French manicure me tri levizje

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Për t'u dhënë duarve një pamje sensuale dhe fine. Manikyri më i përhapur së fundmi dhe një guidë e thjeshtë me tre hapa, për ta praktikuar sa më lehtë.

French manicure është një teknikë e krijuar në Francë, por tepër e përhapur gati në të gjithë botën. E thënë më thjesht, french manicure do të thotë të "pikturosh" tho-njtë në mënyrë natyrale. Për një rezultat sa më të efektshëm dhe femëror, thonjtë duhet të jenë të hollë, veçse gjatësia duhet të jetë paksa e kursyer.

Vendosni në fillim mbi sipërfaqen e thoit një bazë transparente. Më mirë do të ishte nëse do të kishte përmbajtje mbrojtëse dhe ushqyese.

Vendosni maskat ngjitëse mbi thonj, të cilat duhet të limitojnë zonën që duhet ngjyrosur (pjesa e dalë e thoit) dhe mbuloni me maskë gjithë pjesën që mbetet pasi të keni limituar me kujdes konturin midis dy ngjyrave. Estetistet se dhe ato që kanë një dorë të stërvitur mund të bëjnë edhe pa maskat ngjitëse të thonjve, duke përfituar një rezultat edhe më natyral.

Përhapni manikyrin e bardhë mbi pjesën e thonjve të rritur dhe të limituar dhe lëreni të thahet plotësisht.
Hiqni maskën ngjitëse me kujdes. Më pas vendosni manikyrin e tejdukshëm në të gjithë gjatësinë e thoit dhe lëreni të thahet.
 
french-manicure-l.jpg


Ide e mire jane keto, cik me shtrenjt, por ia vlen sepse mund t'i besh me shpejt edhe nuk behet aq rremuje.
 
Keto maskat ngjitese disi me besdisin,skam nerva te merrem me to,duhet secilen vec e vec ta vendosesh dhe te kesh kujdes qe te jen pak a shum te gjitha te vendosura njejt.
 
Vetem kur kam kohe filloj ti bej french, sepse here te tjera i shkoj nje shtrese mat qe thahet shpejt :D Faktikisht thonjte ngjajne shume te bukur dhe te rregullt, por do durim, te thahet nje shtrese, te vendoset tjetra... dhe une per fat te keq nuk e kam :p
 
sa te shtrenjta jan keto?

£25 e kam blere une nje, por jo te bardhe fare ama se ngjan shume keq, ato te bardhet fare mund t'i gjesh me £8. Ndersa tre maniqyret ne pako jane tek £10. Nuk eshte se eshte ndonje diference e madhe jo, se te zgjat goxha kohe. Edhe rregullisht po i bere, njehere ne dy jave behen, duke pat parasysh qe enet te lahen me doreza ndryshe aha te rrofte mundimi.
 
manikyr.jpg
Një miniguidë për të zgjedhur si duhet ngjyrën e manikyrit që i bën më të bukura duart dhe këmbët



Nëse thonjtë janë të kuruar me pamje të shndritshme dhe të shëndetshme, sigurisht që përbëjnë një pikë force dhe bukurie në trupi1n e një gruaje. Produktet e sotme mund t’ju vijnë në ndihmë për zgjidhur problemet e vogla të thonjve, sidomos të atyre të brishtëve që tentojnë të thuhen. Në manikyr gjendjen substanca që forcojnë strukturën delikate të thonjve, si aminoacide vegjetale apo hidrolizues vegjetalë. Prandaj thonjtë, përveçse duken të bukur estetikisht, duke u lyer me manikyr mbrohen edhe nga agjentët e jashtëm.

Cila është ngjyra e duhur e manikyrit për duart dhe këmbët e thua, gjithmonë duke u nisur nga forma?

Manikyr i kuq i ndezur: kjo ngjyrë këshillohet për gishta të shkurtër. Të lyer me këtë ngjyrë duken më të gjatë, sidomos nëse mëson edhe të bëni disa truke siç është shtyrja e kutikulave drejt bazës së thoit dhe këta të fundit të mos priten shumë shkurt.

