Gara e kampioneve, Fetel e Shumaker fitojnë në Tajlandë

cent

...Lontano
Skuadra gjermane më e fortë sesa Franca, në konkurim edhe Australia e Spanja
2up3g9j.jpg

Sport, spektakël dhe biznes. Kjo mund të thuhet kur shikon shfaqjen në Bangkok të Malajzisë, ku një garë kampionësh u zhvillua mes yjeve të sporteve të shpejtësisë.
Sebastian Fetel e Mikael Shumaher ishin në përbërje të skuadrës së Gjermanisë që fitoi konkurrimin, duke lënë pas me radhë Francën, Spanjën dhe Australinë.
Krah për krah ishin Horge Lorenco i motoçiklizmit apo ish-legjenda australiane Majk Duhan.
Në gjysmëfinalen e parë, Franca fitoi ndaj Spanjës duke pasur në timon Romen Groszhan dhe Sebastian Ozhie. Për spanjollët, Lorenco ndërroi profesion duke lënë motorin e tij Jamaha për një makinë.
Gjysmëfinalja e dytë ishte mes Gjermanisë dhe Australisë. Legjenda e vjetër Majk Duhan, megjithë heroizmin, nuk përballoi dot kampionin e botës në fuqi në Formula 1, Sebastian Fetel dhe “teutonët” iu gëzuan finales.
Në përballjen përfundimtare, Fetel dhe Shumaher u treguan më të mirët. Fillimisht zbriti në pistë 7 herë kampioni i botës duke ia dalë të thyente Grozhanin, madje me më shumë se 2 sekonda diferencë.
Të njëjtën gjë bëri edhe Fetel ndaj Ozhiesë, madje edhe diferenca ishte thuajse identike. Gara e kampionëve, e quajtur zyrtarisht Kupa e Kombeve, u fitua nga dy gjermanë të shkëlqyer, personalitete të sportit që përfaqësojnë të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen e Formula 1./Abc
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top