqinja që jeton këtu pranë nesh u diagnostikua me kancer në gji, por fatmirësisht u shërua, ndërsa xhaxhi im i moshuar thotë se nuk ka asgjë për t‘u trembur: “Kanceri në prostatë në fazën fillestare mund të trajtohet si një sëmundje kronike njësoj si të tjerat, thanë onkologët”, tregon një 50-vjeçar.
“Sot ka shumë mundësi trajtimi për t‘i shfrytëzuar dhe mosha nuk përbën ndonjë problem”.
Shifrat e të mbijetuarve dëshmojnë për suksesin e diagnostikimit të hershëm dhe efikasitetin e trajtimeve të reja që zbulohen pas shumë vitesh studime eksperimentale.
Në vitin 1970, ishin rreth 820 mijë persona të prekur nga kanceri, në vitin 2000, 1 milionë e 270 mijë, ndërsa sot janë rreth 2 milionë persona të diagnostikuar me kancer, 43,8 për qind meshkuj dhe 56,2 për qind femra. Sigurisht, që numri i personave të prekur nga kanceri vazhdon të rritet, sidomos për shkak të plakjes së popullsisë.
Megjithatë shumë prej tyre arrijnë t‘ia dalin mbanë. Të dhënat e analizave të “Eurocare 2007″ tregojnë se arrijnë të mbijetojnë në 47 për qind të rasteve të paktën pesë vjet pas diagnozës, për të gjitha llojet e tumoreve dhe për të gjitha moshat (15-99 vjeç). Merita kryesore është e arritjes shkencore (diagnozat e hershme, programet e reja të ekzaminimit dhe terapitë efikase).
Rehabilitimi, një luks për pak njerëz.Nëna ime që është 61 vjeçe u operua në mars të këtij viti për një tumor në kavitetin oral. Mjekët ishin shumë pozitivë dhe përpiqeshin që në çdo moment të mos na shqetësonin për sëmundjen e mamasë, që ndër të tjera tani është mirë”, tregon Gregoria.
“Ka vështirësi kur gëlltitet dhe pak probleme me shqiptimin e fjalëve. E di që ekziston një rehabilitim i veçantë që jep rezultate të shkëlqyera, por ne jetojmë në një fshat dhe nuk arrijmë të gjejmë një adresë të saktë”. Pasi kalon frika e diagnostikimit me kancer dhe fillojnë kurat, pacientët dhe familjarët dëshirojnë t‘i kthehen normalitetit.
Mundësitë janë, specialistët gjithashtu, por ende nuk konsiderohen si të nevojshëm. Ndërhyrja e asistentëve, për shembull, do të ndihmonte të sëmurët që kanë probleme me shqiptimin e fjalëve. Dietologu do t‘u nevojitej pacientëve mbipeshë të ndiqnin një dietë të shëndetshme për të rrëzuar kilet e tepërta. Roli i një specialisti ortopedik është vendimtar për t‘u mësuar të mbajnë protezat personave që janë operuar nga tumoret në kockë.
Gjithashtu janë edhe asistente sociale, që mund t‘i japë informacione pacientit mbi të drejtat e tij shëndetësore dhe lehtësirat në vendin e punës, ose mund ta ndihmojë për të përballuar praktikat burokratike: siç është kërkesa për vendosjen e protezave të gjirit, ose aparateve ortopedike.
Ushtrimet fizike për legenin janë shumë të rëndësishme për femrat që kanë hequr mitrën, meshkujt që vuajnë nga prostata, personat që vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë, sepse arrijnë të frenojnë një siklet të madh si mospërmbajtja. Në fund janë ushtrimet për linfedemën, ose për ënjtjen e krahëve dhe këmbëve, e shkaktuar nga ndërhyrja kirurgjikale, ose radioterapia.
Ankthi nga kontrollet dhe shëndeti publik.Vajza ime u sëmur me leucemi në moshën 6-vjeçare. Tani është 12 vjeçe dhe prej vitit të kaluar me shumë mundim ka pranuar kontrollet e nevojshme “follow up” që parashikohen për sëmundjen e saj.
Vazhdimisht më pyet se përse mjekët i bëjnë këto kontrolle për të parë nëse është shëruar, apo sepse është ende e sëmurë…”, shkruan një nënë në forumin e psikologëve.
“ثshtë e vërtetë që kontrollet ngjallin frikë dhe shpesh mund të perceptohen si gjykime të mundshme”, përgjigjet ekspertja. “ثshtë diçka shumë e përhapur edhe mes pacientëve të rritur, një siklet që shpesh përfshin edhe familjarët e personave të sëmurë, ashtu siç është e natyrshme që të tronditeni emocionalisht dhe psikologjikisht pasi keni marrë vesh që jeni me kancer.
Gjithsesi ndihma psikologjike mbetet ende një tabu, edhe pse vazhdon të rritet numri i qendrave që u ofrojnë këtë shërbim pacientëve. Në shumë raste, mjaftojnë disa takime për të gjetur kurën e duhur: të dëgjohesh nga të tjerët, të marrësh këshilla, apo ndonjë sugjerim praktik, të shfrysh inatin, të shprehësh të gjitha shqetësimet, mund t‘iu ndihmojë të keni një jetë më të shëndetshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të riktheheni si më parë, ndoshta edhe më mirë seç keni qenë”
Burimi: keshilla


---------- Post added at 17:36 ---------- Previous post was at 17:13 ----------

* Si të përforcojmë kujtesën?

Edhe pse rrallë secili mund të përjetojë harresa të tilla, shqetësuese është përsëritja e vazhdueshme e tyre.
Sipas një lajmi të publikuar në “Foxnews”, pas moshës 20 vjeçare truri fillon të humbasë neurone dhe trupi fillon të prodhojë më pak kimikate te nevojshme për një punë të favorshme të trurit.


kujtesa-300x196.jpg

Por fatmirësisht ka shumë gjëra të cilat mund t’i bëni për ta ngadalësuar këtë proces. Ja disa këshilla për të pasur një kujtesë të fortë:

1. Konsumoni ushqime të shëndetshme: një ushqyerje e ekuilibruar nuk është e rëndësishme vetëm për trupin tuaj. Në të njëjtën kohë është e nevojshme dhe për trurin dhe kujtesën. Sipas Akademisë Neurologjike amerikane, konsumimi i frutave dhe zarzavateve të pasura me antioksidues si luleshtrydhe, portokalli, spinaq, karota, domate, brokoli dhe molla vendase ulin me 11 per qind riskun e paralizës.
Ndërsa një studim tjetër tregon se antioksiduesit dhe polifenolet e gjendura tek boronicat dhe rrushi, zhvillojnë aftësinë e qelizave të trurit e cila shërben për komunikimin me njerëzit e tjerë dhe parandalojnë ndikimin nga dëmtimet e trurit.
Bashkë me frutat dhe zarzavatet acidi folik dhe vitamina B parandalojnë humbjen e kujtesës dhe ulin riskun e sëmundjes Alzheimer.

2. Bëni ushtrime: ju duhet të bëni ushtrime për të ruajtur formën e muskujve. Por a dini që ushtrimet i bëjnë mire dhe kujtesës suaj?
Ushtrimi kardiovaskular ndihmon në parandalimin e humbjes së kujtesës. Doktorët mendojnë se ky ushtrim rregullon qarkullimin e gjakut që shkon në tru dhe pakëson humbjen e qelizave të trurit të cilat shtohen në pleqëri. Ekzaminimet e trurit tregojnë se tek burrat në moshë të cilët zhvillojnë ushtrime fizike lëndët gri (truri përbëhet nga dy gjysmësfera të cilat mbështillen me një lëndë gri. Kjo lëndë gri ndryshe quhet korteks dhe kontrollon sjelljen e njeriut, të mësuarin, kujtesën dhe të menduarin) janë më mire se tek ato të cilët nuk bëjnë ushtrime fizike.
Nuk është e nevojshme të merrni pjesë në maratonë për të mprehur kujtesën tuaj. Ushtrimet fizike dhe mendore mund t’ju ndihmojnë në luftën kundër humbjes së kujtesës. Bëjini rregullisht ushtrimet aerobike por mos e teproni. Sepse një dehidratim i shkaktuar nga ushtrimet e tepërta mund të dëmtojë funksionet e kujtesës.

3. Ushtroni trurin: ju duhet ta vini trurin në punë nëse doni ta zhvilloni atë. Duke e mbajtur atë sa më aktiv do të nxisni neuronet të krijojnë lidhje të reja. Kjo gjë mban të freskët kujtimet dhe parandalon humbjen e kujtesës. Mund të bëni shumë gjëra për ta ushtruar trurin. Disa prej tyre janë zgjidhja e fjalëkryqeve, shahu, leximi i librave dhe qëndrimi aktiv. Edhe mësimi i një vegle muzikore, i një gjuhe të huaj apo mësimi i ndonjë gjëje të re është i dobishëm. E rëndësishme është që këta aktivitete të bëhen në mënyrë të vazhdueshme.

4. Merrni përforcues kujtese: shkenca e ka pranuar se përforcues si zinku dhe acidi folik janë të dobishëm në zhvillimin e trurit. Specialistët theksuan se përforcuesit e tjerë ushqimorë ndihmojnë në përforcimin e funksioneve të trurit dhe parandalojnë humbjen e hershme të kujtesës tek meshkujt.
Ja disa nga përforcuesit ushqimorë:
- Antioksiduesit: ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nervore dhe zhdukin radikalet e lira të dëmshme.
- Ilaçet bimore ndihmojnë në prodhimin e neurotransmetuesve të përdorur në transferimin e sinjaleve nervore në tru.
- Kumbulla japoneze: e njohur si ilaç popullor, kumbulla japoneze është një ilaç tradicional në përforcimin e kujtesës. Ka një veçori të forte antioksiduese dhe ndihmon në parandalimin e dëmtimit të enëve të gjakut në tru. Në të njëjtën kohë rregullon qarkullimin e gjakut në tru dhe mundëson elasticitetin e enëve të gjakut. Po ashtu u siguron qelizave nervore ushqyerjen më të mire me oksigjen.
- Vitaminat B : vitaminat B të nevojshme në shumë procese metabolike në trup janë të rëndësishme për gjithë shëndetin e trupit. Për sa i përket trurit kemi vitaminën B 12 dhe acidin folik.
Përveç shmangies së problemeve gjatë lindjes, acidi folik është i domosdoshëm dhe për neurotransmetuesin e trurit. Mungesa e acidit folik është e lidhur me humbjen e kujtesës. Bëhet e ditur se personat të cilët kanë një kujtesë të forte kanë një nivel të lartë acidi folik.
Fosfatidikolin dhe fosfatidilserin:këta dy përforcues ushqimorë janë acidet yndyrorë apo fosfopolidet e ndodhura në cipat qelizore. Luajnë një rol të rëndësishëm në elasticitetin e cipës qelizore dhe mbajtjen e saj në trajtë të lëngshme. Në të njëjtën kohë luajnë dhe rolin e lajmëtarëve të transmetuesve të trurit. Niveli i Fosfatidilserinës pakësohet bashkë me yndyrnat. Ky përforcues ushqimor ndalon dobësimin e kujtesës dhe përqendrimit.
Burimi: keshilla


* Si ta evitoni enjtjen e fytyres dhe trupit

Nëse thuajse çdo mëngjes zgjoheni me sy të ënjtur, pamje e cila vazhdon edhe gjatë një pjese të mirë të ditës, atëherë kjo do të thotë që keni probleme me mbajtjen e ujit në organizëm.


fetyra.jpg

Për ta zgjidhur këtë problem, duhet që të merrni sasi të mjaftueshme të ujit, por edhe që të bëni më shumë lëvizje.
Në të njëjtën kohë, duhet ta zvogëloni edhe konsumimin e sheqerit dhe kripës. Nuk është keq as të provoni të merrni vitaminën B6, i cili shërben si diuretik natyror. Me rëndësi është që të konsumoni ushqime të pasura me kalium, siç janë domatet, patatet, bananet.
Mundohuni që në menunë tuaj të përfshini sa më shumë pemë dhe perime, por mos i lini anash as proteinat. Disa nga diuretikët natyrorë janë edhe: çaji jeshil, lëngu i boronicave të kuqe, uthulla e mollës, hithrat, bostani, kastravecët (vetëm ata të freskët, sepse kastravecët turshi përmbajnë tepër kripë), etj. Krahas perimeve të përmendura, duhet të konsumoni edhe bizele, lakër, karotë, sallatë të gjelbër dhe domate.
Burimi: keshilla



* Disa nga destinacionet më të mira për udhëtim në dimër qe mund t'ju japin nje ide per te kaluar pushimet dimerore sa me mire..

