FC Internazionale

Pe: Inter

Tiago, Shnejder dhe Kivu. Ja hajmalitë e Interit


Që kur italo-braziliani dhe holandezi janë kthyer pas dëmtimeve dhe rumuni luan si qendërmbrojtës, zikaltrit fitojnë dhe nuk pësojnë më gola

Quajini pikërisht “hajmali”! Sepse nëse një njeri nuk të ndryshon skuadrën, dy (e gjysmë) ndoshta po. Që kur Kristian Kivu është rikthyer si qendërmbrojtës dhe janë rikthyer Tiago Mota dhe Uezli Shnejder, Interi është kthyer të fitojë dhe të mos pësojë gol. Atëherë quajini “hajmali”. Pa dyshim që ka tjetër – dhe për t’u kthyer te madhështia antike e zikaltërve, rrugë duhet të përshkruajnë akoma shumë – por italo-braziliani dhe holandezi kanë karakteristika të veçanta dhe falë Klaudio Ranierit të tyre, po afrohet drejtkëndëshi i rrethit.

KOKث E FORTث I dëmtuar prej një muaji e gjysmë për shkak të një tërheqjeje të pësuar me kombëtaren, Tiago Mota është rishfaqur në Lilë, i vendosur para mbrojtjes, siç i pëlqente Leonardos, duke “zhdoganuar” Kambiason në krahun e majtë. Mota nuk do të jetë një “rrufe lufte”, por ka sensin e rolit, profesion, agresivitet, këmbë të mira, kilogramë dhe centimetra. Ato që – falë një stafi të përsosur – të dielën e lejuan të “hajë” me kokë Bredlin dhe të gjunjëzojë Sorrentinon me një goditje të bukur me kokë.

Një gol që në “San Siro” mungonte që nga 22 maji, për një total prej 331 minutash sterilitet. Një çlirim për vetë Tiagon, i cili nuk mund të qëndronte më jashtë (“E di sa ka vuajtur, e meritonte këtë kënaqësi”, – tha Zaneti) dhe që tani nuk kërkon që të ndalet më. “Më pret një sezon i gjatë, që do të mbyllet me Europianin, – shpjegon Mota. – Por në fillim dua të fitoj me Interin. Dhe fati është akoma në duart tona”.

LIDER Por edhe në këmbët e Uezli Shnejderit, që jo rastësisht ka telekomanduar mbi kokën e Tiagos topin vendimtar. Edhe ai u rikthye në Lilë. Edhe ai nuk është i klonueshëm. Duke pritur Koutinjon dhe Forlanin (që gjithsesi nuk sigurojnë të njëjtin markim), është i vetmi në organikë që lëviz mes linjave, vertikalizim loje dhe finalizim. Por para së gjithash të ngrejë ritmin e një skuadre me shumë ndalesa, pa ndryshimin e ritmit.

Uezli, i cili që në Francë ishte “bashkëpunëtor” i golit me Pacinin, të dielën krosoi një top të artë për Motën, por nxorri para portës vetëm për vetëm me Sorrentinon, Pacinin. “Që kur kam ardhur, e kam kuptuar që Shnejderi është një pikë referimi, – ka pranuar Ranieri, – edhe në stërvitje të gjithë e kërkojnë. ثshtë një kampion i plotësuar që e lexon lojën. Shokët shikojnë tek ai liderin e sulmit”.

Mث Nث FUND Nث SHTثPI Në repartin e tërhequr po ngre volumin Kristian Kivu. Rasti e do se që kur ka lëshuar polemikën e tij personale mbi faktin se si mbrojtës krahu nuk ndihet si në shtëpi, rumuni në këtë korsi nuk ka luajtur më. Ndonëse nuk u grumbullua në Katania për dhimbjet në kavilje, njeriu me kasketë, në dy ndeshjet e fundit, ka luajtur në krah të Lusios, duke drejtuar prapavijën si veteran.

“Kivu po luan shumë mirë, – shpjegon Ranieri, – dhe deri sa të kem mundësi, do ta bëj të lumtur. Por nëse do të kem nevojë për të në krahun e majtë, do të kthehet”. Ranokia dhe Samuel po rifitojnë formën e duhur dhe asnjë nuk i diskuton, por shpejtësia në rikuperim e Kivusë për forcë të gjërave, i nxjerrin në plan të dytë. Pa harruar që rumuni është edhe shumë teknik dhe mund ta nisë aksionin nga prapa. Edhe ky një hajmali dhe i veçantë në llojin e tij.



Braziliani

Për Maikonin sezoni ka filluar tani

Fitorja ndaj Kievos ka shërbyer për të shpërthyer. Te Interi janë të bindur, Maikon, i cili vjen pas një dëmtimi të gjatë, tregon rrugën që duhet ndjekur: “Kampionati ynë fillon tani. Fitorja me Kievon ishte vendimtare, tani duhet të ringjitemi në renditje pas një fillimi të vështirë. Mund të luftojmë në të gjitha frontet dhe do të punojmë shumë për këtë”. Maikon siguron edhe mbi gjendjen e tij: “Po rikuperoj formën. Kam qëndruar për shumë kohë jashtë dhe kur u riktheva herën e parë, akoma nuk isha në gjendje optimale. Tani shpresoj të jem plotësisht i riaftësuar”.



Merkato

Zikaltrit interesohen për anësorin Vargas

Interi po përpiqet të gjejë veten. Pas dy fitoreve radhazi, mes Championsit e Serisë A, trajneri Ranieri mendon për të ardhmen dhe merkaton e janarit: klubi po monitoron në veçanti katër lojtarë, të gjithë anësorë të majtë: Bastos, Armero, Vargas e Palasio.

I pari është ndjekur gjatë edhe nga Juventusi, por në fund nuk lëvizi, madje rinovoi kontratën e tij me Lionin. Për Armeron interesohen shumë klube europiane të rëndësishme, të gatshëm të nisin një ankand. Më shumë mundësi ka që të vijë Vargas, pasi peruani ka mosmarrëveshje me Fiorentinën.
 
Pe: Inter

Kastelaci shpëton Interin, polemika mbi penalltinë


Portieri zikaltër, i futur në pjesën e dytë në vend të Hulio Sezarit, pret një goditje nga pika e bardhë (e pesta kundër zikaltërve) të Denisit në fund të ndeshjes

Interi nuk ka shkuar përtej një barazimi 1-1 në transfertën ndaj Atalantës. Hero i takimit për zikaltërit ka qenë portieri Kastelaci, i cili ka pritur penalltinë e ekzekutuar nga Denis në minutën e 89’, pas faullit të shkaktuar nga Kivu ndaj Marilungos në zonën e rreptësisë. Kastelaci është aktivizuar në minutën e 46-të duke zëvendësuar Hulio Sezarin e dëmtuar. Zikaltrit e Ranierit kanë gjetur të parët avantazhin që në minutën e 32-të me anë të Shnejder, por nuk vonon shumë dhe vendasit barazojnë në minutën e 44-t me Denis.

Në pjesën e dytë, Milito nuk shfrytëzon një rast të pastër për shënim, ndërkohë që në fund, Kastelaci bën mrekullinë duke shmangur disfatën. Ideja e Ranierit për të hedhur në fushë Militon, pas dy ndeshjeve pushim ndaj Kievos dhe Lilës, nuk ka rezultuar e suksesshme për Interin. Ka qenë Zarate që ka luajtur në krah të argjentinasit, ndërkohë që Pacini e ka nisur takimin nga stoli.

Nga ana tjetër, Kolantuono ia ka besuar sulmin Moralesit dhe Denis. Fillimi i ndeshjes flet për Atalantën, e cila vë në vështirësi mbrojtjen e Interit me anë të lëvizjeve të shpejta në krah të Skelotos dhe Morales. Më pas është Zarate dhe Stankoviç që tentojnë goditjet nga distanca, të cilat nuk përfundojnë në kuadratin e portës. Në minutën e 32-të, Shnejder gjuan një top nga larg, i cili devijohet nga Cigarini dhe bën që topi të shkojë në rrjetë.

Pas momentit të avantazhit, Interi tregohet më i kujdesshëm, ndërkohë që Zarate dërgon topa në thellësi, por pa adresë. Milito gjendet shpesh i vetëm në sulm dhe nuk arrin t’i konkretizojë rastet. Në minutën e 44-t, Atalanta gjen golin e barazimit me anë të Denis, i cili gjuan me kokë dhe mposht Hulio Sezarin. Ky i fundit e mbyll me kaq takimin, si pasojë e dëmtimit në këmbën e majtë.

Në fushë hyn Kastelaci. Në pjesën e dytë shihet një Atalantë më agresive. Fillimisht është Bonaventura ai që rrezikon portën e Kastelacit dhe më pas Morales, të cilin Kivu dhe Lusio e kanë shumë vështirë ta ndalin. Në këtë pikë, Ranieri vendos të nxjerrë nga fusha Shnejderin dhe Zaraten, për të aktivizuar përkatësisht Pacinin dhe Obin. Sulmuesi italian provon në dy raste, por pa gjetur kuadratin e portës.

