Edi Rama refuzon kërkesën amerikane për ta zhvendosur ambasadën në Jerusalem

Kresha

A pretty face can never trick me
img_42617.jpg

Kryeministri shqiptar, Edi Rama refuzoi me mirësjellje një kërkesë publike nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për të zhvendosur ambasadën e Shqipërisë në Jeruzalem pasi shpalli se Shqipëria është “i vetmi vend joanëtar” që nuk ka votuar kurrë kundër pozicionit të BE-së në çështje të politikës së jashtme, por që nuk përjashtoi mundësinë që ta bëjë diçka të tillë në të ardhmen.

Trump i dërgoi një letër Ramës të premten, ku e falënderoi për qëndrimin e qeverisë së tij në lidhje me sigurinë e rrjetit G5 të komunikimeve elektronike si dhe e ftoi atë të dalë nga organizata 17+1, e cila është krijuar nga Kina për të forcuar bashkëpunimin e këtij vendi me vendet e Europës Lindore.

“Unë të nxis ty të bashkohesh me Shtetet e Bashkuara dhe kombe të tjera Europiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem,” lexohet në letër.

Duke e konsideruar çështjen e zhvendosjes së ambasadës si jo-strategjike, Rama sugjeroi se ai nuk do ta bëjë diçka të tillë, së paku në të ardhmen e afërt.

“Në politikën tonë të jashtme ne jemi të linjëzuar me Bashkimin Europian,” tha ai. “Shqipëria deri tani që po flasim, qysh se ka hyrë në proceset që lidhen me integrimin europian mbetet i vetmi vend joanëtar i Bashkimit Europian që nuk ka lëvizur në asnjë rast nga vija e dakordësuar me bashkimin Europian në politikën e jashtme,” shtoi ai.

“Mund të vijë dita që ne mund të gjykojmë se duhet të lëvizim, por kjo ditë nuk ka ardhur akoma”, tha Rama.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova sakaq ka shpallur se synon të hapë ambasadën e saj të parë në Izrael në qytetin e Jeruzalemit. Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla shkroi në Facebook të enjten se ajo e ka siguruar homologun e saj izraelit Gabriel Ashkenazi se Kosova është angazhuar të bëjë diçka të tillë “sa më parë të jetë e mundur”.

Ndryshe nga Kosova, Serbia ka njoftuar se do të hapë një zyrë në Jeruzalem krahas ambasadës së saj aktuale në Tel Aviv.

Bashkimi Europian ka shprehur shqetësim dhe hatërmbetje nga një njoftim i mëhershëm i Serbisë për zhvendosjen e ambasadës duke e quajtur atë një të tillë “që vë në pikëpyetje pozicionin e përbashkët të BE-së mbi Jeruzalemin”. Pozicioni i BE-së është që Jeruzalemi është njëkohësisht kryeqytet i Izraelit dhe i shtetit të ardhshëm të Palestinës.

Izraeli është një nga vendet që nuk e njohu pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova më vitin 2008 për më shumë se një dekadë, nën argumentin se një hap i tillë do të legjitimojë shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga Palestina. Kjo gjë ndryshoi menjëherë në fillim të shtatorit, ku Izraeli njohu Kosovën me ndërmjetësimin e adminstratës së Trump dhe Kosova pranoi hapjen e ambasadës së vet në Jeruzalem.

//kallxo.com
 
Bile nuk thote amin cdohere cfare thone te huajt si tek ne n'Kosove qeveritaren tane
 
E ke gabim.. E ka urdher nga BE-ja te mos pranoje..

Edhe kta tont e kishin urdher sa e di por, preferuan t'i binden qorrski (verberisht) cdo urdheri nga pala tjeter.
 
Shiko se eshte ceshtje grupimi. Bota momentalisht eshte shume e ndare ndermjet konservatoreve dhe liberalisteve.

Rasti qelloi qe ne Shqiperi, pushteti eshte sorosisto-liberal dhe ne Kosove eshte Trumpisto-konservator.

Sa per bindje te verbert, te gjithe njesoj jane, me beso.
 
Amerika bo petlla per vete.
Shqiperia s'mund te zhvendose ambasaden ne Jeruzalem pa marre asgje ne kembim. Boll me politika "Yes Sir".

Mu mpelqen kjo loja e Rames me 3 porta, BE-USA-TURQI. Interesat e Shqiperise jane primare dhe si te tilla duhen t'jene dhe reciproke. Nuk mund ti marresh Turqise miliona euro per termetin dhe ne t'njejten kohe ti dalesh kundra ne ceshtje delikate sic eshte zhvendosja ambasades ne Jeruzalem.

