FC Internazionale

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Inter –Roma, në San Siro fiton frika, më mirë me një se pa asnjë pikë

Interi dhe Roma patën shansin për të lënë pas startin negativ sin ë Europë dhe Seria A, por sfida mes dy skuadrave ka përfunduar në barazim 0-0. Të dy ekipet vinin në kët sfidë me pankina që po tunden, ku si Gasperini i Interit, por edhe Luis Enrike i Romës janë gati që të shkarkohen nga detyra e trajnerit. Të dy ekipet e nisën takimin me të vetmin qëllim, të mos humbisnin. Përpos rasteve të shumta, dukej qartë frika e humbjes, kështu që në fund gjithçka ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Më herët për javën e tretë të kampionatit italian u luajt edhe takimi mes Kaljarit dhe Novarës, ku aktivizohet portieri i kombëtares shqiptare, Samir Ujkani. Takimi u fitua nga Kaljari me rezultatin 2-1.Pas dy golave në start Novara dhe portieri Ujkani kanë pësuar edhe dy të tjerë nga Kaljari.
 
Last edited by a moderator:
Pe: Inter

Telashet mbesin, mbrojtja më e dobët dhe asnjë gol në shtëpi

Interi nuk e niste kaq dobët që prej 30 vitesh

Interi sot rikthehet në punë – pa 11 lojtarët e kombëtareve – dhe Klaudio Ranieri duhet të jetë i zoti të rikarikojë skuadrën, por edhe ta vërë përpara përgjegjësisë. Nëse do të shihej vetëm gabimi i gjyqtarit Roki do të ishte një autogol.

NUK KTHEHEN GOLAT Sido që të shkojnë gjërat, numrat aktualë kryqëzojnë Interin. Ndërkohë që ajo zikaltër është mbrojtja më e dobët e gjithë kampionatit: 11 gola të pësuar, kundrejt 10 të Bolonjës dhe Parmës. Në kompensim sulmi (7 gola), renditet në mes të klasifikimit falë tripletave ndaj Palermos e Bolonjës dhe golit në Novarë. Në shtëpi ama shifra është zero absolute.

Dhe tri ndeshje pa shënuar të paktën një gol, tifozët zikaltër nuk i shikonin që nga sezoni 1991-1992. Atëherë, pas golit të Baxhios kundër Juves (çerekfinale e Kupës së Italisë), erdhi një seri barazimesh radhazi 0-0, kundër Kaljarit, Torinos dhe Parmës.

Seri e ndërprerë nga Fontolan në 1-3 kundër Juves, pas 332 minutash shterpësi. I pathyeshëm, shpresojnë tifozët interistë, mbetet “turpi” i sezonit ’76-’77: 675’ mes golave të Pavones në barazimin 1-1 ndaj Foxhias më 13 shkurt ’77 dhe ai 1-1 me Peruxhian më 22 maj. Ecuria aktuale ka arritur në fakt kuotën 297’ pa gol.

Taksametri ka ndaluar te goli i Nagatomos, në fitoren 3-1 ndaj Katanias më 15 maj në fund të sezonit të shkuar. Pastaj heshtja kundër Trabzonsporit, Romës e Napolit në “San Siro”.

FILLIM PREJ ANKTHI Por “drama” e vërtetë janë pikët. Në pesë ndeshje kampionati, Interi ka marrë vetëm 4 pikë. Nuk e niste kaq keq që nga ’83-’84, me Radiçen. Edhe në kohën e zbarkimit të pestë në “San Siro” të Napolit. Por atëherë një gol i Altobelit u dhuroi zikaltërve fitoren e parë pas tri humbjesh dhe një barazimi. Për të gjetur balancime të këqija, duhet kthyer në “parahistori”: 5 humbje në fillim të sezonit 1921-22, 4 humbje dhe një fitore në ’24-’25, tre barazime dhe dy humbje në ’46-’47.



Nuk ndodhte nga 1983-84

Hera e fundit që Interi e kishte filluar kaq keq kampionatin ishte ’83-’84, me Radiçen: 3 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore pikërisht kundër Napolit



Mbrojtja është në vend të 20-të

Hulio Sezar është portieri që ka pësuar më shumë në Serinë A deri tani: 11 gola. E ndjekin Bolonja me Parmën, me 10. Sulmi zikaltër, 0 gola në 3 ndeshje në shtëpi
 
Pe: Inter

Do rikthehen se shpejti cunat :) :)
 
Pe: Inter

Shpresojm pa inter milan ska kampionat :)
 
Pe: Inter

Si interi dhe Milani po e qajn fare kampjonatin!
 
Pe: Inter

gezohem qe qenke milaniste :) te pakten e paskemi i gjo te perbashket :p
 
Pe: Inter

Ca degjova se donte te blinte Campagnaron inter e vertet eshte????????LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL
 
Pe: Inter

Ca degjova se donte te blinte Campagnaron inter e vertet eshte????????LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL

Obobo erdhi bavarezi ppupupupup ore mos leni nam kshu se e ka len per ta bler bajerni ate jo interi LOL LOL Sa inat keni ore ckeni ju prisni daten e hakmarrjes kunder interit ate beni LOL LOL LOL
 
Pe: Inter

hahahah jo do blej i kinez tjeter si ai pilafi nagamoto :p
 
Pe: Inter

do blej morimoton ??? LOL LOL LOL LOL pse nuk blini Maggio-n????????
 
Pe: Inter

o llapazoni laj gojen kur te permenesh bayern ka 4 champions lague Tjetri :) jo si ju te marum
 
Pe: Inter

po lere se interistat flasin percdogje po vetem per futboll sdin te flasin....sdo din kurrrrren e kurrrrrres
 
Pe: Inter

Interistat flasin nfush.
Bayernin e ka mposht si ne finale plus vitin e kaluar e eleminoj.
Millanon shpesh here e ka mposht keshtu qe Interi flet ne fush , por normal qe gjdo ekip e ka krizen e vet qe i ndodh e ne at periudh ne ndrrimin e gjenerates eshte Interi.
 
Pe: Inter

Aldo bayern 4 champions :) smund te thuash ekip i dores se dyt
 
Pe: Inter

ju keni pasur krize 50 vjecare ore flet fusha thote...i moret scudetton juves ne tavolin LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL

ikni se ju jeni per te qeshur fare....dinamo coje tek humori kete teme LOL LOL LOL
 
Pe: Inter

ju keni pasur krize 50 vjecare ore flet fusha thote...i moret scudetton juves ne tavolin LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL

ikni se ju jeni per te qeshur fare....dinamo coje tek humori kete teme LOL LOL LOL

Ue po ju harruat ku ishit kampionatin qe e fitoj wolsburgu u dendet ne humbje oreeeeeeeeeeee se le nam atc ca bajerni me thua LOL LOL LOL LOL IK o ik ju rroft nje roben e nje shwajn juve se per te tjer keni marr fund ore :p

---------- Post added at 00:34 ---------- Previous post was at 00:32 ----------

Aldo bayern 4 champions :) smund te thuash ekip i dores se dyt

Po ti milanist i lodhur cke ti je milanist cte duhet me bajerinin LOL LOL
 
Pe: Inter

Merkato jo e gjetur. Ranieri i kërkon ringritjen Shnejderit

Bie poshtë filozofia e të rinjve, “kantieri” është akoma i hapur. Por tani kthehen “big”-ët.

Gjyqtari Roki kalon, por klasifikimi mbetet. Fillimi i sezonit për zikaltrit ishte shumë herë më i vështirë se ç’mund të mendohej. Një ndikim patën edhe ndryshimet radikale në pankinë (në qershor u largua Leonardo, ndërsa, pas disfatës me Novarën u shkarkua dhe Gasperini), të cilat në mënyrë të pashmangshme komplikuan mbylljen e kantierit zikaltër.

1 اfarë po ndodh?

Gjithçka erdhi pas një vere të vështirë për shkak të ndryshime teknike dhe taktike, pas një faze parapërgatitore të “stivosur” si shkak i udhëtimit në Pekin si dhe pas një fushate merkatoje të kushtëzuar nga shitja e Etosë. Të gjitha këto bënë që sezoni të mos niste me këmbë të mbarë për zikaltrit. Disfata me Palermon, pavarësisht se në këtë ndeshje Interi kaloi dy herë në avantazh, shkaktoi një efekt negativ dhe tronditi qetësinë e lojtarëve dhe trajnerit Gasperini, i cili u detyrua të ndryshonte sistemin dhe formacionin, por që edhe kjo zgjidhje do ta çonte drejt shkarkimit pas ndeshjes me Novarën. Me ardhjen e Ranierit skuadra iu rikthye formacionit klasik dhe kjo bëri që ata të triumfonin në ndeshjet ndaj Bolonjës dhe CSKA-së së Moskës. Por me Napolin u pa një Inter që filloi sërish dishezën. Do të ishte naïve të mendohej që i gjithë faji i kësaj disfate ishte i arbitrit Roki.

