Fustani i zi nuk "vdes" kurrë!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Fustani i zi nuk "vdes" kurrë!
Fustani_i_zi_nuk_vdes_kurre.jpg
Kur më 1926 stilistja transgresive, Koko Shanel, e prezantoi, nuk pritej që edhe pas më shumë se 80 vjetësh do të ishte akoma një simbol. Në të vërtetë kështu ndodhi: fustani i shkurtër i zi, pa mëngë, i gjatë vetëm 70 cm, i realizuar në ngjyrën, që në atë kohë përdorej ekskluzivisht për funeralet, mbijetoi mbi gjithçka.

Edhe pse Shanel e kishte krijuar për t‘i treguar botës se ishte në zi për vdekjen e të dashurit të saj, fustani zi i puthitur
pas trupit shfaqet sot në dhjetëra pasarela nga Milano në Nju-Jork, nga Parisi në Londër. ثshtë më shumë në modë se kurrë më parë. Aq sa edhe Katie Holmes, bashkëshortja e yllit hollivudian, Tom Cruise, nuk ka dyshime. Madje, nga faqet e një reviste të famshme mode amerikane pranon se fustani më i bukur që ajo ka në gardërobë është pikërisht fustani i zi i puthitur pas trupit.

Ai simbol historik i elegancës, për të cilin dhjetëvjeçarë pas dhjetëvjeçari janë matur dizajnuesit më të mëdhenj të planetit nga Yves Saint Laurent te Balenciaga, nga Jil Sander deri te Miuçia Prada. Sepse pikërisht për thjeshtësinë që e karakterizon, fustani më i famshëm në botë është një nga veshjet më të vështira për t‘u krijuar në mënyrë të përshtatshme. Ndoshta është pikërisht për këtë që pavarësisht modave dhe tendencave, vazhdon të jetë në majë të klasifikimit si në kohërat kur gratë filluan ta vishnin edhe në mbrëmjet e veçanta, përveçse në funerale dhe kur shumë revista të specializuara mode i kushtonin faqe të tëra.

Fustan_i_Zi.jpg
Fustan i Zi


"Number one", dhe i pavdekshëm ai është më i dashuri i të gjitha kohërave . Kështu tregon një sondazh anglez ku 75 për qind e grave e zgjedhin "little black dress", apo LBD si i thonë shkurt anglosaksonët, është fustani më i rëndësishëm në historinë e veshjeve, atë që duhet ta kesh patjetër në gardërobën tënde shik. I hyrë në histori si ikonë, fustani ishte krijuar nga stilisti i famshëm Hubert de Givenchy. Modeli i fustanit që doli në ankand në Londër në dhjetor të vitit 2006 për 410 mijë sterlina në dyqanin ku u zhvilluan edhe xhirimet e filmit pëlqehet mjaft edhe nga meshkujt. Shumica e burrave të pyetur preferojnë që në mbrëmjet shik, gratë, të fejuarat, shoqet dhe mikeshat të veshin një fustan të tillë. Ndoshta i shoqëruar me një palë perla, ndoshta edhe i pashoqëruar me dorashka.
bosh.gif
RJeta
 
Te ishte mademoiselle Coco Chanel gjalle dhe te shihte qe ia kane shkruar emrin "Koko Shanel" do i ikte truri, se ishte nje femer impulsive. :D
Para ca ditesh e pashe filmin biografik te Coco Chanel(prandaj ia njoh me mire karakterin), me Shirley MacLaine qe luante rolin e legjendes se modes. Film shume shume shume shume shume i bukur.

Megjithate eshte e vertete; veshja me praktike qe te nxjerr me bukur eshte padyshim fustani i zi. Klasik, elegant dhe nuk del asnjehere nga moda.
 
yep ka lezetin e vet por nuk m'plq me perdor teper zi, rrall e per mall m'plq ma shum...
 
eshte e vertet qe sduhet te mungoje nga garderoba e asnje femre:)
 
me pelqen se me jep me te dobet :D dhe ka elegancen e vet e zeza :)
 
EDHE PSE KETO KOHET E FUNDIT NE BUTIQE KA SHUMELLOJSHMERI NGJYRASH, ESHTE SHUME E VERTETE QE FUSTANI I ZI SMUNGON ASNJEHERE . UNE PERSONALISHT FUSTANE TE ZI KAM DISA VEROR DHE DIMERORE. :ciaoo:
 
Kam dy fustane te zinj, nje modern, nje klasik.
Perfundimisht s'ka per te vdekur e zeza asnjehere.
Ka shume klas
 
Mua personalisht nuk me pelqejn edhe aq shum rrobat e zeza,po kam nje fustan te zi.E kam bler para pak kohesh.Besoj qe varet nga modeli e jo nga ngjyra nese do dalesh me e dobet-mendimi im ky.

Po nuk e kuptoj pse nuk duhet veshur ne dasma fustani i zi?
 
Sepse mbahet qe ngjyra e zez eshte per varim dhe vdekje...e dasma eshte nje eveniment i lumtur....

gJithesesi nqs i ve nje accesoir te kuq ose dicka qe te heqesh 100% te zezen hecen dhe ne dasem, ose nje shall te madhe...ose nje rip me kepuce...se di eshte zgjedhja e seciles:)
 
Ne pergjithesi me pelqen gjyra e zez si ne fustan si ne rroba
 
normale qe nuk do vdes kurre perderisa ne cdo vdekje do vazhdoni ta vishni :p
 
Fustani i zi mendoj se ne shume raste eshte shume terheqes, eshte fustani me i sofistikuar i mbremjeve ,na jep ate element finese dhe na ben me elegante, duke na ndihmuar te fshehim ate qe nuk shkon ne trupin tone :D.