Vendet e BE deri tani sa here Shqiperia ka pas nevoje per nje PO ne integrimin e saj qofte dhe Nato dhe BE (sic ishte liberalizimi i vizave) kane marre favore si kembim.
Per futjen ne NATO Shqiperia e pagoi me faljen e detit Greqise (pamvarsisht se u anullu nga GJK), ndersa per Liberalizimin e Vizave meqense Cekia ne at kohe kishte presidencen e rradhes na solli CEZ-in e famshem, nderkohe Franca na vuri kusht blerjen e 5 helikopterve me nga 5 milion eur ceicili ku me vone rezultun dhe me difekt. Etj etj.

Pra politika nderkombetare nuk njeh moral, por vetem interesa, dhe Shqiperia duhet te beje te njejten gje.
 
Pajtohem me shume gjera qe shkruan, me nje perjashtim te vogel. CEZ, me sa diune, ka qene veprim korruptiv i qevrise se asaj kohe, jo favor politik. Sigurisht qe nuk perjashtohet se mund te kete qene edhe sic e permende ti.
 
Nuk mendoj se Rama eshte p9 apo i zgjuari apo “Odisea”, ( mjamun cirku mbetet) nuk eshte vene ne siklet as nga BE apo nga Erdogani per çeshtjen e ambasades ne Jeruzalem.
Edhe ne kete rast ai ishte i detyruar te ndiqte axhenden e Sorosit, qe prej disa dekadash eshte ne konflikt te hapur me Izraelin. Njesoj si Rama, te njejtin qendrim po mban edhe qeveria tjeter me ndikim sorosian e Maqedonise se Zaevit.
 
Pajtohem me shume gjera qe shkruan, me nje perjashtim te vogel. CEZ, me sa diune, ka qene veprim korruptiv i qevrise se asaj kohe, jo favor politik. Sigurisht qe nuk perjashtohet se mund te kete qene edhe sic e permende ti.

Sakte, dhe Xeni ka qene krye negociator i ksaj afere korruptive ne emer te babait. Perdora termin favor politik sepse ne politike favoret ne 99% te rasteve jane korruptive dhe Çekia ishte ne dijeni (ndoshta dhe pjese) e ksaj afere, dhe e perdori sipas interesave te saj.
Edhe ne 2014 kur Shqiperia kerkonte statusin kandidat Çekia vuri si kusht faljen e detyrimeve per CEZ meqense ceshtja kishte shku ne arbitrazh, dhe kto detyrime ishin rreth 350m eur.
Cuditerisht sa u mbyll ceshtja qeveri vs Cez me marreveshje Çekia votoi per marrjen e statusit kandidat ?
 
Nese Cekia e ka vene si kusht shlyerjen e detyrimeve ndaj CEZ (shprehem me 'nese' sepse nuk jam ne dijeni te plote te ketij qendrimi politik), kjo nuk do te thote se CEZ nuk meritonte demshperblim. Me sa di une qeveria Berisha e largoi padrejtesisht CEZ-in, dhe ne nuk kishim shanc te fitonim ne arbitrazh. Kur e di se do humbasesh gjyqin, perpjekja per te arritur marreveshje demshperblimi nuk eshte cudi dhe as tregues se po shiten interesat e vendit.

Me aq sa di mbi kete ceshtje, as Cekise dhe as Rames s'mund t'i hidhet shume faj mbi kete ceshtje. Faji mbetet mbi shtetin shqiptar te kohes se Berishes i cili ishte i paafte te detyronte konsumatoret e energjise elektrike qe te paguanin detyrimet, cka coi ne pothuajse ne kolaps total te sistemit energjitik dhe pastaj ne vendimin e padrejt per t'ja hedhur fajin CEZ-it.
 
Nuk thashe qe ishte faji Rames, sepse kontrata e njeanshme u prish nga qeveria e Berishes, por qe mos e zgjas thelbi eshte qe kto palo shtete qe na rrafin gjoksin ne emer te demokracise dhe meritokracise jane deri ne palce te korruptuara, dhe me cfare po shohim 10 vjecarin e fundit dhe me cfare do shohim dhe nje 10 vjecar tjeter deri sa vendi yne te pranohet me te drejta tplota ne (BE) Shqiperia do shantazhohet rregullisht sa here t'kete nevoje per vote, kte e them me bindje.
 
Pajtohem plotesisht.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top