Dy letrat e Stalinit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ne vendet e kampit te dikurshem socialist tregohet rendom nje anekdote, sipas se ciles Stalini, ne oret e fundit te vdekjes, u la shokeve te partise dy letra te mbyllura ne zarfe dhe i porositi qe ato te hapen pas vdekjes se tij, ne castet me te veshtira per fatet e vendit. Pas vdekjes se Stalinit, kur vendi u gjend ne nje situate pa rrugedalje, udheheqja e partise u mblodh dhe hapi zarfin e pare, ne te cilin u gjet nje leter ku porositej shkurt: "Ma hidhni fajin mua." Dhe keshtu u veprua. U mblodh kongresi XX dhe u denua me force Stalini si fajtor per te gjitha te zezat qe i kishin ndodhur vendit. Por pasi njerezit jetuan te qete edhe per ca kohe, caste te tjera te veshtira u shfaqen ne rrugen e ndertimit te socializmit. Atehere udheheqja u mblodh dhe hapi zarfin e dyte. Edhe ne te gjeti nje leter me nje porosi te permbledhur ne nje rresht te vetem: "Tani beni sic kam bere une."

Kjo anekdote duket se ilustron me se miri thelbin e ndryshimeve siperfaqesore qe partite ish-komuniste te Evropes Lindore kane shperfaqur ne vite per te kapercyer situata te veshtira politike, me synimin e vetem te ruajtjes se pushtetit edhe kur pushteti i tyre nuk i sherben me shoqerise. Pjese e kesaj dukurie eshte perfaqesimi politik i ish-komunisteve shqiptare ne Partine Socialiste, qe duket se po pergatitet per makijazhin e radhes duke varur, ndoshta, perseri ne mur portretin e nje kryetari te ri (ose te ricikluar) qe do t'i sherbeje nje avazi te vjeter ose ndoshta duke shtrenguar radhet rreth kryetarit tashme te vjeter qe nuk premton asgje te re.

Inkoherenca ideologjike me pushtetin si konstante

E themeluar ne vitin 1941 me nxitjen e drejtperdrejte te komunisteve jugosllave nen emertimin Partia Komuniste Shqiptare, forca politike ne shqyrtim e ndryshoi kete emertim rreth viteve '50 me orientimin e Stalinit per t'u quajtur Partia e Punes se Shqiperise, ndersa ndryshimi i kushteve politike dhe deshtimi publik i ideologjise se te ashtuquajturit "marksizem shkencor" beri qe ne qershor 1991, ndoshta kesaj radhe me porosi te terthorte te Gorbacovit, emri te ndryshohej ne Partia Socialiste e Shqiperise.

Jo me rralle ka ndryshuar ideologjia, programi dhe zgjidhjet politike qe ajo qe ne sot e njohim nen emertimin PSSH ka vene ne zbatim gjate jetes se saj politike. Ndersa gjate Luftes II Boterore u perdor slogani "pa dallim feje, krahine, ideje" ne perpjekjen per te bashkuar shqiptaret ne lufte te perbashket kunder armikut (slogan ky qe gjithsesi duket se nuk u mor seriozisht ne kushtet e luftes civile te zhvilluar kunder nacionalisteve), me ardhjen ilegjitime ne pushtet ne vitin 1945 ky parim u zevendesua si faktikisht, ashtu edhe formalisht me goditjen e feve pa dallim, me krahinorizem, me luften e klasave dhe me diktaturen e proletariatit. Fillimi i viteve '90 dhe rikthimi ne opozite pas 47 vjetesh imponoi ndryshime qe cuan ne zhvendosjen e pavullnetshme ideologjike drejt asaj cka ishte sulmuar me agresivitet per vite me radhe: socialdemokracia dhe "perfaqesimi i interesave te shtresave te paprivilegjuara", por edhe kjo fryme do te ndryshonte me rikthimin e dhunshem ne pushtet ne vitin 1998, kur shtresat e paprivilegjuara u harruan dhe u mbeshtet krijimi i nje shtrese te re te privilegjuarish permes afrimit te drejtperdrejte te biznesit ne politike. Rikthimi ne opozite ne vitin 2005 do ta kthente partine me te vjeter ne vend ne frymen e sloganit te shkuar, "pa dallim feje, krahine, ideje", te shprehur ne bashkekohesi me te famshmen "pertej se majtes dhe se djathtes".

Ne gjithe kete inkoherence ideologjike, qe nga vitet '40 deri sot ne vitet '2000, ajo cka mbetet konstante ne grupin e quajtur konvencionalisht Partia Socialiste e Shqiperise eshte vetem nevoja e nje grushti njerezish per te marre pushtetin kur ai nuk ndodhet ne duart e tyre dhe per ta ruajtur ate "me cdo kusht e me cdo cmim" kur jane ne zoterim te tij.

