Fatos Arapi

CoNNecT

Administrator
Fatos Arapi lindi në qytetin e Vlorës. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: Dhjetori i shqetësuar,1970; Shokët,1977; Deti në mes,1986; disa drama: Partizani pa emër,1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku,1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme. Poezitë e para F. Arapi i botoi në gjysmën e dytë të viteve pesëdhjetë, dhe, përkatësisht në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezia dhe vjersha". Që në hapat e parë ai paralajmëroi një zë të vëçantë në artikulimin gjuhësor të botës dhe të njeriut, një vizion të vetin mbi realitetin. Fillimet poetike të Fatosit do të jenë tematikisht të rrudhura e të reduktuara, duke u kushtëzuar nga rrethanat politike të kohës. Në frymën e hovit ndërtimor dhe të entuziazmit për çlirimin e vendit, që mbizotëronte brenda parimeve krijuese të realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqipëria ecte drejt një rruge të re, të lirë, dhe ky besim bënte të përballohej më lehtë durimi dhe sakrifica. Brenda këtij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t'i përqeshë e përbuzë burokratët dhe demagogët, si në poezinë "Antiburokratike", apo do të sjellë disa veçanti përmbajtësore dhe ekspresive si në poezinë "Pse erdha në jetë". Siç shihet, poeti i thurr ode lirisë dhe "mejtimit të lirë" siç e quan ai. është synim dhe ideal madhor, pas të cilit poeti magjepset dhe përbetohet.
Parë nga kjo perspektivë vetë çensurimi, mund të bëhen interpretime të shumëfishta: se shoqëria e re është ajo që sjell dhe garanton lirinë, apo, se poeti sikur e ndien të rrezikuar lirinë, prandaj del në kundërshtim të brendshëm me kohën e vet. Cilido nga interpretimet duhet marrë parasysh dhe për faktin e leximit zyrtar të poezisë. Por, edhe në rrafsh të artikulimit gjuhësor, në përzgjedhjen e figurës dhe të figuracionit, Arapi do të kërkojë mundësi të reja në thurrjen e vargut dhe artikulimin e fjalës. Eshtë ndjerë e hutuar mbase dhe vetë çensura përballë vërshimit të figurshëm në stilin "Nata shkon shaluar mbi kurriz të maleve", "Nata e ngarkuar me alarme...", te poema mjaft e ndjerë dhe e suksesshme e asaj kohe "Alarme të përgjakura".
Në fillim të viteve shtatëdhjetë, e sidomos me veprën e botuar më 1972 "Më jepni një emër", besimi dhe entuziazmi mbi të nesërmen e sigurtë sikur fillon të meket. Do të vërehet kjo në dy rrafshe: në përsiatjet për idenë e ekzistencës, (në çastet e dëshpërimit personal) dhe, në prirjen e figurshmërisë së mbyllur, për të mos qenë deri në fund i lexueshëm. E tillë mund të jetë dhe poezia, titullin e së cilës mban vëllimi "Më jepni një emër". Vërehet se shumë dilema shqetësuese fshihen nëpër vargje, shumë çështje dhe kategori vihen para pikëpyetjeve, ose të paktën shumë çështje të ekzistencës mbesin të hapura... Dhe pikërisht gjatë viteve shtatëdhjetë, syri zyrtar do të dalë publikisht me alarmin nga rreziku i një poezie të tillë. Qoftë në frymën e entuziazmit dhe të besimit të fillimit, qoftë në kuadër të shenjave të para për zvetënimin e këtij besimi, poezia e Fatos Arapit për gjatë gjysmë shekulli arriti ta ruajë tërësinë e qëndrueshme estetike dhe etike. Në planin tematik, poezia e tij nuk e vuri poezinë në shërbim të politikës së ditës. Në rrafshin e shprehjes, ai vazhdoi të jetë origjinal duke e zgjeruar hapësirën krijuese dhe artikulimin figurativ. Zakonisht vetëm me një lëvizje, me një shpërthim befasues, poezia e Fatos Arapit sugjeron thellësي dhe hapësira universale përfytyrimi, duke e vendosur objektivin poetik brenda konteksteve të reja ekzistenciale, ku shquhet mprehtësia e mendimit. Edhe figura, prandaj del përherë e re, çuditërisht e freskët, e ngarkuar me përmbajtje dhe ndjeshmëri të papërsëritshme.
ثshtë një gjuhë poetike e aftë ta ndjekë e ta artikulojë të fshehurën, të padukshmen, të ndrydhurën në mjedisin që e rrethon, me tërë tragjedizmin, trishtimin dhe egërsinë bashkë. Mund të thuhet se figura në poezinë e Arapit është ndër më efikaset dhe ekspresivet në poezinë bashkëkohore shqiptare. Në mpleksjen ndërvarëse: nga njëra anë realiteti, nga ana tjetër imagjinata, emocioni dhe intelekti, lind kjo lirikë. Prandaj lexuesi e gjen, e zbulon veten me ndjesinë se dhe ai kështu e përjeton botën përreth, por nuk ka mundur ta formulojë ashtu. Nga përplasja e poetit: (imagjinata, emocioni, filozofia) me realitetin, reflektohet synimi drejt përsosjes së njeriut.
 