ثshtë koha të filloni ti planifikoni udhëtimet e dimrit. Nëse planifikoni pushim dimëror ne jemi këtu tu ndihmojmë të zgjidhni vendin më të mirë për ju.


udhetimi.jpg

Kjo listë do ju ndihmojë të zbuloni destinacionet më të mira për udhëtim në dimër.
-Caribbean
-Barbados
-U.S. Virgin Islands
-Egypt
-Dubai
-Australia / New Zealand
-Hong Kong
-Mexico
-Panama Canal
-Northern Lights cruises
Burimi: keshilla
 

Attachments

  • fetyra.jpg
    fetyra.jpg
    8.4 KB · Shikime: 0
  • udhetimi.jpg
    udhetimi.jpg
    15.8 KB · Shikime: 0
  • kujtesa-300x196.jpg
    kujtesa-300x196.jpg
    26.6 KB · Shikime: 0
  • dieta1-300x250.jpg
    dieta1-300x250.jpg
    19.6 KB · Shikime: 0
Pe: Gjeniu i FV..

* Si të gjejmë xhinset e përshtatshme për trupin tonë

E keni të vështirë të gjeni xhinset e duhura për trupin tuaj?
Mos u shqetësoni!
Edhe pse ekzistojnë shumë lloje xhinsesh duhet të dini se çfarë ju shkon dhe përshtatet vërtet.

xhinse-300x234.jpg

Ja disa rregulla që do tju ndihmonin menjëherë:
1. Gjetja e xhinseve të përshtatshme për trupin e gjithsecilit prej nesh mund të shndërrohet në një odise të vërtetë.
\Shpesh herë dëgjojmë që xhinset janë veshja më e rehatshme, megjithëse në shumë raste një komoditet i tillë kushton shumë deri sa të arrihet. Duhen nerva & kohë që të gjenden xhinset e duhura që në provën e parë, sepse me siguri që do ta kenë qoftë edhe një defekt!
2. Dhe një gjë e tillë është një problem që përfshin pjesën më të madhe të femrave. Një studim i kohëve të fundit, i kryer nga një qendër angleze arriti në përfundimin se një përqindje e madhe e femrave nuk janë të kënaqura nga blerja e xhinseve dhe kritika është unanime: Edhe xhinset më të shtrenjta të nxjerrin në pah defektet e trupit?
3. Praktikisht zgjedhja e duhur e një problemi të tillë është që të dish t’i kombinosh xhinset me veshjet dhe aksesorët e duhur. Rregulli numër një është që te mos blini asnjëherë xhinse shumë të ngushta nëse nuk keni një linjë perfekte, sepse xhinse të tilla nxjerrin në pah edhe defektin më të vogël. Nëse keni një fizik të tillë ju mbetet që të keni kujdes vetëm me gjatësinë.
4. Nëse jeni të gjata, mund të vishni xhinse deri te kavilja e këmbës dhe të dukeni tamam si balerina. por nëse keni një gjatësi mesatare këshillohet që të evitoni gjatësinë sipër kaviljes dhe të përdorni xhinse të gjata me taka të larta. Nëse jeni të gjëra tek pjesa e vitheve dhe doni të fshihni defektet tuaja, ka dy mënyra për ta bërë një gjë të tillë.
5. Gjëja e parë që duhet të bëni është që të vishni një bluzë të gjerë që të mbuloni defektin tuaj dhe të krijohet ideja që është bluza ajo që është e gjerë. Dhe nëse keni kavilje të holla mund të zgjidhni një palë xhinse, të cilat i nxjerrin në pah dhe t’i kombinoni me një palë taka të larta duke larguar edhe vëmendjen nga ai që ju mendoni se është defekti juaj.
6. Xhinset të cilat kanë një prerje që ngjason me ato të djemve, mund të jenë të përshtatshme për të gjitha ato femra të cilat nuk kanë më një fizik adoleshenteje por që vazhdojnë ta kenë trupin në formë.
7. I gjithë sekreti qëndron në faktin e të mos futurit të bluzave apo këmishave brenda xhinseve, sepse kështu evitohet si defekti i të gjithë atyre femrave që mund të kenë pak bark dhe njëkohësisht një gjë e tillë ju bën që të dukeni më të reja. Evitoni në maksimum xhinset e grisura apo ato të gjera me stil reperi, të cilat nuk i shkojnë pothuajse asnjë femre.
8. Një problem tjetër mjaft i përhapur në lidhje me xhinset është edhe pjesa e fundshpinës, por akoma nuk ka mbërritur modeli perfekt i xhinseve, ndaj nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të provoni, provoni, provoni!
Burimi: keshilla


* Sa është i rëndësishëm uji për një varg funksionesh trupore?

Uji, respektivisht, mungesa e tij ndikon në organet vitale.
Cilat janë ato shenja të qarta të dehidrimit që nuk i vërejmë.

uje.jpg

Truri – nëse keni pirë ujë mjaftueshëm edhe kujtesën do ta keni më mirë, disponimin stabil, ndërsa koncentrimin të mirë. Me një gotë ujë mendohet më lehtë dhe më shpejtë për problemet. Hulumtuesit mendojnë që uji i pamjaftueshëm në trup zvogëlon edhe rrjedhën e oksigjenit në tru. Apo thjesht etja nuk ju lejon të koncentroheni.
Goja – uji “lubrifikon” gojën dhe fytin dhe parandalon shfaqjen e thatësisë në gojë. Goja e thatë mund të shkaktojë frymën e keqe dhe kariesin. Zemra – dehidrimi zvogëlon vëllimin e gjakut. Prandaj zemra duhet të pompojë me zor sasinë e reduktuar të gjakut për të sjellë oksigjen të mjaftueshëm në qelizat trupore. Për këtë arsye, janë më të lodhshme edhe aktivitetet e zakonshme, si ecja dhe ngjitja në shkallë.
Lëkura – te personi gjithnjë i dehidruar lëkura është më pak elastike. Kjo gjendje ndryshon nga lëkura e thatë, e cila është kështu kryesisht për shkak të sapunit, ujit të nxehtë dhe ekspozimit në ajër të thatë.
Burimi: keshilla


* Si te aktivizoni faqen e re te YouTube?

Para ca kohësh u dha lajmi për designin e ri të YouTube i cili ishte në faza testimi me një grup të vogël përdoruesish por do duhej kohë të aktivizohej për publikun e gjerë.

Youtube_i_vjeter.jpg


Tani keni një mënyrë për ta aktivizuar edhe ju pa patur nevojë të prisni derisa të vihet në dispozicion nga ata vetë.

Truku në fjalë është testuar me Firefox dhe Chrome.

Ndiqni këto hapa:

Hapni faqen e YouTube. Pastaj duhet hapur opsioni development tools i lundruesit.

Mund ta bëni duke përdorur këtë komandë:

Në Firefox: Ctrl + Shift + K (Windows) | Cmd + Shift + K (Mac)
Në Chrome: Ctrl + Shift + J (Windows) | Cmd + Alt + J (Mac)

Tani do shikoni kursorin që pulson ku mund të vendosni tekst. Kopjoni stringën e mëposhtme vendoseni tek dritarja e hapur dhe jepini enter siç është ilustruar tek imazhi:

document.cookie="VISITOR_INFO1_LIVE=ST1Ti53r4fU";

aktivizimi_i_youtube_te_ri.jpg


Mbyllni dritaren e vogel ku vendosët stringën dhe pastaj mjafton të bëni refresh faqes ose të klikoni tek logo e YouTube për të vizituar versionin e ri të faqes fillestare.
Burimi: Eklipsi.com

Youtube_i_ri.jpg




* Si te bashkoni disa dokumente PDF ne nje te vetem?

Nese keni disa dokumente te formatit PDF te cilet jane ne lidhshmeri ndermjet veti, atehere me praktike do te ishte qe keto dokumente ti keni ne nje dokument te vetem te formatit PDF.

Ne vazhdim do te mesoni se si ti bashkoni disa dokumente te formatit PDF ne nje dokument te vetem.

Se pari shkarkoni programin PDF Binder falas nga ketu: Downloads - pdfbinder - A simple tool to merge several PDF documents into one - Google Project Hosting

THEmA.png

Instaloni programin dhe me pas hapeni.

UEl5d.png

Klikoni butonin Add file… dhe zgjedhni dokumentet qe deshironi ti bashkoni ne nje PDF dokument te vetem.
Renditja e dokumenteve te zgjedhura percakton renditjen ne dokumentin e krijuar me pas.

Eebbm.png

Klikoni butonin Bind! pasi ti keni perzgjedhur fajllat, dhe do te krijohet dokumenti final.
Burimi: ikub


* Si te ecim me kepuce te larta?

Këpucët e larta janë të mrekullueshme.
Ato të rrisin gjatësinë duke i bërë këmbët tuaja të duken më të gjata dhe më të holla.

Images.jpg

Kështu që, edhe nëse mund të mos jeni admiruese e këpucëve të larta, ju duhet me çdo kusht t’i keni një palë të tilla për çdo rast. Por është shume e rëndësishme te dini te ecni me to.
Përpara se të mësoni se si të ecni me taka të larta, fillimisht duhet të mësoni si të qëndroni mbi to. Vishni një palë këpucë të larta dhe dilni përpara pasqyrës.

Praktikoni që të mbani një qëndrim ku shpatullat dhe kurrizi të jenë drejt. Gjëja e dytë e rëndësishme është të mbani balancimin e trupit mbi taka. Ju duhet të mësoni se si të ecni mbi takat e larta. Hidhni disa hapa përpara duke i mbajtur këmbët sa më afër njëra-tjetrës.

Mos harroni, shpatullat dhe kurrizi duhet të jenë gjithmonë drejt! Filloni ngadalë te praktikoni si te qëndroni drejt mbi to dhe njëkohësisht te mbani edhe balancën. Me pak praktikë ju do të mund t’i përdorni këpucët e larta, e pse jo të dukeni edhe të mahnitshme!
Burimi: ikub


* Si te shmangni ngrënien e thonjve

Video e mëposhtme ju tregon sesi mund t’ia dilni mbanë që të shmangni ngrënien e thonjve të duarve

[video]http://www.howcast.com/videos/241964-How-To-Stop-Biting-Your-Nails[/video]
 
Pe: Gjeniu i FV..

* Ja çfarë duhet t’u shpjegojmë fëmijëve tanë

Duhet t’u mësoni që të jenë “njerëzorë”, të mendohen mirë para se të bëjnë një veprim, të ndajnë të mirën nga e keqja, të vërtetën nga gënjeshtra, të realizohen si persona. Këto janë fjalë filozofi
Fernando Savater, 63 vjeç, është filozof spanjoll. Ai beson te vlerat njerëzore dhe në aftësinë e njeriut për të zgjedhur mënyrën që të jetë i lumtur.
Savater refuzon vendet e zakonshme dhe shfrytëzon gjithmonë qoshet e ndryshme, që nuk bien në sy për t’i analizuar gjërat në këndvështrimin e tij. Jeton në Madrid, në një shtëpi të mbushur plot libra, piktura të vjetra dhe sende të çuditshme. Të gjitha këto janë skenografia e një mendje të gjallë dhe pasionante.

اfarë është e ardhmja dhe ç’duhet të presim nga ajo?
E ardhmja nuk ekziston. Të mendosh për të ardhmen është njësoj si të mendosh për të kaluarën: është një mënyrë për të shpëtuar nga e tashmja. Unë nuk besoj te një fat i shkruar në yje. Ajo që na ndodh, varet vetëm nga vullneti ynë.
Sot të gjithë ne shqetësohemi për të ardhmen, qoftë për ngrohjen globale apo faktorë të tjerë…
Një njeri nuk vendos formën e botës ku jeton, por mund t’i përgjigjet me veprimet e tij çdo gjëje që i ndodh. Pra nuk duhet të shqetësohemi për atë që do të ndodhë në të ardhmen, por për atë që bëjmë. ثshtë shumë e lehtë të dalësh në rrugë e të thuash që botës po i vjen fundi dhe pas kësaj të darkosh me miqtë. Nëse je i bindur që planeti nuk ka shpresë, mund të hidhesh nga dritarja, ose të bësh diçka për ta shmangur që kjo të ndodhë.