Pak minuta më vonë, Milito ka mundësinë për të kaluar zikaltrit e Ranierit në avantazh, por pavarësisht se është vetëm një metër larg portës, e dërgon topin jashtë. Në minutën e 89-të, Kivu shkakton një faull në zonën e rreptësisë ndaj Marilungos. Gjithsesi ekuilibrat e rezultatit nuk tronditen pasi Kastelaci tregohet vendimtar duke pritur gjuajtjen e Denis. Interi largohet me një pikë dhe qan klasifikimin, ndërkohë që Atalanta ka konfirmuar edhe një herë formë e saj të mirë.



Trajneri

Ranieri: Janë pesë 11-metërsha dhe asnjë i qartë!

Interi ka kontestuar penalltinë që arbitri akordoi në favor të Atalantës: “Arbitri kryesor fillimisht nuk e akordoi, nuk e mori përsipër këtë përgjegjësi, ishte anësori që e detyroi të merrte një vendim të tillë. Kini durim, kështu ka për të vajtur ky vit,- ka thënë Ranieri. – Kjo është penalltia e pestë që na akordohet gjatë këtyre tetë javëve dhe kjo gjë nuk përbën një lajm tashmë. Asnjëra s’ka qenë e qartë. Po largohem i kënaqur me një pikë, edhe pse dëshironim tri pikët”.

Paolilo, administratori i deleguar zikaltër, tha: “ثshtë bërë e rrugës që të akordojnë penallti kundër Interit, pesë të tilla në tetë ndeshje, më duket një rekord. Por më tepër më shqetëson fakti që të gjitha këto penallti kanë qenë të dyshimta”. Ndërkohë, Ranieri ka analizuar ndeshjen duke thënë: “Pashë një Inter të mirë kundër një skuadre që po kalon një formë të shkëlqyer. Bëmë një ndeshje të mirë, pësuam gol në minutën e 45-të me anë të gjuajtjes së vetme që ata bënë.

Edhe në pjesën e dytë bëmë gjithçka që duhej të bënim kundër një skuadre të shëndetshme. Jam i kënaqur me ndeshjen që zhvilluan lojtarët, duhet të vazhdojmë kështu. Ishte një ndeshje, të cilën e morëm në dorë. Po largohemi me një pikë, gjithsesi ajo çka më kënaq më shumë, është ndeshja që zhvillua. Donim tri pikët që ta përballonim me shpirtin e duhur takimin me Juven, gjithsesi pavarësisht kësaj, do jemi të motivuar.

Edhe Juventusi po kalon një formë të mirë, luan mirë, do të jetë një provim i vështirë për ne. Hulio Sezar? Pati një problem në kofshën e majtë në përfundim të pjesës së parë, gjithsesi do ta vlerësojmë më mirë nesër situatën”. Mbi Militon: “Mund t’i ndodhë çdo sulmuesi, topi iu përplas në gjoks dhe fluturoi jashtë. Gjithsesi është një kampion, shumë shpejt do të zhbllokohet”.
 
Pe: Inter

Morati: Penalltia? Një rastësi që po bëhet e bezdisshme


Presidenti i Interit është kthyer të kritikojë arbitrat pas penalltisë së pësuar në ndeshjen kundër Atalantës të mërkurën në mbrëmje

Presidenti Masimo Morati, pas penalltisë që i është dhënë Interit kundër Atalantës ka folur për arbitrat: “ثshtë e kotë të shqetësohemi, sepse tashmë ka ndodhur. Arbitri i ndeshjes është shumë i aftë dhe episodi ka qenë një rastësi. Sigurisht është një rastësi që kur ndodh pesë herë radhazi bëhet e ‘bezdisshme’”. Një kritikë edhe për Militon: “Nuk më është dukur në formë”, ka thënë presidenti zikaltër.

Në lidhje me ankesat e administratorit të deleguar të Interit Paolilo, Morati ka shpjeguar se”ka folur në mënyrë instiktive, por nuk ka thënë një gjë të gabuar”. ثshtë normale që me këto problem, ndeshja Inter-Juventus të bëhet akoma më delikate, me zikaltrit të nervozuar dhe të detyruar, nga renditja, të marrin tri pikët: “Inter-Juventus një mundësi për revansh?

Jo, Inter-Juve është derbi i famshëm i Italisë, një takim interesant për të parë formën e të dy skuadrave, rendimentin e tyre, për të kuptuar se si do të vazhdojë kampionati. Sigurisht pikët janë të rëndësishme edhe në këtë ndeshje, por nuk besoj se mund të flitet për revansh, si nga njëra anë ashtu edhe nga tjetra”. Në fund, gjithsesi, për mënyrën se si kanë shkuar gjërat, ndoshta një pikë në Bergamo nuk është për t’u hedhur poshtë.

“Mua më duket se skuadra nuk ka luajtur keq, – ka thënë Morati, – kemi gabuar pak në sulm. Skuadra ka luajtur, ka kontrolluar takimin, por ka munguar finalizimi”. Në këtë aspekt, “notat” e Moratit kanë ngelur në klasë Militon dhe kanë kaluar Shnejderin e Obin: “Uezli është ai që mund të ndryshojë ndeshjen? Kjo thuhet gjithmonë. Shnejder sigurisht i jep më shumë shpejtësi manovrës sulmuese.

Por të gjithë marrin pjesë, nuk mund të them se kundër Atalantës, me përjashtim të ndonjërit, ajo e jona ka qenë një skuadër ku lojtarët kanë luajtur keq individualisht. Mund të ketë patur disa gabime, por skuadra sinqerisht më është dukur në rritje dhe Shnejderi është një lojtar që e qarkullon topin shumë shpejt. Edhe Obi e bën një gjë të tillë”, ka shtuar presidenti i Interit. Morali: çfarë i mungon Interit për t’u ringritur në renditje? “Pikët”.



Mesfushori

Stankoviç: Me Juven duhet të fitojmë me çdo kusht

Tek Interi ka zhgënjim për barazimin me Atalantën. Por nesër është ndeshja kundër Juventusit të Antonio Kontes. Një sfidë që, prej vitesh, por akoma më shumë pas “Calciopoli”-t, futbollistët e ndjejnë më shumë se të tjerat. Dejan Stankoviç thotë: “E ndjej shumë ndeshjen kundër Juventusit për shkak të atmosferës që ekziston midis dy skuadrave. Ne jemi të përgatitur për të luajtur me mentalitetin e duhur, por e di se për të fituar do të duhet një Inter i madh.

Atalanta? Penalltia që na kanë dhënë kundër nuk më ka bindur, por është një periudhë që gjërat nuk shkojnë mirë”. Të njëjtin mendim ka edhe braziliani Maikon: “Kundër Juventusit do të jetë një ndeshje e vështirë, por nëse duam t’i afrohemi kreut të renditjes duhet të fitojmë me çdo kusht. ثshtë për të ardhur keq për barazimin me Atalantën, kemi shpërdoruar shumë raste”.



Sulmuesi

Milito e pranon: Po kaloj një moment negativ

Diego Milito ka folur për gabimin e bërë në ndeshjen kundër Atalantës, në pjesën e dytë. Argjentinasi, ka folur për momentin jo të mirë që po kalon dhe për golin që nuk do të vijë: “Të mërkurën ka ardhur një pasim shumë i mirë nga Maikon, por unë kam shkuar shumë përpara dhe nuk kam pasur mundësi të manovroja siç duhet kam dashur ta dëroj në rrjetë me gjoks por ëështë ngritur lart, – ka thënë sulmuesi i Interit.

Nuk është një moment i mirë, ka qenë një gabimi i mi, për momentin nuk mund të bëj asgjë, duhet vetëm të shikoj përpara. Natyrisht jam i zemëruar, fatkeqësisht për sulmuesit ka edhe momente të tilla, por në bazë të eksperiencës që kam duhet të qëndroj i qetë, i ekuilibruar, kam besim, jam mirë, do të kërkoj të ringrihem. E rëndësihme tani është që të jem mirë fizikisht”, – e mbyll qendërsulmuesi argjentinas.



Portieri

Hulio Sezar, një muaj larg fushave

Tërheqje e gradës së dytë në kofshën e majtë. Ky ka qenë rezultati i analizave, të cilave u është nënshtruar portieri i Interit, Hulio Sezar, pas dëmtimit, që e ka detyruar të dalë nga fusha në ndeshjen e barazuar me Atalantën. Braziliani sigurisht nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e “San Siros” kundër Juventusit, nesër në mbrëmje, dhe pritet të rikthehet përsëri në fushë pas një muaji.