2 Sa rëndojnë mungesat?

Mungesat si Maikon, Shnejder, Stankoviç apo Tiago Mota kanë qenë një goditje e madhe për Interin. Në fillim të këtij sezoni, holandezi tregoi se ishte më i miri, edhe pse filloi të luante jashtë rolit të tij. Në një skuadër të varfër me “regjizorë” loje, lëvizjet e shpejta dhe vertikalizimet e Shnejderit janë si uji në shkretëtirë. Në momentin që Ranieri erdhi për t’i dhënë holandezit “çelësat” e skuadrës, ky i fundit u dëmtua. Koutinjo dhe Alvarez për momentin janë një çështje tjetër. Edhe Maikon është një lojtar që bën diferencën, ashtu siç u pa edhe ndaj Napolit. Në vend të Stankoviç luajti 20-vjeçari Obi, i cili ka filluar të përshtatet, por ende s’po arrin të shkëlqejë. Ndërkohë një mungesë të madhe përbën edhe Tiago Mota. Mungesa e tij e ka detyruar Kambiason dhe Zanetin të japin të pamundurën në fushë pasi gjithë pesha e mbrojtjes ka rënë tek ta.



3 Cili është reparti që po has më shumë vështirësi?

Sektori në të cilin Interi është duke vuajtur më shumë mbetet ai difensiv. Fakti që është një nga skuadrat që në këtë sezon ka pësuar më shumë gola në Serinë A nuk i shkon përshtat Interit. Gasperini praktikonte skemën e mbrojtes me tre elementë. Ndërkaq Ranieri e përforcoi me katër elementë, gjithsesi kompaktësia e kohëve të dikurshme vazhdon të mungojë. Problemet janë të shumta pasi vërtet Maikon ka aftësinë për ta shtyrë skuadrën përpara, por kohët e fundit ka filluar të mos kthehet në stacion. Lusio ka rilindur duke luajtur në qendër, gjithsesi avancon shumë në sulm dhe shpesh bëhet protagonist i gafave në mbrojtje. Pas rikthimit të formacionit klasik, Samuel është detyruar të luajë më shpesh si pasojë e problemeve fizike, që kanë goditur Ranokian, Kivun dhe Kordoban. Edhe sulmi nuk po ecën siç duhet, gjithsesi ky sektor nuk është për t’u shqetsuar pasi me zgjidhjet që Ranieri ka në dispozicion, golat do të vijnë herët a vonë.

4 A u bënë gabime gjatë merkatos?

Në futboll ndodh që ndeshjet të fitohen falë zotësisë së mesfushës. Nëse paratë që u shpenzuan për Alvarezin do të ishin investuar për marrjen e Inlerit atëherë situata do të ishte ndryshe. Në fakt së shpejti pritet të rikthehet Poli, ndërkohë që edhe Kucka do vishet zikaltër në 2012-ën. Sektori i mesfushës ishte sektori për të cilin drejtuesit premtuan se do bënin investimet më të mëdha, por sot e kësaj dite, ky sektor lë për të dëshiruar. Ndoshta pika më e dobët e kësaj merkatoje ishte fakti që drejtuesit nuk i qëndruan koherentë deri në fund mundësisë së zgjedhjes. Ndoshta ata u trembën nga rregulli “Fair-Play” me të cilin Uefa kushtëzoi skuadrat për të rregulluar buxhetin e tyre, dhe në fund përfunduan duke blerë 32-vjeçarin Forlan si dhe Zaraten, lojtarë për të cilët është e vështirë t’u gjesh një pozicion taktik në fushë dhe që gëzojnë një rrogë të lartë e cila kap shifrat e 13 milion eurove, të marrë së bashku. Pa harruar që këta zënë hapësirat e Kutinjos, Alvarez dhe Kastanjos (i cili ka humbur dhe një vend në kombëtaren e U-21). Rezultati: përveç Shnejder, Pacinit dhe Motës, pjesa tjetër e skuadrës përbëhet nga lojtarë poshtë 25-vjeç dhe mbi 30-vjeç.

5 A bëri zgjedhjen e duhur Ranieri duke rikthyer formacionin “romb” 4-4-2?

Sigurisht, për më tepër që ishin të shumtë zërat që kritikuan Gasperinin, për faktin që u ndryshoi rolin shumë lojtarëve. Përmes formacionit “romb”, i cili do të bëhet konstant pas rekuperimit të Shnejderit, Interi ka arritur të fitojë gjithçka. Ky modul, i cili është edhe më familjari për zikaltrit, u jep mundësinë senatorëve të mesfushës për të bërë më pak kilometra. Ky formacion e mbledh skuadrën dhe e bën kompakte, në mënyrë që të mos shthuret sikurse bëri në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Napolit.

6 اfarë duhet të bëjnë që të marrin veten?

Pikë, do të thoshte zbuluesi i “ujit të nxehtë”. Pavarësisht të gjithave, pavarësisht mungesës së njeriut “kyç”, Interit i duhet një ecuri pozitive alla-Leo, sikurse në fillim të sezonit 2010-2011. Para se Roki t’i ndëshkonte zikaltrit në ndeshjen ndaj Napolit, këta të fundit kishin premtuar se do t’i vinin poshtë “blutë” e Maxarrit. Se si do të përfundonte ndeshja nëse s’do të jepej ajo penallti e dyshimtë kjo nuk dihet. Gjithsesi skuadra dhe lojtarët janë koshientë që me rikthimin e të dëmtuarëve skuadra do t’i rikthehet kreut të klasifikimit.



Analiza

Shëndet, mister dhe merkato për t’u ringjitur

Nga Luixhi Garlando

Kishte 89 vjet që nuk e niste kampionatin në këtë mënyrë shkatërruese: 9 pikë të humbura në 5 ndeshje. Kjo ka qenë fytyra e Milanit në këtë fillim sezoni. Gjithçka është për t’u harruar. Në vetëm pak ditë, Gargano u shndërrua në një tren të vërtetë në fushë, duke fashitur legjenda si Sedorf, Van Bomel, Zaneti dhe Kambiaso dhe duke shfaqur nivele të larta loje. Shkaku: skuadrat milaneze janë të gllabëruara nga vitet, kilometrat dhe fitoret. Për momentin skuadrat milaneze gëzojnë boshllëqe të thella, gjithsesi rruga për t’i mbuluar ato ekziston. Gjithçka do të fillojë nga rikuperimi i të dëmtuarëve. “Sedorf është një lojtar që duhet klonuar,”- do të thoshte Alegri. Ai shkëlqen, ai është gjithmonë një professor, pastaj fakti që është i detyruar të luajë 6 ndeshje në 20 ditë, ky është tjetër muhabet.

Dëmtimet e Gatuzos dhe Flaminisë e kanë dëmtuar shumë skuadrën. Pastaj edhe lojtarët si Akuilani kanë nevojë për më shumë besim, madje kjo tashmë mbetet një domosdoshmëri. Edhe rikthimi i sulmuesve Pato dhe Robinjo do të ishte një armë më shumë për Alegrin. Akoma më delikate mbetet situate tek Interi ku Ranieri e ka të nevojshme rikthimin e Shnejderit, i cili vrapon pak, po është i vetmi “regjizor” skuadre që jep krose dhe asiste me vlerë. Edhe vertikalizimet e Tiago Motës duket se po i mungojnë shumë skuadrës së Moratit. Përpara dallgëve të Juventusit, Alegri tregoi se e pati të vështirë për të çarë përpara.

Mirëpo emergjencat në futboll nuk janë turp, por ato kërkojnë fantazistë teknikë. Rekuperimi i Boateng? Apo do të shpresohet në një formë më të mirë të Ibrës dhe në rikthimin e shpejtë të Patos dhe Robinjos, të cilët janë të aftë për të gjetur rrugën e golit? Edhe Ranierit i duhet të shkojë përtej normales. Interi momental nuk e ka luksin për të pasur Shnejderin prapa sulmuesve pykë si Milito dhe Pacini. Nuk ekziston më ai Kambiaso që dikur mbante mbrojtjen e skuadrës, shpëtonte gola në vijën fatale dhe shënonte pas dy minutash. Sot për sot argjentinasi luan si mbrojtës i dytë. Ranierit do t’i duhet të kalojë përtej respektit për të kaluarën dhe të marrë energji ku të mundet, madje duke shfrytëzuar edhe Obin me Muntarin. Alegri dhe Ranieri duhet të gjejnë fjalët e duhura.

Në fakt Ranieri ia arriti qëllimit në dy ndeshjet e para të tij por do t’i duhet ta ruajë këtë vazhdimësi. Skuadrat milaneze duhet të mbledhin forcat aktuale dhe pastaj të mendojnë për merkaton e janarit ku pritet të vijnë përforcime të reja. Montolivo? Kucka? Nuk është koha për të menduar për ta. Zikaltrit duhet të adoptohen me idenë se ecuria e keqe e tyre në këtë fillimsezon nuk ka ardhur vetëm për shkak të Gasperinit apo gjyqtarit Roki, i cili u dhuroi një penallti të dyshimtë napolitanëve. Ndërkohë që kuqezinjtë duhet të gjejnë rrugën e duhur për të mos lejuar më hapësira sikurse bënë me Vidalin dhe Markizion. Infermieri boshe, trajnerë të shkëlqyer, merkato e gjallë: vetëm në këtë mënyrë Milani mund të kthehet si më parë.
 
