“Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve!

Love

βeℓℓe â๓e
Jani Duri - E kam fjalën për “Librin”, jo për Enverin, se Ai nuk na kënaqi dhe aq… Duhet sqaruar mirë kjo, se mund të lindë ndonjë keqkuptim, si atëherë në ‘91-shin, kur nxitova të botoj shkrimin: “Enver Hoxha ishim ne”, në “Sindikalisti” (gazeta më e madhe e vitit) ku m’u vërsulën gjithë ç’qenë të vetëquajtur demokratë, për të më thënë se Enver Hoxha nuk ishim ne.

hoxha123333.jpg


Se ne, gjatë gjithë kohës kemi qenë kundër tij, se kemi luftuar kundër tij, se nuk e kemi dashur kurrë dhe kurrë nuk kemi punuar për të...Jo, jo, jo absolutisht.

Ne nuk kemi qenë sahanlëpirës …

Dhe ishin ata që u korruptuan të parët nga qeveria demo(n)kritike, e cila i bleu shpejt e shpejt me ca prona publike…

Epo mirë, në rregull. Tani mund të buzëqesh, po atëherë ky shkrim u bë shkak të na shikonin shtrembër në BSPSH, mua bashkë me kryeredaktorin Vangjel Kozma, aq sa na bënë të largohemi vetë nga gazeta duke zbatuar parimin: ”Më mirë në një ferr të mençur, se sa në një parajsë hajvane”. Dhe pak më pas, kur gjithë gazetarët e “Sindikalistit” u nderuan me titullin “Pishtar i Demokracisë”, mua, që kisha qenë kryetar i këshillit botues, më fshinë nga lista (dhe mirë bënë). Them se djegësira e atij shkrimi kishte kërcyer shumë me lart nga ç’kujtoja.

Tani, pra 20 vjet më vonë, doli libri “Enver Hoxha” (nuk ishim ne), jehona e të cilit ma kujtoi edhe njëherë idenë e pakuptuar të atij shkrimi të hidhur, ku ndër të tjera thuhej se, për sa kohë do të ishim servilë, kokëtrashë e të pakulturuar, diktatorë të tjerë do vinim mbi krye dhe se vetëm ata që kishin luftuar diktaturën, kishin të drejtë të thoshin: ”Jo, Enver Hoxha nuk ishim ne”.

Kanë kaluar njëzet vjet dhe mjaft e përdorëm figurën e diktatorit si flamurin e kuq të toreadorit për t’u mbrojtur prej demit se ja, tani ka dalë libri bunker, “Enver Hoxha”. Alamet libri! Pasha qitap!

E merr, e lexon dhe bindesh përfundimisht se ti nuk kishe asnjë faj për çfarë ndodhi në këtë vend. Sepse të gjitha fajet i kishte Enveri.

Ai të tha se, po të ishte për ty…po të mos ishte Ai…as ti nuk do ishe ai që ishe. Ai të tha t’i marrësh tjetrit pronën, ai të tha të spiunosh vëllanë, ai të tha të burgosesh të pafajshëm, ai të tha të pushkatosh antikomunistët, ai të tha të prishësh kisha e xhami…Kurse ti vetëm sa i bëre pak…ja ashtu sa për t’ua sterrosur jetën shqiptarëve të tu.

Mbaje librin mbi bufe, vendose mbi tryezën e zyrës, mbi tryezën e bukës dhe bjeri me dorë. Ja, thuaju kolegëve të rinj, ja, thuaju bijve, nipërve dhe mbesave, ja, kush e kishte fajin: Ky këtu. Ishte shumë i keq. Aq i keq, sa kur të thoshte fute brenda këtë ose pushkatoje atë dhe ne e bënim, kishim frikë se mos nuk e kishim bërë edhe aq mirë. Edhe ata që shkruanin libra, edhe ata që bënin drama apo filma, edhe ata që bënin këngë për të, edhe ata që parakalonin para tribunave të kuqe, kishin frikë se mos nuk po e hidhnin edhe aq mirë hapin sipas daulles së tij. Kaq i keq ishte Ai! Bile, më i keq se kaq, sepse nuk të fuste kurrë në partinë e tij pa iu lutur ti vetë dhe pa bërë nja dy vjet stazh në punë të rënda.

Dhe kështu bijtë e bindur të etërve të bindur do të jenë gjithmonë gati t’i binden kujtdo tjetër që do t’i rreshtojë e urdhërojë, sepse përsëri do të dalë një libër me një fajtor të ri për të cilin ata do të thonë: Ja, ky i kishte të gjithë fajet. Dhe pas daljes së këtij libri, të gjithë do ta ndiejnë veten të pafajshëm dhe të kënaqur.

Burimi: G Shqip
 
Titulli: “Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve!

Shume , shume , shume , shume , tej mase i goditur ky shkrimi lol.
 
Pe: “Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve!

Ne fakt duket si shkrim qe do te shfajsoj dike , per te fajsuar shumicen . ne te vertet qendron si shkrim , pasi do te kuptojm qe vet kemi zgjedhur te robtohemi dhe te pranojm nje realitet ashtu me friken e mos ekzistences. ateher kur pushteti te merrte shtepin (komunalja) e kur ti nuk beje ze dhe i thoje nje faleminderit vella, sot ndodh e njejta gje , vecse jo me shtepin por me pronat dhe ul koken duke pranuar se shteti esht shtet. Ku esht pare kjo ? dhe pse ndodhin keto padrejtsi ,, ndoshta jetojm akoma ne komunizem , komunizem i sofistikuar , pasi po ta pranojm realitetin sot , do te themi qe jetojm ne komunizem akoma , vecse menyrat e ekzekutimit qendrojn me te sofistikura . deri dje te ekzekutonin ne sy te popullit qe te ishe nje shembull ne sy te te tjerve e duke ven terror ,, kurse sot te lejn te kuptohet ne nje menyr mafioze se ekziston nje menyr qe te te heqin qafe ,, kshuqe mos u krruaj shum ,, prano dhe ul koken .

Prandaj dhe tek tema e MLK-ve , eshte e goditur . sepse vendi yn ka te nevojshem nje te till . por qe ngelet si nje enderr per te gjith ne , shtresen qe me se shumti e vuan . vendi qe sot ngelet si nje cop mishi qe kush esht ne pushtet vesh petkun e luanit dhe mundohet te ta shqyej nga pak .

ty te ngelet te pranosh , dhe te ulesh koken , medoemos ti falenderosh qe "mendojne" per ty . dhe n.q.s nuk te lejn dicka mos u anko por falendero , sepse te len te gjall dhe te japin mundsin te jetosh , kjo esht demokracia sipas ktyre klyshve te komunisteve (vecse te sofistikuar me kohen) dhe qe sot pretendojn ate te ashtuquajturen "demokraci" .
 
Pe: “Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve!

Eshte nje problem i madhe per te percaktuar nese ne ishim diktatori apo diktatori ishte ne, mendoj qe ky dualizem ka kohe qe flitet dhe argumentohet por ti biem shkurt diktaturat mbahen ne kembe nga popujt dhe jo nga idividet dhe as nga nje klase politike.....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top