Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Arfenilla

Themelues i Forumit

hixhab-hijab-696x414.jpg

Mbulesa Islame jo rrallëherë është temë diskutimi nga kënde të ndryshme, nga struktura të ndryshme dhe nivele të ndryshme si vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

Edhe pse mbulesa gjendet në fe dhe kultura të ndryshme, ajo çdoherë aludon në moralin dhe dëlirësinë e gjinisë femrore.

Në jetën e përditshme femra sa më të mbuluar që e ka trupin e saj aq më të fuqishëm e ka personalitetin dhe karakterin e saj, e kjo quhet natyrë njerëzore, kurse sa më e zhveshur që është aq më shumë e humbë vlerën e saj. Bile vështirë është të gjendet në kulturën e ndonjë kombi që zhveshja është vlerë kulturore e atij kombi e i cili krenohet me të. Por mbulesa islame për dallim nga mbulesat tjera shpeshherë sulmohet dhe hidhen dyshime nga më të ndryshmet. E fundit por jo diçka e re ishte se femrat e mbuluara shqiptare po paguakan për mbulimin e kokave të tyre!!

Më pëlqej një iniciativë e vajzave shqiptare në rrjetet sociale të cilat tregonin përjetimet e tyre dhe vendimin e tyre për ta bartur një gjë jo të lehtë në ditët e sotit, dhe kjo si kundërpërgjigjeje ndaj atyre që mirren me kësi lloj spekulime.

Asesi nuk më habisin fjalët “ që këto femra paguhen për bartjen e mbulesës”, pasi që truri njerëzor funksion mbi bazën e analogjisë (krahasimit), dhe ne i identifikojmë njerëzit në bazë të regjistrimit të formës së tyre në memorien tonë, dhe nëse një njeri i ngjason tjetrit dhe është vështirë dallimi në mes tyre atëherë ne do ta thërrasim me emrin e regjistruar në memorie dhe kjo mund të jetë një përgjigjeje e saktë por edhe e gabuar.

Kështu që për derisa ka me miliona femra në botë që zhvishen për shkak të parasë, dhe bëjnë 1001 punë të ndyra për shkak të një page, atëherë në bazë të kësaj analogjie na del se vajza mund të zhvishet dhe të mbulohet për shkak të një page.

Shembuj të këtillë i kemi aktoret, ato janë në gjendje të zhvishen tërësisht por edhe të mbulohen tërësisht nëse ato paguhen, dhe kjo për shkak të një jete më luksoze dhe interesa tjera.

Por femrat në vendet shqiptare a thua nëse mbulohen, a e bëjnë një jetë luksoze?! A i përmirësohet gjendja e tyre ekonomike apo çfarë ndodhë me to? Këtë pyetje duhet ta shtroj dhe ta analizoj çdonjëri i cili dëshiron ta hap gojën e tij dhe të flas diçka rreth mbulesës islame!

Një gjë e dinë çdo e femër e mbuluar – e që rrallë ndodhë ndonjëra që të mos e ketë përjetuar – atë ditë që vendos ta vendoj mbulesën mbi kokën e saj ajo duhet ta kuptoj se mund të dëbohet nga shtëpia e saj, ta humb punën e saj, të distancohen familja dhe shoqëria prej saj, t’i ndalohet shkollimi i saj, e ndoshta edhe t’i rrezikohet jeta e saj.

Pra, kjo nuk është një fushë në të cilën mund të lëshohet çdo kush, e as një vendim që mund ta marr çdo femër, përveç asaj që e ka zemrën e mbushur me besim dhe dëshiron që ta kryej një obligim ndaj Zotit të saj edhe nëse e gjithë bota qohen kundër saj.

Pikërisht për këtë, mendoj se çdo femre të mbuluar muslimane duhet t’i përcaktohet një pagë në shoqërinë tonë, dhe nëse bashkësitë Islame nuk janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë atëherë çdo musliman i denjë do të duhej të ndaj diçka nga rroga e tij për këto femra të mbuluara. Kjo jo për shkak të mbulesës së saj, por për shkak se që nga ajo ditë që një femër e vendos mbulesën mbi kokën e saj, ajo privohet nga çdo e drejtë e saj, dhe luftohet e trajtohet çnjerëzisht nga të tjerët bile edhe nga ata/ato që “ luftojnë “ për të drejtat e femrave.

