Durimi!

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
..një mjet që të siguron një të ardhme të lumtur!


Në të vërtet durimi është një mjet mjaft i rëndësishëm dhe mjaft dobiprurës për njeriun. Por thelbi kryesor apo gjëja kryesor që në duhet të kuptojmë është se çka kuptojmë me durimin.

Ne dimë nga jeta e përditshme se si të vegjël qe kemi kuptuar se çka është zjarri, përkatësisht kemi kuptuar se zjarri është një krijesë e cili ka cilësi djegie dhe në kontakt me të ne do të pësojmë, po ashtu shumë të vegjël kemi kuptuar se po sa që të bëhemi nervoz dikush do te na vijë në ndihmë dhe kështu do te ja arrimë qëllimin. Pra jeta ka qenë ajo që na ka bërë të mësojmë se edhe një element i keq mund të sjell dobi.

Pasi që jemi rritur kemi kuptuar se të bëhesh nervoz nuk është një gjë edhe e mirë, por megjithatë ka situata qe ne patjetër duhet të bëhemi nervoz, madje ka raste që ne duet ndoshta edhe të bërtasim e mos te themi rastet qe bëhemi aq nervoz saqë na u duhet te i sjellim dikujt apo dikush të na sjell ne.Prandaj këtu duhet kuptuar se po qe se ne dimë se çka është durimi dhe po qe se ne duam ta dimë se si mundemi, mese lehti te bëhemi të durueshëm atëherë do te pshtojmë nga situatat qe na sjellin probleme edhe me te mëdha qe nga një problem shumë i vogël ne kokat tona ai problem do te behet aq i madhe qe edhe po deshëm ne me nuk do te mundemi te bëhemi te qetë nga situata qe na ka ndodhur.

Ajo që më së shumti ia vlen të diskutohet është vet nocioni i durimit, edhe pse kemi nocione të shumta nga dijetar dhe shkencëtar të ndryshëm. Në ketë rast kemi zgjedhur një nga shumë ato qe menduam se është me i kuptueshëm dhe me i përafërt më atë që ne në jetën e përditshme kuptojmë me fjalën “DURIM”.



Sipas mendimit që cekëm më lartë durimi është:

“Ta ndalojmë veten tonë nga dëshpërimi dhe paniku, ta ndalojmë gjuhën tonë nga ankimet dhe ti ndalojmë duart tona nga goditja e fytyrës dhe grisja e rrobave në kohë fatkeqësie dhe stresi”.


Llojet e durimit
Durimi mundet me qenë dy llojesh dhe atë mund të jetë me zgjedhje apo pa zgjedhje :

a) durimi fizik dhe

b) psikologjik

Durimi me zgjedhje ka kuptimin e atyre situatave që individi ka mundësi të zgjedh, te bëj durim apo jo. Ndërsa në ato raste kur individi duhet të duroj patjetër së nuk ka zgjedhje tjetër do të thotë durim pa zgjedhje.



a) Sa i përket durimit fizik:

1. më zgjedhje, kuptojmë bërjen e punëve të rënda me dëshirë
2. pa zgjedhje, kuptojmë durimin e sëmundjeve, e rrahjeve, e të ftohtit ose të nxehtit



b) Sa i përket durimit psikologjik:

1. më zgjedhje, kuptojmë frenimin nga ato gjera që logjika e njeriut i përcakton si të gabuara
2. pa zgjedhje, kuptojmë ndarje të ndryshme nga dikush që e donë shumë

Siç e përmendëm edhe me lart se durimi është dy lloje, me zgjedhje dhe pa zgjedhje. Durimi me zgjedhje është i një shkalle më të lartë se sa durimi pa zgjedhje. Por megjithatë qetësja e trupit dhe shpirtit është e njëjtë të te dyja.
Forca e Durimit

Disa njerëz nuk mundën të bëjnë durim pa u përpjekur dhe pa bërë shumë vështirësi që ta arrësin këtë. Të tjerët janë të aftë të bëjnë sabër lehtësisht. Lloj i parë është si ai që ndeshet me një burrë të fortë dhe s’mund ta mundë atë pa përpjekjen më të tejskajshme. Lloji i dytë është si ai person që ndeshet me një njëri të dobët dhe e mund atë më lehtësi. E tillë është lufta ndaj të mirës dhe të keqes. Por siç e dimë se ata te cilët janë ushtar të së mirës gjithherë do te dalin fitimtar.