analize

Atdheu i Poetit

Gjatë viteve shtatëdhjetë Arapi boton ciklin e poezive mbi Skënderbeun, figura e të cilit është sfidë e përhershme frymëzimi poetik nëpër shekujt letrarë të shqipes. Që nga De Rada e këndej, krijuesit më të mëdhenj kombëtarë kanë realizuar kryevepra të frymëzuar nga fryma dhe epoka e Skënderbeut. Fatos Arapi edhe në këtë rreth tematik vjen i veçantë: cikli i tij mbi Skënderbeun e sjell shpirtin e kohës së heroit, si shtresim-themel të poezisë, që mbi të të fokusojë reflekse kohore dhe hapësinore bashkëkohore, të afërta dhe të gjithëkohshme. Ndjehet sidomos shtresimi ironik aludiv lidhur me hipokrizinë dhe prapaskenat diplomatike të të mëdhenjve që kurdisen, si dje-sot, në shpinë të më të vegjëlve...
Nga ky cikël mund të veçojmë vargjet e poezisë "Ishim ne" ku hasen rrënjët e thella të qenies, të shpirtit dhe të tokës arbërore para dhe pas Skënderbeut. Duke ligjëruar nga perspektiva e epokës dhe e figurës së Skënderbeut, poeti do të thotë: ishim ne ata që do të niseshim përjetësisht nëpër udhët e përgjakura, tragjike të lirisë duke e lënë të hapur këtë rrugë dhe në të ardhmen.
Në vitin 1991 Fatosi botoi poezinë "Atdheu" që sjell një imazh e ndjeshmëri lidhur me emocionet patriotike, të pazakonta deri atëherë në këtë temë. Atdheu shpalohet me ngjyra dramatike, tendosje emozionale shpërthyese që hedhin dritë në tri dimensionet e kohës: në të kaluarën, të tanishmen dhe të nesërmen. Në vend që të jetë vetëm dashuri, atdheu është dhimbje dhe pikëllim. ثshtë kryqi që e mban në shpinë dhe që të mban mbërthyer, është premtimi që të bëhet posa lind dhe tani ai ka sy të trishtuar, është dashuri që vdes e dashuri që të çmend, është buka e uritur, është ëndërr, ankth e shpresë e sfilitur, është varr, varr i hapur... Atdheu në këtë poezi shpaloset përmes epiteteve me ngarkesë emozionale, lëvizëse zik-zake që përjashtohen dhe prapë plotësohen mes vetes, duke qëndruar pranë e pranë.Katër katrenat mbyllen efektshëm në një distik:

Atdheu yt i vogli, i vogli
Ai hyjnori i pavdekshmi - loti.

Kjo lirikë dashurie e botuar në fillim të dhjetëvjetshit të fundit të shekullit, është parashenjë e shtresuar thellë në botën poetike të Arapit që do të shpaloset si spektër i begatë i shpirtit dhe i filozofisë së tij. Nga ky cikël do të përmendim poezinë e botuar rnë 1999: "Kjo ndodhte në Madrid", që mund të emërtohet edhe si refleksive meqë bashkëfrymojnë nuancat e ekzistencës si: jeta-vdekja, shpresa-tragjizmi , malli-pikëllimi, mishërim pas Dheut - fat i përjetshëm i lindur. Ajo ka 22 vargje të sistemuara në më shumë njësi. Ideja se mund ta braktiste a të jetë i braktisur nga Atdheu është trishtuese. Fuqia tërheqëse e vëmendjes e ndjek këmba-këmbës poetin nëpër botë; ajo është magji e gjithëpushtetshme.
E njëjta ndjenjë dhe i njëjti zjarr dashurie është dhe te poezia "Duke u nisur për Zyrih". Edhe këtu, emocioni është ngasje dykahëshe: e afërt-e largët, e ngrohtë-e ftohtë, për të mos thënë, e adhuruar-e urrejtur.
Ky është Atdheu në poezinë e Fatos Arapit, as vetëm hyjnori, i adhuruari, as vetëm trishtimi, dhimbja, vrasësi... është fati, është përcaktimi sovran që nuk të ndërron e as e ndërron dot, që nuk ta falin e as e fal dot.
 