Pe: Inter

Interi ndryshon “lëkurë”. Në shënjestër 4 super-talente


Presidenti Morati ka vendosur të rinojë organikën. Kasemiro, Gëtze, Huan dhe Lukas janë objektivat që duhen arritur mes merkatos së janarit dhe të qershorit

Interi i ri në kokën e Moratit do të ketë një karakteristikë të qartë: moshën e re. Kjo jo vetëm prej faktit që “fair-play” financiar do ta detyrojë për të ulur kostot, por edhe sepse kjo është rruga drejt Europës. Mendimi i parë shkon për mesfushën, pasi ky është sektori më i plakur: ka shumë mundësi që mbërritja e Kuckës të realizohet që në janar. Sa i përket trekuartistëve, zikaltërit janë duke monitoruar dy yje që po shkëlqejnë: Lukas i San Paolos dhe Mario Gëtzen e Dortmundit.

ثshtë e vërtetë që mesfusha ka qenë vendimtare në triumfet e Interit, por ka ardhur koha që emra si Kambiaso, Zaneti, Stankoviç dhe Tiago Silva të rinovohen, dhe kjo është një nevojë fiziologjike. Poli dhe Obi janë dy lojtarë premtues për të ardhmen, gjithsesi kërkohet më shumë. Emri i parë në listë është ai i Juraj Kucka, të cilin zikaltrit e blenë në bashkëpronësi me Xhenoan gjatë gushtit.

Në janar synohet një operacion i stilit Ranokia: mbërritja e sllovakut (i cili ka një kontratë me Interin deri në 2016) mund të përshpejtohet nëse Morati vendos të derdhë në arkat e Preciozit 7.5 milionë euro, që përfaqësojnë gjysmën e vlerës së kartonit. Në tratativë mund të ndërfutet dhe Viviano, i cili gjithashtu është në bashkëpronësi me kuqeblutë, dhe që në këtë rast mund të bëhej përfundimisht një lojtar i Xhenoas.

Kucka nuk është i vetmi objektiv në mesfushë. Interi vazhdon të jetë në ndjekje të merkatos braziliane dhe vazhdon të mos ja ndajë sytë Kasemiros. Vlerësimi i San Paolos për këtë lojtar vazhdon të mbetet i lartë, plot 20 milion euro. Ndërkaq zikaltrit mund të devijojnë edhe drejt Oskar, regjizorit dhe trekuartistit të Internacionalit, i cili ka përfunduar edhe në shënjestrën e Barcelonës, pas tripletës së realizuar në finalen e Botërorit U-20.

Për të bërë një merkato të madhe duhen emra të mëdhenj. Këtë gjë Morati e di shumë mirë prandaj është i gatshëm të veprojë. Plani i tij është që me paratë e fituara nga shitja e Uezli Shnejderit të investojë për rinovimin e moshës së skuadrës. Normalisht që holandezi do të shitet me një çmim të lartë kështu që Interi mund të tentojë talentin gjerman Mario Gëtze dhe atë brazilian, Lukas.

Në fakt çmimet e këtyre dy lojtarëve janë mjaft stratosferike: braziliani ka një klauzolë prej 80 milionë, ndërsa gjermani vlerësohet në shifrat e 40 milionëve. Shifra të mëdha, gjithsesi Interi kërkon të çelë një cikël të ri dhe këta janë lojtarët e vetëm që mund ta garantojnë diçka të tillë. Ndërkohë Interi është duke monitoruar edhe merkaton italiane, dhe veçanërisht në Serinë B ku po monitoron dy talentet e Breshias, Xhonatas dhe Huan Antonio që kërkohen edhe nga Milani.



4 milionët e paguara nga Xhenoa në janarin e shkuar Sllavias së Pragës për të pasur Juraj Kuckën



20 golat e shënuar nga Jan Vertongen, qendërmbrojtës prej pesë sezonesh i Ajaksit të Amsterdamit



80 milionë është mega-klauzola e zgjidhjes së kontratës, me të cilën San Paolo ka blinduar xhevahirin e saj Lukas me një kontratë deri në 2015-ën



Ish-tekniku spanjoll i zikaltërve: Presidenti nuk di të zgjedhë. Unë fitova dy trofe

Benitez sërish “vrer” ndaj Moratit: Gabon shumë

Rafa Benitez i është rikthyer diskutimit për Interin. Gjatë një eventi të zhvilluar në Madrid, ish-trajneri i zikaltërve ka kritikuar presidentin Masimo Morati duke thënë: “Ai gabon shumë. Pas meje pati dhe tre trajnerë të tjerë çka do të thotë se presidenti gabon shumë, ndoshta më shumë se ç’duhet”.

Më pas ka vazhduar: “Interi nuk u soll mirë me mua, nuk arriti të më vlerësojë pavarësisht se me mua fitoi dy trofe. Kjo gjë më bën të ndihem keq”. Këto deklarata i janë shtuar atyre të pak ditëve më parë, kur Benitez do të rikujtonte situatën e vështirë tek Interi që sipas tij u kushtëzua nga dëmtimet e shumta.

“Dëmtimet nuk mund të shmangen, maksimumi mund të reduktohen dhe për ta bërë këtë duhet besim tek stafi mjekësor që ka për detyrë të gjejë një zgjidhje. Nëse një lojtar ka një problem apo dëmtim në muskul atëherë ai mund t’ja dalë mbanë me kalimin e kohës, me ndihmën e kushteve atmosferike dhe faktorëve të tjerë. Kur drejtoja Interin, 80% e dëmtimeve muskulore që lojtarët pësonin korrespondonin me muskulin në të cilin ata kishin hasur probleme edhe në vitet e kaluara.

Ndoshta nuk pata fat që në fillim, por situate e krijuar ishte vendimtare në ecurinë e skuadrës”. Më pas, duke rikujtuar vitet tek Liverpuli ai thotë: “Sa i përket rikuperimeve të lojtarëve të dëmtuar, nga eksperienca tek Liverpuli, mund të them se për të rikuperuar një dëmtim të tillë në muskul, lojtarit i duheshin 10 ditë më pak krahasuar me atë që ndodhte tek Interi. E çuditshme.



Që nga dita e parë në klub, trajneri i ri po ndjek projektin taktik të portugezit

Ranieri i beson një Interi Mourinjo “style”

Kur Hoze Mourinjo mbërriti tek اelsi në vitin 2004, nuk duhej shumë për të kuptuar se me të, gjërat ishin të destinuara të shkonin ndryshe, krahasuar me menaxhimin e Ranierit. Pas disa vitesh, kur tekniku portugez zbarkoi tek Interi, ai gjeti një rival të vërtetë dhe ky ishte tekniku roman, me të cilin nuk do t’i duhej të ndeshej vetëm në fushë. Polemikat mes tyre u shtuan.

Nga një anë qëndronte tekniku portugez kundër të gjithëve dhe gjithçkaje dhe nga ana tjetër tekniku roman që nuk kishte frikë t’i kundërpërgjigjej. Sot për sot, Mourinjo dhe Ranieri i kanë ulur shpatat dhe ndihen më shumë se kurrë pranë njëri-tjetrit. Tekniku portugez i ka uruar mirëseardhjen Ranierit tek Interi, ndërkohë që ky i fundit e ka krahasuar Mourinjon me Herrerën.

Ngjashmëritë mes tyre i përkasin edhe modulit të lojës. Ranieri, la mënjanë projektin taktik të paraardhësit të tij, Gasperini, për të propozuar modulin që Mourinjo praktikonte dikur, atë të rombit në mesfushë dhe me një mbrojtje me 4. Para kësaj skeme, Mourinjo do të eksperimentonte me skemën 4-3-3, por duke parë që kjo s’po sillte rendiment, do të kthehej në identitet.

Tashmë lojtarët janë kthyer në pozicionet e tyre të zakonshme, dhe përveç ndeshjes me Napolin, rezultatet kanë treguar se kjo është zgjidhja më e drejtë. Ndeshja me napolitanët, pavarësisht zhgënjimit në fushë, solli një tjetër ngjashmëri mes dy teknikëve: grintën e tepërt të teknikut roman, e cila u shoqërua me ndëshkim nga ana e arbitrit.
 
Pe: Inter

Maikon: Nuk dua të largohem. Te Interi jam i lumtur


Mbrojtësi brazilian ka përgenjeshtruar përfundimisht zërat që flasin për një largim të tij nga zikaltrit: Mezi pres të rikthehem në fushë. Po nuk luajta vuaj shumë

“Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Interi”. Dagllas Sisenando Maikon ka shmangur çdo polemikë: brazilaini dëshiron të qëndrojë me zikaltrit. “Këto ditë është folur për një largim timin, – ka thënë Maikon, – dhe kjo është thënë nga një menaxher që nuk është i imi”. Braziliani i është referuar Antonio Kaliendos. “I vetmi person që mund të flasë për mua është Roberto Kalenda, vetëm ai mund të më përfaqësojë”.

Mbrojtësi i krahut ka mohuar zërat që flsinin për një largim të tij pas “tripletës”. “Nuk është e vërtetë. Kam luajtur Botërorin, e shkuar, kam shkuar me pushime për t’u kthyer më pas tek Interi. ثshtë skuadra ime dhe ndihem shumë mirë këtu. Disa herë dalin gjëra që janë larg realitetit.

Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me mua për sa i takon merkatos, po punoj për t’u kthyer të jap kontributin tim dhe asgjë më shumë”. Pas një ndalese të gjatë, Maikon ka debutuar në këtë sezon të shtunën e kaluar në humbjen kundër Napolit në “San Siro”: “Pres me padurim të rikthehem sërish të luaj. Në fushë argëtohem gjithmonë, shumë, dhe qëndrimi jashtë është një vuajtje e vërtetë, – ka shpjeguar braziliani.