Dhe kjo “ pagë “ nuk do të ishte pagë për mbulesë, por “pagë“ për mbijetesë në mesin e një shoqërie që i ngritë antivlerat dhe i lufton vlerat e saj. Kjo gjë nuk është diçka e re, sepse shoqëritë e krishtera paguajnë tatime mujore për vajzat e tyre me mbulesa ( murgeshat ) dhe atyre u sigurohet studimi, vendbanimi dhe ushqimi deri në fund të jetës së saj, bile ndoshta edhe çmimi “Nobel“ e “Shenjtërim“ për shkak të vendimit të tyre.

Kështu që ne si shoqëri Islame nuk duhet të lejojmë asesi që femrat e mbuluar të ndjehen të keqtrajtuara dhe të përbuzura apo të përjetojnë tmerre nga më të ndryshmet për shkak të vendimit dhe besimit të tyre dhe për shkak të mbulesës së tyre, por duhet t’ua zgjasim dorën e ndihmës dhe t’i përkrahim me gjithë potencialet tona, e mos të lejojmë që injorimi institucional apo shoqërorë t’i detyrojë ato që të zbrapsen apo të heqin dorë nga e drejta e tyre dhe zgjedhja e tyre.

Mr:Rijad H. Imeri

Attachments

  • hixhab-hijab-696x414.jpg
    hixhab-hijab-696x414.jpg
    26.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Opo paguhennnnnnnn paguhennnnnnnnn mos na i shisni sikur do i beni tani

Se marr vesh tashi zhytni koken ne rere si struci e zbuloni Faqen
 
Titulli: Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Ne skemi kokerr leku,ku ti gjejme leket ti paguajme :p
 
Titulli: Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Rroga ime e vetme eshte ajo qe ngrihem cdo mengjes, le femijet, qe kur ishin bebe, shkoj ne pune si cdokush, punoj 28 dite ne muaj dhe ne fund shperblehem me nje rroge.. Edhe pse jam e mbuluar...
Mund te kete raste, mund edhe ti krijojm vet se shumices i konvenon..por asnje femer nuk paguhet per mbulesen e saj...
Mund te kete te tilla, qe te aktrojn, me qellim te arrijn ne qellimin e caktuar qe u eshte dhene nga dikush...
Po tani gjithe ne bejm pjese aty:?... Ateher i bie edhe femrat e zbuluara te marrin page... sepse edhe ato paguhen neper filma, ose per te joshur meshkuj, mos fol per me ekstremen. po a thua gjithe tjerat jane aty... sipas meje jo..
kujdes gjykimin....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Kesaj i thone ti biesh fyllit ne nje vrime, Lol.

Mori lek s'mori lek. Dhe po mori puna vet!
Shnet!
 
Titulli: Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Ahaha soul si e paske bere kshu me rime,je sh e mire :*
 
Titulli: Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Soul refehu, sa lek mer ti per mbulesen. Trego se nuk i themi askujt ne mahalle
 
Titulli: Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Mbulohen sepse nuk duan te eksitohen burrat,,, po sikur burrat nga kurioziteti te eksitohen edhe me shum?!
 
Titulli: Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Mos ja keputni kot!
Nese femrat paguhen per mbulesat ato nuk jane besimtare!
Nuk i perkasin religjionit te shendetshem mysliman!

Problemi eshte qe mbulesa ne fene myslimane imponohet si kriter nderi ne mos gaboj une,pra mos te provokoje femra!
Dhe kjo me duket nje padrejtesi e madhe ndaj gjinis femrore!
Por ama di qe femrat ne fene myslimane duke qene qe rriten ne ate kultur ne ate drejtim besimi ,nuk kam degjuar te thone qe mbajne nga zori apo detyrimi por se duan.

POr ama ne thelb ketu eshte induktimi ne rrenje i nje ideje qe per mua personalisht eshte shume gabim qe femra te mbulohet sme pelqen!
 