Sot çdo njeri e ka të vështirë të heqë dorë nga interneti dhe natyrshëm lind pyetja nëse teknologjia është vërtet e rëndësishme për jetën e njeriut.
Ju çfarë mendoni?

Ne qeniet njerëzore jemi sipërfaqësore nga natyra. Një herë një filozof tha: thellësia nuk është më e thellë se lëkura. Me teknologjinë e sotme mund të njohim më shumë njerëz dhe të komunikojmë me ta, megjithatë nuk bëhet fjalë për ndonjë ndryshim të madh, që të ndryshojë si mënyrën tonë të të vepruarit ashtu edhe neve vetë. Lidhjet që janë vërtet të rëndësishme për secilin prej nesh, siç është dashuria për shembull, vazhdojmë t’i ndajmë me një rreth të ngushtë njerëzish.

Asnjë njeri nuk dashurohet me këdo që takon në rrugë, apo jo?
Natyrisht që jo…
Në nivel shoqëror, teknologjitë e komunikimit kanë sjellë ndryshime të rëndësishme, ndonjëherë edhe të çuditshme. Para disa vjetësh kur në Shtetet e Bashkuara po zhvillohej Botërori i Futbollit, një djalosh pakistanez vrau veten kur arbitri përjashtoi Maradonën. Mendoni pak: një lojë e shpikur në Angli, një ndeshje që po luhej në Amerikë, një futbollist argjentinas dhe një djalosh pakistanez i vrarë. Deri para dy dekadash qëndronin të mbyllur brenda komuniteteve tona të vogla. Sot, jemi të gjithë më të vetëdijshëm se çfarë ndodh rreth e rrotull nesh. Megjithatë, për fat të mirë, vazhdojmë të shqetësohemi më shumë për gjërat që ndodhin rreth nesh sesa për atë që ndodh nëpër botë.

Kjo epokë, që po e ndryshon shumë shpejt shoqërinë, është e dobishme edhe për individin?
Ka gjasa, por varet nga njerëzit. Interneti është shumë i rëndësishëm për njerëzit që e përdorin për të thelluar njohuritë mbi botën, për të komunikuar, për t’u bërë më fleksibël. Por për të tjerët që e përdorin për t’i bërë reklamë vetes, apo për të parë figura, është humbje kohe. Disa risi teknologjike janë jetike për dikë dhe të padobishme për dikë tjetër. Një mikesha ime u diagnostikua me tumor në mëlçi dhe u shtrua në një spital të Madridit ku kishte një aparaturë me lazer, duke e shmangur në këtë mënyrë operacionin. Kjo teknologji i shpëtoi jetën asaj, por do të kishte qenë e kotë për mua që nuk jam me kancer.

Sot TV na tregon persona të cilët kanë arritur objektiva që në të kaluarën ndoshta nuk do t’i arrinin kurrë.
A është më e vështirë të realizohesh sot?

Sot njerëzit kanë më shumë mundësi që të mësojnë dhe të bëhen të ditur. Një fëmijë i ditëve të sotme udhëton më shumë se një i rritur i para 50 vjetësh. Demokracia na lejon të kemi një rol aktiv në atë që ndodh përreth nesh. Pa këtë element të rëndësishëm do të ishim shumë injorantë. Kush rritet në varfëri nuk shqetësohet për ato që do të realizojë në jetë, por të mendosh për vendin tënd në botë e kalon jetën i fiksuar nga ferri dhe parajsa.

Si e imagjinoni një fëmijë të ditëve të sotme pas 30 vjetësh?
Mund të mendojë se ka botën nën këmbë dhe ta zgjedhë ku të dëshirojë vendin për të jetuar. Nuk do mend që do ta mbrojë me forcë atë që i përket dhe ka, duke bërë gjithçka për ta mbajtur larg pjesës tjetër të botës. Kjo gjë po ndodh konkretisht në shumë vende të botës. Edukimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm. Nuk është gjest altruist: duhet t’i edukojmë fëmijët edhe për veten tonë. Sot jemi të gjithë edukatorë sepse fëmijët i mësojnë një pjesë të lajmeve jashtë familjes.

Në krahasim me të kaluarën është më e vështirë jesh prind sot?
Të qenit prind ka qenë dhe është një punë shumë e vështirë. Në të kaluarën familjet ishin të mëdha dhe gjithmonë në dhomë kishte një të rritur: një prind, motër, vëlla, gjysh, xhaxha i cili ishte gjithmonë gati për t’ju përgjigjur pyetjes së një fëmije. Sot në shtëpi më i pranishëm është televizori sesa prindërit. Edukimi familjar ka ndryshuar. Për shekuj me radhë roli i prindërve ka qenë të informojnë fëmijët e tyre. T’u flisnin atyre për jetën, ambiciet, historinë, seksin. Sot fëmijët i gjejnë gjetkë një pjesë të mirë të informacioneve.

اfarë këshille u jepni prindërve?
Duhet të edukojnë dhe të kultivojnë te fëmijët “njerzillëkun”. Një këlysh luani bëhet luan i fortë kur rritet pa qenë e nevojshme që prindërit t’i shpjegojnë si dhe përse duhet ta bëjë një gjë. Për njerëzit nuk është kështu. Ne kemi nevojë të mësojmë nga shoqëria vlerat më të rëndësishme, siç është bashkëjetesa dhe të reflektuarit, apo të realizohemi si njerëz. Edukojini mirë fëmijët me qëllim që kur të rriten të jenë të denjë për komunitetin.
Burimi: Sekrete Bukurie
 
Titulli: Gjeniu i FV..

Mos u brengos eshte kaluese. Kur je ulur dhe kudo qe je (pune, bus, karrige apo edhe ne ndonje vend tjeter kur te ulesh ;) ), beje ushtrim vitheve (shtrego - liro muskujt kshu vetvetiu) dhe do te kaloje gripi :p, por gjithmon nuk egziston vetem nje rruge :)
 
Pe: Gjeniu i FV..

Këshilla për të luftuar celulitin:

Celulitet janë një problem i vërtetë për femrat e të gjitha moshave. Faktorët që shkaktojnë ‘lëkurën e portokallit’ në trup janë jeta sedentare, ushqimi jo i shëndetshëm dhe veshja jo e duhur.

Lëvizjet, ushtrimet e përditshme fizike janë një mënyrë shumë e mirë për ta luftuar këtë problem.
Ecja e shpejtë dy deri në tre kilometra në ditë sjell qarkullim më të mirë të gjakut dhe tonifikon muskujt, sidomos ato të kofshëve.

Edhe ushqimi është thelbësor në luftën kundër celulitit. Duhet që të konsumohen dy litra ujë në ditë dhe të reduktohet përdorimi i kripës.
Po ashtu përpiquni që në dietën tuaj të përditshme të fusni frutat e pyllit që forcojnë kapilarët dhe enët e gjakut; ananasin që ndihmon në eliminimin e yndyrnave; portokallet, luleshtrydhet, limonat e domatet, pasi përmbajnë vitaminë C, e rëndësishme për të forcuar kapilarët.

Duhani duhet të evitohet sepse pengon qarkullimin e mirë të gjakut, duke penguar kështu oksigjenimin e qelizave.
Po ashtu përpiquni të mbani veshje të ngushta ngjitur pas këmbëve.

Përpiquni që 20 minuta në ditë të masazhoni këmbët tuaja duke nisur prej kaviljeve deri në pjesën e sipërme të kofshëve.
Burimi: femina
 
Pe: Gjeniu i FV..

* 25 modele të ndryshme se si mund të lidhni shallin tuaj

Në veshjet e përditshme për të pasur më shumë ngjyra dhe gjithashtu në këtë mot të ftohtë, për të qëndruar më ngrohtë është e këshillueshme të përdorim shallin.Shalli është një ndihmës shumë i këndshëm për të plotësuar stilin tuaj dhe për t’u dukur më shumë elegante.
Ka variacone modelesh dhe ju mund të zgjidhni atë që ju duket më i përshtatshëm për veshjen tuaj. Ato janë në copa të ndryshme dhe nxjerrin në pah feminilitetin tuaj.
Për më tepër ndiqni videon e cila ju jep një ide të qartë se si mund ta lidhni shallin tuaj dhe të dukeni shumë moderne.
Burimi: LajmeShqip

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



* Këshilla për të shmangur humbjen e kujtesës

Pas kalimit të moshës 50-60-vjeçare shfaqen edhe problemet e para me kujtesën dhe me lidhjen mes imazheve e mendimeve.
Këto probleme mendore janë në një masë edhe të trashëguara, por mund të ndikojnë edhe një sërë faktorësh.

kujtesa.gif

Për të shmangur humbjen e kujtesës dhe për të pasur mendje të freskët studiuesit sjellin gjashtë këshilla praktike për t’u zbatuar.

1- Frekuentoni palestrën
Më tepër se 60 për qind e njerëzve nuk i praktikojnë ushtrimet dhe aktivitetin fizik. Ky është rezultati i publikuar nga qendra Disease Control. Ky veprim është i dëmshëm sepse mungesa e ushtrimit fizik do të shfaqej me pasoja negative për shëndetin. Probleme do të shfaqeshin jo vetëm në mirëqenien fizike, por edhe atë mendore. Palestra dhe aktiviteti fizik bëjnë që organizmi të nxit disa neurone të reja të cilat ndikojnë në pjesë të veçanta të trurit dhe janë përgjegjëse për kujtesën.

2- Përdorni kompjuterin
Mjetet programuese dhe kompjuterët tashmë kanë hyrë në përdorim të gjerë thuajse nga të gjitha grupmoshat. Nga studimet e bëra ka rezultuar se përdorimi i kompjuterit ka ndihmuar shumë persona që kanë kaluar dëmtime të trurit apo probleme me kujtesën. Loja Sudoku, duke gjetur ngjashmëritë dhe ndryshimet mes dy figurave, ndihmon të mbani të freskët mendjen dhe kujtesën tuaj.

3- Faktorët ushqimorë
Edhe ushqimi dhe dieta e përditshme luan një rol të pazëvendësueshëm në mirëqenien mendore. Studimet kanë treguar se Omega-3, janë përbërës të yndyrshëm të cilët gjenden me bollëk tek farat e lirit, arrat, lajthitë, salmoni, soja dhe shumë ushqime të tjera; janë të njohur jo vetëm si stimulues të gjendjes së humorit por edhe ndihmojnë në përqendrim në punë dhe aktivitete të ndryshme mendore.

4- Konsumoni Acid Folik
Kërkimet e publikuara vitin e kaluar në British Medical Journal, treguan se personat e rritur të moshës nga 50 deri në 70 vjeç, të cilët konsumojnë rreth 800 mg acid folik në ditë për rreth tre vjet, kanë një kujtesë më të freskët dhe nuk rrezikojnë të humbin kujtesën.

5- Konsumoni alkoolin në masën e duhur
Shpesh herë ndjeni që truri juaj është i lodhur, madje një sërë mendimesh sillen turbull në kokën tuaj, atëherë nuk është keq që të pini një gotë pijë alkoolike në masën e duhur. Pas studimeve të bëra më një grup personash mbi moshën 50 vjeç me probleme me kujtesën dhe aftësitë njohëse, rezultoi se ata persona ztë cilët konsumonin një gotë verë në ditë kanë një progres më të ngadaltë të humbjes së kujtesës në krahasim me ata persona që ishin antialkool. Megjithatë është e këshillueshme të mos kalohet masa në konsumimin e alkoolit sepse përdorimi i tepërt i tij kthehet në faktor rreziku për shëndetin.

6- Relaksohuni
Të gjithë ata persona që gjenden nën ndikimin e theksuar të stresit kanë nevojë për relaks, për të larguar hormonet të cilët shkaktojnë këtë gjendje të padëshiruar. Relaksi është një mënyrë e suksesshme për të menaxhuar dhe shmangur stresin.
Burimi:keshilla
 

Attachments

  • kujtesa.gif
    kujtesa.gif
    37.4 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Pe: Gjeniu i FV..

Si t’i mësojmë shpejt gjuhët e huaja?

