Edhe dashuria e do kohën e vet.

Lauri

Anunnak
💘 "Kupid duke punuar harkun e dashurisë" 💘
IMG_20220617_222634.jpg
Formati i ngushtë dhe i gjatë i tryezës na tregon në mënyrë perfekte trupin Kupidit, krejtësisht i zhveshur(simbol i pastërtisë, transparencës, pa truko) ka kthyer kurrizin por kokën nga shikuesi, ndërsa me një thikë të madhe gdhend një hark nga një degë e mbështetur në disa libra. Vëmendja në gjysmën e poshtme të pikturës është tërhequr nga dy fëmijë të tjerë, të cilët mund të shihen mes këmbëve të kupidit, duke u shtrënguar në një përqafim.
Djali i vogël i hedh shikuesit një vështrim bashkëfajësie dhe djallëzor, duke u mbajtur fort pas vajzës, i cili e tërheq nga vetja, ndërsa ajo përpiqet të rebelohet duke kundërshtuar me të qara e zemërim.
IMG_20220617_221943.jpg
Ai bllokon kyçin e dorës dhe i kap krahun tjetër, duke e shtrënguar pranë vetes, në një gjest këmbëngulje, ndoshta pak me forcë, sikur djali duke qeshur me dredheri po kërkon që t'a prek Kupidin me gishtat e vajzës. Që do të thotë t'a bëjë të dashurohet sa më shpejt dhe në mënyrë të detajuar... Ndërsa vajza sikur qan për të treguar se ka frikë të mos gatuhet në zjarrin e dashurisë....💞
IMG_20220617_222539.jpg
Dy fëmijët ndoshta përfaqësojnë grackat e dashurisë së pakonfirmuar akoma da Kupidi, i cili nuk e ka prodhuar akoma armën e tij që ti gjuaj me shigjetën e rënjes në dashuri 💘..
rosso-fiorentino-firenze-1495-fontainebleau-1540.jpg
Edhe dashuria e don kohën e vet që të ndërtohet...asgjë nuk bëhet me forcë. Nqs është dashuri, është lule. Nqs është lule ajo një ditë lulëzon🌹 edhe me ferra ndoshta. Por lulëzon 🤷
By anunnak 👍
(Piktor: Parmigianino "kupidi që punon harkun"
 
Gjithçka në kohë të duhur - lulëzon. Mënyra e duhur mund të jenë edhe ferrat 🤷🏻‍♀️
 
Lulet më të bukura dalin mes ferrave...ferrat janë simbol i eksperiencës, sakrificës, simbol i mbrojtjes se bukurisë së arritjes tek lulëzimi 🌹
Optimistët shohin lulen🌹, pesimistët koncentrohen tek gjembat 😁
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top