اezena, shumë zhurmë për një penallti

Episodi i parë në ndeshjen kundër Kaljarit ka treguar se diçka nuk shkon midis ekipit bardhezi dhe trajnerit Xhiampaolo

Tifozëve që ishin në shkallët e stadiumit “Manuci” nuk do t’i jetë dukur i vërtetë episodi i zhvilluar midis Gezal dhe Xhiampaolos në rastin e penalltisë në favor të اezenës në ndeshjen kunder Kaljarit. Trajneri i skuadrës vendase (siç ka pranuar) nuk kishte përcaktuar një lojtar për gjuajtjen e penalltive në rast se do të mungonte Mutu dhe i ka bërë të ditur ekipit, vetëm në momentin e penalltisë, se zëvendësuesi i rumunit duhej të ishte Kandreva.

Ky i fundit i ka kërkuar Gezalit ta gjuante penalltinë në mënyrë që sulmuesi të zhbllokohej por trajneri, duke e konsideruar algjerianin jo në formë, ka kërcyer në këmbë dke bërtitur “Kandrava! Kandreva!” duke e detyruar mesfushorin të merrte përsipër përgjegjësinë. Në këtë rrëmujë është futur edhe Eder (edhe ai pa asnjë gol në këtë sezon) që me dinakëri ka kërkuar të gjuajë penalltinë.

Katër minuta të gjata, në të cilat është parë një skenë tragjikomike: Xhiampaolo që ka dalë nga zona e tij dhe ka shkuar pothuajse tek ajo e Kaljarit, i mbajtur me forcë nga arbitri i katërt Merkiori dhe nga menaxheri i skuadrës së romanjolëve Terosi, Gezal që bënte sikur nuk dëgjonte, Eder që kërkonte të vidhte penalltinë, me Kandrevën në fillim të habitur dhe më pas të nervozuar, që në fund ka goditur dhe ka shënuar një nga penalltitë më të sikletshme të karrierës së tij.

Gjyqtari i ndeshjes Doveri nuk ka mundur të bëjë gjë tjetër veçse të përjashtontë Xhiampaolon, por situata e krijuar në fushë dhe deklaratat në përfundim të ndeshjes kanë nxjerrë në pah gjithë nervozizmin te skuadra e اezenës. Një skuadër e Serisë A që nuk përcakton një lojtar për penalltitë, një trajner që kërcënon unitetin e lojtarëve, nuk janë simptoma të një atmosfhere ideale.

Zërat flasin edhe për dollape të thyer në dhomat e zhveshjes. Kandreva, në intervistat në fundin e ndeshjes, ka shpjeguar atë që ka ndodhur (“Nuk ishte përcaktuar kush do ta gjuante penalltinë dhe unë doja që Gezal të zhbllokohej sepse kishte nevojë”) duke konfirmuar paqartësinë e madhe që është krijuar në fushën e lojës. Pozicioni i Xhiampaolos nuk është aspak i sigurtë dhe ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për ish-teknikun e Katanias.
 
Pe: Inter

Guardiola drejt Interit, Barcelona në alarm


Shtohen zërat që e shohin trajnerin spanjoll në stolin zikaltër për sezonin e ardhshëm. Presidenti Morati mohon: Nuk jam takuar absolutisht me Pepin”

Lajmi kërcënues që raportohet nga Italia ka vënë në panik drejtuesit e Barcelonës, ndërkohë që Karleto Macone, një mik i vjetër i Pep, ka deklaruar: “Guardiola mund të firmosë për sa të dojë, për dy, tre apo dhe katër vjet”. Pak a shumë një deklaratë e tillë ka shërbyer si ultimatum, pasi Interi është duke bërë hapa para dhe është gati ta mbulojë me ar teknikun katalanas.

Pas më shumë se dy vjet insistimesh nga ana e zikaltërve, ky mund të jetë momenti i duhur. Por Masimo Morati, i cili dikur do të ndikonte për ardhjen e Pep tek Breshia, ka përgënjeshtruar gjithçka. Presidenti zikaltër ka shpjeguar se nuk ka pasur kurrë një takim me të: “Absolutisht që jo, edhe mua më kanë pyetur, por absolutisht që jo, nuk jemi parë deri tani”.

ALARMI Masimo Morati kërkon me çdo kusht Pep Guardiolën dhe nuk ka ndër mend të heqë dorë nga kjo ide. Nga ana tjetër, Barcelona, e cila është “trembur” pas spekullimeve për një largim të mundshëm të tij tek Interi, është gati t’i ofrojë teknikut një rinovim kontrate. Barcelona kërkon ta vërë Guardiolën përballë një përgjegjësie.

Ata kanë gati një kontratë për të dhe mungon vetëm firma. Nëse nuk do të arrihet një akord, atëherë faji do të jetë vetëm i Pepit. Problemi qëndron tek Guardiola, i cili duket se është “ngopur” me triumfet e arritura tek Barcelona dhe kërkon të provojë aventura të reja. Një nga opsionet më të mundshme për të do të ishte Interi.

Në muajt e ardhshëm tekniku spanjoll pritet të zhvillojë një takim me të deleguarit e klubit zikaltër, të cilët do të mundohen të shmangin çdo lloj refuzimi nga ana e tij. E ardhmja e tij interiste tashmë është vendosur, të paktën derisa Guardiola të mos ndërrojë mendje duke firmosur rinovimin e kontratës tek Barça.

CALCIOPOLI Masimo Morati i është përgjigjur me kundërsulme çështjes rreth titullit të 2006-s: “Ta dorëzojmë? As që më shkon në mendje diçka e tillë”. Më pas e ka cilësuar kërkesën për dëmshpërbilim (443 milionë euro) nga ana e Juventusit si “qesharake”. Juventusi i ka paraqitur një kërkesë për dëmshpërblim gjykatës së Lacios për sjelljen jo të hijshme të Federatës Italiane të Futbollit ndaj klubit bardhezi që nga 2006 deri në 2011.

Klubi torinez ka denoncuar mungesën e një trajtimi të barabartë në proçedurat e ndjekura si dhe i konsideron si të jashtëligjshme veprimet e ndërmarra ndaj tij. Bardhezinjtë kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara, të cilat sipas tyre, kapin shifrën e qindra milionë eurove.

Kjo kërkesë ka ardhur vetëm një javë pas vendimit të shkallës së parë, që është dhënë gjatë proçesit penal në gjykatën e Napolit. “Zonja e vjetër” është hedhur në gjyq si përgjegjëse civile sipas detyrimit strikt. Komisioni gjyqësor i kryesuar nga gjykatësja Tereza Kasoria, ka bërë të ditur faktet, të cilat kanë çuar në dhënien e këtij dënimi për klubin bardhezi, përfshi si fajtor edhe ish-drejtuesin e Juventusit, Luçiano Moxhi.

“OVER 30” Sa i përket merkartos së janarit, presidenti i zikaltërve, Masimo Morati, ka premtuar se do të bëjë goditje vendimtare, jo vetëm si pasojë e nevojave që skuadra ka për të rritur shifrat teknike, të cilat pritet t’i japin një shtysë drejt luftës për titull, por edhe për t’i dhënë një rinvomim moshës së skuadrës, e cila sa vjen edhe plaket.

Gjithsesi Moratin nuk është se e ka shqetësuar shumë problemi i moshës: “Një skuadër e ndarë mes të rinjve dhe “pleqve”, pa praninë e një gjenerate lojtarësh të moshës mesatare? Nuk shqetësohem shumë për këtë pasi lojtarët tanë më të mirë janë të moshës 30 vjet ose pak më shumë.

Do të ishte ndryshe nëse do ishin 38, edhe pse ata që janë 38 vjeç (si Zaneti), kanë treguar se vrapojnë më shumë…Gjithsesi mendoj se është e drejtë të mbështetemi tek të rinjtë. Jam i bindur që në janar do të ndërhyjmë duke bërë përforcime”.
 
Pe: Inter

Zaneti beson: Jemi gati për përmbysjen

Përgatiti: Erion ABULE

Kapiteni zikaltër shpjegon strategjinë e tij për të rikuperuar terren në kampionat dhe “sponsorizon” ardhjen e Tevezit: “Sigurisht që është një lojtar për Interin”

Asnjë problem në rast të rikthimit të Mario Balotelit. “Regjia dhe muzika” e kapitenit zikaltër Havier Zaneti: “Po flitet shumë për të, sepse po tregon vlerat e tij, që asnjë nuk i diskuton, sepse ka cilësi të mëdha. Nëse një ditë do të rikthehej, grupi do ta priste mirë siç i ka pritur të gjithë lojtarët që kanë ardhur”.

Pastaj përgënjeshtron fjalët e Ibrahimoviçit mbi ekzistencën e klaneve brenda skuadrës në kohën që suedezi luante me Interin: “Grupi ynë është shumë i bashkuar, përndryshe nuk fitohen gjithë ato trofe që kemi fituar më parë”.

