• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fragmente te perzgjedhura

Ledia

❤E❤👩‍👦‍👦❤E❤
Lejo që gjërat të thyhen
mjaf këmbëngule për t’i mbajtur ngjitur.
Lejo që njerëzit të nxehen
Lejo të të kritikojnë,
reagimi i tyre nuk është problemi jot.
Lejo që gjithçka të bjerë,
dhe mos u shqetëso për “më vonë”.
Ku do të shkoj?
Çfarë do të bëj?
Askush nuk ka humbur kurrë rrugën,
askush nuk ka mbetur pa strehim.
Ajo që është përcaktuar për të ikur,
do të ik gjithsesi.
Ajo që duhet të qëndrojë, do të qëndrojë gjithsesi.
Shumë sforcim nuk është kurrë një shenjë e mirë,
shumë sforcim është shenjë konflikti me universin.
Marrdhënie
Punë
Shtëpi
Dashuri e miqësi të mëdha
Dorëzoja gjithçka tokës dhe qiellit,
vadit kur të mundesh, lutu dhe kërce,
por pastaj lejo që të lulëzoj ajo që duhet,
e që gjethet e thara të shkëputen vet.
Ajo që largohet, lë gjithmonë hapësirë për gjëra të reja:
“Janë ligje universale “.
Dhe mos mendo kurrë se nuk do të ketë më asgjë të bukur për ty,
vetëm të duhet të mos t’i mbash më ato që duhet të shkojnë.
Vetëm kur udhëtimi yt të ketë mbaruar,
atëherë do të mbarojnë edhe mundësitë,
por deri në atë moment,
lejo që gjithçka të bjerë,
lejo të shkojnë,
lejo të jetë.

Claudia Crispolti
 

Monique

.
Staf në FV.AL
Kur je me cdokend, pervec meje
ti je me askend
Kur je me askend , pervec meje
ti je me cdokend
Ne vend qe te rrish kaq i lidhur me cdokend
behu cdokush
Kur shumohesh kaq shume , ti katandisesh ne asgje
Zbrazesh

Rumi
 

Annaana

Antarë i Respektuar
Esenini
***
Mos më shih kështu me qortim
Nuk e fsheh jo, përbuzjen për ty,
Por edhe s'ngopem me tëndin vështrim,
Me dredhinë që fsheh n'ata sy.

Ti më dukesh e çiltër, e drojtur
Dhe me gëzim më mbush kur të shoh,
Porsi dhelpra kur shtihet e ngordhur
Dhe gallofët i kap ashtu osh.

E po, kapmë, nuk trembem aspak.
Zjarri yt veç mos shuhet, platitet.
S'je e para dhe nuk janë pak,
Që mbi akullin tim përpëliten.

Nuk të dua, e dashur, ty, jo,
Je jehonë dhe hije e largët,
Përmbi sytë e tu po shikoj
Sy të tjerë, dy sy të kaltër.

Le të mos jetë ajo kaq e urtë,
Le të duket e ftohtë mermer,
Por me hapin e saj aq të nurtë
Shpirtin tim si tufan ma rrëmben.

Një të tillë s'e fut dot në kurth,
S'do ta ndjekësh dhe prapa i shkon.
Kurse ti me genjështrën shurup
Zemrën time aspak s'e helmon.

Po të hapem i drojtur pa masë,
Të përbuz ty, kjo ësht'e vërtet:
Po mos kishte skëterrë e parajsë,
Do t'i shpikte njeriu patjetër.
 

Monique

.
Staf në FV.AL
Unë nuk do të të humbas përgjithmonë,
Unë do të kem një dhimbje të qetë për ty,
një përqafim të pazakontë, një ëndërr
që nuk mbaron kurrë.

Nuk do të të kërkoj mes hijeve,
do të mahnitem, në qoftë se heshtja jote,
kur një jehonë e humbur
e kujtimit do të raportojë atë lojë
të buzëve të tua.

Unë rri. Mbi kodrina gruri tashmë
i pjekur, vjedh dritën e diellit në perëndim,
Unë përkul kokën, pas shpatullave të mia pikon një dihatje.

Kthehem, sikur të kërkoj mungesën tënde,
Shikoj atë erë që të nxit veshët,
Shtyj hapin përpara dhe në gjoks
kumbon tingulli
i nyjës së këmbës tënde.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Dashuri e thjeshtë
Ajo çka dua është një dashuri e thjeshtë.
Ata që dashurojnë thjeshtë, nuk e shohin njëri-tjetrin.
E ashpër si çizme të vjetra, dashuria e thjeshtë është thatanike, e çmendur për pasion,
dhe ka aq fëmijë sa ta merr mendja.
Mbjell puthje tre-ngjyrëshe në krejt shtëpinë,
mall vjollcë dhe i bardhë,
edhe e thjeshtë, edhe e gjallë.
Dashuria e thjeshtë është e mirë sepse nuk plaket.
Përqëndrohet në thelb, ajo që shndrit në sy është ajo që është:
Unë jam burrë, ti je grua.
Dashuria e thjeshtë nuk ushqen iluzione,
e vetmja gjë që zotëron është shpresa:
Unë dua një dashuri të thjeshtë...


