Fedor Ivanovic Tjutcev

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Fedor I. Tjuchev qe nje shkrimtar dhe poet rus, lindur ne 5 dhjetor 1803 ne Ovstug. Qe poet dhe diplomat i rangut te lart. Jetoi ne Mynih dhe Torino ku njohu Heine dhe Shelling, packa se nuk frekuentonte jeten letrare dhe nuk vetequhej poet.
Ka shkruar 400 vepra lirike te cilat citohen shpesh ne Rusi. Poemat e pare u shkruan duke ndjekur traditen e poezive te '700. Ne vitet '30 te '800 poezite e tij u shtrine ne ambjentet romantike te Europes, por mbi te gjitha ne ambjentet gjermane. Kur flitet per te , behet fjale per liriken filozofike mendimentare, argumentet principale te se ciles qene reflektimet mbi krijesat, fatin njerezor dhe natyren. Ne vitet '40 shkroi disa vepra politike, dedikuar problemeve midis Rusise dhe vendeve perendimore. Ne vitet '50, fillon e shkruan disa lirika brilante mbi dashurine, ku ndjenja pershkruhet si tragjedi. Keto lirika u mblodhen me pas ne ciklin e Denis'eva, dedikuar te dashures se tij E.A. Deniseva. Ne vitet 60-70 dominojne poezite me trajta politike.

Poezia me e famshme e Tjuchev-it eshte "Silentium", nje ftese e hidhur per qetesi, nje dhimbje e shkaktuar nga vetdijshmeria se nje qenie nuk mundet kurre te kuptoje vertete nje tjeter qenie. Nje nga shprehjet me te fuqijshme te Tjuchev-it qe: "Mendimi ne momentin qe eshte shprehur eshte genjeshter."
Nder te tjera " Rusia nuk eshte per t'u kuptuar nga ana racionale" dhe "Nuk jemi te prire te parashikojme se si do kundervihet ajo qe sapo thame".

Shkroi shume doreshkrime politike dhe nje liber te vogel ne gjuhe frenge "Rusia dhe Anglia".


Fyodor_Tyutchev.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Përktheu: Petraq Kolevica

***
Kam njohur sy - o, ata sy!
Sa fort i desha, e di një Zot!
Kish kaq magji dhe zjarr aty,
Sa shpirtin s’mund ta shkulnja dot.

N’atë vështrim të pakuptuar
Zbulohej jeta gjer në fund.
Kish kaq pasion të përvëluar,
Kaq pikëllim sa s’ka kurrkund!

Dhe shihte rëndë, madhërishëm,
Që nën qepallat, mengadalë.
Dhe ish gazmor dhe ish i hijshëm
Dhe si një vajtje ish fatal.

Shpesh rrija shihja i mahnitur,
Por asnjëherë s’munda dot
Që ta vështroj pa u tronditur,
Ta adhuroj pa derdhur lot.
 
SHTRENGATA PRANVERORE

Perkthyer nga Agim Deshnica


Sa e dua shtrengatën sapo maji vjen,
Krismën e parë pranverore,
Sikur luan, kur furishëm shpërthen
Nëpër kaltërsinë qiellore.



Rishmas ushtojnë buçitje të reja.
Ja, shiu i imtë, pikla-pluhur lart,
Perla ujore bien nga reja,
Dielli i stolis me fije t’arta.



Nga mali përroi vrapon me rrëmbim,
Zhurmim shpendësh në pyll, heshtje s’ka.
Potere pylli, prej mali zhaurimë,
Jehona, kthen gëzueshëm gjithçka.

Perkth. 2014
 
Redaktimi i fundit:
D E T I

Sa bukur nëpër natë, o det me valë!
Këtu – shkëlqim atje – në blu dhe terr!
Në dritë të hënës, si një qenie e gjallë,
Shkrep, vezullon, ecën e frymë merr!

*

Në pambarim, në hapësirë nget.
Lëvizje, dritë, gjëmë dhe shamatë.
Shkëlqim i zbehtë derdhet mbi det…
Sa bukur – në shkretirë, nëpër natë!

*

O valë madhështore, o valë deti,
Kjo festë ç’është e për kë kremtojnë?
Suvalat sulen me rropamë e dritë,
Dhe yjet sipër ndjejnë e vështrojnë.

*

Te ky shkëlqim e te kjo trazirë,
I humbur si në ëndërr po qëndroj.
Oh, në magjinë e tyre me sa dëshirë,
Të mundja, gjithë shpirtin të mbuloj!
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top