Nostalgjia si alternative

Po duket se ndersa grupi i pushtetdashesve te siperpermendur nuk mbart ne vetvete ndonje ideal a parim, nje pjese e madhe e votuesve te se ashtuquajtures PSSH tregojne emotivitet te larte ndaj qasjeve dhe sloganeve ideologjike. Eshte e qarte se edhe gjate viteve te fundit te nje sistemi kur pushteti vihet ne diskutim permes zgjedhjesh shumepartiake, PS ka ruajtur mbeshtetjen e saj vetem ne bastione enveriste ku ruhet fuqishem nostalgjia per "socializmin fitimtar" dhe ku "socializmin demokratik" nuk e njeh kush.

Perpjekjet e sponsorizuara per ta shitur PS-ne ne opinionin publik si force me mbeshtetje ne zona urbane, krahas racizmit dhe lokalizmit atipik per nje force te majte, shprehin nje pasaktesi te rende: ne te vertete, PS ka nisur te votohet me shume ne zonat e medha urbane si Tirana, Durresi, Elbasani etj. vetem pas levizjeve te medha demografike, ndersa mes banoreve qe kane jetuar ne keto qytete para viteve '90 nuk ka ndonje rritje ne vota. Tejet ilustrues per kete dukuri eshte votimi gati plebishitar i PS-se ne fshatin e famshem Labinot, ku popullsia kryesisht enverdashese mban ende ne ruajtje ne plevicen private te nje fshatari bustin e stermadh te Enver Hoxhes qe para viteve '90 "stoliste" krahinen me pranine e tij monumentale. Kjo e ka kthyer plevicen e ketij fshatari ne nje vend procesioni te pervitshem masiv per komunistet cdo 16 tetor, ndersa vota per PS-ne ne mjedise te tilla eshte shume domethenese.

Jo me kot PSSH, ndryshe nga sa aludohet shpesh, me 12 qershor 1991 nuk ka bere asnje akt shperndarjeje apo rithemelimi. Ajo qe ka ndodhur ne ate kohe eshte vetem ndryshimi per here te trete i emrit nen thirrjet e deshperuara "Parti-Enver, jemi gati kurdohere" nga ana e "kongresmeneve" te kohes, cka e mbajti te votuesin nostalgjik te lidhur te partia e vjeter dhe tek i famshmi 8 nentor 1941.

Nostalgjia e votuesve te tille eshte synuar te ruhet me kembengulje edhe ne kundershtimin per te hequr yllin nga flamuri kombetar, ne acarimin perballe cenimit te se famshmes date 29 nentor, ne shprehjet arrogante perballe idese per t'i ndryshuar vendin nje mozaiku, ne rikthimin e madje shumefishimin e pllakave perkujtimore qe fetishizojne veprimtarine komuniste gjate viteve te se ashtuquajtures LANC, ne festimet me portrete te Enver Hoxhes ne Peze, madje edhe ne zbritjen e bustit te themeluesit te qytetit te Tiranes nen nivelin e "Partizanit te Panjohur" qe vezullon i sapolare e i pastruar mbi piedestal perballe "zhulesit" Sulejman pashe Bargjini, apo qofte edhe ne vogelsira si perdorimi i te njejtit lloj shkronjash e ngjyrash ne afishet festive e perkujtimore si ne banderolat e dikurshme qe u thurnin lavde Enver Hoxhes dhe PPSH.

Renegati, si armiku me i rrezikshem

Nje tjeter element i rendesishem ne mbajtjen afer te elektoratit nostalgjik eshte, pa dyshim, krijimi i psikozes se armikut dhe teprimi me shprehje agresive ndaj rrezikut imagjinar qe armiku i stisur mbart per shoqerine. Ndersa ne te shkuaren armiq te tille ishin te famshmit "imperializmi amerikan" dhe "social-imperializmi sovjetik", pas viteve '90 armiku eshte kthyer ne nje individ te vetem: ai eshte Sali Berisha. Pavaresisht se ne pushtet apo ne opozite, Berisha kurdohere mbetet armik dhe duhet te ike. Berisha eshte e lehte te sulmohet si armik mes zgjedhesve socialiste mbi te gjitha per faktin se dikur ka mbajtur ne xhep teseren e PPSH-se, cka e kthen ate ne syte e socialisteve jo thjesht ne armik, por ne renegat. Dhe renegati eshte armiku me i rrezikshem.

