E fejuara "police"

Guest2

Antarë i Respektuar
ss-5_1495978056-3082659.jpg

Tea është 20 vjeç dhe vjen nga një fshat i vogël i Korçës. Ajo është e fejuar me Nikolën, por xhelozia e saj ka bërë që ai ta quajë “komisariati”. Ata janë njohur nga një kushërirë e përbashkët, Tea po kalonte në pedonale me të kur Niko e ka parë dhe e ka pëlqyer, por Tea fillimisht nuk pranonte të njiheshin. Ajo i ka treguar familjes për lidhjen e tyre pas 2-3 muajsh dhe më pas janë fejuar.

“Kur shkoj te Niko, gjithmonë sa vjen nga puna unë i marr telefonin të shikoj kë ka telefonuar, kush e ka telefonuar, mesazhet, Viber-in, Instagram-in, Facebook-un. Xheloze e paparë! Kur dalim bashkë i them pse të pa kjo vajzë, pse i fole asaj. Unë nuk flas për momentin me Nikon ose flasim, por komunikimi është me inat ose me kunja sepse ai mban shumë mëri. Unë i kam kërkuar falje, por e njëjta situatë ka ndodhur edhe 3-4 muaj më parë, ku u zura keq. Gjërat shkuan deri në atë pikë sa do të mblidheshin familjet sepse unë isha shumë e mërzitur dhe i thash babit nuk do shkoj më atje. Ai më thoshte që kam një avaz, unë i thosha Nikos ngaqë të dua bëhem xheloze. Unë kam shumë besim tek ai, por nuk kam besim te njerëzit.”

Tea rrëfen se momenti që është ndjerë më shumë xheloze është kur ish e dashura i ka shkruajtur Nikos në Viber, pasi në lidhje ai i kishte thënë që e kishte shoqe, ndërsa kur ishin fejuar i kishte treguar se kanë patur lidhje 2-vjeçare dhe se vazhdojnë shoqërinë. Tea nuk e ka pranuar këtë shoqëri, ndaj e ka fshirë nga çdo rrjet social i tij. Por Niko hapi një Instagram tjetër, në të cilin ish e dashura e bën “follow” dhe ai ia kthen. Kaq mjaftonte që Tea të shpërthente sërish.

Niko ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e “E diela shqiptare”. Ai shprehet se është i lënduar nga dashuria e femrave dhe nuk beson më në të.

Tea – E di që jemi zënë shumë bashkë. Kam ardhur këtu për të të kërkuar falje për të gjithë gabimet e mia, për të gjithë xhelozitë e mia të kota. Kam ardhur njëkohësisht të të falenderoj që më ke duruar një vit. E di që dikush tjetër nuk do ta bënte kurrë këtë gjë. Për këtë gjë të jam shumë borxh. Ti e di që të kam kërkuar falje para prindërve dhe të kam dhënë fjalën që nuk do bëhem më xheloze edhe për gabime të miat, por nuk e mbajta dot. Nëqoftëse ti pranon, unë dua të të premtoj që nuk do bëj më gabime dhe nuk do jem më xheloze, as kokëfortë. Dua ta hedhim mbrapa këtë vit që ka kaluar.

Niko – Mbarove?

Tea – Po.

Niko – Për gjithë këta që s’e dinë, në një vit që jam fejuar unë me Tean, vetëm 2 muaj kam pasur lumturi. Pas një ndryshimi total, që as unë vetë nuk e kuptova pse ndodhi, s’kam patur asnjë ditë të lumtur. Pasi më ka premtuar 8 muaj rrjesht, nuk kam parë mundimin më të vogël për të ndryshuar ndaj meje. Pas një grindje të vogël me prindërit, thashë t’i jap një mundësi të fundit para prindërve të saj dhe prindërve të mi. Domethënë jo të më premtonte mua që do ndryshonte, se me mua nuk pati asnjë rezultat premtimi i saj, thashë t’i premtonte prindërve të saj, mbase do ndryshonte për ta më shumë. Kaluan rreth 3-4 ditësh nisën përsëri të njëjtat gjëra dhe akoma më keq. Kur diskutuam para prindërve të saj, ia bëra të qartë dhe ia bëj prapë, problemi nuk është te xhelozia ose te problemet e tjera, me atë frymë është rritur, nuk ndryshon. Nuk na përputhen karakteret. Bëra çdo gjë për të ndryshuar situatën, u mundova të sillesha me mënyrën e saj, prapë asnjë rezultat. Mund të jetë munduar, por edhe ajo vetë e ka pranuar që nuk ndryshon dot, apo e kam gabim?