A. Prado
 

Endrra

VIP
Jeta - Francis Bacon

Bota eshte flluske dhe jeta e njeriut
Nje interval i shkurter kohor;
I shkaterruar qe ne ngjizje, nga mitra
Gjer ne varr;
I mallkuar prej djepit e i mesuar nder vite
Me perkujdesje dhe lebetitje;
Ai qe ne vdekjen e brishte do te besoje,
Ne pluhur do te shkruaje, ose ne uje do te pikturoje.

Kur ende te brengosur rrojme nen meshire,
Si eshte jeta me mire?
Oborret jane shkolla pa rendesi.
Per te perkundur marrezi;
Katundet jane kthyer ne kuvli
per njerez me egersi;
Ku ka qytet te cliruar prej vest tek ne
Dhe s'mund te cilesohet me keq se te tre?

Hallet shtepiake shtratin e burrit shqetesojne,
Ose dhembje koke i shkaktojne;
Ata qe beqare jetojne, e marrin per mallkim,
Ose bien ne pikellim;
Disa deshirojne femije; ata qe i kane
renkojne
Ose deshirojne t'i largojne;
E pra, te kesh apo te mos kesh gjindje,
Nje skllaveri beqarie, apo dyfish grindje?

Dashurite t'i kenaqim ne atdhe,
Semundje eshte padyshim;
Te kapercesh detet per ne dhe te huaj,
Rrezik dhe mundim;
Luftrat me zhurme na trembin; kur ato pushojne,
me keq ne paqe jetojme;
Pra, mos duhet te qajme se kemi lindur,
Apo, qe kemi lindur per te vdekur?
 

Marla

Sapiosexual!
Thesari im

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?

Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.

Nuk ka nevojë për të trokitur
Hyr, shih, kërko, mbet’ e habitur.

Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.

Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, e fatit.

E mbushur plot është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.

Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, përfshi ty.

Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.

Janë zënkat tona dhe mëritë
Janë puthjet netëve pa dritë.

Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.

Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash në sy.

Jetët që pa ty jetova
Të tjera femra që dashurova.

Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që të kam lënë.

Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën.

Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurrë s’ti dërgova.

E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh.

E kam fshehur në fund fare
Po s’e zbulove, s’ke pare gjë fare.

Nxirre mes duarsh në shtrëngim
Atë më të shtrenjtin sendin tim.

Balsamin që plagët shëronte
kur kjo djall jete më kafshonte.

Para fytyrës ngadalë afroje
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.

E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.

Do shohësh veten, reflektim
Se ti , ishe thesari im!

Charles Baudelaire
 

Ledia

❤E❤👩‍👦‍👦❤E❤
Nuk duhet të jesh gjithçka
Nuk duhet të jesh një super Mami
Një super Grua
Një super Shtëpiake
Një super Profesioniste
Një super Grua
Sepse kur trupi yt do të të kërkoj pushim
do të jenë të pakët ata që do të kujtohen se
pate qënë gjithçka në një.
Kështu që, dil nga shtëpia
Shko të ecësh
Shko në park
Shko në palestër
Bli një panine
Shko në sallon
e fli deri vonë
Vish rrobat që do
Ji vetja
Kujdesu për veten
Duaje dhe bëje
Femija rritet,
burri ikën,
punë gjen tjetër,
shtëpia bëhet sërish pis,
por gjëndja jote emocionale..
Është e mundur që ti të mos kesh një mundësi të dytë.

Web
 

Endrra

VIP
Sa të kam dashtë
s’ke me e ditë kurrë Alda Merini

Sa të kam dashtë
s’ke me e ditë kurrë;
ma shumë se bleta
që thumbon lulen e saj,
ma fort se shiu
që njom pishat.
Të kam dashtë ndoshta
n’se m’lejohet me e thanë,
ma shumë se Zoti
e don njirin.
E për me të dashtë ma mirë
kishe dashtë me kenë e bukur
si heshtja,
ose si një sferë yjesh.
Por pronat e mia ishin
të mjera,
e dridhesha
shkërmoqesha prej pasionit
pa mujtë me ta thanë.​

Përshtati në shqip: Arjola Zadrima
 

Abisi

Staf në FV.AL

Kesaj nate me Hene te Vjeshtes


Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s’do te kish kurrsesi.
Dritero Agolli
 

Marla

Sapiosexual!
NESE NJË DITË

Nëse një ditë do të kesh dëshirë të qash, thirrmë: nuk premtoj se ke për të qeshur, por mund të qajmë bashkë...

Nëse një ditë ja del që t'ja mbathësh, pa droje më thirr: nuk di a do të të them mos shko, por mund t'ja mbathim bashkë...

Nëse një një ditë s'do të kesh dëshirë të flasësh me njeri, thirrmë: në heshtje bashkë do të rrimë....

Por nëse një ditë ti më thërret dhe unë s'përgjigjem, hidhu vrap tek unë... do të kem nevojë për ty, patjetër.

