Frika nga Covid-19, anulohet gara e Formula 1 në Vietnam

Rrelse

🦋

Frika nga Covid-19, anulohet gara e Formula 1 në Vietnam​




Formula1-1100x620.jpg


Gara e parë historike e Formula Një në Vietnam nuk do të zhvillohet në vitin 2020.
Konfirmimi u dha nga organizatorët e eventit, të cilët e argumentuan vendimin me frikën dhe masat shtrënguese të ndërmarra për shkak të pandemisë koronavirus.
Çmimi i Madh në Hanoi fillimisht ishte parashikuar të zhvillohej në muajin prill, por pas ndalesës së sporteve në mbarë botën dhe krijimit të një kalendari të ri, ai u spostua në muajin nëntor dhe pritej konfirmimi për datën e saktë.
“Pas diskutimeve të shumta me Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit, Komitetit të Vietnamit për Sportet Motorike dhe Koorporatës së Çmimit të madh të Vietnamit, u vendos anulimi i garës së Formula Një”, thuhej në njoftimin e organizatorëve.
Sipas tyre, vendimi ishte tejet i vështirë, por i diktuar nga pasiguritë e vazhdueshme të shkaktuara nga pandemia globale, ndërsa të gjitha biletat e shitura do të rimbursohen.
Aktualisht kanë mbetur më pak se dy muaj nga mbyllja e Botërorit 2020, ndërsa anulimi i garës në Vietnam dukej i destinuar që të ndodhte. Në fakt, kur Liberty Media njoftoi zhvillimin e Çmimevetë Mëdha në Turqi, Bahrein dhe Abu Dhabi, kishte lënë të kuptohej se nuk do të kishte më kohë për zhvillimin e garave të tjera.

A2CNN
 

Attachments

  • Formula1-1100x620.jpg
    Formula1-1100x620.jpg
    101.1 KB · Shikime: 0
  • Formula1-1100x620.jpg
    Formula1-1100x620.jpg
    101.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top