Einstein: Bota, si e shoh unë.

Lauri

Anunnak
Domethënia e jetës, bazat njerëzore të moralit, perënditë me një formë njerëzore dhe feja kozmike, sipas Ajnshtajn

dometh_zpsxfknkgyh.jpg


Domethënia e jetës.


Cili është kuptimi i ekzistencë sonë, cila është domethënia e ekzistencës së të gjithë qenieve të gjalla në përgjithësi? Të dish t’i përgjigjesh një pyetje të tillë, do të thotë të kesh ndjenja fetare. Ju do të thoni: po ka gjithsesi kuptim që të ngrihet kjo pyetje. Unë ju përgjigjem: kushdo që beson se jeta e tij dhe ajo e të ngjashmëve të tij është e privuar nga domethënia, është jo vetëm i palumtur, por me zor është i aftë të jetojë.

Ndjesia më e bukur është ana misterioze e jetës. ثshtë ndjesia e thellë që gjendet gjithmonë në djepin e artit dhe shkencës së pastër. Kush nuk është më në gjendje të ndiejë as habinë, as befasinë, është si të thuash, i vdekur; sytë i japë fikur. Përshtypja e misteriozes, qoftë edhe përzierja me frikën, ka prodhuar mes të tjerash fenë. Të dish që ekziston diçka e papenetrueshme, të njohësh manifestimet e intelektit më të thellë dhe të bukurisë më ndriçuese, që janë të arritshme prej arsyes sonë vetëm në format më primitive, kjo dije dhe kjo ndjenjë, ja pra, ky është devocioni i vërtetë: në këtë kuptim, dhe vetëm në këtë kuptim, unë jam ndër njerëzit më thellësisht fetarë. Nuk mund të imagjinoj një Zot që shpërblen dhe ndëshkon objektin e krijimit të tij, një Zot që mbi të gjitha ushtron vullnetin e tij në të njëjtën mënyrë si ne ushtrojmë tanët. Nuk dua dhe nuk mundem të imagjinoj një individ që i mbijeton vdekjes së tij trupore: sa shpirtra të dobët, nga frika apo nga egoizmi qesharak, ushqehen me ide të tilla! Më mjafton të dëgjoj misterin e përjetësisë së jetës, të kem ndërgjegjen dhe nuhatjen e asaj që është, të luftoj aktivisht për të kapur një thërrmijë, edhe shumë të vockël, të inteligjencës që manifestohet tek natyra.

Vështirë se do të gjeni një shpirt të thellë në investigimin shkencor, pa një tipar të fesë. Por ky tipar dallohet nga ai i njeriut të thjeshtë: për këtë të fundit, Zoti është një qenie prej të cilit ai shpreson të marrë mbrojtje dhe të cilit i ka frikë dënimin, një qenie me të cilën ka, deri në një farë mase, marrëdhënie personale: është një ndjenjë e lartësuar e vetë natyrës së marrëdhënieve mes birit dhe atit.

Bazat njerëzore të moralit


Përkundrazi, i dituri është i depërtuar prej ndjenjës së rastësisë për gjithçka që ndodh. Për të, e ardhmja nuk ka asnjë vendim minor dhe asnjë angazhim minor të të kaluarës; morali nuk ka asgjë hyjnore, është një çështje e pastër njerëzore. Feja e tij konsiston në adhurimin si në ekstazë të ligjeve të natyrës; aty zbulohet një mendje kaq superiore, saqë e gjithë inteligjenca e njerëzve në mendimet e tyre, është para saj asgjë tjetër veçse një reflektim i pavlefshëm.

Kjo ndjenjë është lajtmotivi i jetës dhe i përpjekjeve të shkencëtarit, në atë masë që mund të çlirohet prej tiranisë së dëshirave të tij egoiste. Pa dyshim, kjo ndjenjë është e përafërt me atë që kanë provuar mendjet krijuese fetare të të gjithë kohërave.

