Fitore per Bayern, Diego Costa “ngrin” Milanin

cent

...Lontano
Champions i skuadrave transfertë. Dy sfidat e radhës në kompeticionin Europian, i buzëqeshën sërish ekipeve udhëtuese me Bajernin e Mynihut që triumfoi 2-0 në Londër ndaj Arsenalit, e Atleticon e Madridit që mori një fitore jo shumë spektakole por gjithsesi të vlefshme në transfertën e “San Siros” me Milanin.
1osho6.jpg
19 shkurt 2013, 19 shkurt 2014. Arsenal – Bajern nuk ndryshon shumë 365 ditë më pas, me bavarezët që pothuajse e cojnë “Game Over” Championsin e “Topçinjve” , të cilët këtë herë bëhen të keqtë e vetvetes duke ndryshuar rrjedhën e një ndeshje që duket se u vu më mirë për ta, por që në fund u mbyll me fitoren e bavarezëve. Në “Emirates” një dekor gjigand i dha mirëseardhjen Arsenalit në fushë, që u përpoq ta kthente në forcë mbështetjen e tifozerisë. Sczeny në minutën e 3-të fluturoi në trekëndëshin e portës së tij, për t’i thënë jo goditjes së Krosit, ndërsa në të 6-tën, lëvizja surprizë e Wenger, Sanogo, gjeti duart e Neuer në rrugën e tij drejt golit. Neuer do të ishte protagonisti i madh dhe dy minuta më pas, kur Ozil do të fitonte një 11-metërsh për Arsenalin.

Gjermani e mori vetë përsipër, por goditi si mos më keq ndaj bashkombasit të tij, që e falenderoi duke e ndalur penalltinë. Bajerni mund të ketë qënë një makinë fitoresh nën drejtimin e Guardiolës, por mbrojtja bavareze shfaqi probleme serioze duke lejuar shpesh zbritjet e Arsenalit, që i mungonte “Topçiu” i duhur për të goditur. Ndeshja do të ndryshojë në minutën e 38-të, kur Robben pas një topi gjenial të Alabas, paraprin Scezny në dalje. Portieri e pengon. 11-metërsh dhe karton i kuq për portierin e Arsenalit. Nga pika e bardhë godet Alaba, që gjen pjesën më të pavlerë të portës, shtyllën. Me dy penallti të humbura e asnjë gol shkohet në pushim. Bajerni ka avantazhin numerik dhe përpiqet ta shfrytëzojë në maksimum atë. Në të 54-trën Kroos kërkon sërish këndin. Këtë herë në portë nuk është me Scezny por Fabianski që zgjatet por nuk arrin dot. Bajerni është përpara dhe Arsenali dorëzohet plotësisht. Gjithsesi ai që i fik përfundimisht fitilin “Topçinjve” është Muller në minutën e 87-të. 2-0 për Bajernin, që në kthim thjesht duhet të menaxhojë.

Milani luan ndoshta ndeshjen më të mirë në tre muajt e fundit në “San Siro” përballë Atleticos, por fitorja jo gjithmonë vjen atëherë kur të duhet. Kuqezinjtë të karikuar nga muzika e Champions provojnë t’ja këndojnë atë dhe Atleticos, por fati është i stonuar për ta. Në pjesën e parë, skuadra e Seedorf ndalet dy herë te shtylla nga Kaka dhe Poli ndërsa Atletico limitohet në mbrojtje, duke e konsideruar barazimin një rezultat të drejtë. Kaka përpiqet dhe në pjesën e dytë të marrë për dore Milanin por rezultati në ndryshim nga loja nuk i buzëqesh kuqezinjve. Ndëshkimin maksimal, Milani e merr në minutën e 83-të, kur nga zhvillimet e një goditje këndi, Diego Costa në shtyllën e dytë realizon golin e fitores për “Los Colchoneros”, që tashmë mund të vënë qetësisht kokën në jastek në pritje të ndeshjes së kthimit.
/S.Sport
 
Titulli: Fitore per Bayern, Diego Costa “ngrin” Milanin

Te ngrire kan qene Milano hahahah vetem zoti mundet me i pshtu pa i marr tre gola ne Madrid
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top