Tea – Unë sot kam ardhur që të të premtoj që do ndryshoj, prandaj zgjodha edhe këtë emision, që të të jap para gjithë publikut…

Niko – Një sekondë, të lutem. Sa ç’vlejnë prindërit për mua dhe për të gjithë… Prindërit janë gjëja më kryesore se njerëzit në jetën tënde janë kalimtarë. Sot ke dikë, nesër ke dikë, por prindërit do i kesh gjithë jetën. Dhe për mua vlen përsëri jo-ja, ti nuk e mbajte dot premtimin te prindërit e tu që janë më të rëndësishmit, si mund ta mbash te njerëzit?

Tea është mësuar të rrijë si çupë, jo si nuse. اdo nënë e një djali do një nuse në shtëpi. Tea do të jetë gjithmonë sipër, nuk di të ulë kokë ndonjëherë. Gjithmonë kjo ka qenë arsyeja që jemi grindur.

Tea – Unë gjithmonë për një gjë që ishte më mirë ashtu siç thoshte Niko, thosha nuk e bëj, bëhej sherri pastaj e bëja.

Niko – E bënte pas disa ditësh sherr. Janë shumë gjëra që Tea i di dhe i pranon se janë bërë çdo ditë.

Arditi – Ti ndjen ndonjë gjë për Tean?

Niko – Ndjej Ardit se kur e mora e mora me dëshirën time jo se ma mbushi mendjen njeri ose të më detyronte dikush. E doja me dëshirën time.

Arditi – Niko, jepi dhe një shans për hir të këtij veprimi që bëri, për hir të asaj që ti ndjen dhe të jetë ky shansi i fundit për të.

Niko – Shans nuk ka më, është e kotë. Dhe unë që erdha, erdha për respekt se ajo përgjigjen time e di shumë mirë. ثshtë jo! Vendimet i marr unë se unë e mora, por edhe prindërit e mi janë për jo.

Tea takohet me Nikon, duke na treguar se shpesh herë logjika fiton mbi zemrën dhe ndjenjat

Express
 
Tani qe te themi te verteten xhelozia me metro :p eshte si ajo kripa qe i jep me shume shije gjelles por kjo e ka tepruar me dozen,duhet te vizitohet urgjentisht ne nje psikolog ...
 
Po kjo i kontrolloka edhe telefonin??? Boll e paska duruar ky i shkreti
Do robi hapesiren e vet.
 
E pashe live kete pjese, ai i shkreti ishte bere pishman sa i tha arditi un e mora vet kjo 2 muje me dha lumturi :p
 
Ju meshkujt uroni mos ju bjere nai Tea ne jeten tuaj dhe mos i bini gjoksit qe sdo e pranonit, se do e mbanit qe cke me te.
Se fundmi po degjoj kaq histori me Tea sa po habitem.
Sa jane te lidhur apo te fejuar edhe i gjindet zgjidhja....por kur krijohet familja zgjidheve i ulet perqindja dhe aty lind kompromisi....ju duhet te duroni nje jete qe vetem juaja sdo jete.
Do ju duhet te jepni llogari edhe per sasine e ajrit qe thithni.....
Kjo eshte jeta!!
 
Se di per meshkujt e tjere por te jesh e sigurt qe Tea me mua s'do e kishte te gjate.
Per te tjerat dakord me ty.
 
Tea rrëfen se momenti që është ndjerë më shumë xheloze është kur ish e dashura i ka shkruajtur Nikos në Viber, pasi në lidhje ai i kishte thënë që e kishte shoqe

Tea,deri diku paska pasur arsye per xhelozine e saj!
 
Idiote femer.
Shume mire ja ka bere ky.
Njerez me probleme psikollogjike.
 
Tea,deri diku paska pasur arsye per xhelozine e saj!

Me te vertet e thua?
O Abis robi qe ke perkrah nuk eshte prone,send,dhe askund askujt nuk i lind e drejta ti cenoj jeten e ti ne cdo frymmarrje.
Personalisht nje tip/e te tille le qe do kisha lene,por para do kisha dendocuar edhe ne polici.
Pasi eshte dhune psikollogjike nje sjellje e tille,te demton .
 
