FV Ne Vargje & Ngjyra letrare!!

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1010895_10201581715168919_994013812_n.jpg


Pershendetje te gjithe antarve te Fv!!

Kjo eshte tema e pare e hapur ne "kategorine" e forumit te letersise, ku do kemi mundesine te dashur antar/e,te sjellim krijimtarin tone origjinale ne vargje dhe zhanera te ndryshme, nen ritmet e nje konkurimi te embel dhe te kendshem forumor.
E frymezuar kjo ide, sigurisht nga krijimtarite e sjella neper temat letrare nga ju antar/e te nderuar, Stafi i FV,mendoi te krijoj nje nenforum te titulluar: "KONKURSI I LETERSISE", ku permbledhja e temave te tij do jete nen moton titulluese: "FV NE VARGJE & NGJYRA LETRARE.

Me deshiren dhe urimin qe do jete dicka e pelqyer nga ju, qe do sjelle sadopak kendshmeri, ngjyre dhe vargje shpirterore relaksuese letrare tek cdo antar i FV, do nisim ne vijim te prezantojme se si do funksionoj ky konkurs qe nga dorzimi i krijimeve e deri tek votimi dhe shpallja e fituesit.

Rregullorja permban tre pika krysore.

- Kriteret e dorezimit
- Sondazhi
- Shpallja e fituesit


Te cilat do ti gjeni te shjelluara me poshte:

1.Kriteret e Dorezimit

1. KRIJIMET tuaja duhet te dergohen brenda afatit te dorezimit. Ne qofte se dorezohen pas dates 29 ose 30 te muajit pavaresisht se konkursi mund te mos jete shpallur i hapur, dorezimi serish nuk do te konsiderohet.
Dorëzimi i krijimeve tuaja do të dergohen në posten time private : Nevertiti.
(Do ju luteshim te mos e linit per ne minute te fundit dorezimin.)
2. KRIJIMET duhet te jene SHKRIME origjinale tuajat te (Antarit/es),.
3.KRIJIMET mund te jene ne zhanera te ndryshem te letersise: POEZI, PROZE, ESE APO TREGIME TE SHKURTRA.
4.Konkursi eshte i hapur per te gjithe anetaret e forumit, si dhe stafin e forumit virtual.
5. KRIJIMET mund ti shoqeroni me nje titull qe ju deshironi ti vini krijimit tuaj. (ne te kundert gjate konkurimit ato do shoqerohen me nje numer perkates, p.sh: teksti 1,2 e me rradhe)
6.Krijimet tuaja nuk duhet te jene vendosura me pare ne forum,ne forme qe te kemi nje votim transparent,dhe pak magji qe do lexohen per here te pare ne konkursin tone.

2.Sondazhi

1.Sondazhi hapet ne date 1 te cdo muaji dhe mbyllet ne daten e fundit te muajit. ..
Eshte sondazh I hapur ku cdo anetar mund te shikoje votat qe jepen.
2.Drejtuesi i konkursit do te votoj vetem nese kemi barazim votash ne diten e fundit te votimit
3.Kur Krijimet te vihen ne sondazh, do te identifikohen vetem me ane te titullit qe ju keni zgjedhur ,ose me anen e numrave korrekt. Emri i antarit nuk do i bashakangjitet krijimit, per te pattur nje transparece sa me te larte dhe te pa-anshme gjate votimit.
4.Votat pasi jane dhene nuk mund te ndryshohen, keshtu qe cdo anetar duhet te dije se vota qe jep eshte dhe ajo perfundimtarja per te.


3.Fituesi

1.Me mbylljen e sondazhit do te shpallet teksti fitues se bashku me emrin e anetarit per cdo muaj.
2.Ne fund te vitit do te zgjidhet KRIJUESI ME I MIRE LETRAR i "FV" i vitit i cili/cila do jete ai/ajo qe ka mare me shume vota gjate gjithe vitit.


Te nderuar antar/re pasi kisha kenaqesine t'ju prezantoja rregulloren e krijuar ne bashkepunim me stafin e Fv-se, me kenaqsi me poshte po ju prezantojme titujt mujor qe do kemi si orjentim te krijmatirise se ketij konkursi deri ne fund te viti 2014.

Shkurt: Ngjyra dashurie
Mars: Dedikuar mësueses dhe nënes & Perqafime Dashurie.
Prill: Larg Vendlindjes & Udhtime Ndjenjash
Maj: Fllad Pranveror
Qershor: Buzeqeshje Feminore & Ethe Mesimore
Korrik: Kornize Kaltersie
Gusht: Copeza verore
Shtator: Trokitje vjeshtore
Tetor: Ngjyra poetike & Simfoni Gjethesh
Nentor: Atdheut tim
Dhjetor: Tinguj letrar & Endrra ime ne Sirtar.

Kjo ishte nje permbledhje nga ana e Stafit te FV, per ecurine dhe zhvillimin e ketij konkursi.
Te nderuar miq dhe mikesha te Fv, me urimin qe do ju pelqeje, dhe do jeni perkrahes qe ky konkurs letrar te marr jete dhe te kete jetegjatesi, duke na sjelle sa me shume prurjet dhe krijimet tuaja ne kete konkurs, nuk na ngelet gje tjeter vetem se t'ju falenderojme perzemersisht.

Me respekt: Stafi i FV.

Ps: Per c"do sqarim mos nguroni te na pyesni me tej.










 
Redaktimi i fundit:
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top