Titulli: Fatos Arapi

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di se une ty te pres
duke ndjer’ frymemarrjen e vet mbremjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vet pritjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vetmise
...Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di qe une po te mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vertitnja
si nje portokall’ ne doren time-
te rrjedhe koha shpejt
e ti te vish…
 
Pe: Fatos Arapi

"Ti do te më dashurosh patjetër"

Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër.
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.
Në mallin tënd ky karafil i egër,-
Ti do të më dashurosh patjetër!
Në sytë e tu diej të vegjël
e ndezën natën dhe ditën e ndezën.
Mirë sot,po si durohet pa ty nesër?-
Ti do t'më dashurosh patjetër.
Kapërcej ty e kapërceva veten,
dhe përtej vetes kapërceva jetën,
dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,-
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:
Ti do t'më dashurosh patjetër!
 
Pe: Fatos Arapi

Miliona dashuri po nisen nder takime.

...Te gjithe kane qendruar perpara pasqyres.

Shtrengojne me gishterinjte e gjat'pincat e

mprehta

e me durim qemtojne qerpike dhe vetulla

e me kujdes i lyejne buzet e fytyren

Miliona dashuri u nisen nder takime.

Po ecin permbi taa te holla e te shpejta.

degjoni trokellimen e rrembyer te tyre?

Nen trokellimat-ritme te kembeve te lehta,

me nje gezim te kthjellet,drejt dashurise shkon

jeta,

qe kure s'qe aq e mencme- sa kur shkoi ne takime
 
Titulli: Fatos Arapi

Nje grusht dhe mbi varr


Te gjithe po hedhin nga nje grusht dhe.

Po une mbi te hedh:

dy-tri copera qielli,

dy-tri kenge labe

dhe sterkala gjoli,

kur perplaset vala neper rinnje ulliri.

Keto donte shume babai im,i gjori,

Babai im,i miri.
--------
Mos eja ne enderr


Mos eja ne enderr, e paenderrta ime

Nuk je Safua me zemer te brishte.-
Ngopur me vdekjen e dashurise
gjer ne gryke, jam!
Edhe ne gjumin e vdekjes
trembem nga britma ime
per ty.

Mos eja ne enderr, e paenderrta ime.
Mos e bej shakane e mbremshme.

Si ta duroj diten,
qe me sheh me sy endrre?
-----------
Ti do vish
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di se une ty te pres
duke ndjer’ frymemarrjen e vet mbremjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vet pritjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vetmise
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di qe une po te mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vertitnja
si nje portokall’ ne doren time-
te rrjedhe koha shpejt
e ti te vish…

--------
Miliona dashuri...


Miliona dashuri po nisen nder takime.

Te gjithe kane qendruar perpara pasqyres.

Shtrengojne me gishterinjte e gjat'pincat e

mprehta

e me durim qemtojne qerpike dhe vetulla

e me kujdes i lyejne buzet e fytyren

Miliona dashuri u nisen nder takime.

Po ecin permbi taa te holla e te shpejta.

degjoni trokellimen e rrembyer te tyre?

Nen trokellimat-ritme te kembeve te lehta,

me nje gezim te kthjellet,drejt dashurise shkon

jeta,

qe kure s'qe aq e mencme- sa kur shkoi ne takime.
--------
Lamtumire
Lamtumire.

Marr me vete

djegie perendimesh neper muzgje te qeta,

silueta qiparisash neper sfonde te murme

ullinjsh.

Dhe blloqet e hijeve te Cikes,

qe perkunden netve

mbi kostelacione yjesh Jonit perposht.

Lamtumire.

Kudo qe shkoj

jam nje copez peizazhi nga vendi im
--------
Si s'të Desha pak më Shumë


Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë...

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:

"Si s'të desha pak më tepër...".
---------




Cast buze Detit


Dhe vargjet erdhén me ritme té kaltra.
Ndér degé té tyre figurat e gjelbra
celin, - si gjethet népér portokalle.
Ndér degza vargjesh féshférijne figurat.

Si mbrémjes Jonit, fletézat e ullinjve.
E mbusha gojé, me eréra té Jonit,
ndiej népér dhémbé kokrrizat e jodit.
Shoh se si thyhen nىirazhet mes gurésh...
Dhe jam i téri
grimca dritash e ngjyrash
 
Titulli: Fatos Arapi

Nuk mbyllen dot...

S'kam fuqi më as të trishtohem
Jemi anije pa spirancë
Mes erërave të egra të kundërta.
Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin
Më jepni ju një copë ironie,
Se nuk e gjej dot në veten time,-
Një copëz ironie
Sa gjysmëz e krahut të zogut,-
Të mbrohem nga shirat e verdhë
Të predikimeve të apostujve të lajthitur.
Të gjithë na kanë faj dhe askush:
Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë
Tani gjithë dritaret e shpirtit
Janë hapur, bymyer e kalbur
Nga shirat e lotëve,-
Dhe s'mbyllen më dot.
Mund të hyjë kush të dojë...
 