E drejta per kaluar cdo cak jo, por edhe te pranoj qe ish e dashura dhe i fejuari ruajne raporte nuk eshte normale.
Pavaresisht se mund te jemi open minded , nuk di cfare mund te lidh dy ish-a per te patur nje raport mbi ate te nje salutimi?
Nuk di nese do kish ndonje mashkull qe do toleronte , te fejuaren e tij te kish marredhenie te tille me ish-in e saj...sbesoj!

Megjithate mos i bini TEA-s apo TEA-ve qe nese thelloheni dhe ndalojme paragjykimet, Tea mund te jete motra, shoqja, mikja pse jo edhe ju vete!
Ajo cka duhet te nxjerrim mesim pjesa tjeter eshte ,thjesht te kontrollojme llogjiken dhe jo te vjellim vrer.....
:) cheers
 
Se di per meshkujt e tjere por te jesh e sigurt qe Tea me mua s'do e kishte te gjate.
Per te tjerat dakord me ty.

E degjoj shpesh kete fraze ...por besome se edhe ti do ishe nje NIKO me shume nga ata qe jane verdalle.
Jo me larg se para tre ditesh m'u desh te ulesha me nje TEA ne kafe.
I shoqi nje mik imi ma kerkoi si favor te ulesha e te flisja dhe pse jo ta bindja te shkonte te nje psikolog.
I njoh qe kur ishin te lidhur....Ajo shume natyre posesive dhe xheloze , por le te themi disi brenda kornizave te pranueshmerise.
Fill pas lindjes se vajzes , cdo gje u kthye rrokapjethi.
Ne bisede me te , kuptova se ajo eshte shume e ndergjeshme qe e tepron me cdo veprim te saj te pabazuar ne asnje dyshim konkret, por eshte me e forte se ajo.
Kisha degjuar me heret per fenomene te tilla dhe nuk i besoja ,sepse cdo gje e nisja nga vetja...por ja qe isha gabim.
Jeta e tyre martesore eshte kthyer ne makth , dhe kjo historia me siper me ngjan si perralla e tyre...
Jo rralle jane ndare , e ka cuar tek prinderit, jane bere biseda kontruktive midis familjesh e atyre te dyve.
Xhelozi pa shkak...
Ai po ben te pamundur te mbaj familjen bashkuar , deri kur do rezistoj se di?
Por edhe ajo nuk kerkon ndarjen, dashuria qenka e verber aq sa mua me vjen keq per te....
Por nje kthese pozitive qe ,,,,ajo pranoi te pakten te bej disa seanca tek psikologia..sesa rezultat do kene se di!
 
E drejta per kaluar cdo cak jo, por edhe te pranoj qe ish e dashura dhe i fejuari ruajne raporte nuk eshte normale.
Pavaresisht se mund te jemi open minded , nuk di cfare mund te lidh dy ish-a per te patur nje raport mbi ate te nje salutimi?
Nuk di nese do kish ndonje mashkull qe do toleronte , te fejuaren e tij te kish marredhenie te tille me ish-in e saj...sbesoj!

Megjithate mos i bini TEA-s apo TEA-ve qe nese thelloheni dhe ndalojme paragjykimet, Tea mund te jete motra, shoqja, mikja pse jo edhe ju vete!
Ajo cka duhet te nxjerrim mesim pjesa tjeter eshte ,thjesht te kontrollojme llogjiken dhe jo te vjellim vrer.....
:) cheers

Robi diskuton,nese zotria flet me ishen e saj,sqarohet e pyet si njeri-cfare ka ndodh? je akoma i ngaterruar ne ndjenja?
Nese ti shikon situaten e trazuar,sa do qe te duam dike,i hapim rruge.
Personalisht keshtu i shikoj gjerat;
Te behem roja,hija e dikujt apo te me behet dikush mua-zoti te me ruaj,ska shanc.
Per mua keto sjellje jane tipik krize mos fromimi,munges besimi ne vetvete etj etj.
Kurre ne jeten time sdo i beja ,as sdo i toleroja.
Tani ketu i bie kontekst personal,pasi kontekst social ,ja me siper shembulli,qe vertetohet qe ndodhin.

Dhe E fundit ka plot mardhenje qe mund te ken pas lidhje me dike,dhe kalojne miqesi shoqeri etj etj,,kjo eshte me shume forme mentaliteti apo si e shikon gjithesecili-la.
Ne kete pike as une sdo me pelqente dhe me duket pak e trazuar si pike,por ama do i thoja qetesisht shiko qartesou me veten pastaj folim.

Personalisht me neverisin zhanerat histerik te mardhenjeve te tilla,i gjej shume po shume te rendomta si kjo hitoria me siper.
 