E ndersa uniteti nuk perben thjesht nje domosdoshmeri per te ardhur ne pushtet, por edhe nje nevoje te brendshme per arsye te nostalgjise qe mban ne politike PS, nuk eshte, gjithashtu, per t'u habitur lufta e eger dhe e perseritur qe i eshte bere LSI-se nga "partia meme" duke shkuar deri ne rrezikimin e gjithckaje, madje edhe te vete pushtetit, vetem per te mos lejuar cenimin e unitetit mes elektoratit enverist. Kjo mendesi, ndoshta me shume sesa ne monologun e "socialistes se Beratit", gjeti shprehjen me lapidare ne komentin qe beri per zgjedhjet vendore te vitit 2007 nje nder pensionistet e shumte te PS qe ne nje takim me Fatos Nanon tha se "Edi Rama uli koken perpara Ilir Metes si Hrushovi perpara Titos".

Konfuzioni ne marredhenie me te tashmen dhe te shkuaren

E gjithe kjo perpjekje per te ruajtur nostalgjine e votuesve ne shumice nostalgjike e ve PS ne pozite tejet te veshtire kur, per konsum te jashtem, i duhet te deklarohet ne mbeshtetje te zhvillimeve demokratike te pas viteve '90. Qendrime konfuze e kaotike jane shprehur ne vazhdimesi si nga Fatos Nanoja, qe ne kushtet e demokracise shumepartiake cilesonte Enver Hoxhen si "babe te kombit" aty nga viti '93, ashtu edhe nga Edi Rama, qe ne nje kulm konfuzioni ideor, ne hapjen e fushates zgjedhore te vitit 2005 do te shprehej se "idealet tona socialiste linden ne Frontin Antifashist, u cuan perpara nga njerezit qe ndertuan vendin pas Luftes II Boterore dhe u ngriten lart nga lufta jone per demokraci."

Po kaq konfuze tregohen ai dhe pak individe si ai ne PS qe kane qene te angazhuar perkohesisht ne Levizjen e Dhjetorit e qe me pas e braktisen ate per arsye qe nuk i kemi te njohura publikisht, teksa sot verejne se koha ka ecur ne nje drejtim qe ata nuk e kane pritur. Keshtu, ne pervjetoret e themelimit te PD ata kujtohen se kane qene pjese e ngjarjeve dhe mundohen me kot te rigjejne e te rivene ne gjoks medaljet qe ne vitet '90 u pati akorduar historia, por qe ata i paten flakur shume shpejt tutje me perbuzje.

Dhe pasi eshte lodhur duke nderruar kryetaret nga Hoxha tek Alia, nga Nanoja te Rama, pasi i ka shteruar te gjitha idete dhe ideologjite nga e djathta ne te mengjer duke i shfrytezuar te gjitha qe nga socializmi deri te ca forma shqiptare te nacional-socializmit, PS ka hyre ne krize jo per shkak te individeve si Nanoja apo Rama, por si rezultat i humbjes objektive te arsyes se ekzistences se vet.

Zgjidhja: shperndarja

Jo me kot kane thene: "Njerezit e medhenj merren me idete, njerezit medioker merren me ngjarjet, ndersa njerezit e vegjel merren me njerezit." Duke pare se si prej vitesh, si i mbyturi pas fijes se kashtes, PS kapet pas njerezish (Sali Berisha) dhe ngjarjesh (LANC, 1997-a etj.), eshte e qarte se mediokriteti i PS nuk prodhon dot ide. Ajo ruan nje mbeshtetje te lokalizuar elektorale vetem mes fanatikeve nostalgjike dhe njerezve qe kane lidhje te dukshme e te padukshme me regjimin e shkuar apo me njerezit e tij qe sot kane ne dore instrumente punesimi apo pasurimi, ndersa ashtu sikurse ish-komunistet e Gjermanise Lindore, te grumbulluar rreth PDS (Partise se Socializmit Demokratik), nuk gjejne vota ne ish-Gjermanine Perendimore dhe votohen vetem ne gjeografine e Lindjes se dikurshme, PS e Shqiperise gjithashtu nuk gezon asnje simpati domethenese mes pjeses tjeter te kombit ne Kosove, Maqedoni a Mal te Zi.

