Edmond Tupja

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Frut pafundesie

Trishtimi eshte nje frut pafundesie
Si heshtja e maleve pertej dritares sime

Aty kryqezohen shtigjet e endrrave te nderprera
Aty zbuten ujqerit e urrejtjeve te vjetra

Aty gjaku kthehet ne vere te hidhur
Dhe deh mendimet, deh ankthet e zgjidhur

Aty e verteta plot plage dergjet e lodhur
A thua ne syte e verber diçka te kete ndodhur

Aty dikush troket i ndrojtur ne oret e vona
Eshte nje ze i harruar apo ndoshta jehona

Mes heshtjes se maleve pertej dritares sime
Trishtimi eshte nje frut pafundesie

##########################################

Emrin tend

Emrin tend askush s'e di
A je enderr apo vetmi
A je thike apo kajsi

Emrin tend askush s'e di
A je akull apo zjarrmi
A je qejf apo marri

Emrin tend askush s'e di
A je prush apo vec hi
A je zgjedhe apo liri

##############################

Brenda lotit

Syte i ke me rrathe te zinj
Nje mall a brenge te endet,
brenda lotit

Gjithcka tjeter eshte e huaj

Une jam jasht' teje,
diku prane

Jeta eshte arene cirku,
te them
Mbylli syte ne zemren time,
me besimin blu te nates,
dhe lerme t'i marr rathet e zinj.
Si xhongler trishtimi,
te luaj, pastaj te zhdukem me to,
qe ti te rigjesh gezimin
brenda lotit

Gjithcka tjeter eshte e huaj
Une per ty vuajtjen bluaj
 
Titulli: Edmond Tupja

Pema

Kur e prene te gjithe e pane
Por askush nuk foli
As ai qe e mbolli

Kur e dogjen te gjithe e pane
Por askush uje s'i hodhi
As ai qe e mbolli

Kur u be prush te gjithe erdhen
Te ngrohen fare prane
Te gjithe ata qe heshten

Pas denimit qe i dhane

#######################################

Ende jam

Ende jam qendroj ne kemb
Mes dy rrahjesh zemra dhemb

Dashurrejtja po me ndjek
Zjarr i saj me ftoh me djeg

Une asaj s'i shmangem dot
Ne çdo hap gezim e lot'

Ajo eshte katedrale
çdo gje tjeter eshte banale

Bashkejetoj une me te
Nje kambane kam ne ze

Nje kambane qe me mban zgjuar
Me gjithe boten ngaterruar

################################

Ne keto dite

Ne keto dite lidhur nyje
Njeriu s'mund te jete shkemb
Ai ka nevoje edhe per yje
Edhe per henen qe u tremb

Njeriu s'eshte fosil i thare
Diçka te bute ka ne brendesi
Ndonese i urte dhe i marre
Vetes shtigjet mire ia di

Ne keto dite nyje lidhur
Vetem drita s'eshte e hidhur

#########################################

Shiu gërvisht

Shiu gërvisht
Vertikalisht
Peisazhin shurdh

Vështroj, kërkoj
Nëpër hapësirë
Dhe humb

Humb fillin
E ëndërrimit
Që larg të shpie
Humb pas vijave
Të shiut në dritare
Pa dritë, pa hije

Pa dritë, pa hije
Rri e pres
Një copë qiell blu
Një hap, një trokitje
Një fjalë, një gjest
Diçka, diku...
 
Titulli: Edmond Tupja

Edmond Tupja ka lindur në Tiranë në vitin 1947. Pasi kreu studimet në vendlindje, u diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Universitetin e Sorbonës, Paris. Fillimisht pedagog në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, sot drejton se.ksionin e përkthimit pranë departamentit të frëngjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.
Titulli: Tension i lartëOrigjinali: Tension i lartëGjinia: Tregime erotikeAutori: Edmond TupjaShtëpia botuese: Ombra GVGViti: 2006Fq. 200Pesha: 0.21 kgISBN: 978-99927-96-56-1 Mbi autorin Edmond Tupja ka lindur në Tiranë në vitin 1947. Pasi kreu studimet në vendlindje, u diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Universitetin e Sorbonës, Paris. Fillimisht pedagog në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, pastaj mësues në qytetin e Gramshit, më vonë përkthyes në Tiranë, sot drejton se.ksionin e përkthimit pranë departamentit të frëngjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Autor tekstesh universitare, vëllimesh me poezi e prozë në shqip dhe frëngjisht, leksikograf, publicist e kritik përkthimesh, laureat çmimesh kombëtare e ndërkombëtare, ka shqipëruar vepra të shkrimtarëve francezë: Proust, Gracq, Tournier, Sartre, Giono, Mauroius, Pieyre de Mandiargues, Delerm, Plazy etj. dhe ka përkthyer në frëngjisht autorë shqiptarë si F. Kongoli, I. Kadare, D. اomo, D. اuli, B. Shehu dhe S. اapaliku.

Disa nga veprat e tij
Fjalori erotik ne Shqip
Kur dhimbja premton dashuri
Mos ik
"Tension i lartë"
Pro translatore
 
Titulli: Edmond Tupja

Kaq i lodhur

Kaq i lodhur isha ne shpirt
Sa gjumi me kapi ne çast
Kur hapa syte ne enderr
Isha bere vele e bardhe

Befas deti u mbush me brire
Dhe mua me futen ne nje shporte
Pluskoja lidhur me zinxhire
I denuar te mbytesha ne port

Pastaj me lyen me te zeze
E me gjymtuan bujarisht
Nje lot leshova ne zgjim e siper
Kaq i lodhur isha ne shpirt

#################################

Pritja eshte...