E dashur , pa i hyre detajeve fare sepse tipologji te tilla nuk kane nevoje per nje shkak konkret per te qene xheloze .
Mos harro se ato me shume se shkaterrojne jeten e dikujt (partnerit ne kete rast), jane duke shkaterruar veten e tyre.
Nuk dua ti hy analizave apo detajeve te panevojshme , e shoh me shume si problem psikologjik...
Dhe pavaresisht se nuk jam dakort me menyren e sjelljes se tyre....mendoj se jam askushi ti drejtoj gishtin e ti them je gabim.

Nev si e shpjegon nga ana psikologjike ti? Perse ndodh? Perse jane dhe sillen kshu? Nuk mendon keto mund te lidhen edhe me situata te ndodhura ne rrjedhen e tyre te rritjes?
 
Nev si e shpjegon nga ana psikologjike ti? Perse ndodh? Perse jane dhe sillen kshu? Nuk mendon keto mund te lidhen edhe me situata te ndodhura ne rrjedhen e tyre te rritjes?

Hem,sdi sakt,por mendoj qe jane nje sere faktoresh qe ne femiri,jeten ne te cilen rritemi,formimi etj etj.
Dhe kta faktor behen te dukshem pastaj ne situata te ndryshme mardhenjesh sociale dhe personale gjate jetes.

Keto te xhelozise,nuk dua te jem e ashper apo pargjykuese,por i shikoj pastertisht si munges formimi,munges dashurie dhe vlersimi per veten.Mund te kene qene femije qe kane perjetuar ndrydhje te ndryshme,s"kane marre besimin,formimi dhe shume element te shendetshem,qe normalisht njeriu duhet ti marri ne femiri,adoleshenc etj etj.
Mendoj qe nje nder faktoret vendimtar ne jeten tone eshte te mesojme te mos jemi posesiv ndaj tjetrit,te mesojme qe dashuria me veten dhe per veten eshte e bollshme per te na mbajtur dhe mbrojtur te mos humbim vetveten me iden per te mbajtur dike tjeter qe duam.
Tani xhelozia ndodh dhe ne nivele intelektuale te larta me raste.
Por dhe aty kam iden qe nje pjese e ketyre karaktereve kane qene te ndrydhur keqazi ne femirin e tyre,pavarsisht arritjeve apo shume sferave prefesionale.

Po dua ta mbyll me nje mendim timin pergjethsues; Injoranca eshte temrri i njerzillekut dhe javes humane njerzore.
 
Bobo sa larg ke shkuar o Nev

Nuk ka lidhje me Formimin e as me Injorancen....(gjithsesi mendimi yt e respektoj :) )
Nga ana psikologjike , se di por do i hyja me thelle.

Dime boterisht se marredheniet qe kur lindim jane te lidhura ngushtesisht me prinderit tane.
Vajzat zakonisht me baballaret dhe djemte me mamate.
Njihet gjithashtu ne psokologji se jane dashurite e para te femijeve...jo rralle kemi degjuar ku femijet (vajzat thone do martohem me babin e djemte me mamate)
Ne qeshim kur i degjojme keta femije te shprehen ne forme te tille, por ky eshte faktor tregues ku femija qe ne ate moshe krijon identikitin e partnerit te ardhshem...si babi, si mami :)

Rastet me siper jane rastet kur prinderit jane aty prezent dhe nuk i mungojne femijeve te tyre gjate rritjes me dashurine dhe afeksionin e tyre. E kur nuk te mungon dashuria , je me i cliret dhe me i predispozuar te falesh dashuri :)

Por kemi edhe raste kur prinderit nuk jane prezent dhe kjo ka kosto ne zhvillmin e tyre duke krijuar hendeqe te cilat asnje kohe si mbush.
Jeto cdo etape, sepse asnjera nuk mund te zevendesoj tjetren.
Nje raport i munguar , apo i cunguar me nje nga dy shtyllat tona le shume "plage" per te cilat edhe pse ne koshience mundohemi ti kalojme...ne subkoshiencen tone i ndjejme me fort.

Femijet te cilet i kane munguar raportet prind & femije, kane predispozita te jene posesiv , xheloz, etj kundrejt te tjereve....kjo pasi mungesa e dashurise , i ben te jene teper vigjilent kur gjejne dashurine e jetes...duke menduar se firot e viteve te humbura do ia zevendesoj kjo dashuri.
Mund te ndalem gjate mbi kete teme dhe mbi shkaqet qe mendoj se Frojdi ka thene shume ....por sdua tju caj koken lol
 
Pikerisht pra cke thene ti me siper si raste une e kam pergjethsuar ne kete pargraf.