Gjatë prezantimit të librit, “Interi, atë mbrëmje”, Zaneti ka nënvizuar që “duhet të kthehemi të jemi protagonistë. Duhet të mendojmë për Kaljarin, të marrim sa më shumë pikë deri në Krishtlindje. Pastaj vjen faza e dytë në janar dhe ne duhet të mendojmë për të kapur kreun. Duhen përballur të gjitha ndeshjet në mënyrën më të mirë, për të marrë vetëm tri pikët.

E dimë që nuk është e thjeshtë, pastaj do të jetë fusha ajo që do të flasë. Merkato? Sigurisht nëse do të vijnë lojtarë të rëndësishëm do të përforcojmë një skuadër që është gjithsesi e fortë. Mendoj që do të vijnë. Tevez? Ka probleme me klubin e tij. Po flasim për një kampion. Sigurisht që është një lojtar për Interin”.

Orët e fundit kanë qarkulluar emrat e Lisandro Lopezit dhe Hulian Velaskuezit: “Po luajnë shumë mirë, – vazhdon Zaneti, – por duhet thënë se vijnë në një kampionat ndryshe, nëse do të vijnë duhet pak kohë për t’u përshtatur siç ndodhi me Alvarezin dhe Kastanjosin, që sipas meje janë lojtarë të mëdhenj, por duhen pritur”. Në fund kapitulli “Calciopoli”, për të cilin Zaneti thekson:

“Presidenti Morati ka qenë shumë i qartë, pasi është një zotëri, siç ka qenë një zotëri edhe Faketi. Ne tani duhet të përqendrohemi te ndeshjet, por Morati ka folur në mënyrën e duhur. Ai është një president i madh, i cili sa herë që flet, i thotë gjërat siç i di”.



Mesfushori

Shnejder korrigjon: Nuk janë problem rezervat

Uezli Shnejder ka folur edhe për Interin pas humbjes së shëmtuar në miqësoren ndaj Gjermanisë. Mesfushori ka korrigjuar disa deklarata të tij gjatë javës: “Si ndihem? Mirë. Humbëm kundër një skuadre që luajti shumë mirë, duke i shfrytëzuar mirë kundërsulmet. Baloteli? ثshtë një lojtar cilësor. Kam luajtur gjithnjë mirë me të, por sipas meje, po luan shumë mirë edhe te Mançester Siti. Nuk e di nëse do të kthehet.

Skuadra e rezervave? Kemi një organikë të mirë, me shumë lojtarë cilësorë. Në këto momente është shumë e vështirë, kemi gjithnjë të njëjtët lojtarë në fushë. Po luajmë çdo tri ditë… Edhe dy vjet më parë kishim një skuadër me shumë “pleq” dhe fituam gjithçka, por nuk është ky problemi”.



Ish-drejtuesi

Oriali akuzon: U largova për shkak të Brankës

Gabriele Oriali është kthyer të flasë mbi lamtumirën e tij nga Interi. “As unë nuk i njoh motivet e vërteta, – tregon ish-mesfushori dhe drejtuesi zikaltër, – pas 30 vjetësh tek Interi ku mendoja se kisha fituar më shumë respekt dhe besueshmëri. Por jam jashtë dhe nuk e di arsyen. Di vetëm personin për të cilin u largova.

Pas lamtumirës së Mourinjos presidenti Morati u bind nga drejtori Branka dhe nga drejtues të tjerë që kërkonin një projekt të ri pa mua. Me të kam folur përpara dhe pas. Edhe pak ditë më parë më shprehu vlerësimin e tij. Ndoshta me kohën ka kuptuar shumë gjëra, por me sa duket nuk mund të kthehet më prapa”. Një deklaratë e hapur e Orialit, i cili drejton gishtin te drejtori teknik Branka për largimin e tij.



Zikaltrit

Ide për Shërrlen e Lopezin. Stop për Lukasin?

Talenti sulmues i San Paolos, Lukas është një objektiv jo shumë i fortë i Interit. E duan shumë, deri dhe në Angli, por klubi paulist vazhdon të rezistojë, duke e konsideruar të paprekshëm. Pastaj edhe çmimi, 20 milionë euro për një talent është shumë i shtrenjtë në këto momente, ndaj dhe drejtuesi Auzilio po mendon të heqë dorë.

Bota e të rinjve në shënjestrën e Interit nuk mbaron këtu: sepse janë nën vëzhgim edhe dy të rinj, Lisandro Lopez (mbrojtës i Arsenal Sarandit) dhe Hulian Velaskuez (mbrojtës i Indipendientes, 21 vjeç). Por Morati kërkon t’i dhurojë Interit, përveç Kuckës në janar dhe gjermanin Andre Shërrle, sulmuesi 21-vjeçar i Bajernit të Leverkusenit dhe i kombëtares gjermane. Por klubi kërkon 20 milionë euro.



Nëntë ndeshje në 32 ditë do të jenë një sforcim i madh për skuadrën. Ja si ka punuar Ranieri

Interi, një tur force për të ndryshuar sezonin

Ai i Interit ishte sigurisht një fillimsezon jo nga më të mirët. Nëse në Ligën e Kampionëve, kualifikimi në turin e ardhshëm është vetëm një hap larg, nuk mund të mos vërehet rendimenti në kampionat. Zikaltrit janë në të vërtetë shumë pranë zonës së ftohtë të renditjes në Serinë A.

Nga ky aspekt, nëntë ndeshjet e ardhshme brenda 32 ditësh do të jenë vendimtare për ecurinë e sezonit. Zikaltrit duhet të bëjnë një sforcim të rëndësishëm dhe nuk lejohen gabime, për këtë motiv Klaudio Ranieri ka studiuar në këto ditë të pushimit të kampionatit një përgatitje “ekstra”.

Në të vërtetë zikaltrit kanë zhvilluar seanca stërvitore më të gjata dhe të zgjeruara, duke u përqendruar te sprinti, ndryshimet e drejtimit dhe variacionet e shpejtësisë. Ngarkesat e punës do të ulen me afrimin e sfidës në Kaljari pas dy ditësh, deri atëherë trajneri zikaltër do të synojë edhe mbi riaftësimin e lojtarëve të dëmtuar dhe mbi nocionet taktike.

Hulio Sezar ndërkohë duket shumë pranë rikuperimit, Maikon, Kivu e Nagatomo duhet të jenë gati për Ligën e Kampionëve mesjavën e ardhshme. Nëntë ndeshje në 32 ditë janë shumë dhe Ranieri po kujdeset shumë sa i takon aspektit atletik. Kjo punë duhet të sjellë edhe frytet e duhura për zikaltrit për të nisur ringritjen në kampionat.
 
Pe: Inter

Inter, diktati i Moratit: Të paktën Championsi!


Presidenti i zikaltër, i zhgënjyer pas humbjes me Udinezen, i ka kërkuar skuadrës të sigurojë minumumi vendin e tretë në kampionat

Të shtunën në mbrëmje, pas një humbjeje, e cila do të ketë një impakt negativ psikologjik, e vetmja gjë që lehtëson Interin është fakti se e ka siguruar kualifikimin në fazën e dytë të Championsit: nëse fitorja të mërkurën me CSKA-në e Moskës do të kishte qenë e detyrueshme atëherë situata do të ishte më e rëndë.

Përveç se do të duhej një sforcim fizik që për momentin nuk mund të bëhet. Një ngushëllim i vogël: gjithë pjesa tjetër nuk ka asgjë të lehtë, duke filluar që nga pakënaqësitë e Masimo Moratit deri te përballja që ka ardhur pas humbjes me Ranierin, Brankën dhe Auzilion.

MORATI NUK DORثZOHET Asgjë e veçantë në krahasim me takimet e zakonshme që janë zhvilluar në përfundim të ndeshjeve, përtej zemërimit të presidentit: i zhgënjyer, aq sa i vendosur për të ndrequr këtë situatë, për të kuptuar rrugën e duhur që duhet ndjekur për t’u ringritur. Duke kundërshtuar zërat e fundit që flasin për dëshirën e tij për ta shitur klubin, ose gjithsesi për një indiferencë ndaj ekipit.

25-30 MILIONث Morati, më shumë se për Championsin aktual, mendon për atë të vitit të ardhshëm: midis kualifikimit dhe moskualifikimit për sezonin 2012-13 janë në lojë 25 deri në 30 milionë euro. Mbyllja e çdo diskutimi në lidhje me luftën për titull në kampionat mund të jetë vetëm një gjë e mirë, të hiqet dorë që tani nga idea për të qenë pjesë e 32 skuadrave më të mira të Europës shtatorin e ardhshëm është e ndaluar.

ثshtë mirë të jesh realist, të pranosh se do të jetë gjithsesi e vështirë, por presidenti e ka thënë qartë: do që Interi të luftojë të paktën për atë vend të tretë, dhe nuk e pranon idenë e dorëzimit.

