F1, Fetel fiton edhe në Malajzi

redi-

Anëtar i Respektuar
Dy gara dhe dy fitore për Sebastian Fetel në këtë sezon të ri të Formulës 1. Gjermani i skuadrës Red Bull ka dominuar edhe në garën e Malajzisë, të cilën e startoi nga vendi i parë.

Fetel bëri një start mjaft të mirë duke mbajtur pas Hamilton e dy makinat Renault të cilat u afruan ndjeshëm por vetëm në start.

Kampioni i botës tregoi edhe në këtë fundjavë se edhe pa ndihmën e sistemeve shtesë arrin të jetë dominues dhe shumë i shpejtë, duke paralajmëruar të gjithë rivalët e tij se nuk do ta kenë të thjeshtë për t’i rrëmbyer kurorën.

Ndërkohë të dy pilotët e skuadrës McLaren kanë zhvilluar një garë në sulm, duke synuar të dy podiumin. Xhenson Baton ia del mbanë mjaft mirë të kalojë i dyti finishin, për të lënë pas Nik Haidfeld, i cili konfirmon një gjendje të mirë të Renault, pasi përballoi për disa xhiro radhazi sulmet e pilotit tjetër të skuadrës Red Bull, Mark Veber i cili e mbylli këtë garë në vendin e katërt.

Kur kishin mbetur pak xhiro nga fundi Alonso e Hamilton u gjendën në duel me njëri-tjetrin për vendin e tretë të podiumit, por nxitimi i spanjollit solli një incident me Luis Hamilton duke i detyruar të dy pilotët të kryenin nga një pit-stop më shumë nga c’ishte parashikuar, më pas Alonso e kalon finishin në vendin e gjashtë ndërsa Hamilton në të shtatin.

Një tjetër garë e vështirë ka qenë kjo për Mikael Shumaker, i cili mes duelit e me Kobajashin dhe gjendjes jo të mirë të Mercedes-it të tij e mbyll Cmimin e Madh të Malajzisë në vendin e nëntë. i pafat ka qenë edhe Vitali Petrov i cili humbet kontrollin e makinës së tij në një moment të mirë të garës për të, por që e mbyll atë në vendin e 17-të.

Gara e radhës do të jetë Cmimi i Madh i Kinës fundjavën e ardhshme.
Vendos ne Facebook
top-channel
 
Titulli: F1, Fetel fiton edhe në Malajzi

ore sa me acarojne nervat keta gazetaret dhe perkethyeset...po emri eshte i njejte ore ne te gjithe gjuhet vetem ne e perkethejme...kur lexohet lexohet ndryshe po ne shkrim i njejtet eshte VETTEL!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top