Keto te xhelozise,nuk dua te jem e ashper apo pargjykuese,por i shikoj pastertisht si munges formimi,munges dashurie dhe vlersimi per veten.Mund te kene qene femije qe kane perjetuar ndrydhje te ndryshme,s"kane marre besimin,formimi dhe shume element te shendetshem,qe normalisht njeriu duhet ti marri ne femiri,adoleshenc etj etj.
Mendoj qe nje nder faktoret vendimtar ne jeten tone eshte te mesojme te mos jemi posesiv ndaj tjetrit,te mesojme qe dashuria me veten dhe per veten eshte e bollshme per te na mbajtur dhe mbrojtur te mos humbim vetveten me iden per te mbajtur dike tjeter qe duam.

Ah dhe me duhet te kundershtoj ,gabon;;- kur thua ska te bej injoranca,pertej te gjitha ketyre qe tham me siper,injoranca eshte ujitja e qete ,ujitja Bukuroshe e debilellekut.
Njerzit qe nuk dine te vetmenaxhojne qendrueshmerine psikollogjike,si baze e marrin krizen qe tek shancet e jetes ,qe kjo e fundit sua dha kurre per tu vetpjekur dhe vet-arritur ne pikat e shendetshme.
Injoranca kur lulezon ne shume fuasha te jetes sone te con ne depresion ,te con tek 5 ahhahahahahahah :p
 
Sdua te jem e ashper edhe pse ti e di qe nuk pyes veten dy here :p

Jo nev , nese do merremi me intelektin apo formimin akademik ska lidhje fare ana psikologjike e njerezve.
Nese do kishe lexuar sadopak Frojdi mbi Teorite e Personalitetit, do kuptoje ose do mundoheshe disi qe kete bisede mos e shtroje ne forme te tille.
Spo flasim per njerez te palogjikshem, por njerez si ti e une , te pergjegjshem per cdo hedhje hapi, por psikologjikisht me ta dicka ka ndodhur....dicka qe i ka lene gjurme dhe si rrjedhoje ka krijuar kete "deformim" ne karakterin e tyre.

Pavaresisht se jam natyre jo xheloze , por posesive dhe egoiste deri diku si cdo qenie normale tek e fundit , kjo nuk me ben me te mire apo me te vecante...
Jo , thjesht une menaxhoj veten, sepse te tille e kam edukuar une veten..mund edhe te jem sforcuar duke ju impostuar vetes e me pas me eshte bere force zakoni .
Por formimi intelektual nuk ka asnje lidhje (ose une si shoh asnje lidhje) me anen psikologjike te njeriut...
Pastaj...diku diku injorant jemi te gjithe se nuk kemi dituri ne cdo fushe jo!
 
Ah edhe i gjo...kshu trashe e trashe edhe une si ty e mendoj mi, se sma ndjen hic per punen e xhelozise dhe i quaj veprime te pallogjikshme te mendosh, jo me te besh..ruajtjen e dikujt!
Por jo sepse kam besim tek tjetri....as sepse kam vetevleresim....

Por sepse jam koshiente , qe dikush qe e ka ndare mendjen te me tradhetoj , apo te bej ate cfare i ka qejfi...ska kontroll e xhelozi qe e frenon!
Kshuqe thjesht sa do vija veten ne kufijte e anormales (si sjelljet e kesaj me siper) dhe do humbisja me shume nga vetja duke u konsumuar si individ .
 
Nese do kishe lexuar sadopak Frojdi mbi Teorite e Personalitetit, do kuptoje ose do mundoheshe disi qe kete bisede mos e shtroje ne forme te tille.

sigurisht qe kam lexuar :)

Por une nuk hy ne labirinthat e hollsishem kur shpreh dicka,aq me teper labirinthave kerkimor akademik,pasi populli,masa nuk jane precipitat akademik ne tersi,jemi flirta si shoqeri,fatkeqsisht apo mjerisht kjo.

une nuk kundershtova rastet frojdjane,por kemi nje tersi mase psikollogjie ku ka kategori te ndryshme steriotipesh.
Pra nje analfabet qe vret gruan,akadamia ska cben me te hahahahaha,rastet frojdiane bien poshte ketu.
Pasi thjesht jeta e ti ka qene nje ikubator mbyllje dhe vetflijimi.