Na ben te ndihemi te perkryera ne çdo situate pa u dukur kurre jashte mode. :)
 
Titulli: Fustani i zi nuk "vdes" kurrë!

Fustani i vogël i zi për çdo lloj trupi

Para 80 viteve, Coco Chanel ka shpikur rrobën e cila është bërë legjendare – fustanin e vogël të zi. Ne ju preferojmë disa variante moderne, ku secili prej tyre përshtatet me një lloj të caktuar të formës së trupit.

Fshiheni barkun


Fustani i bërë nga viskoza është zgjidhje e përkryer për adhurueset e stilit klasik. Ky material i butë bie shumë mirë, kurse ‘karnerët’ e satenit rreth qepjeve dhe flutura e madhe largojnë vëmendjen nga barku.


Këshillë shtesë: Disa detaje të stilit ‘etno’ i japin fustanit elegant një pamje krejt tjetër. Në vend të këpucëve të llakuara mbathni çizme, vejeni qaforen, e në kokë një shirit, me çka fustani solemn do të shndërrohet në një rrobë ditore që mund të bartet përditë.

Ngushtoni supet

Fustani i ngushtë përcjell linjën e trupit dhe vë në pah figurën. Femrat me supe më të gjera duhet të evitojnë fustanet me shpinë të hapur. Për to, ideale janë fustanet me mëngë të shkurtra, të cilët bëjnë që supet të duken më të ngushta.
Këshillë shtesë: Rripi i vënë në bel e thekson belin e hollë.

Fshihni ijet dhe kofshët e gjera

Nëse doni që të dukeni si damë nga filmat e vjetër hollivudianë, krahas fustanit të vogël të zi vishni çorape të ngushta, deri në bel, apo këpucë baleti. Fustani i ngushtuar nën gjinj fshehë ijet tepër të gjera.
Këshillë shtesë: Nëse në vend të këpucëve të baletit mbathni këpucë me taka të larta, atëherë stili simpatik i Audrey Hepburnit shndërrohet në një variant elegant për mbrëmje. اorapet e zeza, jo të tejdukshme, në kombinim me këpucë me rripa, ju bëjnë që të dukeni më e gjatë dhe më vitale.

Theksoni vijën e trupit

Gjinjtë tuaj të bukur do të vijnë edhe më shumë në shprehje nëse vishni fustan sateni me hapje të thellë ‘V’. Stofi i butë do t’i tregojë vijat e trupit tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Këshillë shtesë: Nëse jeni adhuruese e ekstravagantes, mblidhni flokët anash, vendosni ndonjë pupël, përdorni buzëkuq të kuq dhe do të dukeni sikur ndonjë valltare e flamengos.

aktualiteti​
 
Titulli: Fustani i zi nuk "vdes" kurrë!

ngjyra e zeze nuk del kurre nga moda...e mbi te gjitha edhe nje bulire,e nxjerr icik elegante LOL
 
Titulli: Fustani i zi nuk "vdes" kurrë!

Nuk me pelqen te vesh fustane te zi per festa/mbremje. Kjo gje eshte ndoshta e influencuar nga fakti qe ne pune ngjyrat standarde jane: E zeze, blu e erret dhe gri e erret.

Me duket sikur e 'merzisin' nje mbremje - kam deshire te shoh sa me shume ngjyra. E per me shume, fustanet elegante/klasike asnjehere nuk 'vdesin' - por ndoshta ky eshte vetem mendim personal i imi dhe stilistet e analistet e modes mendojne ndryshe.
 
Titulli: Fustani i zi nuk "vdes" kurrë!

Fustani i zi eshte zgjedhja me e leht... nuk gabon kure me te...
Pastaj varet se ca pershtatet me lekuren tende, tipin tend...dhe me trupin tend.
 
Titulli: Fustani i zi nuk "vdes" kurrë!

yyyyy fiksimi jetes time
fustanet e zi me icik te bardh
biles tani per ditlindje do me qepi nje te re mami
copen e bleva..modelin e vizatova XD
 
Titulli: Fustani i zi nuk "vdes" kurrë!

Edhe une i kam fiksim..te gjtiha rrobat ne pergjithsi..fustanet fundet !lol
 
Titulli: Fustani i zi nuk "vdes" kurrë!

Fustani i zi eshte zgjedhja me e leht... nuk gabon kure me te...
Pastaj varet se ca pershtatet me lekuren tende, tipin tend...dhe me trupin tend.

ose edhe me shpirtin tend... apo me timin :D
kur jemi tek veshja, te gjitha ngjyrat i kisha dhen per te zezen
 
Titulli: Fustani i zi nuk "vdes" kurrë!

1353694542347.jpgEdhe une jam i ktij mendimi, Fustani zi eshte i pershtatshem ne cdo rast dhe e tregon femren vertet klasike dhe sharmante..Une i adhuroj dhe i perdor gjithmone :)
 
Titulli: Fustani i zi nuk "vdes" kurrë!

574726_445140278867560_984196660_n.jpg


559139_441392965908958_1467358795_n.png


Little+Black+Dress.jpg

little-black-dress-celebrates-80th-birthday_14.jpg

micheline-dress-black-pinup-couture.jpg


black-bridal-dress-vera-wang-2010.jpg


lack-black-dress-black-hair-dress-Favim.com-138827.jpg

black-dress-shopping-info.jpg
 
Titulli: Fustani i zi nuk "vdes" kurrë!

Ngjyra ime me e preferuar... per tu dukur sa me e thjeshte, bukur dhe elegante...



28mhjwl.jpg

hepburn.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top