Fragmente te perzgjedhura

ËNDRRAT E ENGJËLLIT​

Sa preku me këmbë në tokë
ktheu në kafenenë e parë të qytetit
piu shtatëmbëdhjetë uiski skocez dhe vdiq
edhe engjëjt shohin ëndrra tmerri

Kur erdhi herën e dytë
piu nëntë vodka ruse dhe s’diti që duhet paguar
njerëzit ia prenë krahët

Që atëherë engjëlli s’guxon të flejë
ka frikë mos ëndërron njeriun.

Xh.B.
 
Dua të shkoj me atë që dua

Dua të shkoj me atë që dua.
S’dua ta di sa më kushton.
s’dua të pyes bëj a s’bëj mirë.
s’dua ta di më do a jo.
Dua të shkoj me atë që dua.

- Poezi nga Bertolt Brecht
 
….
ti ke qenë gjithmonë e lumtur
unë kam pas net
kur doja të vdisja

ti ke qenë gjithmonë e lumtur
unë kam pas net
kur nuk e di pse doja të jetoja

ty po të them moj ty
që e dije se të doja

Xh.T
 
Ndonjëherë lodhesh.. Lodhesh duke e parë veten si zhgënjehesh nga persona që i do dhe i vlerëson..!
Lodhesh duke ecur përpara me kokën lart sikur asgjë të mos kishe ndodhur, kur në fakt je e shkatërruar përbrenda..!
Lodhesh duke parë veten si ndryshon çdo ditë nga njerëzit me dy fytyra..!
Lodhesh duke vrapuar pas dikujt që nuk bën asnjë hap për të ardhur drejt teje..!
Lodhesh edhe duke pritur diçka që ndoshta s'do të vijë kurrë..!
Vjen një moment që lodhesh nga gjithçka që të rrethon, lodhesh nga padrejtësitë e kësaj jete edhe për një çast do të dëshiroje të mos kishe egzistuar kurrë. Por, jo....!
E cituar.
 
Shume e bukur, te perqafoj 🤗😘😘
 
Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte , por besoj se rrallë.

Erdhi kur e shpuri në varreza
Sypërlotur , veshur me të zeza .

Ah , tek nëna s’vinte sa ish gjallë,
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.

Një mëkat , që ndofta s’lahet kurrë,
Shkon e lan , ku nëna fle nën gurë…

Dritero Agolli
 
Kur zemra juaj merr tronditjen e një humbjeje të madhe, një pjesë e saj, mbetet e djegur përgjithmonë.
Që nga ai moment, një sinergji mbrojtëse midis zemrës dhe trurit nxitet në mendje, ku asgjë nuk ndodh më. Është nevoja e brendshme të duash të debosh një humbje të re me çdo kusht. Ti nuk heq dorë, jo nga kjo, por e shikon jetën nga një këndvështrim shumë më i menduar.
Ndodh që, instiktivisht dhe për t’u mbrojtur nga një vuajtje e re, mësohesh me zonën e rehatisë dhe aty brenda ndjehesh i mbrojtur, në paqe, i sigurt.
Jeton njesoj me guxim dhe vendosmeri te gjitha situatat e perditshme, por nuk eshte me e njejta, pasi ai krah i thyer ngadaleson dhe peshon fluturimin dhe e ben udhetimin shume me te ngadalte dhe te lodhshem.
Nuk është e vërtetë që gjithçka kalon.
Çdo gjë mbetet e gdhendur në dërrasën e shpirtit.
Çdo gjë tregon dhe mëson.
Çdo gjë ndryshon dhe kjo na ndryshon.
Carmen Pistoia
 
...po ndoshta më mirë të isha baltë,
të më jepje formën që deshe ti,
sa herë të të thyesha ndër duar,
të më bëje siç doje përsëri...

Artan Gjyzel Hasani
 
As fjalë s’kishim. Jona ish edhe heshtja:
një heshtje e gjatë dhe e egër na errte e na errte.
Dhe zor ta hiqnim qafe asaj nate
të mos vinte xixëllonja,
që digjej e digjej për ne të dy,
në buzët e tua, në sytë e mi.

Agim Spahiu
 
"Një ditë dikush do të më pyesë çfarë ishte më e mira, që unë kam bërë ndonjëherë në jetën time.
"Kam dashur!" Unë do të bërtas.
Dhe cila ishte më e keqja? "Kam dashur" - do të pëshpëris.