Titulli: Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Un po habitem cdo dit e me shum me ato se thuhen ketu nga krejt dikush qe nuk ka lidhje me fen muslimane!!sikur muslimanet te kishin ngrit keq qeshtjen e mbulese si problem ... me plot te drejt do diskutonim cdo njeri ...por jo kam ndegju ,jo po thon ...jo thundrit jo patkonit.

Muslimanet , nuk e kan fare ket problem .Kjo tradit e fes nuk eshte nga tani dhe nuk do te ndryshoj deri ne ringjallje..prandaj Kuranin ka mbet i pa cenuar ..
Un e persosa fen . Jan fjalet e Prejgamberit .
 
Titulli: Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Mbulesa nuk eshte rregulle vetem ne Islam, edhe hebraizmi dhe krishterizmi i kane keto rregulla mbi veshjen e e femres.

Nevertiti , te jesh e krishhtere e vertet duhet te ishe e veshur si murgeshat!

Origjina e veshjes islame buron nga Eva apo Hava.
 
ahhahaahaha a prape me zure ketu :p
O Ceno qendron qe dhe femra e krishter duhet te jete e mbuluar,por kjo ama nuk ndodh tashme!
Personalisht nuk e shikoj dot veten me nje veshje murgeshe!
Dhe pse i respektoj ato dhe zgjedhjen e tyre per ti sherbyer ztoti dhe prifterinjeve hahahahahahah
 
Titulli: Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Nev tashi hap pas hapi e ke Cenin derisa te shoh me burka, ndryshe ske me shpetim :p
 
Titulli: Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

ahhahaahaha a prape me zure ketu :p
O Ceno qendron qe dhe femra e krishter duhet te jete e mbuluar,por kjo ama nuk ndodh tashme!
Personalisht nuk e shikoj dot veten me nje veshje murgeshe!
Dhe pse i respektoj ato dhe zgjedhjen e tyre per ti sherbyer ztoti dhe prifterinjeve hahahahahahah

Shkrimet e tua sahere qe shkrun per parimet e fese me prekin dhe spo mund te duroj pa te cituar. :p
Pse nuk ndodhe qe femrat e krishtere, qe pretendojne te jene trashigimtaret e Nenes Mari te mos kene vesshjen si Maria? Sepse , ato kane devijuar rrugen e drejte kane zgjedhure rrugen e ideologeve Palovit ! Kurse ,muslimanet jane besimtaret e vetme qe e trashegojne Marian si ne veshje , si ne besimin drejte dhe ne cdo veper tjeter ne jeten tyre .
Ju gocat e krishtere jo vetem te krishteret i devijuat besa edhe muslimanet i rrezuat prej perandorive!

Nicktjeter, ke ne menjde ndonje shkarravine ta shkruash me frike? :p
 
ahhahahaha :) ti me me citu sa here te duash!

Tani ndoshta Cen e kane devijuar,por une u jap te drejte per kete devijim!
Personalisht e shikoj jashte llogjike te jetoj ne formen e nje gruaje qe ka jetuar shekuj me pare ne kohe!
Nuk me pelqen te imitoj askend pa le me nje jete njerzore tjeter,dhe pse quhet e shejte per nje pjese besimtaresh!
 
Edhe vete thua personalisht mendoj. Edhe une theme kur nje gje pavaresisht dekadave, shekujve , mileniumeve i reziston kohes duhet te futet logjika ne te, sepse ka loogjike .
Vajza jote per shembull eshte absurde ta imitoj nje veshje te tille fetarw. Kurse, te imtijoj veshjet e Angjelina Zholise eshte e pelqyer! Dikend do ta imitoj apo jo? Vetem varet se kend, nje aktore pornografike apo nje nene te zgjeheure si nena e nje profeti te Zotit.
 
Titulli: Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Keshtu thoshte edhe greku, ata qe pagezohen - paguhen... Tani paska rradhen turku te paguaj!!!
 
Titulli: Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Ahaha soul si e paske bere kshu me rime,je sh e mire :*
Sensuuu sa i mungojne batutat e tua forumit. haha
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top