Sepse te kalojme tek forjdi dhe termo-psikollogjia e ti,ne duhet ti kami kalaur ca etapa strevitjesh provash psikollogjike.
PAstaj hyne ne teorit frojdjane per te analizuar semundjet psikollogjike,apo vetmanifestimet e ndergjegjes,personaliteteve te fshehura etj etjjj.
Ndersa ne bazen 0 (zero)keto instikte forma nuk zhvillohen fare,jane in-ekzstente.(per ekte pjese une fus ate shprehjen e injorances)

PRa Mon,dalim ne perfundimin qe sipas mostres behet analiza.
Dhe kur bejme analizat neper te ndryshme keto nuk perjashtojne njera-tjetren si teori,por bashkjetojne,sic bashkjetojne injoranca dhe zgjuarsia ne nje kazan social,kjo eshte e gjitha.

Ah mon e i pytje;

Cdo psikolog ne vetvete eshte pak i "semure" psikollogjikisht vet..
 
Pak a shume secili cift ne lidhje serioze kalon neper kete faze ne nje periudhe te caktuar, disa e tejkalojne disa jo. Keta me duken nga ata qe nuk e tejkalojne.. por nuk eshte fundi i botes. Iu ze per te madhe qe hyjne ne lidhje serioze ne kete moshe kaq te re.

Si perfundim Averdramus prashikon qe ky do te martohet me ishin.
 
Me te vertet e thua?
O Abis robi qe ke perkrah nuk eshte prone,send,dhe askund askujt nuk i lind e drejta ti cenoj jeten e ti ne cdo frymmarrje.
Personalisht nje tip/e te tille le qe do kisha lene,por para do kisha dendocuar edhe ne polici.
Pasi eshte dhune psikollogjike nje sjellje e tille,te demton .

Patjeter qe nuk eshte prone..por,te mbashe shok/shoqe ishin,sme duket normale!
 
Epo cme beret t'ju lexoj :p

Dale te shohim tani cdo prodhoje mendja ime pjellore e bere lemsh :D

Ok xhelozine e paskeni diskutuar me gjithe ate ish-en...spo hyj aty
Tani te psikologjia goces, mund te jete si kompleks ose traume qe buron qe nga femijeria e supresuar diku ne nenvetedije qe shfaqet ne kete forme, po mund dhe te jete ceshtje formimi, mosbesimi ne vete qe e ben posesivitetin te jete aq dramatik.
E dyta patjeter qe akademia e shpjegon analfabetin qe vret gruan, psikoanaliza nuk ekziston kot, eshte bere qe te kete shpjegim per cdo veprim qe bejme...
Frojdi, ishte si xhance, gjo e zgjut, po te ishte psikiatria aq fikse e evidente, pas frojdit nuk do dilnin bihejvioristet e gjeneticistet e 9283477438 psikiatret e tjere qe donin te bejne si te zgjuar e te krijojne teori tjera :p, ka shume shpjegime e shume kendveshtrime, qofte e laike ne rastin konkret, e kjo po qe ka te beje me formimin tone (u bera cik lemsh ketu po shpresoj qe kuptohet :p )

Dhe se fundi mua me ra ne sy dicka qe se paskeni diskutuar, se ne jemi ne nje periudhe tranzicioni tani qe duam te behemi modern e te dalim nga gjykimi i virgjerise e shoqerise me ish te dashurat e nga ana tjeter vjen biri botrs e thote kjo eshte si cupe, e cdo nene e djalit e do nje nuse...Really?????? Pse ti per nenen e merr ate gocen, hej bela....si perfundim une shoh dy femije te papjekur qe sdine ca bejne e kshu :D
 
Edhe mua kjo me ra ne sy ne fillim,po nuk e thashe..xhelozia,ishte nje preteks..nena donte nuse per shpi,jo cupe per qejf :p
 
Ka edhe me rende :teleskop:

Fqinjet e mi u ndane se nuk arriten te mirreshin vesh se me cfare do udhetonin per Itali: me bus apo aeroplan :qerpik:

Ne fakt ne jo rralle analizojme shkakun dhe jo aryet qe sollen deri ketu. Shkaku munde te jete cfaredo ndersa arsyet jane me te thella dhe me te fshehura.

Megjithate se di pse do debat nje moshe kaq e re kur dihet mirefilli se dashurite ne kete kohe jane si gota e kristalit qe munde ti thyej dhe nje ere e lehte.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top