Gjithçka që është bërë dhe imagjinuar nga njerëzit shërben për të kënaqur nevojat e tyre dhe zbutur dhimbjet e tyre. Duhet të mbajmë gjithmonë pranë shpirtit këtë të vërtetë, nëse duam të kuptojmë lëvizjet intelektuale dhe zhvillimet e tyre, sepse ndjenjat dhe aspiratat janë motorët e çdo përpjekjeje dhe çdo krijese njerëzore, sado sublime mund të duket kjo krijesë. Atëherë, cilat janë nevojat dhe ndjenjat që e kanë çuar njeriun tek ideja dhe tek feja, tek domethënia më e gjerë e këtyre fjalëve? Nëse reflektojmë për këtë pyetje, do të shohim menjëherë që në origjinë të mendimit dhe të jetës fetare gjenden ndjenja nga më të ndryshmet. Tek njeriu primitiv, në vend të parë është frika që shkakton ideja e fesë; frika nga uria, nga bishat e egra, nga sëmundjet, nga vdekja. Duke qenë se, në këtë gjendje inferiore, idetë mbi marrëdhëniet rastësore janë në vetvete të kufizuara, shpirti i njeriut imagjinon qenie pak a shumë të ngjashme me ne, nga vullneti dhe veprimi i të cilave varen ngjarjet e frikshme, si dhe beson që mund të favorizohet prej këtyre qenieve me veprime dhe me oferta, të cilat, sipas fesë së përcjellë nga koha në kohë, duhet t’i qetësojnë e t’i bëjnë dashamirë. Dhe në këtë kuptim, unë e quaj këtë fe, feja e terrorit: e cila, në mos është krijuar, të paktën është forcuar dhe bërë e qëndrueshme prej formimit të një kaste priftërinjsh që thotë se është ndërmjetësja mes këtyre qenieve të cilave njerëzit ua kanë frikën, dhe popullit, dhe mbi këtë privilegj e bazon pozicionin e vet dominues. Shpesh herë mbreti, ose kreu i shtetit, që e merr autoritetin prej faktorëve të tjerë, ose edhe nga një klasë e privilegjuar, bashkon në sovranitetin e tij funksionet priftërorë, për t’i dhënë sa më shumë vendosmëri dhe forcë regjimit ekzistues; ose përcaktohet një përbashkësi interesash mes kastës që ka pushtetin dhe kastës së priftërinjve.

Ka edhe një tjetër origjinë të organizimit fetar: ndjenjat shoqërore. Babai dhe nëna, krerë të komuniteteve të mëdhenj njerëzorë, janë të vdekshëm dhe të gabueshëm. Aspirata përvëluese për dashuri, për mbështetje, për udhërrëfyes prodhon idenë hyjnore sociale dhe morale. ثshtë Zoti-Hyj që mbron, vepron, shpërblen dhe ndëshkon. ثshtë ai Zot që, sipas horizontit të njeriut, dashuron dhe inkurajon jetën e fisit, njerëzimit dhe jetën vetë; është ai Zot ngushëllues në fatkeqësitë dhe shpresat e zhgënjyera, mbrojtës i shpirtrave të të përtejmes. E tillë është ideja për Zotin, e parë në aspektin moral dhe shoqëror.

Në Shkrimet e Shenjtë të popullit hebre mund të ndiqet fare mirë evolucioni i idesë së fesë së terrorit në fenë morale, që më pas vazhdon në Testamentin e Ri. Fetë e të gjithë popujve civilë, dhe veçanërisht edhe popujve orientalë, janë në thelb fe morale. Kalimi nga feja e terrorit në fenë e moralit përbën një progres të rëndësishëm në jetën e popujve. Duhet të ruhemi nga paragjykimi që konsiston në besimin se fetë e racave primitive janë vetëm fe terrori dhe ato të popujve civilë janë vetëm fe morale. اdo fe është në fund të fundit një përzierje e njërës dhe tjetrës, por me një përqindje më të madhe të fesë morale tek shkallët më të larta të jetës shoqërore.

Perënditë me një formë njerëzore

Megjithatë, të gjithë këto fe kanë një pikë të përbashkët dhe është karakteri antropomorf i idesë së Zotit: përtej këtij niveli nuk gjenden veçse individualitete veçanërisht fisnikë. Por në çdo rast, ka edhe një shkallë të tretë të jetës fetare, ndonëse e rrallë në shprehjen e vet të pastër dhe është ajo e fesë kozmike. Ajo nuk mund të kuptohet plotësisht nga ata që nuk e ndiejnë, duke qenë se nuk i korrespondon aspak një ideje të një Zoti antropomorf.

Individi është i vetëdijshëm për kotësinë e aspiratave të objektivave njerëzore dhe pranon gjurmën sublime dhe rendin e admirueshëm që manifestohen sa në natyrë, aq edhe në botën e mendimit. Ekzistenca individuale i krijon përshtypjen e një burgu dhe dëshiron të jetojë në dijeni të plotë të asaj që ekziston, në unitetin e vet universal dhe në kuptimin më të thellë. Që në shkallët e para të evolucionit të fesë (për shembull në psalme të ndryshëm të Davidit dhe në ndonjë të Profetit) gjenden treguesit e parë të fesë kozmike; por elementët e kësaj feje janë më të fortë tek budizmi, siç e kemi mësuar edhe prej shkrimeve të admirueshëm të Schopenhauerit.

Feja kozmike nuk njeh dogma

Gjenitë fetarë të të gjithë kohërave e ndjejnë këtë fenë kozmike, e cila nuk njeh as dogma dhe as Zotër të konceptuar sipas imazhit të njeriut. Pra, nuk ka asnjë Kishë që të bazojë mësimet e saj themelorë në fenë kozmike. Si pasojë, ndodh që është pikërisht mes heretikëve të të gjithë kohërave që gjejmë njerëz të penetruar prej kësaj feje superiore dhe të cilët janë konsideruar nga bashkëkohësit e tyre si ateistë, por shpesh edhe si shenjtë.

“Einstein: Bota, si e shoh unë”
 

Attachments

  • dometh_zpsxfknkgyh.jpg
    dometh_zpsxfknkgyh.jpg
    88.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top