Kërkoj gjithmonë të jap kontributin tim, për të mirën e skuadrës. Gjithçka që është pjesë e botës së futbollit më pëlqen shumë: grumbullimi me shokët e skuadrës, shakatë, njohjet, janë momente unike. Jemi një skuadër shumë cilësore, në të gjitha kuptimet”. Tifozëve që e pyesin me shokun e skuadrës që e ka befasuar më shumë, Maikon i është përgjigjur kështu:

“Kapiten Zaneti. Sepse me fizikun e tij, me cilësitë që ka, me ndihmën që i jep ekipit, ai është me të vërtetë unik. ثshtë një person që ka me të vërtetë diçka më shumë”. Midis ndeshjeve që kujton më shumë gëzim është ,“ajo Inter-Juventus (16-03-2010) ku kam shënuar. Do ta kujtoj gjithmonë atë ndeshje, për golin që kam bërë dhe për atë që ishte situate në kampionat. E paharrueshme”, ka thënë brazilianit.
 
Pe: Inter

Esht mse normale qe sdo laroghet pasi interi esht ai qe i ka dhen gjithcka :) :) esht interist me zemer :)
 
Pe: Inter

Ranieri optimist: Me Shnejderin nuk do të kemi limite


Trajneri i Interit nuk ka dyshime se skuadra e tij do të ringrihet në kampionat dhe do të luftojë për titullin, veçanërisht pas rikthimit të mesfushorit holandez: “Uezli do të jetë Toti im”

Aventura e tij me Interin ka filluar në mënyrën e duhur me dy fitore në dy ndeshjet e para dhe një humbje kundër Napolit që është shoqëruar me shumë polemika për shkak të vendimeve të arbitrit Roki. Zikaltrit nuk ndodhen në një pozicion të mirë në kampionat ku kanë grumbulluar vetëm 4 pikë pas pesë ndeshjeve. Megjithatë, Ranieri, është optimist për të ardhmen veçanërisht pas rekuperimit të të dëmtuarve.

Ranieri, tani mund të thoni: sa ndryshe është Interi i parë nga brenda?

Aspak: atë që shikoja nga jashtë, tani mund ta prek. Dhe është një Inter i përbërë nga lojtarë që çdo ditë thonë: nuk dorëzohemi.

Tani jeni edhe ju: nuk e keni pyetur veten pse nuk ka ndodhur që nga vera e kaluar?

Jo, dhe nuk e kam pyetur as Moratin. Njihemi prej shumë vitesh, kemi parë një derbi bashkë dhe i kam thënë: “Ky është stadiumi juaj”. Dhe ai: “Jo, është i juaji”. Për vite të tëra i kam thënë vetes: nëse është stadiumi im, herët ose vonë do të më kërkojë…

Dhe tani që ju ka kërkuar?

Nga skuadra ime dua agresivitetin që kam pasur në fushë, agresiviteti i një lojtari “normal”: kush luan kundër meje, para se të më mundë duhet të kalojë mbi trupin tim.

Një objektiv për Interin?

Të rikthehet t’i bëjë të ëndërrojë tifozët. Për mua dy skuadrat që duhen mundur mbeten Milani dhe Interi dhe mbrapa vijnë Juventusi dhe Napoli. Ne duhet të rimarrim vendin që na takon, sepse mbetem i bindur se mund ta fitojmë titullin. Jemi pak me vonesë, ndoshta nuk do ta fitojmë, por duhet të ringrihemi: si mund t’i vihen limite një skuadrë që dy vite më parë ka fituar gjithçka dhe akoma edhe sot është kampione bote?

Ndonjë analogji me Romën tuaj që ka luftuar me Interin për titullin para dy vitesh?

Shikoj të njëjtën dëshirë për të dalë nga një situatë e vështirë: lojtarët më ndjekin dhe duan të fitojnë.

Dhe kush mund të jetë Toti juaj?

Shnejder është një lojtar që ndriçon të gjithë skuadrën: kur luan e di se mund të ndodhë gjithmonë diçka, se mund të zgjidhë ndeshjen.

Po Maikon a mund të jetë Shnejderi i mesfushës suaj?

Shokët e skuadrës e dinë se nëse luan ai, në krahun e djathtë është një tren që ecën shumë shpejt.

Ndërsa, Alvarez është akoma i ngadaltë, apo jo?

Ai, ashtu si Koutinjo apo Zarate, në stërvitje bën gjëra që ndonjëherë më befasojnë: këtyre lojtarëve u duhet dhënë kohë. Alvarez ishte mësuar me një llloj futbolli dhe shpesh mendon akoma në atë mënyrë, ndërsa loja jonë është më e shpejtë. Dhe më pas tek Interi publiku nuk të jep kohë.

Po Forlan?

Forlani i Bolonjës, i lirë të lëvizë ku dëshiron, mua më ka pëlqyer shumë.

A mund t’ju ndodhë në një derbi të zëvendësoni Zanetin dhe Kambiason siç keni bërë me Totin dhe De Rosin?

Nëse do ta kisha humbur atë derbi, nuk do të kisha dalë dot nga stadiumi. Por nëse mendoj se një zëvendësim mund t’i shërbejë skuadrës, mund të kem përballë edhe Zotin, por e bëj.

Atëherë do të lini disa ndeshje pushim Zanetin, që nuk është ndalur me asnjë trajner?

Këtë herë, ndoshta po. Por në përgjithësi mua më duket se skuadra fizikisht është në formë të mirë. Dhe në lidhje me moshën mesatare, do të thoja se ka të tjerë që e kanë më të lartë…

E keni fjalën për Milanin?

Këtë e thoni ju.

Po nëse Juve, Napoli dhe Udineze do të vazhdojnë me këto ritme?

Nuk mund të mendoj që tani se nuk do të kemi energji të mjaftueshme për të mbajtur ritmin e tyre.

Ranieri, do të shpikni diçka, për t’i dhënë formën që doni ju kësaj skuadre?

Jo menjëherë. Në fillim duhet të grumbullojmë pikë. Ndoshta më pas do të fus diçka timen, për të ndryshuar gjërat. Por nuk e di akoma se kur. Taktikisht rruga është kjo: 4-4-2 e pastër ose më mesfushën në formë rombi. Por, për shembull, 11 golat e pësuar në 5 ndeshje kampionati janë shumë. Më është dukur gjithnjë interesante idea për një mbrojtje me katër lojtarë të avancuar, por dëshirat janë një gjë, mundësitë e një skuadre një gjë tjetër.

Përparësi të tjera?

Organizim dhe distanca të drejta midis reparteve. Skuadra duhet të lëvizë si një njeri i vetëm. Kështu ka më pak lodhje dhe vështirësohet loja e të tjerëve. Mund të rekuperojmë lojtarë të rëndësishëm si Shnejder, Tiago Mota dhe Stankoviç, dhe nëse është e mundur të shmangim dëmtime të tjera: më shumë se nga përgatitja atletike ose nga stërvitja, varen nga stresi. Mënyra ime parandaluese është e thjeshtë: pak palestër dhe shumë punë me topin: sepse muskujt dhe truri e bëjnë punën dhe jo makineritë.

Koncepte që ndiqen edhe nga Mourinjo: është e vërtetë se hija e tij qarkullon akoma në Pinetina?

Nuk jetoj me xhelozi, as me zili. Unë besoj se Mourinjos dhe Herrerës i duhen bërë buste që duhet të vendosen në Pinetina në krah të atij të Anxhelo Moratit: nuk duhen harruar kurrë ata që kanë bërë historinë e një klubi.

Keni folur me të?

Jo në mënyrë direkte, por pas fitores në Moskë i ka telefonuar menaxherit të skuadrës Butit për t’i bërë komplimentat të gjithëve.

ثshtë e vërtetë, siç ka thënë Benitez, tek Interi gjithçka e bën Morati?

Nëse është kështu, akoma nuk e kam kuptuar. Por ndoshta Benitez mendonte se gjërat funksiononin si në Angli, ku presidenti përfshihet shumë pak në punët e ekipit.

Juve: e dini se 29 tetori është afër?

E di, dhe di se Inter-Juve do të jetë një ndeshje shumë e veçantë. Edhe për mua: e di se çfarë do të thotë, pasi kam drejtuar edhe nga ana tjetër e barrikadës.
 
Pe: Inter

Morati paguan përsëri, 40 milionë për të mbuluar defiçitin


Në 28 tetorin e ardhshëm asamblea e ortakëve të klubit zikaltër do të miratojë shtimin e radhës të kapitalit. Por humbjet janë gjithnjë edhe më të vogla

Në shtëpinë e Moratit fjalën magjike – kursim – nuk e kanë harruar. Gjithsesi, presidenti i Interit do të jetë i detyruar edhe këtë vit të nënshkruajë një çek të “rëndë”: 40 milionë euro. Lajmi publikohet në komunikatën për shtyp që ka lajmëruar mbledhjen e asamblesë së ortakëve, që do të zhvillohet më 28 tetor në Milano.

Do të duhet të miratohet bilanci i mbyllur më 30 qershor në lidhje me sezonin 2010-11 dhe të shtohet kapitali me 40 milionë euro “për të mbuluar humbjet”. Bilanci, në fakt, duhet të mbyllet më një defiçit midis 55 dhe 65 milionë euro. Për këtë arsye ka qenë e nevojshme të bëhet një ndërhyrje. Masimo Morati është mësuar me këtë.