Gabriel Garcia MÁRQUEZ
 

AnaVie

I Miss you so much my dad
Kam frikë të t'shkruaj ndonjëherë
Por të të shoh e kam kureshtjen.
Çudi, kur flasim, flasim prerë
Dikush nga ne e zgjodhi heshtjen.

Ndoshta të dy, kështu mjaftohemi
Si dy bohemë me çantë në shpinë.
Dimë të rrimë larg dhe kur afrohemi
Dhe kur largohemi dimë pranë të rrimë.

BleYlli
 

Ivy

.......
"...Nuk do të ketë besnikëri tjetër veç besnikërisë ndaj Partisë. Nuk do të ketë dashuri tjetër veç dashurisë për Vëllain e Madh. Nuk do të ketë të qeshura, veç të qeshurës së triumfit mbi armikun. Nuk do të ketë as art, as letërsi, as shkencë [...] Nuk do të ekzistojë më dallimi midis të bukurës dhe të shemtuarës [...]
Nuk do të ketë kureshtje apo gëzim të jetës. Gjithe kënaqësitë konkurruese do të shkatërrohen. Por gjithmonë [...] pushteti gjithmonë ka për të qenë dehës, vazhdimisht në rritje e vazhdimisht më i rrafinuar. Përherë, në çdo çast do të ekzistojë drithma e fitores, ndjenja e shtypjes së një armiku të pafuqishëm. Nëse do një imazh të së ardhmes atëherë përfytyro një çizme të ngjeshur në fytyrën e dikujt - përjetësisht..."

George Orwell: "1984"
 

Ivy

.......
Eduardo Galeano- DËSHIRA

Një njeri gjeti llambën e Aladinit të hedhur diku. Duke qenë një lexues i mirë, ai e njohu çfarë ishte, e mori dhe e fërkoi. Papritur u shfaq magjistari brenda shishes, iu përul plot nderim njeriut dhe i tha:
- Jam në shërbimin tuaj, zotëri. Më thoni një dëshirë dhe do t’jua plotësoj. Ama duhet të jetë vetëm një dëshirë.
Duke qenë një birë i dhembshur, njeriu i tha:
- Dua të më ringjallësh nënën që më ka vdekur.
Magjistari rrudhi buzët dhe tha:
- Më vjen keq, zotëri, por këtë e kam të pamundur t’jua plotësoj. Më kërkoni diçka tjetër.
Duke qenë një tip i mirë e i zgjuar, njeriu tha:
- Dua që bota të mos harxhoj para për të vrarë njerëz.
Magjistari çudibërës u ndërdy duke gëlltitur pështymën me zor:
- Hëm... Si thatë se quhej nëna juaj?

(Në shqip nga: Bajram Karabolli)
 

Ivy

.......
I shkon pershtat vendit tone🙁

Mjafton gomari..

Një gomar ishte lidhur pas një pemë. Shejtani shkoi dhe e zgjidhi. Menjëherë, veshgjati hyri në bahçen e fqinjeve dhe filloi të hajë në të mbjellat, pa u qederosur aspak.
E vuri re gruaja e bujkut, pronarit të bahces, e cila nxorri ciften dhe e shembi veshgjatin përtokë.
I zoti i gomarit dëgjoi të shtënën dhe doli jashtë për të parë ç’kish ndodhur. Me të parë gomarin e tij të shtrirë sa gjerë- gjatë, e humbi toruan, mori çiften dhe vrau gruan e fqinjit.
Kur u kthye bujku në shtëpi dhe pa gruan e tij të vrarë, mori çiften dhe vrau të zotin e gomarit.
Shejtanin e pyeten:"Po ti çfarë bëre?!"
Ai u pergjigj:"Asgjë more. Thjesht lëshova gomarin mes njerëzve"
Prandaj, herët është thënë se, nëse dëshiron ta shkatërrosh një vend, lëshoju gomerët!
E.Fida
 

Nëse më harron…​


Nga Pablo Neruda*



Dua që të dish një gjë:

Nëse shoh hënën e kristaltë,

degën e kuqe të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,

nëse prek pranë zjarrit hirin e pakapshëm ose trupin e rrudhur të drurit,

gjithçka më çon tek ty…

Sikur aroma, dritë, metale,

të ishin anije të vogla që shkojnë

drejt ishujve të tu që më presin…



Sidoqoftë…

Nëse pak nga pak ndalon së më dashuri

do të ndaloj se dashuri pak nga pak

Nëse papritmas më harron,

mos më kërko se tashmë do të kem harruar

Nëse vendos të më lësh në breg të zemrës ku kam rrënjët,

mendo se në atë ditë, në atë kohë,

do të ngre lart krahët

dhe rrënjët e mia do të dalin për të kërkuar tokë tjetër



Por…

Nëse çdo ditë, çdo orë

me ëmbëlsi të pamëshirshme.

e ndjen se për mua je destinuar

Nëse çdo ditë çel

në buzët e tua një lule për të më kërkuar,

ah, dashuria ime

në mua i gjithë ai zjarr përsëritet,

në mua asgjë nuk shuhet as harrohet,

dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde,

dhe derisa të jetosh do të jetë në krahët e tu

pa dalë nga krahët e mia…
 
Private conversations
Help Users
    Top