GUXIMI I RANIERIT Para së gjithash nga Ranieri, që ka marrë përgjegjësitë e veta për zgjidhjen taktike të bërë kundër Udinezes. Një fakt edhe i pakuptueshëm duke parë se si tekniku, nga momenti që po kalon ekipi, ka qenë gjithmonë i kujdesshëm, mbi të gjitha ndaj kundërshtarëve të caktuar, të hidhte në fushën e lojës një Inter në gjendje të kontrollonte takimin: guximi i tij sot nuk mund të jetë ai i aktivizimit të tre sulmuesve (edhe pse Zarate ka luajtur si fantazist), por përdorimi i rotacionit.

Përtej disa nevojave të caktuara të shkaktuara nga dëmtimet, shifrat janë të qarta: Samuel, që është 33 vjeç dhe vjen nga një ndërhyrje delikate kirurgjikale në gju, ka luajtur në pesë ndeshjet e fundit 90 minuta të plota me Kordobën që ka qëndruar në fushë vetëm 28 minuta gjatë gjithë sezonit (“Kam një dëshirë të madhe për të luajtur”, ka thënë të dielën kolumbiani); Zaneti (asnjë minutë pushim në 18 ndeshje, para kartonit të kuq të marrë të shtunën) dhe Kambiaso (17 ndeshje nga 18, 15 nga të cilat ka luajtur 90 minuta) nuk mund të mos kushtëzohen nga një aktivizim kaq i vazhdueshëm.

RIKTHIMET Në lidhje me aspektin taktik, skema 4-4-2 me pak dinamizëm në mesin e fushës mund të kthehet në një thikë me dy presa; për një modul 4-2-3-1 janë thelbësorë lojtarë krahu të pastër që Interi nuk i ka; për “rombin”, që është edhe skema e preferuar e skuadrës dhe e përshtatshme për karakteristikat e lojtarëve duhet Shnejder, edhe pse aktivizimi i përkohshëm i Stankoviç nuk do të ishte një ide e keqe. Më pas, midis Fiorentinës dhe Xhenoas, do të rikthehen të dëmtuarit e rëndësishëm dhe nënvizimi i faktit se sa shumë i mungojnë kësaj skuadre holandezi, Maikon, Lusio dhe Forlan nuk është një justifikim.

ENERGJI NGA MERKATO Për sa i takon përforcimeve në janar, në rast se Morati nuk ndryshon mendim nuk do të ketë shpenzime të mëdha: kjo skuadër duhet të rindërtohet, por kjo nuk do të ndodhë menjëherë dhe domosdoshmëria kryesore është t’i jepen Ranierit jo emra të rëndësishëm, por lojtarë të freskët, që para së gjithash të vrapojnë.

Mbi të gjitha duhet më shumë energji në mesfushë: ajo që duhet gjithsesi, pavarësisht nga sistemi i lojës, dhe që ka munguar edhe të shtunën në mbrëmje, kur në 20 minutat e fundit Interi është shpërbërë sikur të mos i ndiente më këmbët. Energji fizike, por edhe psikologjike: pa atë, edhe vendi i tretë në kampionat në fund mund të dalë jashtë mundësive të zikaltërve.



Të para nga poshtë

14

Sot Interi i Ranierit është në vendin e 15-të bashkë me Sienën dhe Bolonjën në kuotën e 14 pikëve. 14 skuadrat sipër zikaltërve janë Juve, Milan, Udineze, Lacio, Napoli, Palermo, Kaljari, Roma, Katania, Fiorentina, Kievo, Atalanta, Xhenoa dhe Parma. Nëse zikaltrit do të merrnin 3 pikë nga ndeshja e shtyrë me Xhenoan, përpara tyre do të ishin vetëm 6 skuadra.



Diferenca

-13

Sot Interi është 13 pikë larg vendit të tretë, që garanton kualifikimin në Champions: 14 pikë në renditje, kundër 27 të Udinezes dhe Milanit, që ndodhen pas Juves kryesuese.Por duhet thënë se Interi është virtualisht në -10: në fakt ka luajtur një ndeshje më pak, atë që do ta rekuperojë pas tetë ndeshjesh në Gjenovë.



Vite në elitë

10

Sezoni që po zhvillon me rezultate të mira (kualifikim në 1/16 e Champions, duke siguruar vendin e parë në takimin e parafundit në grup) është i 10-i rradhazi në Ligën e Kampionëve për Interin. Hera e fundit që nuk ka luajtur në kompeticionin elitar në Europë ka qenë sezoni 2001-2002.



Dështime në “San Siro”

3

Janë tri humbjet e pësuara nga Interi në përballjet direkte me kundërshtarë që

luftojnë për të njëjtat objektiva. Dhe të gjitha në shtëpi: 0-3 me Napolin, 1-2 me

Juventusin, 0-1 me Udinezen. E vetmja përballje direkte në teori, që nuk është humbur

ka qenë ajo me Romën, kur Interi ka barazuar, gjithmonë në “San Siro”, 0-0.



Argjentinasit

Alvarez dhe Zarate, e gdhijnë në disko pas Udinezes

Lajmi (që gjatë ditës së djeshme është konfirmuar) ka qenë ky: Mauro Zarate dhe Rikardo Alvarez, që kundër Udinezes kanë zhgënjyer, menjëherë pas ndeshjes të shtunën në mbrëmje duket se kanë qëndruar në një diskotekë të Milanos deri në orët e para të mëngjesit. Klaudio Ranieri e ka lënë pushim ekipin për ditën e diel, që është kthyer të stërvitet dje në mëngjes, kështu që klubi ka pak mundësi që të marrë masa. Por mbetet e dyshimtë sjellja e lojtarëve pas një humbjeje të rëndë si ajo e së shtunës. Mbi të gjitha nëse dy lojtarët që janë argëtuar gjatë natës nuk janë dy veteranë, por dy të rinj që duhet akoma të shpërblejnë besimin e treguar nga klubi dhe tifozët zikaltër.



Merkato

Lëvizja e parë e zikaltërve: Milito te Paris St. Zhermeni

Nëpërmjet shitjes së Diego Militos te Paris St. Zhermeni dhe shpresës për të qenë në një pozicion më të mirë në renditje para Krishtlindjeve, Interi po provon të japë akoma disa shenja energjie. Tifozët zikaltër duhet të shpresojnë që ndonjë menaxher i mirë të arrijë të sistemojë “Princin” te ekipi francez për rreth 6 milionë euro, që, duke iu shtuar 2 viteve e gjysmë rrogë, do të sillnin një kursim prej 30 milionë eurosh. Ata që e njohin merkaton ndërkombëtare thonë se Interi duhet të nxitohet, sepse në Paris, Leonardo, i cili e kërkon me ngulm argjentinasin, është në rrezik. Shitja e Militos si shpresë minimale për të rindezur merkaton dhe entuziazmin.



Italo-argjentinasi

Skeloto drejt Interit në janar

Pozicioni shqetësues në renditje do ta detyrojë Masimo Moratin të kthehet në merkato në janar për të përforcuar skuadrën. Por, ndërhyrja e numrit një të Interit nuk do të jetë nga ato me “peshë”. Në shënjestrën e klubit zikaltër, në fakt, janë lojtarë të nivelit mesatar. Midis këtyre, sigurisht, lojtari i krahut i Atalantës, Skeloto, lojtar që pëlqehet nga shumë klube dhe do t’i shërbente Ranierit për të përforcuar mesfushën. Për mbrojtjen objektivi i parë mbetet gjithmonë lojtari i ri i Porto Alegres, Huan.
 
Pe: Inter

Ranieri: Me Xhenoan duhet të marrim 3 pikët


Zikaltrit sot do të luajnë ndeshjen e prapambetur me kuqeblutë dhe tekniku ka kërkuar vazhdimësi pas fitores së marrë në fundjavë kundër Fiorentinës

“Pse do të rikthehemi në stërvitje më 2 janar? Na gjykoni mbas derbit”. Ranieri ka refuzuar kritikat dhe ka fiksuar datën e provimit. Trajneri i Interit nuk është i shqetësuar për një rënie fizike të lojtarëve të tij dhe i ka dhënë shumë ditë pushim skuadrës, ndryshe nga skuadrat e tjera të mëdha të Serisë A, që do të rikthehen në punë para vitit të ri. Ranieri më pas ka folur për Xhenoan: “Duam të marrim 3 pikë të tjera të rëndësishme.

Nuk ka ndeshje që mund ta përmbysin situatën, është e kotë të bëjmë deklarata”. “Favorite janë skuadrat që janë në vendet e para dhe surpriza, në ato nivele, është Juventusi: komplimenta Kontes. Ne punojmë dhe vazhdojmë përpara”, ka thënë Ranieri, që ka marrë edhe komplimentat e presidentit të tij, Masimo Morati: “Më vjen mirë edhe për kritikat që më stimulojnë, por ato pozitivet janë si mjaltë për shpirtin, e falënderoj.