SA Mث KUSHTON Duke marrë në konsideratë vetëm pesë vitet e fundit Interi ka kushtuar rreth 360,7 milionë euro. Morati, nëpërmjet kompanisë “Internacionale Holding”, kontrollon më shumë se 98% të aksioneve dhe praktikisht të gjitha investimet që bëhen në skuadër vijnë nga xhepat e tij. Nga 70 milionët e shpenzuar gjatë sezonit 2009-10 kostot janë ulur në 40 milionë 12 muaj më parë.

E njëjta shifër e këtij viti. Në bilancet zikaltër, nga ana tjetër, lexohet gjithmonë shënimi: “Ortaku kryesor ka shprehur gatishmërinë e zakonshme për të mbështetur edhe në të ardhmen, nëse do të jetë e domosdoshme, ekonomikisht dhe financiarisht klubin”. Por, kjo nuk do të thotë se Interi po del nga rruga e kursimeve.

Mjafton t’i hedhim një sy disa shifrave për të kuptuar kursimet që janë bërë në vitet e fundit: -206,8 milionë defiçiti i bilancit në sezonin 2006-07, -148,3 në 2007-08, -154 në 2008-09, -69 në 2009-10. Tani ka ardhur një rënie tjetër e kostove edhe pse jo shumë e madhe (55-65 milionë).

Sigurisht flasim gjithmonë për një menaxhim jashtë kontrollit, për kosto shumë më të larta në krahasim me të ardhurat. Por në të kaluarën ka qenë më keq. Sezonin e kaluar të ardhurat kanë qenë pak më të ulëta në krahasim me rekordin e sezonit 2009-10, kur falë Championsit dhe sufiçitit për shitjen e Ibrahimoviçit te Barcelona të ardhurat kanë arritur në 323,5 milionë euro.

Këtë herë duhen bërë llogaritë me reduktimin e të ardhrave nga të drejtat televizive, për shkak të së drejtës për shitjen kolektive, dhe të shpërblimeve të UEFA-s. Për sa i takon sufiçitit, bilanci që do të miratohet në fundin e muajit do t’i gëzohet 30 milionë eurove të fituara nga shitjet e Balotelit dhe Burdisos.

UEFA Shitja e lojtarëve dhe shkurtimi i rrogave janë objektivat kryesorë të Moratit. Nuk ka rrugë tjetër për të plotësuar kriteret e “fair play”-it financiar të UEFA-s. Rreziku paraqitet nga rregulli i një bilanci ku të ardhurat janë të barabarta me kostot, që do të jetë gjithsesi stadi final i revolucionit që kërkohet nga Platini: hapi i parë do të lejojë një defiçit deri në 45 milionë euro për dy vitet e para.

Dhe pikërisht bilanci i sezonit 2011-12 do të jetë i pari që do të analizohet nga teknikët e Nionit. Morati e di, për këtë arsye i është dashur të heqë dorë nga Eto. Sufiçiti prej 10 milionë eurosh, por mbi të gjitha kursimi i 24 milionë eurove të tjera (ato të rrogës së sulmuesit, plus bonuset) do t’i përmirësojë akoma më shumë llogaritë e zikaltërve për sa i takon bilancit të këtij sezoni. Hapa të vegjël drejt qëndrueshmërisë financiare.



16 vitet e drejtimit të Masimo Moratit, i bërë president i Interit në shkurt 1995, i 18-ti në historinë zikaltër, duke qëndruar në krye nga 95-sa deri në 2004-ën dhe nga 2006-ta deri më sot



16 trofetë e fituar nga Interi i Moratit: 5 tituj, 4 Kupa Italie, 4 Superkupa Italiane, një Ligë Kampionesh, 1 Kupë UEFA dhe 1 Botëror për klube



17 trajnerët e Interit gjatë epokës Morati: 10 italianë (Bianki, Kastelini, Simoni, Lipi, Tardeli, Verdeli, Zakeroni, Mançini, Gasperini e Ranieri) dhe 7 të huaj (Suarez, Hodgson, Luçesku, Kuper, Mourinjo, Benitez dhe Leonardo)



Interi interesohet për sllovenin Iliçiç

Fantazisti i Palermos pëlqehet shumë nga presidenti, Masimo Morati, i cili mund të hidhet në sulm në janar. Lojtari kushton 15-20 milionë euro

Mund të jetë Josip Iliçiç objektivi i merkatos së Interit. Slloveni i Palermos i pëlqen shumë Masimo Moratit, që duket se është i gatshëm të nisë negociatat për ta marrë në Pinetina në janar. Zikaltërve u duhet një lojtar që të jetë në gjendje të përshtatet me skemat e Ranierit, duke luajtur si lojtar krahu ose si mesfushor i avancuar. Iliçiç, që në Siçili deri tani ka gjetur më pak hapësira nga sa mund të mendohej, kushton 15-20 milionë euro.

Me Zamparinin ka qenë dashuri me shikimin e parë. Presidenti, që e ka vënë në shënjestër që në verën e 2010-s, e ka marrë nga Maribori pasi është magjepsur nga loja e tij pikërisht kundër Palermos në Ligën e Europës. Pa u menduar shumë, Delio Rosi e ka aktivizuar menjëherë, në krah të Pastores. Megjithatë, pas një sezoni si protagonist, rendimenti i tij pësoi një rënie vertikale. Për faj të mungesës së vazhdimësisë në lojën e tij, por edhe për zgjedhjet e bëra nga trajneri Devis Manxhia, që nuk e konsideron lojtar kyç.

Aq sa trajneri i ri shpesh preferon Zahavin dhe Bertolon para tij. Megjithatë, Iliçic pëlqehet shumë. Për shembull, Masimo Morati është i gatshëm t’ia dhurojë trajnerit të tij të ri. Duke ia dhënë Ranierit, që duket se preferon më shumë Izlën e Udinezes, të ketë në dispozicion një lojtar të kompletuar, i aftë të luajë në të dy krahët e sulmit ose të aktivizohet mbrapa dy sulmuesve.

Një lojtar i përshtatshëm për çdo rast: në skemën 4-4-2 klasike, në atë 4-3-1-2 pa Shnejderin ose, pse jo, në atë 4-2-3-1. Palermo, duket se nuk do të kishte probleme ta shiste fantazistin. Sigurisht, pa bërë ulje: Zamparini kërkon 15-20 milionë, një shifër e rëndësishme. Interi është interesuar në majin e kaluar, pas finales së Kupës së Italisë. Përgjigja ka qenë jo. Tani gjërat kanë ndryshuar. Filozofia e trajnerit të ri Manxhia ka ndikuar te Zamparini: asnjë nuk është i paprekshëm. Morati, nëse do, mund të ulet në tavolinën e negociatave.



Portieri

Hulio Sezar dëmtohet me Brazilin

ثshtë shtuar një emër i ri në listën e të dëmtuarve të Interit. Trajneri i Brazilit Menezes ka kthyer në shtëpi Hulio Sezarin, që është dëmtuar në kofshën e majtë gjatë ndeshjes së luajtur kundër Kosta Rikës. Sipas mjekut të “Selesaos” Hoze Luiz Runko, portieri zikaltër do të duhet të qëndrojë pa lëvizur për një javë: në këtë pikë nuk duhet të jetë në gjendje të luajë të shtunën më 15 tetor në kampionat kundër Katanias.
 
Pe: Inter

Nga kampion i Europës te mbrojtja më e keqe e Serisë A


Dëmtimet e shumta kanë bërë që zikaltrit të kenë repartin difensiv më të dobët në kampionat: 11 gola të pësuar në 5 ndeshje

Në Amerikë thonë kështu: “Sulmi rrit shitjen e biletave, mbrojtja ndihmon në fitoren e ndeshjeve”. Jo keq si imazh, dhe është një mënyrë të thëni që vlen për të gjitha sportet amerikane që vlen edhe për vendet e tjera si Italia. Duke përfshirë edhe Interin.

ALARMI Nث MBROJTJE DHE HULIO Sepse janë vite që skuadra që ka pësuar më pak gola fiton kampionatin, me përjashtim të disa rasteve të veçanta. Dhe duke parë se po flasim për Interin, zikaltrit kanë pasur gjithmonë mbrojtjen që ka pësuar më pak gola në 4 kampionatet radhazi të fituara midis 2007-s dhe 2010-s (në 2006-n Lacio pësoi një gol më pak).

Mbrojtja më e keqe e Serisë A sot – ajo zikaltër – ka ndezur për këtë arsye alarmin e kuq. “Njëmbëdhjetë gola të pësuar janë shumë”, ka thënë Ranieri. Dhe kështu është. Problemi, ndër të tjera, është se kjo mbrojtje nuk është në formë të mirë: Hulio Sezar është kthyer në shtëpi nga trajneri i Brazilit Menezes sepse problemi në kofshë meriton një javë pushim.

Hulio Sezar kështu është në dyshim për ndeshjen kundër Katanias të shtunën, ashtu si Kivu (probleme me kaviljen e majtë) dhe Lusio, që kundër Luganos ka lënë fushën në minutën e 38-të të pjesës së pare, për të mos rrezikuar. Nga “muri” i Madridit, të paktën është rikthyer Maikon, dhe Samuel mbahet akoma. Me pak fjalë, një mbrojtje akoma me probleme, një problem që shqetëson Ranierin, sepse është nga Muri-Inter që skuadra duhet të fillojë ngjitjen drejt majave.