(Elizabeth Barbara De Sanctis)
"Ho sofferto x aver amato tanto"
 
MBYLL DEREN E KAFAZIT BOSH…

…dhe shkëputem nga bota
nuk shkruaj më libra
por kalendarë…
si veten e vras kohën
butë në mënyrën time
dhe pakuptuar dita bëhet datë
kafazët e mi nuk kanë zogj
por qiej të arratisur
nga gjoksi im
dikur zemërgjerë
dhe kujtime që s’i mbaj mend
shpallur në kërkim…

(nga “FATA MORGANA”, 2023)
©artangjyzelhasani
 
Fotografi e vjetër”
Mbaj nji lule ndër duer,
e çuditshme,
në jetën teme paska pasë dikur,
nji bahçe plot.
E në njenen dorë,
me bindje e krenari,
mbaj nji gur,
pa nënkuptime e ndrojtje,
vetëm paralajmërim ndryshimesh,
shije në ngut,
për vetëmbrojtje.
Siç duket, në jetën teme,
paska kalue naivitet dikur.
Buzëqeshi në heshtje,
e harku i thyem i këtij buzagazi,
si zbrazëtia e nji dëshire,
më ngjason me shigjetë,
e tendosun perfekt,
drejtë në shenjë, me u gjetë,
gati me u lëshue.
Siç duket, në jetën teme,
paskam pasë nji qëllim, dikur.
Shikimi jem, i zhytun,
në mëkatin shekullor,
në frutin e ndaluem,
e hija jeme, nji lojë diellore,
veshun me dyshime,
e ngopun në pritshmëri,
e rrëfime.
Siç duket, në jetën teme,
të paskam besue fort,
dikur.
Por ka nji greminë mes nesh,
e unë, i qëndroj përbri,
siç duket hala kam shpresë,
për nji takim të ri,
ngado që të jesh,
ke marrë rrugën,
të vish, e të më kesh,
o vetja jeme.
Siç duket, në ekzistencën teme,
paska kalue jetë, dikur!
"(Kiki Dimoula")
 
  • Zjarr!
Reactions: A2.
Ti më vjen me zjarr në duar
e terur, e përvëluar,
ti më vjen me zjarr në sy...

...dhe digjemi të dy.

A. S.
 
Nuk ka ndodhur kurrë që dikush ta shikojë një kalendar bosh dhe të thotë: "Mënyra më e mirë për ta kaluar këtë kohë është ta mbushësh me takime të rastësishme!" Askush, s'ka thënë kurrë: "Gjërat më të rëndësishme sot për sot janë tekat e të tjerëve!" 😁
 
Tani, duke parë pas në kohë, unë qartazi shikoj se besimi i vetëm që kisha, përveç instikteve kafshërore që motivonin jetën time, ishte besimi te perfeksioni. Por se çfraë ishte ky perfeksion dhe cili ishte qëllimi i tij, kjo ishte e paqartë për mua. Unë u përpoqa ta perfeksionoja veten intelektualisht dhe studiova çdo gjë që më doli në jetë. U përpoqa ta perfeksionoj vullnetin tim, duke i vënë vetes rregulla që i zbatoja. Perfeksionova veten fizikisht, duke bërë çdo lloj ushtrimesh, në mënyrë që të zhvilloja forcë e shkathtësi dhe kultivova qëndresë e durim, duke duruar gjithfarë vuajtjesh. Të gjitha këto i shihja si perfeksionim. Fillimi i kësaj të gjithe ishte natyrisht perfeksionimi moral, i cili është të jesh më i mirë jo para syve tanë, apo para Zotit, por para syve të njerëzve. Dhe shumë shpejt, kjo vendosmëri për të qenë më i mirë sesa të tjerët u bë një dëshirë për të qenë më i fuqishëm se të tjerët: më i famshëm, më i rëndësishëm, më i pasur!
 
Me pelqen kjo pjesa. Ama nuk jam dakort kur thote para syve te njerezve. Mendoj se ka qene motiv i gabuar si shtyse.
Mund ta hapesh per diskutim si teme te re 😁
 
Me pelqen kjo pjesa. Ama nuk jam dakort kur thote para syve te njerezve. Mendoj se ka qene motiv i gabuar si shtyse.
Mund ta hapesh per diskutim si teme te re 😁

Pjesa është ashtu si ka menduar Tolstoi në atë kohë, në atë moshë, mendime ke të cilat gjejmë apo kemi gjetur veten shumë prej nesh. Një tjetër pjesë është përshkrimi përjetimit të momenteve të tjera si ekzekutimi me prerje kokash apo humbja e vëllait.

Jo 🤗 për temën e diskutimi se kam në plan të nis pushime forumore prapë 😁

Por, nëse do ishte për temë diskutimi më e përshtatshme do ishte fabula në libër.

E lexova komentin tënd para se të dilja për kafe dhe e mora librin me vete për disa foto.