Ajo që shikon ai më përcillet nga lojtarët. Në stërvitje janë të jashtëzakonshëm”. Tekniku i Interit nuk ka zbuluar formacionin anti-Xhenoa: “Forlan do të jetë në stol, për Militon të shohim dhe do të udhëtojë me skuadrën, do të vendos pas stërvitjes së fundit nëse do ta aktivizoj”. Ranieri është në pritje të Shnejderit: “ثshtë një lojtar i madh, këtë herë dua që të kthehet kur të jetë plotësisht gati, nuk dua ta rrezikoj, mendoj se Shnejderin më të mirë e duan të gjithë trajnerët e botës.

Ishte në merkato? Ndoshta bëhet fjalë për zëra të pakontrolluar dhe jo të vërtetë, nuk i marr parasysh. Nëse një lojtar ndihet në qendër të një projekti, jep maksimumin, nuk mendoj se ka nervozizëm. Skuadra që fiton nuk ndryshohet? Të shohim”. Ranieri nuk ka dashur të komentojë arbitrimin e Rokit në Bolonja-Milan: “Nuk e kam parë ndeshjen, kam dalë për një shëtitje në qendër të Milanos”.

Fitorja ndaj Fiorentinës ka qenë hapi i parë, tani duhet rigjetur ajo vazhdimësi që deri tani ka munguar, të paktën në kampionat. Sigurisht, ka qenë një shenjë e mirë rikthimi i Pacinit të goli – golat e tij sjellin gjithmonë tri pikë – rekuperimi i Maikonit dhe rritja e të rinjve si Koutinjo dhe Faraoni. Pa llogaritur merkaton e janarit, që mund t’i japë oksigjen një skuadre të lodhur nga mosha dhe nga dëmtimet.

ثshtë pothuajse i sigurtë transferimi te zikaltrit i brazilianit Huan, i cili do të ndiqet nga Kucka dhe një sulmues krahu. Me një fitore sot kundër Xhenoas, në ndeshjen e prapambetur të javës së 11-të të kampionatit, edhe klasifikimi mund të kthehet të buzëqeshë. Në lidhje me ndeshjen e së shtunës, ka qenë vendimtar goli i Pacinit sepse, përveç fitores, ka thyer një tabu: në ndeshjet e mëparshme, asnjë sulmues zikaltër nuk ka shënuar në “San Siro”.

Por, ndërkohë ka lindur një ‘problem’ me pushimet. Interi, do të rikthehet të stërvitet, pas ndërprerjes së kampionatit për Krishtlindje, më 2 janar. Milani dhe Lacio do të rikthehen të punojnë më 29 dhjetor, Juventusi më 30. Ka diçka që nuk shkon. Pa dyshim, për amerikanojugorët, do të jetë rasti për t’u kthyer në shtëpi dhe për ta kaluar ndërrimin e viteve me të afërmit e tyre… Por një pyetje lind natyrshëm: nuk janë shumë 5 ditë stërvitje (pas 9 ditëve pushim) para ndeshjes Inter-Parma më 7 janar? Pa harruar, më pas, derbin, që do të luhet javën pasardhëse. Tifozët mund të jenë të pakënaqur nga ky vendim.



Sulmuesi i Xhenoas

Palasio e mbyll vitin 2011-ë i dëmtuar

Tërheqje muskulore: për Rodrigo Palasion, lider dhe kryegolashënues i Xhenoas së Malezanit, 2011-ta ka përfunduar këtu. Argjentinasi do të mungojë në tre takimet e fundit të kuqebluve para ndërprerjes së kampionatit për Krishtlindje. Dhe nuk do të jenë ndeshje të lehta: sot do të rekuperohet ndeshja me Interin në “Ferraris”, më pas do të vijë ndeshja në shtëpi me Bolonjën dhe transferta në Napoli. Argjentinasi mund të kthehet në fushë në Kaljari më 8 janar, ose në rastin më të keq, ndeshjen pasardhëse kundër Udinezes.

Malezani nuk e ka pritur mirë këtë lajm, por tekniku, që të paktën për ndeshjen me zikaltrit do të riketë në dispozicion Kaladzen ka kaluar momente më të këqia në këtë fazë të parë të sezonit. Edhe këtë herë do të duhet të gjejë një zgjidhje: ndoshta mund të aktivizojë dyshen Prato-Jankoviç nga fillimi, me Ze Duardon, akoma në kërkim të formës më të mirë, që ka luajtur nga fillimi kundër Sienës, dhe Karaçiolon në stol.



Merkato zikaltër

Interi tërhiqet nga blerja e Kuckas në janar

Në fund edhe ai që duhej të ishte më se i sigurtë nuk është. Interi, të paktën në janar, mund ta lërë Juraj Kuckan aty ku është duke hapur një çështje të vogël diplomatike me Xhenoan, skuadra me të cilën zikaltrit kanë në bashkëpronësi lojtarin çek. Masimo Morati në fakt po mendon seriozisht të tërhiqet.

Numri një i Interit nuk është i bindur se Kucka është njeriu i duhur për të përforcuar skuadrën dhe nuk duket i gatshëm ta marrë. Problemi qëndron, në teori, te tetë milionët që zikaltrit duhet të japin për të blerë gjysmën e dytë të kartonit. Me atmosferën që është krijuar, tek Interi sot askush nuk ka dëshirë të shpenzojë.

Për merkaton e janarit, e varfër si kurrë më parë, kanë folur si Paolilo ashtu edhe Morati. Ky i fundit, në veçanti, duket se është i gatshëm të nxjerrë nga xhepi disa euro, por vetëm për ta përforcuar seriozisht skuadrën që, mbas gjashtë muajsh, do të ketë ndryshimet më të mëdha.
 
Pe: Inter

O shok fitoj interi shkruaja pak me te medhaja mbyteeeeeeeeeeeeee Inter mbyteeeeeeeeeeeee :D :D :D
 
Pe: Inter

Amala Paza Inter Amala.
 
Pe: Inter

Juto nuk dorëzohet: Besojmë akoma te titulli

Mbrojtësi japonez ka paralajmëruar rivalët dhe është i bindur se skuadra e tij do të rikthehet në luftën për titull në Serinë A

“Jemi në rritje dhe në dhomat e zhveshjes atmosfera ka ndryshuar. Rezultatet janë një ilaç i jashtëzakonshëm”. Këto kanë qenë fjalët e Juto Nagatomos, i cili u ka lëshuar sfidën rivalëve për titull: “Por gjithçka vazhdon të varet nga ne”. Mbrojtësi i krahut japonez ka folur për rilindjen e tij, nga mbrëmja e makthit kundër Napolit te fitoret radhazi kundër Fiorentinës dhe Xhenoas: “Kritikat e shumta që kam marrë pas ndeshjes me Napolin kanë shkaktuar shumë zhurmë në Japoni, – ka thënë lojtari zikaltër.

Ndërsa në Marasi jam ndier shumë mirë. Në fillim kam shënuar golin me kokë pas krosimit të Alvarez, në minutat e fundit kam devijuar po me kokë një gjuajtje të rrezikshme të Marko Rosit”. Një nisje e vështirë në këtë sezon edhe për shkak të dëmtimeve: “Në fillim kam vuajtur për shkak të dëmtimit në shpatullën e djathtë, që e kam pësuar në fund të korrikut.

Edhe pse nuk me është dashur të operohem, qëndrimi larg fushave për një muaj e gjysmë nuk ka qenë i lehtë. Më pas kanë ardhur edhe problemet që kishin lidhje me idetë e reja të Gasperinit dhe momenti i keq që ka kaluar skuadra. Dhe kur gjërat po përmirësoheshin, jam dëmtuar në pulpë”. Dy fitoret në katër ditë kanë rindezur shpresat e zikaltërve për titullin në Serinë A: “Unë nuk dorëzohem kurrë, – ka thënë Nagtomo, – dhe shokët e mi të skuadrës kanë besim.

Në fund, vitin e kaluar kemi qenë afër kompletimit të një përmbysjeje akoma të vështirë”. Në lidhje me marrëdhënien me shokët e skuadrës dhe jo vetëm: “Më takon shpesh Morimoto, me të cilin shikojmë filam japonezë. Më pas takohem edhe me Shnejder, që banon afër meje. Ues është i çmendur.

Një tjetër që bën gjithmonë shaka është Viviano, ndërsa më mungon Materaci. Flasim akoma, por takohemi më rrallë se më parë”. Në fund, Nagatomo ka folur edhe për kapitenin Zaneti: “Kapiteni është i madh. Në Japoni e quajnë “senpai”, domethënë një udhërrëfyes. Të përkulem para tij pas një goli është nderimi më i pakët që mund t’i bëj,” – ka thënë Juto.
 