SHIFRAT E RثNIES Një mur që sot ka shumë të çara: 11 golat e pësuar në 5 ndeshje të këtij kampionati japin një parashkim prej 84 golash deri në fund të kampionatit. Një shifër e jashtëzakonshme.ثshtë një tendencë negative që zgjat prej një viti, duke marrë në konsideratë 4 trajnerët interistë që kanë qenë para Ranierit, ose më saktë Mourinjo, Benitez, Leonardo dhe Gasperini: nga 17 tetori i 2009-s te 3 tetori i 2010-s, Interi historik i ‘tripletës’ ka pësuar 46 gola në 57 ndeshje, me një mesatare 0.8 gola për ndeshje.

Në vitin pasardhës, zikaltrit kanë luajtur 55 ndeshje duke pësuar 78 gola me një mesatare 1.42. Pothuajse dyfishi, dhe për saktësi me 2 ndeshje më pak në krahasim me periudhën tetor 2010-tetor 2011 janë pësuar 32 gola më shumë në krahasim me harkun kohor,

tetor 2009-tetor 2010.

RINGRITJA Ranieri këtë e di, dhe është për këtë që po punon për kompaktësinë e reparteve dhe për normalizimin e roleve. Fatkeqësisht duhet të bëjë llogaritë me dëmtimet e Murit. Një Mur që duhet ringritur për të ndërtuar Ringritjen.



78 gola të pësuar nga Interi në 55 ndeshje nga tetori i 2010-ës deri në teteorin e këtij muaji: 50 në Serinë A, 22 në Champions, 4 në Kupën e Italisë dhe 2 në Superkupën italiane me një mesatare prej 1.42 gol për ndeshje



Ish-gjyqtari

De Santis i kërkon 21 milionë euro Moratit

Edhe Masimo De Santis ka ndër mend t’i kërkojë një dëmshpërblim miliona eurosh Interit. Ish-gjyqtari italian, i famshëm për çështjen “Telecom” të spiunazhit, do të depozitojë një padi civile në gjykatën e Milanos, që brenda 60 ditësh, siç ndodh zakonisht, do të thërrasë palët.

Në padinë e De Santisit, flitet për shifrën 21 milionë euro (e kërkuar edhe nga Vieri), që sipas avokatëve të De Santisit mjafton për prishje të privatësisë dhe përgjim të paligjshëm. Nëse palët nuk do të gjejnë marrëveshjen, do të vendosë atëherë gjykata. Një përpjekje pajtimi, e kërkuar nga ish-gjyqtari drejt Interit, dështoi.



Kapiteni

Zaneti “prenoton” revanshin ndaj Katanias

Kapiteni i mijëra betejave është gati të përballojë sfida të reja, si ato për ta ringritur Interin në krye të renditjes. Havier Zaneti karikon mjedisin në prag të rifillimit të kampionatit: “Jemi optimistë për të rinisur ecurinë në kampionat dhe në Champions: shpresojmë të kthehemi në nivele të mira dhe të jemi të plotë.

Ndeshja kundër Katanias do të jetë shumë e vështirë, porn e po përgatitemi shumë mirë, sepse nuk duam të dorëzohemi para asgjëje. Qëndrimi në të njëjtin klub për kaq shumë vjet dhe bërja kapiten më bën shumë të lumtur, është një motiv krenarie për mua”, – përfundon Zaneti, i cili luan te Interi prej 16 vjetësh (1995), duke qenë kapiten i padiskutueshëm prej 12 vitesh.
 
Pe: Inter

Zaneti: Kriza kaloi, për titull është edhe Interi


Kapiteni zikaltër është vlerësuar në Montekralo si legjendë e futbollit: “Kam edhe dy vjet kontratë, por jam gati të nënshkruaj edhe për një vit. Ranieri? Di të dëgjojë?

Havier Zaneti ndalet përballë magjisë së këmbës së majtë të Maradonës, teksa përshpërit duke thënë: “Ai shpikte magji”. Kampioni argjentinas i Interit ka folur rreth së ardhmes së tij duke thënë: “Më vjen mirë që më nderojnë si një ‘legjendë’, por udhëtimi im nuk ka përfunduar ende. Kam akoma dy vjet kontratë dhe nëse këmbët nuk do të më tradhëtonin, do dëshiroja ta rinovoja këtë kontratë edhe për 12 muaj të tjerë, si gjithmonë vetëm me Interin.

Mua më takon të firmos në letër pastaj për rrogën vendos presidenti Morati”. Ai është një kampion i vërtetë që luan me zemër. Ndërkohë që Figo e shoqëron, një tifoz zikaltër i kërkon të mos heqin dorë. “E kush tha që po heqim dorë. Do shkojmë në Katania për të marrë tri pikët. Në këto momente është i rëndësishëm rikthimi tek fitorja. Interi nuk është në krizë dhe nuk e ka mbyllur ciklin. Nuk jetojmë vetëm me kujtimet, ju siguroj për këtë”.

Juventusi dhe Napoli kanë krijuar një avantazh të dukshëm në klasifikim.

Kampionati është si “turi” i Italisë: të gjithë mund t’i kapë një moment krize. Ne besoj se e kaluam atë fazë. Nuk po them që do fitojmë kampionatin pasi kemi të bëjmë me një Napol të uritur, me një Juventus që e ka rigjetur entuziasmin, me një Romë të forcuar dhe një Milan që pret ta rimarrë veten, gjithsesi në sprintin final do jemi dhe ne”.

Si ka mundësi që jeni kaq optimist?

Nuk shoh skuadra më të forta se Interi.

اfarë mendoni se ka sjellë Ranieri?

Personalitetin e tij dhe aftësinë për të dëgjuar.

Nuk ka një të kaluar si trajner fitimtar…

Nuk i kam gjykuar kurrë njerëzit duke u bazuar tek e kaluara e tyre. Gjithsesi tashmë kemi një motiv më shumë për të fituar kampionatin: le t’i tregojmë botës që Ranieri është një trajner që di të fitojë.

Nga duhet t’ia fillojë Interi?

Nuk do të ishte keq nëse fillimisht do të rigjente Shnejderin e vërtetë pasi ai bën diferencën. Interi duhet të rigjejë vlerën e vërtetë të skuadrës. Në letër kemi një mbrojtje shumë të mire, por fatkeqësisht kemi pësuar shumë gola në këtë fillimsezon. Edhe repartet e tjera s’po ecin fort mirë. ثshtë e rëndësishme që të gjithë të japin 100%.

Dikush priste më shumë nga blerjet e reja.

Forlan nuk diskutohet: është një garanci. Alvares është një blerje e madhe, por ka nevojë për t’u përshtatur me kampionatin tonë.

Nuk është e lehtë të zëvendësosh një kampion si Eto.

- E vërtetë, gjithsesi Interi ka edhe sulmues të tjerë të mëdhenj. Me që ra fjala: ka gabuar duke ushqyer duelin mes çiftit Pacini-Milito. Jam i sigurt që në fund do të shënojnë që të dy shumë gola të rëndësishëm si në kampionat ashtu edhe në Champions.

Cilat janë ambiciet europiane?

Të jemi protagonistë. Do përpiqemi të hyjmë mes katër më të mirave. Interi i vërtetë mund të shkojë shumë larg në Champions.



2013 viti në të cilin Havier Zanetit i skadon kontrata me Interin. Kapiteni ama ka shprehur dëshirën për të rinovuar edhe një vit



1995 viti në të cilin (27 gusht) Zaneti debuton në Serinë A në ndeshjen Inter-Viçenca 1-0



90 ndeshjet e Havier Zanetit në Ligën e Kampioneve
 
Pe: Inter

Inter-Eto, Anzhi thotë “jo”: Rikthim i pamundur


Klubi rus përgënjeshtron zërat që qarkulluan në Itali mbi rikthimin e kamerunasit për pak muaj: “Do të përgatitet për sezonin tjetër”

Zërat për një “huazim” të mundshëm të Samuel Etosë tek Interi kanë shkuar edhe në Rusi, ku Anzhi i ka thënë kategorikisht “jo” kësaj hipoteze. “Edhe në një ankth është e pamundur të imagjinohet një skenar i tillë”, – ka thënë German اistiakov, drejtori i përgjithshëm i klubit të Dagestanit, duke komentuar lajmin në forumin online të tifozëve të klubit.

Domethënë, dyer të mbyllura, deri kur Morati do të vendosë të vihet seriozisht në lëvizje. Gjatë pushimit të dimrit, ka shtuar اistiakov, Eto “do të përgatitet për sezonin e ardhshëm me profesionalizmin e tij te skuadra e Anzhit”. Sulmuesi ka zbarkuar në klubin e miliarderit Suleiman Kerimov si lojtari më i paguar në botë, me rreth 20 milionë euro në vit.

ثNDRRA Ideja, në fund, nuk ishte dhe aq e çmendur: Samuel Eto donte të kthehej tek Interi dhe, klubi, që ka përgënjeshtruar gjithçka, ka qenë gati ta priste me krahët hapur. Kamerunesi donte të shfrytëzonte ndërprerjen e kampionatit rus për të veshur, qoftë edhe për vetëm dy muaj (janar dhe shkurt), fanellën zikaltër.