Manikyr rozë dhe perlë: i rekomanduar për gishtat e gjatë, këto ngjyra i japin një dimension tjetër formës së thonjve. Nxjerr në pah gjatësinë, që nuk duhet të jetë shumë e tepruar. Para se të vendosësh shtresën e manikyrit, duke qenë se ngjyrat e çelura i nxjerrin më në pah papërsosmëritë, vendos fillimisht mbi thonj një manikyr mbrojtës transparent.

Manikyr i purpurt dhe vishnje: janë tonet e përshtatshme për gishtat e shkurtër të këmbëve. Në këtë rast këto ngjyra aplikohen mbi thonj paksa të gjatë, sepse ngjyrat e ndezura i nxjerrin edhe më pah.

Manikyr violë: nëse ke një këmbë të gjerë, bëje që të duket më e zgjatur duke i limuar thonjtë në mënyrë ovale paksa të zgjatur dhe duke aplikuar manikyrin në ngjyrë violë në pjesën qendrore të thoit.

Edhe ngjyra natyrale e lëkurës është shumë e rëndësishme në zgjedhjen e tonalitetit të duhur të manikyrit. Specialistët e kësaj fushe, para se të aplikojnë manikyrin, i referohen ngjyrës së lëkurës në pjesën e brendshme të pulsit. Nëse lëkura në këtë zonë anon nga e kaltra, zgjedhja duhet të mbështetet në tonet e ftohta, ndërsa tek ngjyrat e ullinjta të lëkurës shkojnë më shumë tonet më të forta. Lëkura e bronzuar kombinohet me ngjyra solare si portokalli, e kuqe dhe reflekse sedefi. Ki parasysh që portokallia tenton të lërë një aureolë jo të këndshme në pamje të parë, prandaj më parë apliko manikyrin transparent mbi thonj.

Ke thonj të njollosur nga duhani apo nga aplikimet e herëpashershme të manikyrit? Një truk shtëpiak të vjen menjëherë në ndihmë. Futi gishtat në lëng limoni për dhjetë minuta. Ose vendosi në tretësirë kripe të trashë. Kjo metodë është e përdorshme edhe në shfryrjen e duarve.

Kujto që herë pas here t’i lësh thonjtë të marrin frymë, edhe pse manikyri krijon një barrierë mbrojtëse nga agjentët e jashtëm. Gjatë kësaj periudhe ushqeji thonj me vaj ulliri.
 
Shum her kur blen nje pal sandale te bukura, te ngelin fiksim dhe ke qef ti veshesh sa me shpejt. Por kur I vesh nuk duken dhe aq bukur, pse? Sepse thonjt e kembes duken sikur ke prashit tokat e s’kan par manekyr me sy. S’ka problem kjo gje rregullohet shum kollaj, dhe nuk ka nevoj qe te shkoni ne sallon. Esht nje proces qe nuk esht I gjat ose I veshtir, shum goca kan frik per ta provuar se mendojne qe nuk din ta bejne mire, ky esht modeli ” French” per thonjt. Vertet qe ju mund ti lyeni gishtat me nje manekyr njengjyrsh po nuk esht dhe aq fine se sa modeli French. Modeli French duket shum bukur ne gishtat e kembes dhe gishtat e duarve. Por tani bejme fjal per gishat e kembes, po se dhe procesi I duarve esht njesoj.
Ne rradh te par na duhen 3 manekyr:

  • Nje te bardh,
  • nje ngjyr nudo ose roz e hapur trasparente, keto ngjyra preferoj un dhe rekomandoj qe ti provoni dhe ju si per her te par, pastaj me von eksperimentoni me ngjyra te tejdukshme naturale.
  • dhe nje trasparente per ndricim dhe mbrojtje.
  • Qe te jeni te pregatitur duhet te kesh aceton dhe pastruse vesheve (jan shum te mira per te pastruar tualetin ose ne kete rast manekyrin).
    fillo me manekurin e bardh edhe lyej pjesen e fundit te thonjit, vazhdo me te gjith gishtat edhe kujdesohu e mundohu qe ti lyesh drejt. Neqofse gabon dhe pjesa e bardh nuk esht viz e drejt, lyeje pastrusen me aceton dhe drejto vizen.
    Leri pak te thahen gishtat pastaj lyej me ngjyren nudo ose roze e hapur, lyej te gjith gishtat dhe po deshe te duket me shum ngjyra lyej per se dyti edhe prisni qe te thahen thonjt. Se fundi lyej te gjith gishat me manekyrin per ndricim e mbrojtje, prit qe te thahen dhe keni krijuar French manicure.
 
