Falenderojini të paktën një herë kamarierët, banakierët, e këdo që e bën jetesën tonë më të mirë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Falenderojini të paktën një herë kamarierët, banakierët, e këdo që e bën jetesën tonë më të mirë​

1653305331993.png
Për të gjitha herët kur jeni ulur në një lokal pa thënë asnjë përshëndetje, dhe pasi jeni ulur, keni pritur t’ju shërbejnë sikur të jeni pronarët e atij vendi, jo sikur të jeni klientët. Për të gjitha herët kur edhe pse temperaturat shënojnë 40 gradë, sërish vendi ku keni qëndruar, ju është pastruar me themel dhe nuk kenithënë asnjëherë “Faleminderit”. Për të gjitha herët kur e keni marrë me nxitim kafen në një lokal dhe nuk e keni falenderuar banakierin që jua ka përgatitur.

Për ato herë kur vërtet kthehesh nga puna i lodhur, ama gruan tënde nuk e ke pyetur ndonjëherë nëse ështëlodhur, apo është mërzitur duke pastruar shtëpinë, vendin ku ti kthehesh nga puna dhe e gjen të pastër. Për të gjitha herët kur unë gëlltis pakënaqësinë që nuk vlerësohem, respektohem, apo merrem në konsideratëpër punën që bëj. Për të gjitha herët kur përshtatem, pranoj dhe hedh pas krahëve fjalët e këqija dhe vështrimet gjithë inat.

Për çdo veprim nga këto të mësipërmit, unë dua t’i kushtoj duart e mia jo më femërore, gishtat e mi tëdjegur nga enët e nxehta dhe lëkurën time që bie vazhdimisht nga puna e tepërt. Kamarierëve që ju shërbejnë drekën, banakierëve që ju përgatisin kafen, femrave që ju pastrojnë banjot, thojini të paktën një“Faleminderit”, pasi në këtë jetë, nuk na takon asgjë neve.

Punë të tilla të vogla ndonjëherë duken të papërfillshme, por pa to jetesa jonë bëhet tepër e vështirë. Ndaj, çdo ditë duhet të mundohemi të jemi falenderues ndaj kudo që na e lehtëson jetën. Edhe ndaj atyre qëthjesht u thua një “Mirëmëngjes” (ndonjëherë kalon edhe pa i përshëndetur), pa e menduar asnjëherërëndësinë e punës së tyre. Mendohu një moment se sa rëndësi ka çdo gjë për të siguruar jetesën që ti bën dhe atëherë ke për ta kuptuar se çdo person ka një vlerë të caktuar për ne dhe për të tjerët. Ndaj, ji falenderues!
bota.al
 
Më ftoi njëherë e një shok klase për kafe.
E pranova ftesën por kur pash sesi u soll me kamarierin,u çova menjëherë nga takimi.
Kam punuar vetë kamariere edhe banakiere.
Edhe e di sesi ndjehesh kur të shohin me përbuzje apo kur ta lejnë atë bakshish sikur po të japin lëmoshë😟😟
Prandaj nëse i bëni një kompliment të sinqert apo ti thoni një fjalë të ëmbël për një kamarier/e apo një pastruese mund ti rregulloni ditën.😘💕🤗
 
Mu mu ka bo ves sa her qe me sjell dicka i them faleminderit instiktivisht
leji noi te holle....... se te respekton qe ta bie porosine ne tv
une perhere i lej........... sepse e di se cfare do te te thoje te mos kesh e te mo0s te respektojne
 
Gjithmone!
Knej sme ka ndodhur por kur erdha ne shqiperi vjet, kafen e pare te mengjesit e pija gjithmon me pastrueset buz detit aty te hoteli... aq shum I falenderoja perdit, sa qe u bera si è shtepise 🤣
Rrija rrija, boja nje xhiro dhe kthehesha me mbledh pjatat dhe filxhanat per te ndihmuar ato te barit pasi klientet e tjere kishin mbaruar mengjesin 😄
Noiher sme rrinte suma dhe i mbroja kur degjoja ndonje superior qe i fliste ne sy te klienteve 😤

Nuk ma bon zemra ti kundervehem sepse e kuptoj qe punojne nen stress dhe kush e di se sa ore pune bejn & kushedi ne cfare kushtesh pune!
Me erdhi me qesh me cfare lexova nga ty @Jetmira sepse e till jam dhe vet dhe kam prane dike qe ka te njejten sjellje time qe dikujt mund ti duket è egzagjeruar por ska asgje te keqe te tregohesh xhentil me dike qe te sherben, pavarsisht se ti po paguan nje service.
 
Opo aq shum i falenderoj sa edhe falas po tme sherbenin sdo i falenderoja aq🤣
Mu kujtua dicka. Nje qe jo vec i falenderonte por dhe u thoshte mirupafshim kur ikte nga kafja 🤣🤣🤣
 
Unë i falenderoj dhe i rrespektoj gjithmonë.

Më bëjnë përshtypje disa gra kur lejnë bakshish, bëjnë 2 kafe, 1 ujë... 1700 lekë (të vjetra) dhe i thonë: Mbaje 100 lekëshin bakshish 😁

Me lon 300 (të vjetra) ububuja 😁
 
Te lumte!
Sa nxenes shembullor qe qenke! 😁
 
Kurse une ne fakt , kur lej bakshish i them kujdo , kto i ke vlla qe mos te me SHASH mbas krahve 😀 Se kam punuar e punoj vet e ater kur punoja kamarier ata qe sme linin thosha po ky legeni hapet bythesh kot bakshish nuk la 😂😂
 
Sa mir andej ne shqiperi
Knej dhe leket e kafes I ndajne pergjys kur duhet te pagojne mengjesin ahahahahaha
Pervec shoqeve te mia se perndryshe I futa ne black list
 
Falenderoj banken time qe ja le leket pa interes, pa asgje e ajo ben cfare do me to, madje dhe kur vete te terheq me pyet per cfare i dua leket e mi. Flm qe sme lini te prish me shume se 5000euro nga leket e mi ne muaj me karte, pa ju do kisha falimentuar, madje dhe kur vete te terheq, sme japin me shume se 2000cash se kane frike se mos i prish kot... qe e paguaj cdo vit te pakten 100 euro qe mi mban leket e mi, e flm dhe per kartat te cilat c'magnetizohen 3 here ne vit, dhe normalisht te bejne te rene me 10 euro, pra +30, e nese ske lek me vete, ngel mes rruges! Flm banke qe egziston, pa ty se di sesi do beja.
 
Pse genjen?
 
Falenderoj Dashurine njerzore,qe gjithnje gjene rrugen te na perqafoj! :))
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top