Titulli: Inter

Interi e nis me barazim aventurën e tij në Europa League

Interi ka arritur me vështirësi të marrë vetëm një barazim 2-2 me skuadrën ruse Rubin Kazan, në kuadër të sfidës së parë të fazës grupore të Europa League.
Interi e filloi takimin më mirë edhe pse me formacion të dytë. Coutinho dhe Livaja u shfaqën të rrezikshëm në fillim, por epërsia u takoi rusëve.

Rubin kalon në avantazh në minutën e (17’) nga pika e bardhë me anë të Aleksandr Ryazantsev, pas një penaltie plotësisht të panevojshme të shkaktuar nga Jonathan.

Në vazhdim të pjesës së parë Interi aplikoi presion të jashtëzakonshëm mbi kundërshtarin, që herë pas here u tregua i rrezikshëm në kundërsulme.

Pas një aksioni bukur të organizuar nga Cassano dhe Cambiasso, Marco Livaja realizon me kokë duke barazuar shifrat.

Në pjesën e dytë Stramaccioni bëri disa ndryshime, duke sjellur në lojë Pereian, Militon dhe Guarinin.

Interi u bë më sulmues, teksa trajneri i Rubinit vendosi të mbrohej duke pritur një kundërsulm.

Dhe pikërisht pas një kundërsulmi, Rondon arriti që mjeshtërisht të shënoi në portën e Handanovic (84’) për 2-1. Moratti dukej i shokuar në tribuna.

Në fund Interi vuri gjithçka përpara duke kërkuar golin e barazimit dhe këtë arriti pas një goli fantastik të realizuar nga Yuto Nagatomo, i cili shfrytëzoi një harkim të bukur të Diego Militos e barazoi shifrat në 2-2.

/a.k
 
Titulli: Inter

Inter, Snejder mungon një muaj

Wesley Snejder do të mungojë në derbin ndaj Milanit. Organizatori zikaltër u dëmtua në ndeshjen që Inter fitoi ndaj Chievos në mesjavë dhe do të qëndrojë larg fushave të lojës rreth një muaj.

Analizat mjekësore treguan një dëmtim jo të lehtë në muskulin e kofshës së majtë.

Në këtë mënyrë hollandezi do të humbasë ndeshjet me Fiorentinën, Neftchin dhe derbin e 7 tetorit ndaj Milanit.

Në lidhje me Rodrigo Palacio, sulmuesi argjentinas mund të kthehet si titullar për ndeshjen e së enjtes së Europa League në Baku.
 
Titulli: Inter

Inter kalon fazën e 1/8-ve në Kupë
19/12/2012

2r7ax35.jpg
Interi u kualifikua për çerekfinalet e Kupës së Italisë pasi të martën në mbrëmje mundi 2-0 Veronën në San Siro.

Golat për zikaltërit u shënuan nga Freddy Guarin dhe Antonio Cassano brenda katër minutave në pjesën e dytë (50’-54’).

Ekipi i drejtuar nga Andrea Stramaccioni, i dyti në klasifikimin e Serisë A, 7 pikë pas Juventusit, zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Veronës së Serisë B.

Sot do të luhen edhe 3 ndeshjet e mbetura të 1/8 së finaleve të Kupës së Italisë: Lazio-Siena (15:00), Udinese-Fiorentina (17:30) dhe Napoli-Bologna (21:00)./Tch
 

Attachments

  • 2r7ax35.jpg
    2r7ax35.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Inter

Interi bën detyrën ndaj Pescarës
13/01/2013

24bn21v.jpg

Interi ka bërë detyrën përballë Pescarës në “San Siro”, duke fituar pastër 2-0.

Palasio në minutën e 31-të arrin të kalojë zikaltrit në avantazh, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, i janë dashur 10 minuta skuadrës së Stamaccionit për të shënuar edhe golin e dytë.

Ishte Guarin ai që dyfishoi shifrat, duke i dhënë skuadrës një rezultat shumë të rëndësishëm në javën e parë të fazës së dytë të Serisë A, pasi lejon Interin të ngjitet përkohsisht në kuotën e 38 pikëve në vendin e tretë, 6 më pak se Juventusi kryesues dhe një më pak se Lacio e vendit të dytë. Të dyja skuadra këto që do të luajnë ditën e dielë./Tch
 

Attachments

  • 24bn21v.jpg
    24bn21v.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Inter

Te Jesh Tifoz I Interit Duhet Te Kesh Zemren E Fort Mbrem Deri Ne Minuten E 119 Gati Sa Nuk Me Ra Te Fiket Prap Shyqyr Qe Fitoi 3-2 :D
 
Titulli: FC Internazionale

Inter vazhdon të zhgënjejë
03/02/2013

2cgd47o.jpg

Inter është larguar edhe më shumë nga zona që mund ta çoje në Ligën e Kampionëve pasi është mundur transfertën e Sienas me rezultatin 3-1. Tre gola u shënuan në pjesën e parë. Emeghara (22) dhe Sestu (25) shënuan për Sienan në pjesën e parë ndësa për Interin Cassano në minutën e 22-të. Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, në minutën e 55 nga Rossina nga penalltia. Inter nga kjo minutë luajti me një lojtar me pak në fushë pasi që nga loja me karton të kuq u përjashtua Chivu. Pas javës së 23, Inter gjendet në vendin e katërt por në rast se Milan fiton në mbrëmje kundër Udineses atëherë kalon Interin për shkak të golevarazhit më të mirë./lajmesport
 

Attachments

  • 2cgd47o.jpg
    2cgd47o.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: FC Internazionale

Forza Inter.

Fiorentina_Inter_diretta_serie_a_17_febbraio2013.jpg
 
Titulli: FC Internazionale

24.02.1963 • Inter 1-1 Milan ( Mazzola, Sani)
• Fiks 50 vjet më parë është shënuar goli me i shpejte ne historinë e Derbit të Milanos. Të madhit Sandro Mazzola i jan duhur vetëm 13 sekonda kohë që të shënon gol kundër Milanit. Interi në këtë sezon perfundoi ne vendin e parë.

535440_509447862429947_1192557792_n.jpg



"Ne mund të fitojm kundër Milanit, unë nuk jam aspak i frikësuar. Cassano është thjesht një lojtar fantastik edhe Balo është i mirë por për atë nuk mund të them shumë sespe nuk e njoh mirë. Mungesa e Militos peshon shumë."


735042_509310409110359_735824752_n.jpg
 
Titulli: FC Internazionale

Strama: Nje reagim i pabesueshem. Cassano? Ne Londer do te jete patjeter.

ad0f13d28bcbfa30f47c946d137f9df3_L.jpg

Pas ndeshjes me Catanian, Andrea Stramaccioni eshte prezantuar para mikrofoneve te SkySport. Nje fitore e pabesueshme dhe e merituar, pas nje pjese te pare shqetesuese.

"Kemi nisur ndeshjen shume keq, duke perfshire edhe euforine e ambientit te mrekullueshem qe ishte ne Catania. Per fat te keq beme dy gabime te renda ne dy golat e Catanias: 20 minuta te tmerrshme, qe neqofte se skuadra nuk do kishte kete force dhe kete deshire do ishte e pamundur te rekuperoheshin. Gabimi i Juan? Gabim i rendesishem, por me pelqen me teper te theksoj reagimin e tij ne pjesen e dyte. Te dy qendermbrojtesit luanin me kemben e majte, pra njeri ishte i detyruar mos luante ne rolin e tij, por Juan ka treguar shume karakter, ajo qe duhet per projektin tone.

Nje ndeshje shume e rendesishme per moralin? Mendoj qe eshte nje fitore shume e rendesishme kunder skuadres me te forte te kampionatit, dhe qe kishte vendosur kedo ne veshtiresi ne fushen e saj. Ne fund te pjeses se pare, asnjeri nuk besonte se do te mund te fitonim. Por pas pushimit ishte nje Inter ndryshe, qe ka lene ne fushe gjithcka qe kishte. Ne fund kemi arritur nje fitore te merituar, per shkak te rasteve te shumta qe kemi krijuar"

Mbi problemet e Guarin dhe lojen e Rocchit: "Fredy ka shtrenguar dhembet edhe pse ndjente dhimbje, por kam vendosur ta nderroj sepse eshte shume i rendesishem dhe nuk mund ta humbim. Rocchi? Ne pjesen e pare ka luajtur ne momentin me te keq tonin, por ka bere disa levizje te mira. Qe ketu deri ne fund duhet te gjeje ritmin e nje ndeshjeje te plote, por sot per mua ka bere nje ndeshje te mire."