Ja një listë këshillash sa argëtuese aq edhe të vlefshme për të mësuar sa më shpejt gjuhët e huaja: nga filmat, këngët e deri te komunikimi i përditshëm për të pasuruar fjalorin. Por mbi të gjitha, mos kini frikë nga gabimet

Të mësosh një gjuhë të huaj, përveçse domosdoshmëri në kohën e globalizimit, është edhe një eksperiencë shumë e bukur. Të bën të njohësh kultura të reja dhe të dish të komunikosh me njerëz të rinj. Në fillim interesi është shumë i madh, por më vonë me kalimin e kohës prioritetet ndryshojnë dhe të duket gjithmonë e më e vështirë që të bësh “llogaritë” me librin e vështirë të gramatikës, që duhet patjetër ta lexosh. Ajo që të duhet është një strategji ndihmëse, e cila të ndihmon të mos humbasësh për asnjë ditë “stërvitjen”. Kjo disiplinë mund të ndihmojë, por për ata që nuk e kanë një virtyt të tillë kemi edhe një listë këshillash sa argëtuese aq edhe të vlefshme.

Të dëgjosh këngë

Mundohuni të gjeni tekstet e këngëve në gjuhën që ti kërkon të mësosh. Përpiqu t’i fiksosh fjalët dhe pastaj këndoje. Kjo do të ndihmojë shumë të kujtosh shprehje të reja, por edhe gramatikën. Truri yt do të mësojë të njohë modele linguistike, që më pas gjatë ndonjë bisede do të rikthehen në mendje me shumë lehtësi. Kjo mënyrë është shumë e mirë, sepse përsërit, dëgjon dhe vendos në praktikë jo vetëm fjalët dhe gramatikën, por edhe ritmin dhe tingullin e gjuhës. Ndërkaq, të kënduarit mund t’ju bëjë të ushtroheni në mënyrën se si duhet t’i thoni fjalët.

Të lexosh libra për fëmijë

ثshtë një mënyrë shumë e mirë, sidomos nëse sapo ke nisur të mësosh një gjuhë të huaj. Pikërisht kështu fëmijët nisin të ushtrohen. Mendja jote do të memorizojë imazhet dhe do t’i lidhë me fjalët e përdorura.

Leximi i librave

Lexo libra të shkruar në gjuhën që dëshiron të mësosh. Nxirri të gjitha fjalët e reja që nuk i di teksa lexon. Në fillim do të jetë e vështirë, mos mendoni se do të arrini të kuptoni çdo fjalë apo frazë. Me kalimin e kohës do ta kuptosh se fjalori juaj do të nisë të pasurohet pak nga pak.

Lexo revista dhe materiale në internet

Lexo revista apo artikuj në internet. Mjafton një artikull i shkurtër çdo ditë. Pastaj mund ta printosh dhe ta lexosh edhe para se të flesh. Zgjidhni zakonisht tekste të thjeshta që e keni më të lehtë t’i kuptoni.

Mos ki frikë nga gabimet

Nga gabimet mund të mësosh shumë. Nuk duhet të kesh frikë apo turp. Nuk duhet të jesh perfekt. Kujto që të gjithë kështu e kanë mësuar gjuhën në fillim. Përpiqu të mësosh disa fraza për t’u përdorur gjatë një bisede në gjuhë të huaj.

Shihni shumë filma

Mirë do të ishte që filmat të kishin titra. Përpiqu të gjesh një nga filmat e preferuar në gjuhën që do të mësosh. Kërko filma të shkurtër dhe argëtues. Të mësosh një gjuhë të huaj duhet të jetë gjithmonë një eksperiencë që ju kënaq pa masë.

Komuniko me të huaj

Zër miq të huaj. Shoqëria dhe bisedat me ta, qofshin ato edhe virtuale, janë një mënyrë e mirë për të mësuar shpejt dhe rrjedhshëm. اdo ditë një bisedë e shkurtër të ndihmon të ushtrohesh në gjuhën që do mësosh.

Një mësues i mirë i huaj

Metoda më efikase, por edhe më e kushtueshmja për të mësuar një gjuhë të huaj, është të gjesh një mësues të mirë. Por nëse nuk ke mundësi të paguash shumë, atëherë përpiqu të bësh ndonjë shkëmbim: mësoji dikujt gjuhën tënde dhe ti mëso gjuhën e tij.

Si përshtatet truri

Kur Karl Kim emigroi në SHBA nga Koreja e Jugut ndërsa ishte adoleshent, rreth dhjetë vjet më parë, u lodh shumë për të mësuar anglishten. Tani ai e flet atë rrjedhshëm dhe kohët e fundit ka pasur një mundësi të veçantë për të parë se si truri ynë përshtatet ndaj një gjuhe tjetër. Kim tani është student në laboratorin e Joy Hirsch, një neuroshkencëtar në Nju Jork. Ai dhe Hirsch kohët e fundit kanë provuar se fëmijët dhe të rriturit nuk përdorin të njëjtën pjesë të trurit kur mësojnë një gjuhë të dytë. Kërkuesit përdorën instrumentin e quajtur MRI (imazhet e rezonancës magnetike) për të studiuar trurin e një grupi njerëzish që flisnin dy gjuhë. Një grup ishte ai që e kishte mësuar gjuhën e dytë që fëmijë, ndërsa tjetri përbëhej nga njerëz që ashtu si Kim, e kishin mësuar gjuhën e dytë shumë vonë në jetë. Të dyja grupet iu nënshtruan një rezonance magnetike. Kjo e lejoi Kim dhe Hirsch të shihnin se në cilat pjesë të trurit kalonte më shumë gjak dhe bëhej më aktive. Ata pyetën të dyja grupet se çfarë kishin bërë një ditë më parë, njëherë në një gjuhë pastaj në tjetrën dhe nuk flisnin me zë të lartë, sepse çdo lëvizje mund të ndërpriste “skanimin”. Kim dhe Hirsch panë në mënyrë specifike qendrat e gjuhës në tru. Zona ‘broca’ mendohet se kontrollon fjalët, ndërsa ajo e quajtur ‘wernicke’ kuptimin. Kim dhe Hirsch gjetën se të dyja grupet e njerëzve përdorën të njëjtën pjesë të zonës ‘wernicke’-s, pavarësisht se çfarë gjuhe ishin duke folur. Por mënyra se si ata përdornin zonën ‘broca’ ishte e ndryshme.

Njerëzit që mësonin një gjuhë të dytë kur ishin fëmijë përdornin të njëjtën zonë ‘broca’ për të dyja gjuhët. Njerëzit që e mësonin gjuhën e dytë më vonë në jetë përdornin një pjesë speciale të kësaj zone për gjuhën e dytë, afër asaj që aktivizohej për gjuhën mëmë. Si i shpjegoi Hirsch këto ndryshime? Ai beson se te fëmijët e vegjël mund të përziheshin të gjitha gjuhët në të njëjtën zonë të trurit. Një mundësi e dytë është se ne ndoshta mund t’i mësojmë gjuhët ndryshe kur jemi fëmijë dhe ndryshe kur jemi të rritur. Sipas tij, fëmijët, sidomos në moshën 8-9 vjeç, i mësojnë dhe i kapin më shpejt gjuhët e huaja. Kjo, sipas ekspertëve, është vërtetuar edhe shkencërisht dhe nuk lë vend për dyshime.
Burimi: ekuiliber
 
Titulli: Gjeniu i FV..

Kur e pash thash te shof nje her kush qenka gjeniu forumit ton :p :p :p

Gjithsesi ja vlen te lexosh disa keshilla :D :D
 
Pe: Gjeniu i FV..

* Si të bisedosh me adoleshentët për seksin?

ثshtë shumë me rëndësi që fëmijës t’i bëni me dije se ju jeni personi i parë të cilit mundet dhe duhet t’i drejtohet, nëse ka pyetje që kanë të bëjnë me seksin.
Kohët tregojnë se marrdhënia e seksit po nis me herët, në vitet e adoleshencës ndaj do të ishte mirë që sa më parë dhe sa më hapur të bisedoni me ta. Sado që për ju do të jetë ndoshta e pakëndshme, duhet ta dini se ju përket pikërisht juve që të përgatisni sa më mirë fëmijën tuaj për këtë pjesë të rëndësishme të jetës.

1. Shumica e prindërve tmerrohen nga biseda me fëmijët për këtë temë, të shumtën e rasteve as që mund ta imagjinojnë e as ta përballojnë që fëmija i tyre ka pasur marrëdhënie seksuale. Biseda e hapur do t’u ndihmojë fëmijëve që të marrin informacione të drejta, të cilat do ta eliminojnë hutimin lidhur me ndjenjat që tashmë i kanë. Me hapjen rreth kësaj teme dhe me biseda të herë pas hershme, do t’u ndihmoni që të bëhen persona të pjekur dhe të përgjegjshëm seksualisht.
2. Nisjani bisedës.
Bisedoni për serialet filmike, lajmet në gazeta apo TV, për shtatzënësinë në moshën e adoleshencës, për masturbimin dhe afrohuni më pas dhe tek temat vërtet të vështira, si p.sh. keqtrajtimi seksual. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni fëmijës tuaj që me kohë të ndihet mjaft i relaksuar dhe që sinqerisht të bisedojë me ju për seksin.
3. Duhet të dini sa dinë ata për seksin. Në të vërtetë sa dinë ata?
Me siguri do t’ju befasojnë kur të mësoni se që në moshën e vogël fëmijët tashmë dinë shumë për seksin, diçka nga TV e diçka nga miqtë. Pyetjet më të shpeshta që i mundojnë të rinjtë janë të lidhura me kontraceptivët. Për vajzat nuk është gjithmonë krejtësisht e qartë se e kanë të drejtën të thonë jo, ndërkaq edhe djemtë edhe vajzat shpesh nuk e dallojnë dashurinë nga seksi.
4. Puberteti mund të jetë kohë e frikshme dhe e hutueshme për fëmijët tuaj.
Trupi fillon t’u ndryshojë, duken më të rritur, qimet fillojnë t’u rriten, hormonet gjithnjë e më me vrull… Te vajzat paraqiten menstruacionet dhe u rritet gjoksi, ndërkaq te djelmoshat paraqiten ëndrra “të lagura”, dhe e gjithë kjo mund të bëhet stresuese për ta. Mirëpo, puberteti nuk ndodh brenda një nate. Bisedoni me fëmijët dhe shpjegojani se çfarë ndryshimesh i presin.
5. Thoni se, përvec respektimit të mendimit dhe të ndjenjave të të tjerëve, është po ashtu me rëndësi të respektojnë veten dhe trupin e vet. U thoni se askush nuk ka të drejtën t’i prekë pa lejen e tyre.
6. Shpjegojani qëndrimet tuaja.
Me rëndësi është që me ta të bisedoni për qëndrimet vetjake morale apo religjioze. Ato ata patjetër duhet t’i respektojnë, ose së paku të kuptojnë mendimin tuaj dhe do të dinë të respektojnë.
7. اarë duhet bërë me ndjenjat seksuale?
Ndjenja e eksitimit seksual është pjesë e rritjes dhe është me rëndësi që t’u tregoni se çdo gjë është normale. Ndoshta djali juaj do të ketë ndjenjën e pakëndshme për shkak të ereksionit, apo vajza juaj do të ndihet keq për ndjenjat të cilat i përjeton. Lejojani privatësinë e cila u është e nevojshme.
8. Ju duket situatë e pakëndshme?
Mos e shtyni bisedën për këtë temë për më vonë se sërish do të ndjeheni në siklet për. Ju jeni prind dhe fëmijën tuaj patjetër duhet t’a ndihmoni në këtë pjesë të jetës së tyre.
9. Kontaktet e para seksuale.
Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat fëmija juaj adoleshent mund të jetë intim dhe të shkojë deri në fund me marrëdhënien seksuale. Puthjet e para të tyre dhe prekjet e para janë me rëndësi për zhvillimin seksual, andaj shpjegojani se si mund t’i shfaqin emocionet dhe të eksperimentojnë edhe pa bërë seks.
10. Po dashuria?
Mbështetja më e mirë për marrëdhënie seksuale është dashuria, natyrisht atëherë kur do të jenë të gatshëm për të. Shpjegojani se si ajo marrëdhënie e parë tërë jetën do t’u mbetet kujtimi më i mirë.
11. ثshtë me shumë rëndësi që t’u tregoni se ajo që shokët e tyre krenohen dhë lavdërohen se e kanë bërë “atë”, nuk do të thotë se edhe ata patjetër duhet të shkojnë gjurmëve të tyre.
12. Kanë të dashurën e parë apo të dashurin?
Haptazi dhe pa gjykime bisedoni për atë lidhje.
اfarë ndiejnë për atë person? A janë vetëm miq apo më shumë se miq? A kanë qenë intimë deri tani dhe sa larg kanë shkuar në lidhjen e tyre?
Njihuni me atë djalosh apo vajzë, ftojini në darkë… Dëshmoni fëmijës tuaj se po ju pëlqen personi në të cilin janë dashuruar.
13. Ndarjet e para të dhembshme.
Pas dashurisë së parë vjen edhe ndarja e parë, e cila mund të bëhet shumë e dhimbshme për fëmijën tuaj, por gjithashtu edhe shumë e rëndësishme për marrëdhëniet e ardhshme. Bisedoni për ndjenjat e tyre dhe shpjegojani se ndonjëherë lidhjet nuk përfundojnë ashtu siç do të dëshironim. Ofroni mbështetjen tuaj, mos i sulmoni.
14. Po mbrojtja?
Që nga fillimi theksojeni rëndësinë e mbrojtjes. Shpjegojani çdo gjë rreth sëmundjeve ngjitëse, pasojat e tyre dhe si të mbrohen nga to. Kjo është gjithashtu e rëndësishme qoftë kur është fjala për vajzat apo për djemtë.
15. اfarë të bëhet nëse ndodh shtatzënësia?
Qëndroni i qetë dhe bëhuni mbështetje për vajzën tuaj, apo për djalin tuaj dhe për vajzën e tij. Jepuni këshillat tuaja, por lërini që të vendosin vetë çfarë dëshirojnë të bëjnë më tutje.
16. Shumica e adoleshentëve kanë problem te hapen para prindërve dhe me bisedat për gjërat intime.
Mirëpo, në të shumtën e rasteve bëhet problem vetëm nëse biseda niset tepër vonë. Nëse filloni të bisedoni haptas me ta që nga fëmijëria, do të mund të bisedoni edhe për seksin. Në rastin e tillë mos i detyroni apo mos i sulmoni, sepse nuk do të arrini asgjë. Më mirë është që t’u siguroni libra edukativ, broshura… Ndoshta do ta kenë më të lehtë të bisedonin me dikë që është ekspert për këtë gjë.
Burimi: sekretebukurie
 