Eto do të kishte kujtuar nëntë ndeshje në kampionat (midis të cilave edhe derbin) dhe, nëse Interi do të kualifikohej, ndeshjen e parë të 1/16 në Champions. Operacioni, për sa i takon rregullores së UEFA-s, mund të realizohej pa problem. Një lojtar, në një sezon, mund të bëjë tre transferime, por vetëm midis dy skuadrave: në këtë rast, Interi dhe Anzhi.

REFUZIMI Por ka qenë pikërisht klubi rus që e ka refuzuar kategorikisht këtë mundësi. Nuk duhet harruar se, më pak se dy muaj më pare, skuadra e Makaçkalës e ka paguar sulmuesin 27 milionë euro, duke i ofruar një kontratë prej 20 milionë eurosh në sezon. Ja përse problemi ka qenë i natyrës ekonomike, duke parë se Morati, natyrisht, nuk mund t’i paguantë rrogën e kamerunasit për dy muaj, pasi do t’i kushtonte 6 milionë euro bashkë me taksat. Domethënë, e vetmja zgjidhje ka qenë huazimi i Etosë.

DERBI Nëse klubi rus do t’ia kishte plotësuar kërkesën kamerunasit, ai do të kishte luajtur me Interin në muajt janar dhe shkurt, për t’u kthyer më pas në Rusi, ku merkatoja mbyllet më 3 mars. Qendërsulmuesi do të kishte luajtur vetëm nëntë ndeshje në kampionat, por shumë të rëndësishme: Inter-Parma, Milan-Inter, Inter-Lacio, Leçe-Inter, Inter-Palermo, Roma-Inter, Inter-Novara, Inter-Bolonja dhe Napoli-Inter. Plus ndeshjen e parë të 1/16 të Championsit, nëse Interi do të kualifikohej në fazën e grupeve.
 
Pe: Inter

po po ja shife dhe pak e kur te iki vet eto te shkoj tek inetri per qejf :D
 
Pe: Inter

Samuel Eto, Interi nuk dorëzohet

Klubi zikaltër ka përgatitur një strategji të re për të rikthyer kamerunasin në Milano në merkaton e janarit

Interi nuk ka hequr akoma dorë nga idea për të rimarrë Etonë pas refuzimit të Anzhit dhe ka bërë gati një strategji të re që do të bëjë të mundur huazimin e sulmuesit nga zikaltrit në janar. Fillimisht, menaxheri i lojtarit po kërkon të riorganizojë kontaktet me njerëzit e Kerimovit, pronari i klubit rus, që kanë drejtuar personalisht negociatat në Milano. Fakti se të enjten njerëzit më afër numrit një të Anzhit nuk kanë marrë një qëndrim zyrtar, por publikisht ka folur vëtëm drejtori i përgjithshëm i klubit, bën që zikaltrit të shpresojnë.

Aspekti i dytë i strategjisë së re parashikon një udhëtim në Moskë të menaxherit të Etosë, që bashkë me sulmuesin do të kërkojnë të flasin direkt me klubin. Ekziston edhe një aspekt tjetër, ai ekonomik, ndoshta më i rëndësishmi, bashkë me rezistencën e Anzhit tek Interi i huazuar për dy muaj, Eto nuk do të luante sigurisht falas, por rroga e tij, bashkë me taksat, do t’i kushtonte Moratit 6 milionë e gjysmë euro.

Edhe duke kërkuar një ulje të rëndësishme, klubi i Interit shpreson kështu të bindë Kerimovin, duke i lehtësuar dy pagesa mujore. Por duke njohur fuqinë ekonomike të biznesmenit rus, përshtypja është se për ta bindur atë të heqë dorë nga sulmuesi kamerunas, të cilin e paguan plot 20 milionë euro në vit, do të duhet më shumë se kaq.
 
Pe: Inter

Interi buzëqesh, rikthehen Shnejder dhe Hulio Sezar

Holandezi dhe braziliani janë stërvitur dje me grupin dhe do të jenë në dispozicion për takimin e Championsit. Samuel, 15 ditë jashtë

Kanë ardhur lajme të mira për Klaudio Ranierin nga infiermieria pas humbjes me Katanian. Shnejder, Hulio Sezar dhe Stankoviç janë stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të jenë në dispozicion ndaj Lilës. Kanë qenë pozitive edhe rezultatet e analizave, të cilave u është nënshtruar Samuel, për të cilin ekzistonte frika e një tërheqjeje. Ndërsa është bërë fjalë për një goditje në kofshën e djathtë dhe 15 ditë larg fushave.

Domethënë, jo një lajm shumë i mirë, por rreziku më i madh është shmangur. Samuel do të qëndrojë pushim dhe, duke marrë parasysh edhe rikthimin e Ranokias (kundër Kievos ose kundër Atalantës në turnin e mesjavës), do të kërkojë të rikthehet në dispozicion për ndeshjen kundër Juventusit, në këtë situatë një takim vendimtar për sezonin e zikaltërve. Argjentinasi mund të jetë gati edhe më pare, por nuk duhet të aktivizohet para ndeshjes me bardhezinjtë për të mos rrezikuar.

Për momentin do të duhet të mbyllen disa boshllëqe dhe Kivu mund të kthehet në qendër të mbrojtjes, të paktën për sfidën në Champions. Por, në Lilë do të jenë edhe Shnejder, Hulio Sezar dhe Stankoviç, lojtarë asolutisht thelbësorë për zikaltrit. Tre lojtarët janë stërvitur dhe janë përfshirë rregullisht në listën e të grumbulluarve. Do të luajnë që nga fillimi. Dita e djeshme në Apiano Xhentile ka qenë edhe një rast i mirë për të parë gjendjen e popullit zikaltër.

Në krahasim me ditët e tjera tifozët e pranishëm kanë qenë të pakët dhe, gjithsesi, kanë drekuar një optimizëm jo shumë të madh. Ndjesia e përgjithshme është se pak a shumë të gjithë janë të zhgënjyer nga qëndrimi i klubit që nuk e ka përforcuar siç duhet një grup që është edhe pak i madh në moshë. Fjala kyçe e tifozëve është “ndryshim i kursit” dhe kjo duhet bërë sa më shpejt sepse situata po fillon të jetë shqetësuese. اështja natyrisht është marrë shumë seriozisht nga stafi teknik zikaltër.

Në avionin që ka rikthyer skuadrën në Milano nga Katania, Ranieri, Branka dhe Auzilio kanë folur gjatë për gjendjen e ekipit. Nga ky diskutim duket se ka dalë se lojtarët demoralizohen shumë kur ndeshja nuk shkon siç duhet. Për këtë arsye Ranieri, në prani të Auzilios, ka mbledhur grupin dje për të kërkuar të kalojë atë që është kthyer tani në një problem psikologjik.



Kriza zikaltër

Katër humbje në 6 javët e para. Rekord negativ

Asnjëherë kaq keq që nga periudha e pasluftës. Interi nuk e ka nisur kurrë me 4 humbje në Serinë A pas gjashtë javësh në kampionat: pikët e zikaltërve në renditje janë katër. Rekordi negativ ka qenë prej 5 pikësh në sezonin 1983-‘84 me një fitore, dy barazime dhe tri humbje. Zikaltrit kanë bërë më keq në dy raste në kampionatet me një fazë, në sezonin 1921-‘22 dhe në atë 1924-‘25 me 3 pikë (një fitore dhe pesë humbje).

Në sezonin 1993-‘94 ka qenë kampionati i fundit i Interit ku ka rrezikuar rënien në Serinë B; skuadra e drejtuar nga Banjoli e ka nisur mirë (pas 6 ndeshjesh 8 pikë në renditje, 11 me pikëzimin e tanishëm ku një fitore vlen 3 pikë). Pas 22 javësh është shkarkuar Banjoli (Interi në vendin e 6-të) dhe në vend të tij është marrë Marini. Dy javë para fundit Interi ka pasur dy pikë avantazh ndaj vendit të katërt nga fundi, më pas në javën e 33-të ka barazuar 2-2 në shtëpi me Romën dhe ka siguruar mbijetesën. Në këtë sezon zikaltrit janë ngushëlluar duke fituar Kupën UEFA.
 
Pe: Inter

nteri, në kërkim të golit të parë në “San Siro”

Gjatë këtij sezoni, në 3 ndeshjet e luajtura deri tani në fushën e vet, zikaltrit nuk kanë shënuar, por kapiteni siguron: “Kundër Kievos duam t’i bëjmë një dhuratë Ranierit”

Në “San Siro” pa asnjë top në rrjetë. Një fakt i çuditshëm: bëhet fjalë për mangësi, për një grevë të pavullnetshme të golit. Interi nuk ka shënuar asnjë gol në shtëpi deri më tani, për rrjedhojë nuk ka fituar asnjë ndeshje. ثshtë e vërtetë se sfidat e luajtur në “Meaca” kanë qenë vetëm tri, por është po aq e vërtetë se njëra nga ato ka qenë kundër Trabzonsporit, që sigurisht nuk është Barcelona. Domethënë, “San Siro” nuk është më një Fortesë.

JUTO I FUNDIT Më pas mund të diskutohet në lidhje me faktin se shumë gola janë gabuar, se portieri kundërshtar ka pritur gjithçka, se për shembull kundër Napolit diçka ka shkuar keq në aspekte të tjera, por të dhënat statistikore flasin për zero gola në shtëpi, për një mangësi golash prej 297 minutash, ose më saktë, që nga goli i Katanias (3-1), i shënuar nga Nagatomo, më 22 maj të vitit të kaluar, një kampionat më parë.

