Festivali në RTSH: kur s’fiton një këngëtare e veshur!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues

Ky shkrimi ka qe ne dhjetor por une tani e lexova dhe me pelqeu, kshuqe e solla dhe ketu​

Festivali në RTSH: kur s’fiton një këngëtare e veshur!



Pse elita e mbetur po bën kompromis me prurjet degraduese?

Juria e Festivalit: Anxhela Peristeri(?!), Olti Curri(?!)…dhe ti mendon se emrat që do vijnë më pas janë të të njëjtit xhins, por shokohesh akoma dhe më tepër kur dëgjon se krah tyre në juri janë dhe Agim Doçi e Osman Mula.
Ç’prej këtu nis një marrëzia që vijon ta mbajë të pushtuar prej vitesh evenimentin më të madh të muzikës së lehtë shqiptare, një ndër eventet e traditës trashëguar nga komunizmi, që gjithsesi, u mundësua nga elita dhe nxorri elita. Agim Doçi dhe Osman Mula, janë dy emra prej tyre. Por jo pak dhe të tjerë. Edhe Elton Deda, i biri i Ferdinantit të madh, drejtues aristik. Pra, nuk është një festival i pushtuar tërësisht nga tallavaja dhe mediokriteti i kohës që jetojmë. Ka aty dhe emra elitarë, të cilët kanë përgjegjësinë e tyre për këtë që po ndodh.
Çfarë ndodhi në të 60-in edicion: Fitoi një këngë ritmike, në dukje e afërt me llojin që i duhet Eurosongut për konkurrim, por dhe një pocaqi e vërtetë, sidomos në tekst. Thjesht: nuk ishte këngë për Festivalin e RTSH-së. Gjithnjë, nëse ky festival, si i traditës, do duhet të ruajë, dreqi e morri, dhe një lloj tradite. Që do të thotë se duhet të ketë ca kritere të larta artistike, si dhe disa kufizime, qoftë dhe në (zh)veshje.
Por çfarë të thuash, fituesja, Ronela Hajati, është bija e një ikone të kulturës shqiptare, ish-drejtorit të RTSH-së Marash Hajati. Nuk dihet nëse do ishte gjallë do ia kish pranuar të bijës llojin e këngëve që ajo këndon.
Por çështja nuk është te ajo, te ky brez i saj, me këtë lloj palo arti që ofrojnë; është te ata që bëjnë kompromis me të, që në thelb madje e urrejnë.
S’ka kurrë mundësi që Agim Doçi, Osman Mula dhe Elton Deda ta pëlqejnë këngën fituese, ta konsiderojnë art atë lloj produkti muzikor me tekst katastrofal. Por ja që zgjedhin të bëjnë kompromis dhe nuk dihet se pse.
Sa herë afron Festivali i fundivitit në RTSH e sa herë mbarron, ky debat është: ai mbi cilësinë e këngëve, veçanërisht të teksteve, atentate të vërteta kulturore.
Por nëse doni të dini se e ka gjithë këto vite vërtet ndonjë krijim të denjë, po ka, dhe mjaft të dëgjoni tekstin; është i Agim Doçit, me muzikë të Flamur Shehut, dy emra monumentalë që s’ndodh të mos nxjerrin produke monumentale, siç kanë bërë me vite në festivale. E bënë dhe para pak vitesh, me një këngë fantastike, e cila, dramatikisht s’morri çmim. Ishte një transferim në kohë i lavdisë së dikurshme të këngës, e asaj arome e ndjesie të harruar motivesh. Një këngë me një linjë të ëmbël muzikore, të kapshme shpejt për veshin, me një tekst të ndjerë e intepretim brilant, nga një këngëtare e cila mbi të gjitha ishte e veshur. Quhej Artemisa Mithi(në foto kryesore). /tesheshi.com/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Tallet Tesheshi kur bazon fituesin tek veshja ..besoj?!
Se kjo kenge as per te kaluar naten e pare nuk eshte

Tashme e dime si funksionon eurovizioni, kemi provuar balada, kengetare te mirefillte , talente , zera , performanca dhe asgje
ishte momenti te provohej dicka ndryshe , fundja nese FIK eshte per te zgjedhur apo promovuar talentet , te heqi dore nga eskluziviteti i Eurovizionit dhe eshte kollaj ajo pune.
Por mjaft me promovime kengetaresh medioker si kjo e veshura se ma shpifi , stonature e gjalle edhe per mua qe se ngas hic muziken
 
Vetë ESC është palo arti. Të dërgosh qumësht aty ku pihet birra? 🤦🏻‍♀️
Është një gabim i madh i Shqipërisë që ka përzgjedhur FiK, për përzgjedhje të këngës për eurovizion. E para: është tjetërsuar imazhi i festivalit. E dyta: ne nuk jemi aq palo për të fituar. As me një si kënga e Ronelës.
 
Juria e Festivalit: Anxhela Peristeri(?!), Olti Curri(?!)…dhe ti mendon se emrat që do vijnë më pas janë të të njëjtit xhins, por shokohesh akoma dhe më tepër kur dëgjon se krah tyre në juri janë dhe Agim Doçi e Osman Mula.

PAradoks. pfff
 
Osmani Mula rob SERVIL sa te PD e sales sa neper RTSH per nje kothere buke si ne monizem edhe keto 33 vjet 🤦‍♂️Ngeli tek emisioni i Rudina Magjistarit ne kohe te lire!
 
Ke lezet me nigju
Metita Halili
Artiola Toska
Bujar Qamili
Artan Kola
Merita Lika - Cigani

A nese doni te shikoni dhe jo te kenaqni veshin keni kengetar te tipit Tayna
Melinda
🤬& co
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top