75211AAE-8EDE-4A66-AD69-7E7E46A790EC.jpeg

1602216F-D119-47E6-A54A-8C744F213011.jpeg

AC16E52A-ECAB-4D8C-85D4-93E9C287CC98.jpeg

F6E0A171-539C-40C5-AC91-F38A6218628E.jpeg

E2F0A8F6-E528-4CD7-BA73-491D1DAEF278.jpeg

DB0A9740-A583-48DA-9C7B-0AC83B2AFDE5.jpeg
64B8E212-3B70-4D13-A4EE-47E0B28FC85F.jpeg
 
Pjesa është ashtu si ka menduar Tolstoi në atë kohë, në atë moshë, mendime ke të cilat gjejmë apo kemi gjetur veten shumë prej nesh. Një tjetër pjesë është përshkrimi përjetimit të momenteve të tjera si ekzekutimi me prerje kokash apo humbja e vëllait.

Jo 🤗 për temën e diskutimi se kam në plan të nis pushime forumore prapë 😁

Por, nëse do ishte për temë diskutimi më e përshtatshme do ishte fabula në libër.

E lexova komentin tënd para se të dilja për kafe dhe e mora librin me vete për disa foto.

Shiko fotografinë 2197893

Shiko fotografinë 2197894

Shiko fotografinë 2197895

Shiko fotografinë 2197896

Shiko fotografinë 2197897

Shiko fotografinë 2197898
Shiko fotografinë 2197904
Te befte mire kafja dhe nje dite te mbare! 🤗

asfaa.jpg
from the office :D
 
PERTEJ MENDJES
takova një shokun tim të vjetër
që i ka lojtur mendja
qëkur i vdiqën prindërit
dhe i duket sikur i takon çdo ditë
por ai beson se i takon, bisedon me ta
shëtit
dhe kjo e bën të gëzuar e të qeshur
më të lumtur se mua të dëshpëruarin
e rrugëve të botës
që as lule në varret nuk u vë dot
atyre që më lindën e më rritën…
zgjat krahët në rrugë dhe njerëzit kujtojnë
se po përqafon një pemë
por ai thotë
po takoj babain
ecën rrugës e njerëzit thonë po flet me vete
por ai qesh me zë të lartë në krah të nënës së tij
te varrimi i së cilës dikur mbajta edhe një fjalim…
ika, ika tani, më thotë shoku im
i kam ftuar për darkë sonte prindërit
harrova, pardje takova edhe babain tënd
dhe u kënaqëm në muhabet
e kam pasur mësues
dhe mbahet goxha mirë...
e shoh thellë në sy
e kam zili
është i lumtur vërtet
dhe më vjen keq
që nuk kam lojtur akoma mendsh
dhe humbas kohën kot
duke lutur çdo mbrëmje Zotin
sikur t’i shihja një herë të vetme
një herë të vetme në ëndërr
të mirët e mi…
(nga "FATA MORGANA", 2023)
© artangjyzelhasani
 
Uni

Tek ty dashuri mendoja te vija
ashtu si kristali, krejt pasterti
sic isha i sapo dale placentes
mbushur 9 muaj kureshtje-cudi

Athere kur skisha turp e as frike
te tregoja miresine e shpirtit tim
te belbezoja, qeshja, qaja, thithja
me endje, gjine qe jetes mi jepte kuptim

Kur cdo gje qe levizte me bente kureshtar
ta prekja, ta shtyja pse jo ta beja dhe copash
e tashme i ritur, ma ca dekada supeve qendruar
perseri e gjej veten pak sa si te pa shtruar, duruar

Tek ty e dashur tani kam ardhur
mbushur ndjenja, te embla te bukura
te te besoj zemren dhe shpirtin
e te te them: "behu nje me mua, te dua".
 
Kush eshte @Uni o llai ?
 
Do ta kesh pare me gjiziliket blu o lla, por eshte mashkull me tre kembe ta garantoj ;):)
S besoj se do shpenzoje kohen tende te arte me unin mashkullor o lla 😛
Mos me zhgenje te lutem ...une jam prezent edhe atje ku s duhet te jem dhe atje ku u duhem te tjereve ! 😛
Jam e keqja e domosdoshme , me pak fjale ....ai qe s duhet te jem , por fatkeqesisht jam 😁
 
Ti e di qe un kurre ste kam zhgenjyer dhe prezencen tende e mirepres me cdo lloj fome e mnyre.....je nje mik i vecante te cilin e vleresoj pa mase sepse je ai qe je :)
 
Nuk eshte e vertet qe fjalet nuk vlejne..

Fjalet perkedhelin,
Gervishtin,
Shpesh here edhe vrasin..

Pastaj ka fjale qe mungojne dhe vrasin sepse nuk u thane asnjehere!!

cit
 
Nuk eshte e vertet qe fjalet nuk vlejne..

Fjalet perkedhelin,
Gervishtin,
Shpesh here edhe vrasin..

Pastaj ka fjale qe mungojne dhe vrasin sepse nuk u thane asnjehere!!

cit
Vertet apo keto fjale te thane edhe.ty ?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top