LEاE Pyetje: po nëse gjithçka kishte filluar me Leçen, si do të ishte situata tani? Sepse duhej të kishte qenë kjo ndeshja e parë e këtij kampionati, por që u shty për shkak të grevës. Atëherë (gjithmonë duke u bazuar te “nëse”-të), ndeshjet me fitoret radhazi do të kishin shkuar në 14 dhe Gasperini do të kishte jetuar një histori tjetër.

Kjo është historia klasike e bërë me “nëse”-të. Ndërsa ai fillim në Palermo, aq i rrëmujshëm dhe i mbushur me gabime dhe 4 gola të pësuar kundër 3 të shënuar, e ka futur në ankth Interin që, i turbulluar edhe në aspektin taktik, është përballur me tuqit dhe Romën me ankthin e fitores me çdo kusht. Dhe gjërat nuk kanë shkuar mirë.

RASTET E HUMBURA Në gjithë këtë, është e qartë se zero absolute duhet konsideruar bashkë me disa raste (për gol) që kanë shkuar keq: portieri turk Tolga (Trabzon) që ka bërë dy mrekulli dhe Pacini që del huq para portës, ose kundër Romës ka qenë Kjaer që ka devijuar një top të gjuajtur nga Shnejder, i cili po shkonte drejt portës, ose akoma shënjestra e keqe e Forlan dhe Pacinit kundër Napolit në rrëmujën e madhe të shkaktuar nga arbitri Roki.

13 NDESHJE Raste të shpërdoruara në një stadium që, pikërisht pak muaj më pare, ka qenë dëshmitar i 13 fitoreve të njëpasnjëshme, një ecuri e nisur nga Benitez (Inter-Parma 5-2 më 28 tetor 2010) dhe e vazhduar nga Leonardo deri tek ajo ndeshje Inter-Katania, 3-1. Për saktësi, fitoret e njëpasnjëshme në “San Siro” janë ndërprerë në ndeshjen e barazuar 0-0 kundër Romës së Luis Enrikes.

EDHE 5 TAKIME Aktualiteti flet deri këtu. Po historia? ثshtë hera e pestë që Interi agjëron në shtëpi: hera e parë ka ndodhur në kampionatin e sezonit 1976-77, kur kanë qenë 6 ndeshjet në “Meaca” pa shënuar, një agjërim që ka zgjatur 630 minuta, që ka filluar pas një goli të Pavones dhe është mbyllur me një gol të të njëjtit lojtar në Inter-Peruxhia 1-1. Në kampionatin ’72-73 kanë qenë tri ndeshje si këtë vit (402’ pa gol) dhe si në ’91-92 (332’) dhe në ’74-75 (313’ pa gola).

KTHESA Morali: Kievo është kthyer në ndeshjen e vitit për Interin. Sepse Di Karlo e sistemon gjithmonë shumë mirë impiantin taktik, dhe mbi të gjitha kundër skuadrave të mëdha, dhe sepse duhet t’i jepet një sinjal i rëndësishëm publikut të “San Siros”, që akoma nuk ka arritur të festojë. Ky është qëllimi i Ranierit dhe Havier Zanetit: “Shpresojmë t’i bëjmë një dhuratë të madhe Ranierit, duke fituar të dielën kundër Kievos. Duam të bëjmë kthesën në “San Siro”, ka thënë kapiteni zikaltër.
 
Pe: Inter

Ranieri: Shnejder një lider, Mourinjo kishte Etonë!


Trajneri zikaltër ndien nevojën e një sulmuesi të shpejtë në krahun e majtë dhe bën krahasimin me kolegun e tij portugez: “Nëse drejton këtu, duhet të besosh te titulli”

“Titulli? Kur stërvit një ekip si Interi je i detyruar të besosh. Duhet të vazhdojmë të ngjitemi lart e më lart”. Këto kanë qenë fjalët e Ranierit pas triumfit ndaj Kievos. “Deri në dhjetor këta lojtarë do jenë kampionët e botës, lojtarët që kanë fituar shumë gjatë karrierës së tyre dhe duan të fitojnë akoma më shumë, – ka vazhduar më tej tekniku zikaltër. – Jam i sigurt që do bëjmë më të mirën, por nuk e di a do e fitojmë titullin. E rëndësishme është që u zhbllokuam në ‘San Siro’. Duhet të jemi të kënaqur.

Ishte e rëndësishme të fitonim ndaj Kievos. ثshtë një skuadër që ka vënë në vështirësi skuadrat e mëdha, është një skuadër kompakte dhe luftarake. Ishte logjike që donim ta mbyllnim takimin sa më parë dhe ia arritëm qëllimit. Po mundohemi të punojmë, nuk është e lehtë të luash çdo tri ditë. Tashmë mendojmë për transfertën në Bergamo, do ndeshemi ndaj një tjetër skuadre të vështirë, por gjithsesi për momentin jam i kënaqur”.

Më pas Ranieri ka analizuar formën e lojtarëve në veçanti. Kivu ka treguar se mund të luajë si titullar si qendërmbrojtjes: “Mendoj ta mbajmë aty pasi është një lojtar që e kontrollon mirë mbrojtjen dhe di ta lexojë lojën. E ka thënë gjithmonë se ai është roli i tij ideal. ثshtë e rëndësishme që kemi lojtarë. Maikon? U paraqit mirë, pavarësisht se po bashkëjeton me një dhimbje në gju.

Më pëlqen kur bën ndeshje të tilla edhe pse vazhdoj të kërkoj më shumë vëmendje nga ai”. Nuk ka munguar dhe një dedikim special për Shnejderin: “E kupton menjëherë se kush janë pikat e referimit në një skuadër dhe për ne është ai, – ka thënë tekniku i Interit. – Shnejder është një kampion i kompletuar, referon gjithë skuadrën, e sheh lojën, ka disa veçanti që lojtarët e tjerë nuk i kanë.

Këtë e shohin dhe gjithë lojtarët e tjerë, ata gjejnë tek ai liderin e vërtetë të sulmit”. Ranieri më pas ka nxjerrë në pah edhe ndryshimet mes Interit të Mourinjos dhe skuadrës që ai vetë ka në duar. Ishte pikërisht tekniku i verdhebluve, Domeniko Di Karlo që do ta krahasonte Interin e Mourinjos me atë të Ranierit. “E falenderoj shumë, por jemi ende larg. Pa dashur t’u heq meritat lojtarëve të mi, Interi i Mourinjos luante në një tjetër mënyrë.

Portugezi, ashtu si unë kishte në krah një lojtar si Maikon, por ama kishte edhe një armë tjetër si Eto. Ne shtyjmë shumë në të djathtë, por shumë pak në të majtë. Duhet të gjejmë një ekuilibër”. Ka qenë kjo përgjigja e Ranierit, i cili ka vajtuar largimin e Etosë drejt Rusisë.



Kapiteni

اështja “Del Piero”, Zaneti thumbon Juven

Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe e fituam me meritë. Nuk arritëm ta mbyllnim dhe vuajtëm deri në fund kundër nj skuadreje që sulmonte rrezikshëm si Kievo. Një sinjal pozitiv pas një fillimi të vështirë”. ثshtë i lehtësuar më në fund pas rikthimit te suksesi në kampionat Havier Zaneti: “Ky grup është në lartësinë e objektivave të mëdhenj edhe pse nuk do të jetë e lehtë.

Me Gasperinin kemi folur shpesh për modulin, por nuk arritëm të përshtateshim së bashku me skemat e tij. Del Piero? Për atë që ka bërë me Juventusin do të qëndrojë i rëndësishëm për klubin bardhezi dhe do të hyjë në historinë e tij. Këtu, mes meje dhe Moratit nuk mund të ndodhë një gjë e tillë, sepse marrëdhënia mes meje dhe presidentit është gjithnjë e shkëlqyer”, – është thumbi i kapiteni zikaltër drejt “Zonjës” më pak se një javë nga “Derbi i Italisë” në “San Siro”.



Braziliani

Maikon: Titulli akoma i mundshëm

“E kemi nisur keq këtë sezon prandaj ishte e rëndësishme që sot të fitonim. Morëm tri pikë të rëndësishme”. Në këtë mënyrë e ka komentuar Maikon fitoren ndaj Kievos, ku ai u shfaq si një protagonist i vërtetë. “Na duhet ndihma e të gjithëve në këto momente të vështira, nëse jemi të bashkuar atëherë do shkojmë shumë larg. Nëse mendojmë akoma për të fituar titullin? Sigurisht, po punojmë fort. Po rikuperohem tërësisht për të dhënë kontributin tim maksimal,”- ka përfunduar ai.



Italo-braziliani

Tiago Mota: Duhet të qëndrojmë të përqendruar

U rikthye në mesjavë ndaj Lilës në Champions, ndërsa dje në kampionat shënoi golin vendimtar për fitoren e Interit. Në këtë mënyrë e ka komentuar italo-braziliani, fitoren që Interi arriti ndaj Kievos falë golit të tij. “Mendoj se shumë lojtarë të mirë janë jashtë. Luajtëm mire, por duhet të mendojmë edhe për pjesën e dytë. Gabuam në disa zotërime të topit, duhet ta shfrytëzojmë më mirë avantazhin dhe të qëndrojmë më të kujdesshëm: edhe Kievo kishte shumë lojtarë të mirë”.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top