E reja nga Laçi tregon tmerrin: I fejuari më bëri prostitutë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
E reja nga Laçi tregon tmerrin: I fejuari më bëri prostitutë

perndjek_445831.jpg


Një histori dashurie që nuk e veshi kurrë vellon e bardhë, e futi të renë në kurthin e prostitucionit ku ra pre e shfrytëzimit nga tutori që ishte vetë i fejuari i saj.

Ajo në një intervistë ka rrëfyer makthin, mënyrën sesi e trajtonin dhe rrugën e shpëtimit nga e gjithë kjo situatë.

E quan veten me fat që ndodhet sërish pranë gjirit të familjes, por tregon se ka shumë vajza të tjera që shfrytëzohen e janë pjesë e rrjetit të prostitucionit, pa dëshirën e tyre, shkruan GSH.

Duke iu bërë thirrje që të kenë besim e të jenë të forta, e reja nga Laçi shpreson shumë që ky fenomen të marrë fund një ditë. (E reja, për arsye anonimati e sigurie, refuzon të japë të dhënat gjenerale të saj, për të shmangur kështu çfarëdolloj problematike.)

Ku jetoni ju aktualisht?

Unë kam lindur në Laç dhe aktualisht banoj po në këtë vend.

Si u njohët me personin që iu trafikoi?

Që në adoleshencë kam thurur ëndrra rreth djalit ideal që mendoja se do të ishte edhe bashkëshorti im, të krijoja një familje me të e të ecnim së bashku në rrugën e jetës. Dhe e gjeta…Nuk ishte dhe aq i bukur, as i shkolluar, siç e imagjinoja, por më bëri për vete me fjalët e bukura që thoshte.

Mendoja se ishte i sinqertë dhe tmerrësisht i dashuruar me mua, të paktën ashtu kujtova në momentet që isha me të. Nuk mund të them se u tregova mendjelehtë, por as e zgjuar, pasi i besova pa masë dhe në fund u mashtrova e u zhgënjeva plotësisht.

A dinte diçka familja juaj rreth lidhjes që kishit krijuar me këtë djalë?

Fillimisht gjërat po shkonin shumë mirë e ndihesha tejet e lumtur, madje po finalizoheshin edhe procedurat e fundit drejt martesës sonë. Familja ime e njihte djalin dhe mendonin e besonin se gjërat mes nesh ishin serioze e do të përfundonin mirë.

Si e kuptuat që qëllimi i tij i vetëm ndaj jush ishte trafikimi?

Gjërat e bukura me të u përmbysën ditën që do të shkonim për të blerë fustanin e bardhë të dasmës.

Nuk e imagjinoja kurrë që kjo ditë aq e shënuar për mua, të kthehej në atë ditë të zezë që do të ngelet në kujtesën time për gjithë jetën.

Në rrethana që nuk dëshiroj t’i përmend në mënyrë të detajuar, ai më çoi në një apartament, kyçi derën dhe egërsisht më tha “Gjithçka mori fund tani”! Aty e mora vesh më në fund se qëllimi i tij i vetëm ndaj meje ishte shfrytëzimi.

اfarë ndodhi më pas?

Pas kësaj dite, e gjeta veten në Itali. ثshtë shumë e vështirë për mua që të tregoj detaje të hollësishme e më besoni se nuk di si ta përshkruaj ambientin që më rrethonte. Në ato momente ndërgjegjja ime ishte shkatërruar totalisht dhe e vetmja gjë që dëshiroja e lutesha pa masë ishte që e gjithë kjo të merrte fund. Më mungonte shumë familja, shkolla e shoqëria.

Si arritët të shpëtonit nga rrjeti i trafikimit?

Për fatin tim të mirë, një djalë më gjeti. Ai ishte shoku i të dashurit tim tutor, i cili mori guximin të më largonte nga ajo botë e errët dhe të më kthente në shtëpi, pranë familjes sime. Dua të tregoj, gjithashtu, edhe faktin se djali këtë gjë e bëri pa asnjë kusht, pa kërkuar asgjë në këmbim.

A keni gjetur mbështetje nga familja juaj e miqtë pas rikthimit në Shqipëri?

Unë kisha Zotin pranë gjatë gjithë kohës e arrita të shpëtoja, por jo të gjithë e kanë këtë fat. Mirënjohja e falenderimet e mia më të mëdha shkojnë për të gjithë ata persona që më kanë qëndruar afër, familjen që më ka mbështetur të rikuperohem e të kaloj sadopak këtë histori si dhe miqtë e mi.

Nga gjithë kjo histori që më ndodhi kuptova që jeta është si një medalje me dy anë të kundërta. Gjithashtu kuptova se vendlindja ime, Laçi ka dy elementë: negativë dhe pozitivë.

Cila është thirrja juaj ndaj të gjitha vajzave të tjera të trafikuara?

Unë arrita të largohesha e të shpëtoja përgjithmonë nga ky makth. Por ka shumë vajza të tjera, shumë të reja që gënjehen e forcërisht po bien pre dhe padashur i hyjnë kësaj rruge, bëhen viktima të trafikimit e shfrytëzimit.

Unë i bëj thirrje gjithë viktimave të trafikimit që të tregohen të forta e të kenë besim se ato mund ta ndryshojnë të ardhmen e tyre. Shpresoj shumë që ky fenomen një ditë të mund të përfundojë për të mirën e femrave. /albeu.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top