E rëndë në Belgjikë, makina hyn mes turmës ku festoheshin karnavalet, 6 të vdekur 10 të plagosur

E**A**

Antarë i Respektuar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Belgjikë, ku një makinë ka hyrë mes turmës së njerëzve dhe për pasojë 6 persona kanë humbur jetën. Ngjarja ndodhi në Strepy-Bracquegnies, fshat në komunën e La Louviere. Mediat e huaja bëjnë me dije se 10 të tjerë janë plagosur dhe 27 të lënduar lehtë. Në vendin e aksidentit ishin të pranishëm 150-200 persona që po festonin karnavalin

Autoritetet, arrestuan dy vendas të lindur në vitet 1988 dhe 1990.

Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Jacques Gobert, “një makinë me shpejtësi u fut mes turmës që ishte mbledhur për të parë ‘ramassage des Gilles'”, mbledhjen e disa maskave tradicionale të karnavalit. Më pas shoferi vazhdoi rrugën, por ne e ndaluar”, shtoi kryebashkiaku. Gjatë konferencës për shtyp u bë e ditur arrestimi i dytë.

Ndërkohë, bashkia ka krijuar planin e saj të emergjencës. “Kemi vënë në dispozicion të familjeve sallën sportive komunale dhe është aktivizuar edhe shërbimi i ndihmës ndaj viktimave”, sqaroi Gobert. Mbreti i Belgjikës Philip dhe kryeministri Alexander De Croo mbërritën në skenën ku ndodhi tragjedia.

Po ashtu mësohet se fatmirësisht mes viktimave nuk ka fëmijë.

(BalkanWeb)
 
Po arsyja? apo njerzit kane ik nga trute e kokes.
Gjynah!
Siguria e individit tashme po shumzohet me zero!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top