Titulli: Gjeniu i FV..

Po une qe sjam adolishent si mundem te flas me femrat per seksin :p
 
Pe: Gjeniu i FV..

Për çfarë tjetër mund ta përdorni pastën?

Pasta për dhëmbë zbardh, shndrit, freskon, largon njollat, ripërtërin dhe mbron smaltin. Por, pasta bën çudira për shumë gjëra dhe jo vetëm për dhëmbë. Përbërësit e njëjtë që i ndihmojnë dhëmbët tanë mund të ndihmojnë edhe tek gjërat tjera. Provoni këto 15 truqe, kurseni kohën dhe paratë dhe binduni që pasta për dhëmbë është çudibërëse.

pasta7.jpg

Lirohuni nga irritimet e pickimit të insekteve, herpesi dhe kallot

Këto irritime të lëkurës janë më të shpeshtat dhe më të dhimbshmet dhe kruhen. Vendosni pak pastë për dhëmbë në vendin e pickimit të insekteve, ajo do të eliminojë të kruarën dhe të reduktojë ënjtjen. Pasta than herpesin dhe kallot, çka mundëson shërim të shpejtë. Në këtë rast më së miri është që pastën ta përdorni gjatë natës.

Lehtësoni djegiet

Për djegiet më të vogla të cilat nuk përfshijnë plagë të hapura, pasta për dhëmbë mund të ofrojë lehtësim afatshkurtër. Ajo krijon ndjenjën e ftohjes së djegies. Aplikojeni butë, menjëherë pasi që të digjeni. Pasta do ta reduktojë ndjenjën e zjarrmisë dhe parandalojë hapjen e plagës.

Puçrrat të largohen sa më parë

A keni probleme me puçrra? Vëni pak pastë në to para se të shkoni të flini. Lëreni të veprojë gjatë tërë natës dhe në mëngjes shpërlajeni.

Pastroni këpucët e ndotura

Pasta për dhëmbë është e shkëlqyeshme për këpucë. Si edhe tek njollat në qilim, aplikoni pastën drejt në pjesën e ndotur, dhe pastaj fërkoni me furçë dhe pastroni me peshqir.

Le të shkëlqejë përsëri argjendi juaj

Kthejani shkëlqimin stolive tuaja prej argjendi apo dekorimeve tjera nga argjendi. Shtrydheni pastën për dhëmbë në stoli dhe lëreni të veprojë gjatë natës. Në mëngjes fshijeni me një peshqir të butë. Kthejuani shkëlqimin duke iu ofruar një piling të butë me ndihmën e brushës për dhëmbë, pastës dhe ujit. Shpërlani thellësisht për të larguar të gjitha gjurmët e pastës.

Largoni gërvishtjet në CD

Pasta për dhëmbë ka efekt të shkëlqyeshëm në gërvishtjet e cekëta. Aplikoni një shtresë të hollë të pastës në CD dhe fshijeni lehtë. Pastaj pastroni me peshqir të pastër.

Freskoni shishet e fëmijëve

Nëse shishja ka marrë erën e qumështit, përdoreni pastën dhe brushën për shishet. Shishen fërkojeni mirë dhe kjo do të largojë të gjitha aromat e pakëndshme. Shishen shpërlajeni mirë para se ta përdorni.
Burimi: individi
 

Attachments

  • pasta7.jpg
    pasta7.jpg
    5.2 KB · Shikime: 0
Pe: Gjeniu i FV..

* Si te parandaloni zverdhjen e dhembeve?

Doni te keni një buzëqeshje te bukur?
Problemi qëndron tek dhembet qe iu zverdhen?
Ja disa mënyra qe mund ta parandalojnë këtë.

Images.jpg

1. Soda e bukës është një produkt klasik i cili ndihmon zbardhjen e dhëmbëve. Si ta përdorni? Hidheni ne furçën e dhëmbëve te cilën me pare e keni lagur me ujë te oksigjenuar.

2. ثshtë mjaft e rëndësishme ta dini se disa produkte si molla, selinoja apo karota kontribuojnë ne eliminimin e mbetjeve tek dhembet sepse shtojnë prodhimin e pështymës.

3. اaji, kafeja, vera e kuqe dhe te gjitha frutat e kuqe, ulin shkëlqimin dhe ngjyrosin dhembet. Për te shmangur ngeljen e njollave duhen lare dhembet dhe duhet pire ujë menjëherë pasi mbaroni.

4. Për te parandaluar zverdhjen e dhëmbëve, dentistet rekomandojnë një larje te rregullt te tyre, te paktën tre minuta pas çdo vakti.
Marre nga: Comment fait-on


* Si te eliminosh eren e keqe te gojes..

Era e keqe e gojes eshte nje problem që haset shpesh, si te femrat, edhe te meshkujt, pasi vjen si rrjedhojë ushqimit, apo e higjienës së dhëmbëve. Bëhet fjalë për diçka që mund të eliminohet dhe jo vetëm të mbulohet nga çëmçakëzat e karamelet.

Images.jpg

Ja sesi mund t’ia dilet:

1. Nëse mendon se problemi yt është i lidhur me tretjen e ushqimit, mund të konsumosh pas vakteve karbon vegjetal. Ndërsa për të pastruar gojën këshillohen katër receta. Së pari shpëlaj gojën me 250 ml ujë të ngrohtë për një gjysmë dite, shoqëruar me një lugë gjelle pluhur likuori dhe dy me mente (nenexhik). Duhet ta përdorni këtë përzierje pa e gëlltitur.

2. Një tjetër recetë është të ziesh për 5 minuta në 250 ml ujë pak rozmarinë, pak kamomil dhe pak balsam limoni të copëtuar. Këshillohet të pihet kjo komposto një ose dy herë në ditë, pas vakteve.

3. Së treti mund të shfrytëzohet veprimi i thellë i vajrave esencialë, që përbëjnë bazën e aromaterapisë: para ose pas larjes së dhëmbëve me një pastë dhëmbësh të mirë, hidhni në ujin tuaj për shpëlarje disa pika të vajit të karafilit, kanellës, nenexhikut (mente), kamomil dhe limonit.

4. Receta e katërt konsiston në përzierjen e dy lugëve vodka me 5 pika vaji esencial me mente, karafil e koper. Hidhe të gjithën në një shishe me gjysmë litër ujë të distiluar, të tundur përpara përdorimit dhe përdore këtë përzierje si shplarëse pas vakteve. Duke përdorur një nga këto metoda të përmendura, ose më shumë, mund të mos shqetësohesh më për erën tënde të gojës!
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    5.6 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    8.8 KB · Shikime: 0
Pe: Gjeniu i FV..

* Si të zgjidhni reçipeta të shëndetshme

Papërshtatshmëria e reçipetave kërcënon shëndetin e gjirit në trupin tuaj. Nuk ka asnjë kuptim në zgjedhjen e sutjenave me shumë mbushje.
Në vend të kësaj, recipetat mbështetëse me trupin janë më të rehatshme dhe tregojnë gjoksin shumë herë më bukur.

si-te-zgjidhni-recipeta-te-shendetshme.jpg


1. Qëndro larg nga reçipetat sintetike dhe të lira.
2. Gjeji vetes ato që i shkojnë trupit tuaj. Në këtë mënyrë, lëkura juaj do ndihet e rehatshme.
3. Nëse gjinjtë janë të mëdhenj preferoni recipetat me rripa të gjerë.
4. Zgjidhni reçipeta që thithin djersën e trupit tuaj sidomos në pjesën e gjoksit.

7. Preferoni reçipeta spediale gjatë shtatzënisë.
8. Reçipetat me shumë ngjyra irritojnë lëkurën tuaj pasi ngjyra mund të dali gjatë djersitjes dhe depërton në lëkurë.
9. Asnjëherë mos hyni në shtrat për të fjetur me reçipeta
Burimi: lajme.gen.al



* Si te pastroni pllakat e tualetit?

Images.jpg

Pllakat e tualetit qe jane me siguri pak te papastra dhe nuk shkelqejne ashtu sic duhet : lajini me me detergjentit e juaj te zakonshem dhe lerini qe te thahen pak, me pas bejini me pak aceton dhe ferkojini mire ato, ne fund lajini me nje cope te njomur dhe thajini.


* Si te hiqni tatuazhet?

A jeni penduar per ndonje tatuazh qe mund te keni bere me pare apo nje tatuazh te realizuar keq?
Nuk ka problem. Tatuazhet mund te hiqen, dhe ja se si funksionon heqja e tyre.

Images.jpg

Tatuazhet kryesisht realizohen me ane te makines elektrike e cila me shpejtesi te madhe me ane te gjilperes ne menyre te perseritur, fut boje ne shtresen e lekures duke e ‘prere’ shtresen e siperme te lekures.

Ne te vertete, me sa me shume perkujdesje dhe qetesi te jete realizuar tatuazhi aq me e thjeshte eshte qe te hiqet ne te ardhmen pasi pigmenti eshte i vendosur i gjithi ne te njejten thellesi ne lekure.

Qe prej 1980, lazerat – reze nje ngjyreshe me intensitet te larte, kane qene mjete standarte per heqjen e tatuazheve, sepse ato ofrojne nje metode, pa gjakderdhje dhe rrezik te ulet per efektet e mundshme anesore. Procedura e heqjes realizohet pas disa vizitash, ku vendoset nese pacienti ka ose jo nevoje per mpirje lokale.

Sipas “Fit Discovery and Health” lloji i lazerit te perdorur per heqjen e tatuazhit varet nga ngjyra e pigmentit te tij. Ngjyra e verdhe dhe e gjelber jane me te veshtirat per tu hequr nderkohe qe e zeza dhe bluja jane ngjyrat qe mund te hiqen me thjeshte.

Lazerat e heqin tatuazhin duke derguar impulse drite me intensitet te larte qe kalojne pa shkaktuar dem ne shtresat e lekures dhe absorvohen nga pigmenti i tatuazhit me poshte. Energjia nga kjo drite e lazerit i shkakton pikmentit qe te thyhet ne grimca te vogla te cilat pastaj mund te hiqen nga sistemi imunitar i trupit tuaj. Sa me i shendetshem, i mire hidratuar dhe sa me te clodhur te jeni aq me thjeshte do ti heqe sistemi tuaj imunitar keto grimca te vogla pigmenti.