Pritja eshte litar i tendosur
Dhe dashuria gershere e rende
Qe ti perpiqesh ta ngresh me te dy duart
Por duart t'i kane lidhur me zinxhire te hidhur
Atehere ti perpiqesh t'i zgjidhesh ato
Dhe koha iken moskokeçarese ndaj mundimit tend
Atehere ti perpiqesh te mbash kohen
Por kjo eshte rraskapitese e padurureshme
Nje çast ti mbeshtetesh tek litari i pritjes
Dhe befas ndodh mrekullia
Zemra te rreh kaq furishem sa litari merr zjarr
Ti s'ke nevoje per gershere ne duar
Pritja merr fund dashuria vjen
Por nderkohe zemra te ka pushuar

#################################

Me kot

Me kot e hap gazeten
Ate qe shpirti ta kerkon
Aty s’ke per ta gjetur

Radion e hap me kot
Ate qe zemra ta kerkon
Aty s’e degjon dot

Kujtimet me kot i hap
Per te mbijetuar sado pak
Zeri i tyre eshte lak

Jeta eshte polieder
Tel me gjemba kujtimet jane
Ti gjithmone nga ana tjeter
 
Titulli: Edmond Tupja

Kam kohe

Kam kohe qe pres nje shenje, nje gjest
Te shoh dicka te bukur, pastaj le te vdes.

Te shoh dicka
Pa frike, pa tmerr
Dicka timen
Qe askush s'ma merr.

Te shoh dicka
Te kthjellet, te re
Nje drite te bute
Nje jete pa re.

Te shoh dicka
Qe quhet dashuri
Per cdo mendim
Per cdo njeri.

Kam kohe qe pres nje shenje, nje gjest
Te shoh dicka te bukur, pastaj le te vdes.
 
Titulli: Edmond Tupja

Triptik
(Edmond Tupja)

Oh, nje grua lakuriq,
Ne fund te barkut
Nje iriq!

Oh, nje burre lakuriq,
Ne fund te barkut
Dy kokrra fiq!

O iriq,
Mos ha fiq,
E ke dhomen plot me miq!...

#####################################

kur zamira... (edmond tupja)



Kur Zamira zbuloi ekzistencen

E orgazmes zulmemadhe,

Tutje e flaku velenxen

Dhe qau si sorkadhe.



Qau ithin cipeshpuar

Nga shtiza e epshit plot zjarr

Dhe, ndonese e lenduar,

Kerkoi serish te bukurin ar.

Dhe ari u fry gjithe nur,

I serte, me damare nyje,

Nga syri i tij prush e purpur

Dolen lot te nxehte si yje.


I mori Zamira lotet e rralle

Me buzet e saj flak'e bore,

I thithi me afsh, i piu me mall,

Ato pika nektari mashkullor.

#############################

Kokrra e Kafes

Ditën kur Zoti të krijoi
Një kokërr kafe të blatoi
Dhe zemërgjerë, aty për aty,
Diku poshtë ta ngjiti ty.

Ta ngjiti ty vertikalisht,
I dha jetë, i dha mish,
Pastaj më thirri e më tha:
"Atë kokërr kafe mos e nga!

Mos e nga e mos e kruaj,
Ndryshe mendja do të luajë,
Se s'ke mulli që ta bluash,
Në pleqëri do të vuash!"

Unë Atë nuk e dëgjova,
Kokrrën e kafes e shijoi:
Mjaltë e kripë me erë ftoi!
Nga trutë fare më shkalloi.

Atëher' Zotit kaq fisnik
I kërkova një ibrik
Lëngun kafes për t'ia pirë,
Se me të s'kisha të ngirë.
Dëshirën Ai ma plotësoi,
Veç ibrikun s'ma vu në gojë,
Por ma vendosi diku poshtë,
Me lëfyt hem mish, hem kockë.
.................................................

Sot që u plaka, shumë po vuaj,
Me këtë lëfyt asgjë më s'kruaj,
Se kockë bëhet në të rrallë
E prej vitesh jam në hall.

S'gjej dot për be kokërr kafe,
Natë e ditë merrem me llafe,
Kokrra e kafes është për të tjerë,
O pleqëri, moshë e përmjerë!…
 
Pe: Edmond Tupja

Te prek

Te prek me duar
Te prek me sy
Te prek me zemer
Dhe e di
Qe ti s’ke emer
Se me ke mua
Ne kete hon
Dhe te them
Qe te dua
Pergjithmone
Kur jam vetem
Kur jam me ty
Kur te prek me ze
Kur te fus ne sy
Kur te marr siper meje
Te puth te perkedhel
Me butesi rrufeje
Kur te zoteroj thelle
Kur e tejshpoj me afsh
Trupin tend si mendafsh
Kur te trondis ne shpirt
O trishtim kaq i brisht!​
 
Pe: Edmond Tupja

Nje kenge

Nje kenge se ciles I kam harruar
Melodine
E kam ne buze e s’e them dot

E dija dje
S’e di me sot

E dija dje
Se ishte e ndaluar

S’e di me sot
Diçka nga vetja kam tradhetuar

Nje kenge
Nje cope jete
Kthyer ne kujtim te mjegullt
Anonim

Diçka eshte thyer
Ne zerin tim

######################

A te kujtohet

A te kujtohet kur beme dashuri
Per here te pare
Ne driten e xixellonjave

Nuk e di se kush na kishte lidhur
As pse nata nuk kishte frike
Prej nesh

Di vetem qe ti ishe e bukur
E brishte dhe e plagosur kaq embel
Sa une harrova emrin tim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top