Titulli: Fatos Arapi

Eshte nje loje

_Fatos Arapi_


Eshte nje loje e madhe, e dashur
lodrojne fjalet, ritmet, rimat;
perqafohen figurat, vijne rreth dritave
si fluturave prej rrezeve te diellit
..........u perzhiten krahet
ato prape gicilohen me dritat
Loje e hapesirave
qe mbyllen te gjitha ne buzet e tua
kur ti vet qenke ne buze te jetes
……….firome e mermerimes se tyre
Eshte nje loje e vertete, e dhemshura ime
loje e mjergullave, qe treten neper agime
per te rilindur mbremjeve ne gjire te fushes
………..se detit
e legjendave, qe jetojne midis mjergullave
qe braktisin vet legjendat
e te nesermen perseri dalin prej tyre
si zogjt e pellumbave – prej levozhges se bute
loje e endrrave, qe shartohen neper trungun
……….e endrrave
e dallendysheve qe sapo ngriten folene
………. brenda syve te tu
loja jote dhe imja;
loje e vdekjes dhe e perjetesise


1157407_677776022252152_119973588_n.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fatos Arapi

Ata qe dashurojne akoma

Ata qe s'kane buke,
kur te kujtojne buken,
ty dhe mua le te kujtojne.
Ata qe s'kane zjarr,
kur te kujtojne zjarrin,
ty dhe mua le te kujtojne.
Te pagjumet e botes,
me syrin hapur si nata,
ne mesnaten e tyre
ty dhe mua le te kujtojne.
Ata qe kane vdekur
dhe dashurojne akoma,
ty dhe mua le te kujtojne.




Fatos Arapi
 
Titulli: Fatos Arapi

Duke shkelur nëpër guaca të detit
Duke shkelur nëpër guaca të detit
ndjeva ditën e sotme, të celë
nëpër trupin tim, si një gjethe dafine...

Fëshfërinte e gjelbër.... e gjelbër.

Dhe mendova:
nesër,
këto gurëza do t'i shoh ndryshe,
këto brigje të kohës së bardhë;
nesër,
fjoll' e dridhshme, inkandeshente
e orbitave, që sapo feksën
nëpër qiej të virgjër të njerëzve,
do të lidhë ditët e mia,
porsi sot... edhe pakëz më ndryshe;
nesër,
dashurinë që drejt meje po vjen,
do ta puthë në buzë, në ballë;
nëpër zëra të flokëve të saj
gishtërinjtë do përshkoj, do t'i them:
hyrë tek unë, pa frikë se një ditë
mund të vdesën (si të tjerat?) edhe ti.
Dhe e vdekur atje, dashuri,
përjetësisht do të mbetesh e gjallë;
nesër,
ndryshe pyetjen e jetës: "Cili je?"
do dëgjoj edhe ndryshe pastaj
zërin tim: Unë jam...
Duke shkelur nëpër guaca të detit
ndjeva ditën e sotme, të celë
nëpër trupin tim, si një gjethe dafine


#####################################

Gloria Victis (Lavdi Humbësve)

Sepse jemi ne humbësit e mëdhenj.
Artin e shkëlqyer të humbjes
Ne e kemi ngritur në fat.
Sepse ne, vetëm ne, dimë të gabojmë.
Ne gabojmë në miqësi, dhe humbasim.
Ne gabojmë në dashuri, dhe humbasim.
Ne gabojmë në shpresat tona, dhe humbasim
Zaret e bardhë të fateve tona
Ne i hedhim para - dhe vazhdojmë
T'i hedhim ato edhe mbasi ta kemi kaluar Rubikonin.
Të gjithë na kanë faj dhe askush.
Të tjerët vetëm fitojnë,
Ndërsa ne jemi populli humbës

I humbjeve të mëdha. Zemra jonë
Eshtë një mollë e artë dhimbjeje.
Nuk duam të njohim pushtetin e errët të smirës,
Dhe gabojmë, nuk e njohim
Lakminë akrep të pushtetit, dhe gabojmë.
Sepse ne-vetëm ne! Dimë të gabojmë.
Këmbët tona të zbathura janë ato gjethe vjeshte
Që bien dhe ecin në rrugë; shpirti ynë
Eshtë prej lënde të brymtë trishtimi,
Të gjithë mund ta vrasin.
Të tjerët jo, ata janë fitonjës të përjetshëm,
Ata s'humbasin kurrë, sepse
Kurrë nuk gabojnë.

Ndërsa ne gabojmë - ashtu siç dimë vetëm ne!
Artin e shkëlqyer të humbjes
Ne e kemi ngritur në fat.
Dhe i kemi kthyer krahët lavdisë fitonjëse.
Ne njohim vetëm lavdinë e popullit
Të humbjeve të mëdha. Sepse ne
- po vetëm ne!-
Jemi të vërtetë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top