Asnje gabim nuk do te kaloje pa u ndeshkuar, gjithsesi. Heqja e tatuazhit dhemb pak. Perplasja e impulseve te lazerit ne lekure eshte pershrkuar si dhimbje nga pikat e nxehta te vajit te skuqur te cilat prekin lekuren. Ajo kerkon trajtim me disa seanca lazeri te ndara ne 3 jave per te hequr nje tatuazh te nje madhesie mesatare. Pas cdo seance lekura do te jete e ndjeshme dhe mund te foromoje kore. Gjate javeve ne vijim ne pjeset e trajtuara, pigmenti do jete duke u venitur.
Burimi: Kuriozitet-enigma
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    46 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    22.8 KB · Shikime: 0
Pe: Gjeniu i FV..

* Si të veprojmë kur ju pickojnë mushkonjat apo ndonjë insekt tjetër?

1- Vini sipër vendit të pickuar pastë dhëmbësh,që të kalojë kruaja.
2- Ose ngjyeni një kruajtëse veshi në lëng limoni e lyeni vendin e pickuar.
3- E spërkasni vendin me pak llak.
4- Vini sipër pickimit sapun jeshil ose sapun Marseje(Masalia), apo çdo lloj tjetër sapuni ,por me këtë të fundit rezultati s'është shumë i mirë
5- Mos e kruani vendin e pickuar, por vini sipër kompresa me ujë shumë të ftohtë ose 1 letër me çaj (që zhytet) të lagur.
6- Nëse bebet i pickon mushkonja, vini mbi shenjën e kuqe të pickimit një letër çaji që e zhysni në ujë te nxehtë . KUJDES mos digjni lëkurën e fëmijës
7- Mund te vini edhe majdanoz të freskët te pickimi ,duke e fërkuar,e lini vendin të zbuluar 45'

1- Nëse ju ka pickuar bleta, fërkojeni vendin e pickuar me 1/2 qepë për 10'-15'.
2- Nëse ju ka pickuar bleta ose grerëza ,merrni 1 aspirine , e shkrini në pak ujë e këtë masë vëreni te pickimi

Nëse ju rrethojnë grerëzat aty ku banoni,i largoni ne mënyre ekologjike. Shtypni në gudhi ose me çekan karafila(që hedhim në ëmbëlsira)dhe i vini në një tas. Ato s'e durojnë dot këtë aromë e largohen


* Si te heqin eren e keqe nga atletet

Atletet janë një veshje sportive tepër e rehatshme, mirëpo kanë një problem të vogël: lëshojnë erë, pasi i mbajmë veshur përgjatë një dite të tërë. Ja sesi mund ta eliminosh këtë problem:

1.Nëse ke në dispozicion një nga ato sprait që janë enkas për t’i dhënë aromë atleteve, do të ishte shumë mirë. Por nëse s'ke një të tillë, atëherë mund të ndjekësh disa rrugë, duke pasur parasysh se gjithçka duhet bërë në mbrëmje, përpara se të biesh të flesh, në mënyrë që të merren që të kryeje efekt brenda 12 orësh

2. Kështu, pasi të heqësh këpucët, fut brenda tyre një sasi të konsiderueshme sode dhe shpërndarje mirë në brendësi. Pozicionoji në një vend të ajrosur dhe lëri aty përgjatë të gjithë natës.

3.Por metoda më efikase është një tjetër. Merr një got ujë dhe hidh brenda 5 lugë sode. Më pas merr dy çorape dhe futi në gotë, duke i zhytur mirë. Më pas vendos dy çorapet e lagura në brendësi të çdo atleteje dhe mbylli në mënyrë hermetike brenda një kutie, qoftë edhe ajo me të cilën i ke blerë. Kështu do të ndihmosh veprimin e sodës, që në një ambient acidik si ai i këpucëve mund të nxjerrë një sasi më të madhe të anidridës karbonike, që do të ulë oksigjenin dhe do të vrasë bakteret e pranishme në atlete, që shkaktojnë erën e keqe. Mëngjesin pasardhës nxirr atletet nga kutia dhe vendosi në një kënd të dhomës, ose më mirë në diell, për t’u tharë sa më mirë nëse është e nevojshme.
Burimi: ikub.al
 
Titulli: Gjeniu i FV..

* Axhenda jote e bukurisë në një vit

Shëno këto pika strategjike takimi me të ndjerit mirë. Dhe do kalosh një vit në formë të shkëlqyer

Do regjistrohesh në palestër dhe do e frekuentosh rregullisht. Nuk do takohesh me atë shtrigën që të bën të ndihesh keq sa herë e sheh. Do vendosësh më shumë autoritet në zyrë. Sa vendime ke vendosur për këtë vit në axhendë? Me siguri shumë. Por ka një më të rëndësishëm nga të gjitha: të kujdesesh për veten. Ja kalendari i ndarë sipas atyre që duhet të bësh në çdo sezon të vitit. Bukuria, shëndeti, forma e mirë duken si një punë me kohë të plotë, por kjo është puna më e rëndësishme.

Nga janari deri në mars

Merr shumë Omega 3. Këto acide yndyrore thelbësore ushqejnë lëkurën dhe bëjnë që ajo mos ta humbë nga të ftohtët elasticitetin dhe hidratimin. Ha më shumë ushqime që janë të pasura me to (salmon, sardele dhe fruta të thata) ose merri si plotësues ushqimor.

Kërkoji estetistes një trajtim ushqyes për fytyrën që përfshin edhe një masazh për të riaktivizuar qarkullimin: shërben për t’i dhënë kompaktësi dhe lëmueshmëri lëkurës së acaruar, me shenjat e shprehive të theksuara nga të ftohtët.

Hiq njollat, nishanet, kapilarët dhe qimet me lazer. ثshtë momenti i duhur për trajtimet që eleminojnë papërsosmëritë që shkakton përqendrimi i melaninës: ato bëhen në lëkurë jo të nxirë dhe është e ndaluar të marrësh diell në 6 javët pasuese. Për sa i takon kapilarëve sipërfaqësor (të shkaktuara për shembull nga pilulat e kontraceptivëve), stina e çorapeve të pambukta është ideale për t’i fshirë me lazer. Ok dhe për depilimin përfundimtar: ia vlen nëse ke lëkurë të bardhë dhe qime të errëta. Lazeri lëshon një dritë që shkatërron rrënjën e qimes brenda 6-8 seancash për 4-6 javë.

Bëj banjo turke dhe sauna. Ndihmojnë për të nxjerrë jashtë papëstërtitë dhe për të forcuar sistemin imunitar. Në dimër është më mirë e para sepse avulli i bën mirë mukozave të rrugëve të frymëmarrjes, ndërkohë që ajri i thatë i saunës mund t’i acarojë.

Ajros shtëpinë. Dhoma e gjumit duhet të jetë e freskët për mos të ç’ekuilibruar orën tënde biologjike, sepse temperatura e trupit bie kur je duke fjetur.

Bëji vetes një dhuratë në llixha ose banja të ngrohta. Lëkura vuan sepse era, i ftohti dhe mjediset e brendshme të ngrohura shumë e dehidratojnë. Llojet më të rekomanduara të ujërave janë: me squfur nëse e ke lëkurën të yndyrshme, me arsenik dhe hekur nëse është delikate dhe solfat-bikarbonat nëse është e acaruar.

Bëje efikase dietën qw je duke ndjekur me këtë lloj çaji: ziej për 3 minuta në 1 litër ujë dyzet gram fikus, njëzet gram frashër, 25 gram bar blete, 15 gram rrënjë jamballi. Pije veçmas vakteve.

Periudha prill qershor

1. Jepi me vitaminën C! Për një muaj, përveç kremit të zakonshëm, apliko në fytyrë një serum të përqendruar me vitaminë C, apo lëngun vajor që ndodhet brenda kapsulave të vitaminave C: energji e pastër për qelizat.

2. Aktivizo ngjyrën. Në vend që të rrezatohesh me llamba, për një ngjyrë të shëndetshme, kërkoji estetistes një peeling eksfoliant, një masazh për qarkullimin e gjakut dhe një trajtim me substanca nxitëse.

3. Fillo të sulmosh celulitin. Shko tek dermatologu për të zbuluar problemin tënd. ثshtë çasti i duhur për të përdorur në mënyrë konstante produkte me bazë substancash farmaceutike (si levotiroksina e shoqëruar me eskinën, e cila ka aftësinë të veprojë në thellësi, të reduktojë grumbullimin e ujit dhe yndyranve dhe lëshimin e lëkurës). Trajtimet bëhen në cikle: 4 javë kurë, 4 pauzë, pastaj përsëri 4 të tjera trajtim e me radhë.

4. Gjej plotësuesin tënd ushqimor. Që të kesh rezultate në qershor, duhet ta nisësh në prill. Zgjidh atë që është më i përshtatshëm për ty: drenazhues (ekstrakt farash rrushi, çaj jeshil, boronica); kundër fryrjes (ananas) ose kundër yndyrnave (kafeinë, fikus). Por mos i përziej kurrë integratorët: mund të reduktojnë efikasitetin e tjetrit. Këshillohu me mjekun për të shmangur kokteje të panevojshëm ose të rrezikshëm.

5. Kontrollo nishanet Pranvera është periudha kur duhet t’i kushtohemi parandalimit onkologjik, edhe të lëkurës. Lër një vizitë te dermatologu për të bërë një hartë të nishaneve dhe për të vlerësuar nëse ndonjë paraqet rrezik.

6. Shko në një spa. Lëkura, që nuk është më e sulmuar nga i ftohti dhe as nuk është ekspozuar ende në diellin e fortë, është gati për të përfituar në maksimum nga skrabi, masazhet dhe kurat hidratuese.

7. Programo 2 javë detox (në faqet e revistës ke një program të plotë detoksikimi)

Jo ushqime të skuqura, të paketuara, djathëra të stazhionuar, pjata të përpunuara, të ëmbla me krem, pana dhe çokollatë. Kujdes me kripën, e cila favorizon grumbullimin e ujërave. Kufizo çajin, kafen dhe pijet alkoolike. Zgjidh brumëra dhe oriz integral dhe fruta e perime për t’i pastruar me themel zorrët. Po gatimeve të lehta: pjekies për mishin dhe avullit për perime.

Kontrollo kondicionerin. Para majit thirr teknikun: në filtra grumbullohen pluhur dhe papastërti që mund të favorizojnë alergjitë dhe astmën.

Kujtesë për disa veprime shumë të rëndësishme

اdo ditë


Rituali i zgjimit. Kalo mbi fytyrë një tampon pambuku me ujë të aromatizuar me veti qetësuese. Pastaj përhap një krem hidratues dhe antioksidues.

Bëj një shëtitje. Forma më e lehtë për të pasur kofshë dhe vithe të tonifikuara? Ec me hap të shpejtë për nja gjysmë ore. Ose një çerek ore në mëngjes dhe një orë pasdite.

Jeto eko-fit. Ngjitu dhe zbrit një stacion më parë, mos merr ashensorin dhe mos e përdor makinën përveçse në raste të domosdoshme.

Rituali i natës së mirë. Apliko në fytyrë qumështin pastrues, masazhoje me mollëzat e gishtave dhe shpëlaje me ujë; apliko tonikun, tamponoje dhe përfundoje me kremin kundër rrudhë.

Nxirre stresin para se të flesh. Për të lënë pas shpatullave tensionet e ditës, bëj këtë ushtrim joge: ulu me këmbët e kryqëzuara, duke e mbajtur shpinën drejt, mbylle vrimën e djathtë të hundës me gishtin e madh të dorës së djathtë dhe merr frymë me vrimën e majtë të hundës , pastaj mbyll vrimën e majtë të hundës me gishtin e madh të dorës së majtë dhe merr frymë me vrimën e djathtë të hundës. Vazhdo kështu për 5 minuta.

Rregulli i pesës. Po të hash 3 racione perimesh dhe 2 frutash në ditë do e kesh më të lehtë seç e mendon: fillo në mëngjes me një frut të stinës, ha një vakt të ndërmjetëm me perime të gjalla (karota, selino, rrepa), në drekë ha perime të gatuara (spinaq, lakra, kunguj) ose një sallatë, si snack një gotë me perime të centrifuguara ose një frut dhe në darkë supë.

