Europa League, 9 lojtarë pozitivë te Alkmaar, alarmohet Napoli

Rrelse

🦋
Tjetër shqetësim për Napolin në prag të ndeshjes së parë në Europa League kundër Alkmaar.

Te skuadra holandeze prej pak ditësh kanë rezultuar plot 9 futbollistë pozitivë me Covid-19, të cilët janë izoluar, megjithatë Alkmaar do të ketë në dispozicion 13 lojtarë me të cilët do të udhëtojë drejt Italisë për të zhvilluar ndeshjen.

Holandezët janë stërvitur dhe kanë luajtur rregullisht në kampionatin vendas. Por autoriteti rajonal i Kampanjas në Itali ka bërë thirrje për të pasur kujdes maksimal nga rreziku që mund të sjellë kjo ndeshje ndërsa u shpreh gjithashtu se skuadra e Alkmaar duhet të ishte futur në izolim dhe se ndeshja duhej shtyrë për një datë tjetër.

A2CNN
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top