Start with a clean slate, cut and shaped nails.
dsc09847eu2.jpg
Lyej me manekyrin e bardh, dhe sic e shikon s’ka gje neqoftese vizat nuk jan te drejta.
Start with the white polish and do the tip of the nail, it’s okay if the lines aren’t perfect. We can fix that in the next step.
dsc09848kg0.jpg
Lyej pastrusin me aceton, dhe pastro vizat e manekyrit qe te duken te drejta.
Take a Q-Tip dip it in nail polish remover and correct the white polish so it’s to your wish.
dsc09852rd6.jpg
Lyej me manekyrin nudo, ose roz re hapur. Po deshe me shum shkelqim lyej dhe nje her me nje manekyr transparent.
Finish the look with a natural color, a nude or light pink/pearl color is usually very pretty and natural. And lastly, you can add a top coat for a lasting effect and extra shine.
 
Titulli: French manicure me tri levizje

French Pedicure për mbrëmje speciale

Tani po na afrohet koha e festave dhe jemi shumë të zënë duke u përgatitur për vendet se ku do t’i frekuentojmë. Edhe pse është vështirë t’i planifikosh të gjitha gjërat në të njëjtën kohë mos harroni mbrëmjen e festës së Vitit të Ri, apo edhe Kurban Bajramin dhe pastaj Krishtlindjet. Vërtetë është kohë shumë e stresuar, sidomos për femrat të cilat nuk dëshirojnë të festojnë një festë sikurse rutinat e vazhdueshme që deri me tani kanë bërë femrat shqiptare.
Megjithatë, fustanet e bukura, sidomos ato franceze të cilat mund t’i shikoni edhe nëpër butikët e Prishtinë, këpucët perfekt që mund t’ia kombinoni një fustani të bukur, atëherë për një mashkull kanë rëndësi edhe thonjtë e femrës.
Nëse blini sandale të bukura atëherë duhet që edhe këmbë e juaj të duket e bukur. Shumë gra shqiptare deri me tani kanë përdorë lyerjen e thonjve me ngjyra të ndryshme, por modeli francez është perfekt, sidomos për ato vajza të cilat dëshirojnë të ecin me trendin e kohës.
Në radhë të parë ju duhen tri lloje manekyrash:
* Një e bardh,
* Një ngjyrë nudo ose rozë – e hapur dhe transparente. Këto ngjyra preferojnë modelet dhe rekomandohet që t’i provojnë shumica e femrave. Nëse përdorni këtë atëherë mund të eksperimentoni me ngjyra të tejdukshme dhe natyrale.
Përdorni edhe një transparente për ndriçim dhe mbrojtje.
Që të jeni të përgatitura duhet te kesh aceton dhe pastruese të veshëve (janë shumë të mira për të pastruar tualetin ose në këtë rast manikyrin).
Fillon me manikyrin e bardhë edhe lyej pjesën e fundit të thonit. Vazhdo më të gjithë gishtat edhe kujdesohu e mundohu që t’i lyesh drejt. Nëse gabon dhe pjesa e bardhë nuk është vizë e drejt, lyeje pastruesen me aceton dhe drejto vizën.
Leri pak të thahen gishtat pastaj lyej me ngjyrën nudo ose rozë të hapur. Lyej të gjithë gishtat dhe po deshe të duket më shumë ngjyra lyej për se dyti edhe prisni që të thahen thonjtë. Se fundi lyej të gjithë gishtat me manekyrin për ndriçim e mbrojtje. Prit që të thahen dhe pas kësaj keni krijuar French Manicure.
Me gishtat e lyer do të krijosh “llok”-un tënd perfekt për një mbrëmje në ndonjë restorant!
Tani keni problem gishtat e dorës. Edhe për këtë ka ilaç.
Fillo me gishtat të pastruar dhe të prerë. Lyej ata me manikyrin e bardhë. Këtu nuk ka problem edhe nëse vijat nuk janë të drejta. Me vonë lyeje manikyrin me ngjyrë nudo ose rozë të hapur. Po deshe më shumë shkëlqim lyej edhe njëherë me një manikyr transparent. Kështu keni formuar French Padicure që është moda më e përhapur e thonjve në botë…SB
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top