Nga korriku në shtator

1.Ndal peeling-ut shumë eksfoliues: e bën më të hollë epidermën që në diell rrezikon të digjet ose të mbushet me njolla. Forcoje me gommage të lehta që eleminojnë qelizat e vdekura, papastërtitë dhe yndyrën e sipërme. Ok maskave me bazë acidesh frutash dhe kremrave antioksidantë me vitaminë A dhe C, ginkgo biloba dhe ginseng: mposhtin radikalet e lira që rriten me ekspozimin në diell. اdo mbrëmje masazho bërrylat dhe gjunjtë me lëng limoni.

2. Abronxohu së brendshmi. Ndihmohu nga një integrator specifik: substancat e duhura janë betakaroteni, likopeni, luteina dhe seleni. Fillo në prill me një kapsul në ditë dhe dyfishoje dozën 15 ditë para se të ekspozohesh në diell. Vazhdoje gjatë pushimeve dhe 7 ditë pas kthimit. Nuk të pëlqejnë integratorët? Mbrohu duke ngrënë kos probiotik, që forcon mbrojtjen natyrale të lëkurës. Shto në menu karota, speca, domate, pjepër, kivi, mango: të gjitha kapin rrezet e diellit.

3. Shpalli luftë fryrjes. Apliko në vithe, kofshë dhe bark një përzierje balte termale dhe rrotullo rreth vetes një cipë transparente për 15 minuta. Pastaj bëj një banjë në vaskë ku ke hedhur gjysmë kile kripë të ashpër për drenazhim.

4. Bëj ca seanca solari. Për të shmangur sikletin e lëkurës qumështore dhe për të tharë puçrrat e fytyrës, shpinës dhe dekoltesë. Por ki parasysh se abronxatura artificiale nuk e riparon nxirjen pjesë-pjesë.

5. Ngrije tensionin Nëse ngritjet e para të temperaturës të vënë poshtë, pije këtë çaj dy herë në ditë: ziej për tre minuta 5 gram jamball, ginseng, 15 g tërshërë dhe murriz, 20 g bar mjekësor. Mbaje kanën në frigorifer.

6. Prenoto një seancë pedikyri me veti kuruese dhe estetike, duke qenë se sandalet do jenë elementi kyç i look-ut tënd. Kujdesi për këmbët do të ndihmojë edhe për të parandaluar infeksionet dhe dëmtimet e thonjve kur të veshësh përsëri këpucët.

Nga tetori në dhjetor

1. Bëj pastrime me themel. Kërko në qendrën estetike një pastrim të thellë fytyre me gommage, për të eleminuar pikat e zeza të nxitura nga dielli. ثshtë çast i përkryer për një kujdes rigjenerues me bazë acidi salicilik ose retinoli, që ta përdorësh si krem dite ose serum në mbrëmje.

Ndalo rënien e flokëve, që intensifikohet në këtë sezon. Stimulo rrënjën e flokëve, për tre muaj, duke marrë nga goja kapsula vitamine B5, B6 dhe B8, zink dhe cisteinë.
Ruaj shkëlqimin. Mund të nisësh në çdo moshë të përdorësh përbërësit aktivë që mbrojnë lëkurën nga plakja. Antioksidantët me efikas janë: vitamina A, E, C, seleni, koenzima Q10, polifenolet dhe likopeni. Dhe pi një litër ujë në ditë: kur fillon të ftohtët, nuk të vete mendja për të pirë ujë dhe rrezikon të dehidratohesh.
Fuqizo mbrojtjen. Furnizohu me ushqime të pasura me zink: peshk (zëvendëso mishin në drekë dhe darkë), drithëra (në mëngjes, por edhe makarona dhe oriz të kombinuara me perime bishtajore ose të shtuara në supa), fruta të thata. اdo 10 ditë ha një biftek mëlçie: i përmban të gjitha vitaminat e grupi B që stimulojnë formimin e antitrupave. ثmbëlsoje çajin, kafen dhe qumështin me mjaltë, është një antibakterial natyral. Ashtu si dhe hudhra që mund t’ua shtosh gatimeve (në darkë J)
Parandalo rrufën. Vaksina zvogëlon mundësinë për t’u sëmurur ose, nëse ndodh, pakëson simptomat. Për mbulim maksimal, duhet bërë brenda nëntorit.
Check-up please. Analizat dhe kontrollet për gjendjen e përgjithshme mund t’i bësh gjatë gjithë vitit, por çasti më i mirë është kur kthehesh nga pushimet, kur je në kulm të formës.
Mendo për pushime. Vërtet, në këtë periudhë sapo je kthyer, por të pushosh vetëm një herë në vit, nuk është dhe aq e shëndetshme për zemrën dhe arteriet. Prandaj, axhendën në dorë dhe shëno gjithë mundësitë (pushime zyrtare dhe fundjava të gjata) që të presin.


Dy herë në javë

Shko në palestër. Kombino aktivitetet për forcimin e muskujve që të tonifikohesh me ato kardio që të dobësohesh ose të qëndrosh e dobët. Shembull: vegla dhe vrap, joga dhe ushtrime toke.


Një herë në javë

Bëj maskë. Vendos në flokë një maskë ushqyese dhe lëre të veprojë për një çerek ore. Përfito për të bërë një peeling të lehtë në fytyrë pasuar nga një maskë pastruese nëse e ke lëkurën e yndyrshme, hidratuese nëse e ke të thatë dhe kundër rrudhave nëse të janë shfaqur ca vija. Madame Mapo iu ka furnizuar në numrat e mëparshëm me maska të shumëllojta dhe specifike e do e bëjë këtë gjë vazhdimisht. Mbaje 5-10 minuta, shpëlaje dhe përhap kremin mbi fytyrë. Nëse i ke flokët e thatë, para se të shkosh për të fjetur, vër një vaj trajtues specifik dhe mbaje gjithë natën.

Një herë në muaj

Mos harro dyllin. Vetëm në tregohesh e rregullt, qimet do rriten më ngadalë dhe më të rralla. Depilohu kur afron hëna e plotë: qimet rriten më ngadalë në fazën e ngrënies.

Dezintoksikohu Fundjavën e parë të muajit për shembull, hiq dorë nga karbohidratet (bukë, makarona, pica), ëmblsirat dhe yndyrnat shtazore dhe ushqehu me perime dhe fruta, një racion mish të bardhë ose peshk pa yndyrë me pak oriz integral në drekë dhe darkë.

Një masazh. Nuk është luks: kërkimet shkencore thonë se masazhet ulin nivelin e kortizolit, hormon i stresit dhe ulin rrezikun e sëmundjeve.


اdo tre muaj

Në palestër, ndrysho rutinë

Jo thjesht që mos të mërzitesh, por edhe sepse trupi yt mësohet me ushtrimet që nuk kanë më dhe aq efekt pastaj: regjistrohu në palestra që kanë programe të reja, ose ndrysho programin me instruktorin e palestrës tënde.

Hidh furçën e dhëmbëve

Fibrat konsumohen, përveç se mbushen me baktere, nuk pastrojnë mirë. Shënoji te bishti me një penel datën e skadencës.


Një herë në vit

Lërë orar te dentisti. Pastron gurëzat e njeh situatën.
Burimi: mapo
 
Titulli: Gjeniu i FV..

Ja si të vendosni sa më mirë produktet në frigorifer!

Sot për të mbushur frigoriferin është një privilegj. Pra, për tju ndihmuar për të mbajtur sa më mirë produktet tuaja ja disa këshilla për të vendosur produktet në frigorifer sa më mirë:

- Vezët duhet të vendoset atje ku temperatura është më e vazhdueshme, që do të thotë, në pjesën e mesme të frigoriferit. Për më tepër, edhe në qoftë se frigoriferët janë të përbërë shpesh nga një sirtar për vezë, është më mirë për ti lënë ato në paketimin e tyre origjinal, në vend që ti transferoni në sirtarin që ndodhet ne frigorifer zakonisht në derën e frigoriferit.

- Qumështi është vendosur në përgjithësi sipër mbi të gjitha kur ajo duhet vetëm të vendoset sa më të ulët të jetë e mundur, pasi poshtë është pjesa më e ftohtë e frigoriferit.

- Kremi bardhë, kosi, kosi frutave, djathi etj produkte bulmetore, duhet të vendosen gjithashtu nga fundi frigoriferit ashtu si qumështi, për të patur një temperaturë sa më të freskët dmth më konservatore.

- Vendoseni mishin e paketuar në vendin më të ftohtë të frigoriferit, në pjesën e akullt të frigoriferit pasi është një nga produktet që duhet të vendoset në një ftohtësi sa më të madhe nën 0 gradë.

- Perimet
rezistojnë më gjatë atje ku ka lagështi. Nëse frigoriferi juaj përmban rafte atëherë i vendosni në to, mqs lagështia në këto kuti rafti është më e rëndësishme. Perimet i lini mundësisht në paketimet e tyre origjinale .

- Frutat vendosen në një qeskë të mbyllur pak vetëm limonat jo nuk kanë nevojë ti vendosni në një qeskë të mbyllur.

Këshillë: mos i lani frutat dhe perimet, i lani ato vetëm kur ju do i përdorni. Uji i lejon bakteret të rritet shpejt, dhe fruta dhe perime për këtë arsye kalbet shpejt.
Përgatiti: Love
 
Titulli: Gjeniu i FV..

Si të lidhni një kravatë..

p005_1_00.jpg



Si të hiqni njollat nga mobiljet?

Druri duhet të mbrohet në kontakt me disa produkte, që mund ta prishin atë, për këtë arsye nuk duhet të mbështesni asnjëherë sipër mobiljeve shishe alkooli, detergjent amoniaku ose parfum.

Images.jpg

Por nëse është vonë dhe njolla ka marrë formën e saj, provoni ta hiqni me një perzierje alkooli dhe vaj.

Një mënyrë tjetër më e komplikuar, është ajo e përdorimit të alkoolit metilik, vendoseni pjesën që duhet të trajtoni në mënyrë vertikale dhe vërini zjarr, alkooli: duke e djegur atë nga poshtë lart. Në këtë mënyrë do të keni një trasparencë të siperfaqes, për ta mbuluar këtë vendosni llak përkatësisht për drurin.
Per te eliminuar njollat e vajit, fshijeni me një copë te njomur me trielinë .


Si të shkruajmë një ftesë dasme..

Duhet të jemi sa më origjinalë dhe sa më të thjeshtë. Ftesa e dasmës është një detaj tepër domethënës, që paraprin një nga eventet më të rëndësishme të jetës suaj.
Në ftesën që ju do të dërgoni tek të gjithë të afërmit dhe miqtë tuaj duhet të duket se sa i rëndësishëm është për ju ky event.
Ftesa duhet dërguar të paktën gjashtë javë përpara eventit te madh, në mënyrë që të ftuarit të jenë në gjendje të planifikojnë angazhimet e tyre.

Images.jpg

Hapi I
Vendosni se kush do të japë lajmin e madh të martesës, prindërit e ciftit apo vetë burri dhe gruaja.

Hapi II
Vendosni nëse ftesa juaj do të jetë formale apo joformale. Mund të përdorni një mënyrë formale të të shkruajturit si psh: ‘Z. dhe Znj. …’ apo thjesht një mënyrë të shprehuri si psh: ‘Jeni të mirëpritur’.

Hapi III
Përdorni shprehje të tipit: ‘do të na nderonte prezenca juaj’ ose shprehje më pak formale si ‘do të na pëlqente pjesëmarrja juaj’.

Hapi IV
Shkruani me rradhë emrat e gruas dhe të burrit të bashkangjitur.

Hapi V
Shkruani datën, psh: ‘E premte, 9 Gusht, 2001’

Hapi VI
Përmendni orën e ceremonisë, psh: ‘në orën 10’

Hapi VII
Përmendi saktë dhe qartë vendin duke u ndihmuar nga adresa e plotë dhe e kuptueshme..

اfare ju duhet:
Stirolaps
Letër shkrimi e thjeshtë ose e porositur
Pulla poste
Ftesë dasmash të gatëshme
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Gjeniu i FV..

Ja si të zhdukni erën e keqe të këmbëve!