E teksa opinionistet po qajne hallin se emri i cilit kryetar do te ishte zgjidhja me e mire per PS-ne, qe sipas tyre duhet te jete nje opozite e forte ndaj "Berishes autoritar" (mit tashme i rrezuar), eshte per t'u shtruar pyetja: Pse jo zgjidhja me e keqe per PS dhe zgjidhja me e mire per shqiptaret? Pse jo shperndarja? Eshte e qarte se si Rama, ashtu edhe kundershtaret e tij te mundshem nuk kane asnje alternative per t'i ofruar vendit pervec premtimit te sterperseritur per te larguar Berishen nga pushteti. Dhe kjo, natyrisht, nuk eshte as kauze, as ide, as program, as parim, as ideologji. Atehere c'te re do te sjellin per Shqiperine Blushi, Malaj, nje Nano i ricikluar apo kushdo tjeter ne krye te PS nese alternativa do te jete perseri "mposhtja e perbindeshit Berisha" qe socialistet e kane thjesht bezdi ta shohin ne pushtet?

Eshte e vertete se qeveria shqiptare, si cdo qeveri normale, e ka te nevojshme opoziten, por c'legjitimitet ka partia e ish-komunisteve shqiptare qe te ushtroje opozicion ne nje vend demokratik, ne kuadrin e nje sistemi demokratik, pjese e te cilit ajo duket se refuzon te behet? Nje opozite kaq armiqesore, agresive dhe e paparimte qe e shtyn tehun e luftes politike deri ne cenim te harmonise shoqerore e kombetare - e madje deri ne rrembim armesh si me 1997 - nuk i duhet askujt. I nevojshem eshte vetem zevendesimi i saj me nje opozite normale e te pranueshme.

Ne kushte te tilla, do te ishte shume pozitive per shoqerine shqiptare nese media e pakontrolluar nga PS dhe ajo pjese e shoqerise civile qe nuk ben pjese ne "organizatat e masave" apo ne "levat e partise" do te shpaloste projektin e shperndarjes se PS dhe do te kerkonte qe t'i hapet rruga ndertimit te nje te majte me tipare vertet perendimore ne Shqiperi (cka do te conte, me shume gjasa, edhe ne riformatimin e se djathtes).

Ky projekt gjen mbeshtetje te natyrshme sidomos ne faktin se mbetja per se dyti ne opozite do te vazhdoje t'i nderprese apo t'i kufizoje PS-se "oksigjenin jetesor" te punesimit te militanteve, te qarkullimit te mallrave pa tra dogane, te lejeve te ndertimit etj. dhe kjo do te coje, pa dyshim, ne renie te peshes elektorale dhe ne braktisjen e ketij grupimi interesi pa ideologji te percaktuar. Ne rrethana te tilla, medies i takon te sillet si katalizator per pershpejtimin e procesit dhe jo si tub oksigjeni per te mbajtur ne jete nje te semure qe, sic thoshte (nen britmat protestuese "Parti, Enver!" te delegateve) Dritero Agolli ne kongresin e qershorit 1991, "nuk rinovohet, por eshte shtrire ne shtrat e po jep shpirt".

Precedenti pa precedent

Eshte e vertete se ne vendet e tjera te Evropes Lindore nuk eshte ecur pikerisht dhe saktesisht ne kete rruge, por shqiptaret e mbartin vete precedentin me interesant te Evropes: shperndarjen e Lidhjes se Komunisteve te Kosoves.

Natyrisht, PS, si parti e pushtetit te perjetshem, mund t'i beje nje qendrese te gjate e agresive ketij projekti dhe serish te mos e ndermarre hapin e shperndarjes sikurse nuk e ndermori ne 1991-shin, ne 1996-en apo ne 2005-en, por fakti eshte se nje force politike pa qendrim ideologjik dhe pa besim ne parime eshte si nje qenie e mbetur pa shpirt, si nje i vdekur i pakallur, varrosja e te cilit vetem sa do te vonoje, por nuk do te shmanget dot.

"Ne nje totalitarizem qe rrezohet nga pesha e vet, demokracia qe lind eshte iluzore", thote dramaturgu Eduard Ollbi. Ndoshta eshte mire qe ne shqiptaret te perpiqemi ta marrim me seriozitet mundesine e ndryshimit te standardeve te nje demokracie iluzore. Ndaj pasi degjuam per kater vjet kryetarin e PS qe megjithese nuk ishte vecse nje gjeneral i nje ushtrie te vdekur, i drejtohej me arrogance nga podiumi i selise se ish-BRPSSH "ne emer te shqiptareve dhe te shqiptareve" kryeministrit Berisha duke i kerkuar vazhdimisht e ne menyre acaruese doreheqjen, vendimi i shqiptareve sot duket se i percon ketij gjenerali urdhrin e thjeshte: "Vishu dhe ik!", ndersa ushtrise se tij te vdekur i dikton komanden: "Shperndahu!"

* Drejtues i Departamentit te Gjuhes Angleze prane Fakultetit te Edukimit ne Universitetin "Aleksander Moisiu", Durres *
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top