Si riniset me Cassanon? Si eshte situata? "Neser do te stervitet normalisht me ata qe nuk kane luajtur sot per te pregatitur sfiden me Tottenham. Nuk behet fjale per ta rifutur ne grup, sepse asnjehere nuk ka dale jashte tij. Ne cdo skuader mund te kete diskutime te tilla, dhe kemi pasur edhe te tjera qe nga gushti deri me sot. Kam vendosur mos e therres per zgjedhje personale, por gjeja me e rende eshte qe ajo cka ka ndodhur ka dale jashte nga dhomat e zhveshjes. Midis te gjitheve ka respekt dhe qe ketu deri ne fund do te kemi nevoje per te gjithe, edhe per Antonio Cassanon, qe sigurisht do te udhetoje per ne Londer."

Por pret qe Cassano te te kerkoje falje? "Jane punet tona, brenda dhomave te zhveshjes. Asnjeri nga ne nuk e mohon ngjarjen, por jane ceshtje qe duhet te rrine midis nesh."

Ne pjesen e pare jane gabuar zgjedhjet? "Duke pare golat, eshte e qarte qe jane episode qe kushtezojne ndeshjen. Per shembull, ne golin e 2-0, nga te gjithe lojtaret me te mire qe kercejne ne zone, ka kercyer vetem Chivu. Pse Palacio ne pankine? Kemi shume ndeshje perpara dhe duhet te menaxhoj forcat, duke patur parasysh qe reparti i sulmit eshte shume i limituar. Dhe ne fund dua te komplimentoj arbitrin, sepse ka patur momente te veshtira dhe gjithmone ka bere zgjedhjen e duhur."....interclubalbania.com


[video=youtube;WS-CloIaOQY]http://www.youtube.com/watch?v=WS-CloIaOQY[/video]

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: FC Internazionale

Guarin dhe demtimi: Isha mire kur dola nga fusha.

0a785842d1965ae62a9e8464b55ef971_L.jpg

Ne mikrofonet e Inter Channel, Fredy Guarin tregon gjithe krenarine e tij per fitore e sotshme ne Catania duke kthyer rezultatin. "Kemi shume kualitet ne ekip, po punojme shume, dhe kjo eshte nje fitore shume e rendesishme sepse jemi shume krenare per ate qe kemi bere. Demtimi? Fatmiresisht jam kam dale te rihyj ne fushe dhe per kete jam i qete, do te shikojme neser, por nuk jam i shqetesuar."

Cfare ka ndodhur ne pushim? "Jemi karikuar, donim te fitonim. Ka folur ne fillim Stramaccioni, pastaj Zanetti, qe ka shume eksperience. Duhet te vazhdojme keshtu."..//InterClubAlbania..
 
Titulli: FC Internazionale

Goooooooooooooooooooolllllllllllllll 0-2 dy gola Palacio :D

palacio30.jpg
 

Attachments

  • palacio30.jpg
    palacio30.jpg
    24.1 KB · Shikime: 0
Titulli: FC Internazionale

Interi mban gjallë ëndrrën Champions
Dy gola nga Rodrigo Palacio i mjaftuan Interit për të arritur një fitore të pastër në fushën e Sampdorias, në një ndeshje të prapambetur të kampionatit italian.

sf9l47.jpg

Njëkohësisht, tripikëshi mban gjallë shpresën e skuadrës zikaltër për një kualifikim, ndonëse të vështirë, në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Sampdoria, ndonëse me një pozicion komod në renditje përsa i përket luftës së mbijetesës, zbriti në fushë e vendosur për të mos dalë pa pikë dhe rrezikoi disa herë, nëpërmjet kapitenit Palombo, sulmuesit të premtuar Interit sezonin e ardhshëm, Icardi, dy herë me gjuajtjet e rrezikshme të Obiang dhe me Maxi Lopez.

Megjithatë, Interi diti t’i rezistonte presionit dhe të tregohej efikas në aksionet e tij. Në të 43’, argjentinasi Palacio, i shërbyer nga një kros i Pereirës, arriti që mes qendërmbrojtësve të Sampit të shkëputej me kokë në kohën e duhur, duke konvertuar në gol.

Përsëri “in extremis”, ishte Palacio ai që “vulosi” fatet e takimit, me një tjetër gol në fund të pjesës, këtë herë në të 90’. Këtë herë, Palacio konkretizoi bukur një aksion të shkëlqyer të skuadrës, nisur nga një kundërsulm.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në kuotën e 50 pikëve, duke lënë pas Romën dhe Lazion, ndërsa ngushton diferencën me Milanin e vendit të tretë në shtatë pikë.
/Reagimi
 

Attachments

  • sf9l47.jpg
    sf9l47.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: FC Internazionale

Interi rikthehet te fitorja, Rocchi vendos ndaj Parmës
21/04/2013
9871.jpg

Zgjedhja e 4 në sulm, Tommaso Rocchi rezulton vendimtar për Interin në “San Siro” pasi falë golit të tij të shënuar në 81’, zikaltërit rikthehen te fitorja që aq shumë i mungonte por me rëndësi edhe për fatin e Stramaccionit. Në një emergjencë të plotë për shkak dëmtimesh dhe me zgjedhje të detyruara, vendasit kalojnë 1-0 Parmën në një ndeshje plot me emocione dhe raste nga të dyja skuadrat, e padyshim ndër më të mirët në fushë ishte Samir Handanoviç i cili të paktën në 5 raste shpëtoi zikaltërit nga pësimi i një goli.

Aksioni që i dha suksesin Interit erdhi në 81’ kur Kovaçiç shërbeu Jonathan në zone dhe ky i fundit pasoi te Rocchi i cili me një gjyuajtje jo shumë të fortë realizoi golin e 3 pikëve për Stramaccionin, me këtë të fundit që për momentin i shpëton një shkarkimi të mundshëm.
/S.sport
 
Titulli: FC Internazionale

Zanetti thyen nje tjeter rekord, lojtari i katert ne bote per...

581696_121476801374568_1380073461_n.jpg

Eshte nje tjeter rekord, perseri i njejti emer, perseri per numrin e ndeshjeve te luajtura. Javier Zanetti nuk ka ndermend te ndalet. Kapiteni i Interit ne ndeshjen me PArmen ka luajtur ndeshjen e 1100-te ne karriere qe i dhuron keshtu vendin e katert ne klasifikimin boteror per lojtaret me me shume ndeshje.



Treshja e pare eshte e perbere nga portiere. I pari Shilton, Anglezi ka 1390 paraqitje ne karriere. Javier Zanetti eshte dhe i vetmi lojtar qe eshte akoma ne aktivitet. Lista e dhjete vendeve te para:

1) Peter Shilton 1390 presenze

2) Roberto Carlos 1127

3) Ray Clamence 1118

4) Javier Zanetti 1100

5) Pat Jennings 1096

6) Rogerio Ceni 1064

7) James Bal 1056

) David Seamen 1047

9) Paolo Maldini 1041

10) Graham Alexander 1025
/Unejamitnerist.com/
 
Titulli: FC Internazionale

Mir qe kemi Zanetti te pakten mburremi me kete se per momentin jemi cop cop :(
 
Titulli: FC Internazionale

Kemi ngelur per faqe te zeze moratii na beri ekipen lemsh na kaluan te gjitha kemi rene ne nivel te sienes sa inat me vjen
 
Titulli: FC Internazionale

Interi e nis me fitore Serinë A
25/08/2013
Eto’o ishte në Milano, por jo në “San Siro”, edhe pse Morati që mohoi arritjen e akordit me Tohir për shitjen e aksioneve nuk përjashton mundësinë e rikthimin e tij. Stankovic ishte në stadium, por për t’i dhënë tifozëve lamtumirën mes lotrësh. Në prag të Inter-Genoa në maksiskerma u shfaqën imazhet e Interit të Tripletës, por Interi aktual është larg ndaj atij, edhe pse kursi i ri me Mazarrin dhe pse me pak shkëlqim nis me një fitore solide 2-0 ndaj Genoas. Pas një pjese të parë ku zikaltërit ishin vazhdimisht para, por përballë një Genoa që u mbrojt mirë, tifozi interist aspak optimist prej natyre, mund të thoshte është njëlloj si vitin e kaluar, por në të dytën me futjen e Ikardit në fushë përkraj Palasias Interi ndryshoi fytyrë.

Goli i avantazhit erdhi pas 75 minutash kur Xhonathan u gjend në zonë për të lëshuar një kros që i devijuar nga Antoneli u ngrit në shtyllën e dytë aty ku thuajse mbi linjën fatale ishte Juto Nagatopmo që shënoi me kokë.
Goli çliroi skuadrën që shkoi pranë dyfishimit me Ikardin e Ranokjian para se Guarin të gjente koridorin e duhur për Palasion që nuk gaboi për të vulosur rezultatin 2-0. Shumë lodhje për Interin por në fund Mazari mund të festojë për fitoren e debutimit në kampionat në “San Siro”. Me siguri që trajneri ka ende shumë punë përpara por disa të dhëna të rëndëishme i ka marrë: Interi me dy sulmues funksionon më mirë dhe pastaj asnjë gol i pësuar, mbrojtja solide është një pikë e mirë për t’u nisur.
S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top