  • Erë e keqe këmbësh?! Përdorimi i disa metodave natyrale bën që ju t’i shpëtoni këmbët tuaja përgjithmonë nga ky shqetësim mjaft i bezdisshëm. Këto mënyra janë efikase dhe aspak të kushtueshme…
era-e-keqe-e-kembeve-1-150x150.jpg
era-e-keqe-e-kembeve-2-150x150.jpg
era-e-keqe-e-kembeve-3-150x150.jpg
era-e-keqe-e-kembeve-4-150x150.jpg


Teknikat

Për çfarë janë të dobishme mënyrat shëruese natyrale? Për faktin se kanë qenë rezistuese gjatë gjithë kohërave. Në këtë rast ato do t’ju ndihmojë të hiqni erën e keqe të këmbëve. Padyshim që farmacitë ofrojnë shumë produkte, kremra, deodorant etj. Por shumë persona kërkojnë të përdorin të njëjtat produkte që përdornin dikur gjyshet e tyre, të cilat ishin mjaft efikase dhe të lira.

Shkaqet e erës së keqe të këmbëve


Para së gjithash është e rëndësishme të kuptoni se çfarë duhet të luftoni. Shkaqet e erës së keqe të këmbëve janë të ndryshme: mosbalancimi hormonal, këpucë të përzgjedhura në mënyrë të gabuar, si dhe aktivitet fizik intensiv. Por në 9 nga 10 raste faji është i infeksioneve fungale (të kërpudhave) që godasin këmbët. Lëkura e këmbëve shpesh ka plasaritje dhe çarje dhe këto janë shumë të dashura për bakteret e ndryshme dhe kërpudhat patogjene. Gjithashtu, te këpucët verore krijohet një “efekt serrë”, duke krijuar në këtë mënyrë një mikroklimë të ngrohtë dhe të lagësht të favorshme për rritjen e kërpudhave dhe për pasojë një erë mjaft të keqe të këmbëve.

Si të eliminoni erën e keqe të këmbëve me përbërës natyral?

Për të luftuar këtë shqetësim të bezdisshëm ekzistojnë shumë mënyra të ndryshme. Të shohim ato më efikaset.

Gjëja më kryesore është të zgjidhni këpucët e duhura për këmbët. Absolutisht ju duhet t’i ndërroni çdo ditë çorapet tuaja, edhe pse nuk mund të mbajnë një erë të keqe. Më mirë të blini çorape pambuku sesa sintetike. Ndërsa këpucët t’i blini me vrima, apo të pëlhurta, duke u dhënë mundësi këmbëve të ajrosen. Dezinfektojini këpucët për të shkatërruar bakteret e pranishme. Mos harroni higjienën personale, lajini këmbët të paktën një herë në mëngjes dhe një herë në darkë.

Recetat e gjyshes

Një nga mjetet më efektive për të luftuar erën e keqe të këmbëve është lëvorja e lisit. Me ardhjen e verës, kur problemi është edhe më i madh, këshillohet që të paktën tri herë në javë të bëni banjë të këmbëve me lëngun e zier të lëvores së lisit. Në periudhat e tjera të vitit banjat e tilla janë të dobishme për parandalimin e djersitjes së këmbëve dhe ato duhet të bëhen të paktën një herë në javë. Për ta bërë këtë, merrni 5 lugë lëkurë lisi të copëtuar dhe hidhini në një enë me 1 litër ujë dhe lërini të ziejnë për 5-8 minuta dhe më pas prisni të thahen. Hiqini veç copat e lëkurës së lisit dhe ujit që ato zien shtojini 1 tjetër litër ujë të ftohtë dhe mbajini në të këmbët për 20 minuta. Bëni kujdes se mos digjeni! Nëse nuk ju pëlqen mënyra e sipërpërmendur për t’i bërë ballë erës së keqe të këmbëve, për këtë do t’ju ndihmojë një pluhur i veçantë. Merrni disa copëza të thata të lëkurës së lisit dhe bluajini ato derisa t’i ktheni në pluhur. Përpara se të shkoni në shtrat përhapeni këtë pluhur te këmbët tuaja dhe vishni çorape. Në mëngjes hiqini çorapet dhe lajini këmbët me ujë të ftohtë pa sapun. Gjithashtu, për të larguar erën e keqe të këmbëve dhe për të kontribuar në përmirësimin e qarkullimit të gjakut ndihmon edhe pajisja që është për banjën e këmbëve apo e quajtur ndërkombëtarisht footbaths. Më mirë këtë veprim bëjeni në mëngjes. Përgatitni dy prej këtyre enëve, një të mbushur me ujë të ftohtë dhe një me ujë të nxehtë dhe hidhini atyre kripë deti (rreth 50g në 4 litra ujë). Futini fillimisht këmbët për 2 minuta tek ena me ujë të ngrohtë dhe shumë shpejt kalojini ato tek ena tjetër me ujë të ftohtë për 10 sekonda. Përsëriteni këtë proces 4-5 herë. Nëse infeksioni i kërpudhave në këmbët tuaja manifestohet me mjaft forcë dhe ju vuani nga një erë super e keqe, për të trajtuar lëkurën e këmbëve tuaja ju mund të bëni banjë këmbësh me acid acetik. Për ta bërë këtë, në një tas me 3 litra ujë të ngrohtë hidhni 5 lugë uthull që përdorni në kuzhinë. Mbajini këmbët aty për 5-6 minuta dhe më pas shpëlajini po me ujë të ngrohtë. Larja me këtë mënyrë e këmbëve në mëngjes dhe në mbrëmje do të ndihmojë për të reduktuar ndjeshëm erën e këmbëve dhe manifestimin e kërpudhave brenda 3 ditëve. Por kujdes! Disa njerëzve u mbajnë erë këmbët si uthull, ndaj për ta kjo recetë nuk është e këshillueshme, sepse do ta përkeqësonte gjendjen.
G.Shqip
 
Titulli: Gjeniu i FV..

Një lugë sheqer kundër lemzës

81801.jpg

SHBA - Në vitin 1971, mjeku Edgar Engelman kreu një studim për të gjetur nëse një lugë e vogël sheqeri ishte me të vërtetë një kurë efektive kundër lemzës. Ai mblodhi 20 pacientë te të cilët lemza zgjaste më shumë se 6 orë dhe në tetë prej tyre, u zgjaste edhe 24 orë.

Secilit prej pacientëve iu dha një lugë sheqer të bardhë (pa ujë) dhe 19 prej tyre patën përmirësim të menjëhershëm.

Andre Dubois, gastrolog nga Maryland, SHBA shkruante në “Libri i mjekut për ilaçet shtëpiake” se sheqeri përmirëson impulse nervore, të cilat më parë bënin që muskujt e diafragmës të tkurreshin vazhdimisht (duke shkaktuar lemzën).
shqiptarja.com
 

Attachments

  • 81801.jpg
    81801.jpg
    27.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Gjeniu i FV..

Si mund ta forcojmë sistemin imunitar
Ju ka ndodhur ndonjëherë të dëgjoni t’ju thonë se sistemi juaj imunitar i trupit ka rënë? اfarë nënkuptojmë me këtë shprehje? Ekspertët kanë dhënë disa mënyra se si mund ta forcojmë sistemin imunitar.

Në organizmin tonë sistemi imunitar vepron vazhdimisht duke pakësuar çdo lloj sulmi të jashtëm ose të brendshëm. Për ta ndihmuar në punën e tij mbrojtëse, ai duhet forcuar, duke pasur një edukatë të mirë të ushqyerjes dhe duke përdorur substanca që e ndihmojnë atë. Ekspertët kanë dhënë disa mënyra se si mund ta forcojmë sistemin imunitar:
- Sistemi imunitar forcohet, nëse lejon organizmin të pushojë sa duhet, forcohet nëse nuk pi ose ul ndjeshëm pirjen e duhanit dhe alkoolit.
- Veprimtaria fizike ndikon në forcimin e tij, por më mirë nëse nuk është një veprimtari fizike e ngjeshur.
- Mënyra e duhur e të ngrënit. Të bësh një jetë të rregullt duke krijuar një rutinë në veprimtaritë që kryen, ndihmon uljen e stresit që është një prej shkaqeve kryesore jopatologjike, të funksionimit të keq të sistemit imunitar.
- Shumë mendojnë që sistemi imunitar ndikon vetëm në nivel fizik, por nuk është kështu, duke qenë se trupi ynë është vetëm një prej tri elementeve të një sistemi mjaft kompleks, ku përfshihet edhe mendja, edhe emocionet. Prandaj shmangni emocionet negative: ankth, stres, frikë, kështu do ta ndihmosh të forcohet.
- Disa substanca të caktuara na ndihmojnë të forcojmë sistemin tonë imunitar. E tillë është vitamina C, e cila duhet të jetë e përditshme në organizëm. Betakaroteni që gjendet në frutat me ngjyrë të kuqe ose portokalli, kontribuon rritjen e qelizave që janë në gjendje të reagojnë ndaj infeksioneve dhe t’i luftojnë ato.
Këto që përmendëm më lart janë disa nga këshillat që kanë përcjellë ekspertët, që ne të ndihemi më mirë dhe sistemi imunitar i trupit tonë të jetë më i fortë.
 
Titulli: Gjeniu i FV..

Trajtim efektiv kundër njollave kafe (qukat) në fytyrë dhe trup

11323-300x168.jpg


Njollat kafe të lëkurës ose qukat ne gjuhën popullore, janë një problem për shumë femra. Ato shkaktohen nga 2 faktorë:
1. Ekspozimi ne diell
2. Hormone femërore, estrogjeni i cili nxit prodhimin e melaninës nga melanocitet dhe çon në një hiperpigmentim të lëkurës, kryesisht sipër buzëve dhe poshtë pjesës së syve.

Kremrat me efekt zbardhues japin rezultat vetëm kur problemi është në hapat e parë dhe trajtimi është sipërfaqësor.

Për një trajtim më të thellë duhet të konsideroni një “peeling” apo trajtime me laser. Por siç dihet, parandalimi është gjithmonë më i mirë dhe më i këshillueshëm se kurimi, prandaj evitoni ekspozimin ne diell sa më shumë të jetë e mundur dhe përdorni gjithmonë kremra mbrojtës.

Dihet se ca orare të ditës nuk janë të rrezikshme për lëkurën e fytyrës, si ato në mëngjes herët dhe në muzg, por duke qenë se kur shkojmë në plazh nuk mundemi të përqendrohemi vetëm në këto orare, një kapele, syze dhe qëndrim pa diellin pingul mbi kokë, janë këshilla efektive.

Mjekja dermatologe, Monika Fida nga QSUT, thotë se një nga problemet kryesore te kësaj periudhe verore është shfaqja e njollave kafe të cilat mbeten të pariparueshme për gjithë periudhën e vitit dhe në vazhdim.

Mjekja dermatologe, Monika Fida, pranon se shumica e femrave shqiptare përballen çdo vit me stresin për shkak të njollave që shkaktohen nga rrezet e diellit të nxehtë.

Mjekët specialistë pohojnë se në shfaqjen e njollave kafe mund të ndikojnë edhe:
- fillimi i menopauzës që lidhet me uljen e nivelit të hormoneve femërore
- nëse përdor kontraceptive kundër shtatzënisë
- nëse je shtatzënë
- disa lloje farmaceutikësh
- parfume me alkool apo produktet për mbrojtje nga mushkonjat

Atëherë, si t’i trajtojmë:

Aplikoni lëng limoni çdo darkë para se të flini, duke përshkuar pjesën e lëkurës ku gjenden qukat, apo njollat kafe. Shpëlajeni ditën tjetër në mëngjes.

Si përgatitet kjo maskë me limon

Për të, nevojiten:1 kokërr mollë (tuli i mollës), 1 kokërr limon dhe pak sodë.

Mollën e grijmë bashke me lëngun e limonit e vendosim ne fytyre ku kemi njollat dhe e lëmë për 30 minuta dhe e shpëlajmë me ujë në të cilin do të hedhim sodë buke.

Kjo maskë do të ndihmojë që lëkura juaj të jetë rrezatuese, e pastër dhe zbardhuese. /n.k/noa
 
Titulli: 25 menyra te lidhjes se shallit (VIDEO)

Une perdor European Loop! Shume komode dhe me mbron nga i ftohti shume mire..
 
Titulli: 25 menyra te lidhjes se shallit (VIDEO)

Kur jam ne nxitim per te dale e bej kete stilini '' The Europian Loop'',me plq keto dy stilet Magic trick & the waterfall.. jan shume praktik.:)

Disa menyra tjera te lidhjes se shallit...:)
[video=youtube;Ud6i-JQ5oeI]http://www.youtube.com/watch?v=Ud6i-JQ5oeI[/video]


 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top