"I duruari,i fituari"_ka thene nje fjale e urte popullore.
Sa eshte forca e durimit te ju?
Deri kur mund te jeni te durueshem?Cili eshte kulmi i durimit per ju?
A eshte virtyt durimi apo dobesi?

Do te desha mendimin tuaj...

Respekte
 
Durimi

Durimi, ose ndryshe shkathtesia e te shpresuarit eshte nje virtyt i madh tek njerezit.

C'dini ju rreth durimit, si forcohet e dobesohet ai ?

Sa fitojne njerezit me anen e durimit ?

Populli shqiptar pergjigjet me thenie e urte : " I duruari i fituari"

Jeni dakord me mua qe njerezit qe nuk kane durim, jane te padurueshem :D ?

Diskutim te mbare e me durim !
 
E bukur ajo shprehja ..'' i duruari i fituari..''--por une nuk eci me kte shprehje ndoshta nga qe nuk jam tip i duruar,i dua gjerat ne kohe!

Ndoshta jam e padurueshme :) ...por deri tani s'kam humbur nga padurimi!
 
Ndonjehere me "humb" durimi per mos humbjen e tij.
 
Jam bere cik e duruar keto kohet e fundit .....ndoshta eshte mire ,ndoshta keq.....

Megjithese ne te shumten e rasteve kam fituar me ane te durimit tim prap nuk e tejkaloj masen e durimit ,duroj deri ne nje fare mase dhe shperthej me lezet ndoshta pa nerva ne te shumten e rasteve .

E mira e te mirave eshte te durosh si fillim duke studjuar dhe vezhguar situaten pastaj ne veprim :)

I duruari i fituari :eek:k
 
une skam durim per asgje ...eshte dicka qe nuk e shmang dot ..eshte tipi im ... nuk kam nerva te pres te duroj ..edhe pse kjo eshte nje dukuri negative deri me tani sme ka ardh nai gjo e keqe nga kjo ... i kam veprimet e shpejta dhe po ashtu dua qe gjerat te ndodhin shpejt pa pritur une ..pa duruar une ..nejse ,po ti kishte njeriu edhe durimin edhe vullnetin edhe zgjuarsine etj etj etj kushedi si do ishte bota sot keshtu qe dueht te kete dhe njerez si puna ime ,te padurueshem
 
Durimi, ose ndryshe shkathtesia e te shpresuarit eshte nje virtyt i madh tek njerezit.

C'dini ju rreth durimit, si forcohet e dobesohet ai ?

Sa fitojne njerezit me anen e durimit ?

Populli shqiptar pergjigjet me thenie e urte : " I duruari i fituari"

Jeni dakord me mua qe njerezit qe nuk kane durim, jane te padurueshem :D ?

Diskutim te mbare e me durim !


ok me pika
.Njeriu eshte qenia qe duron m e shume dhe ai kalitet me ane te vullnetit qe ka individi dobesohet nga zhgenjimet e njepasnjeshme
.Me ane te durimit fitohet shume ose fare varet per cfare behet fjale
.populli shqipetar ka edhe nje shprehje tjeter : "Prit Gomar te mbije bar"!
.Shume dakort por, gjella me kripe e kripa me karar
 
Ehhh Durimi.....Ndonjehere me shket nga duart :p po ska ku te vej....e kam burgos tashme!!
E shoh si nenshtrim te arsyes per te "pare" synimet ne sy dhe per ti arritur ato...kuptohet brenda kohes qe vetcaktoj si te duhuren !!!
 
Titulli: Durimi!

"Durimi më i rëndë është ai durim i cili nuk durohet.!!!"
 
Titulli: Durimi!

Durimi është i hidhur, por frytet e durimit janë të ëmbla....
 
Pe: Durimi!

Vepra per te cilen nuk i dihet shperblimi eshte durimi...Durimi eshte nje nga virtytet me te mira qe mund te posedoje nje njeri...Te jesh i duruar sdo te thote te kesh mangesi apo pasitivitet ne veprime ,do te thote thjesht te jesh i organizuar brenda mendjes tende,te presesh cdo gje me nje maturi,dhe te tregohesh elastik ne shume gjera...Durimi mund te ndahet ne disa grupe,kemi durim ndaj jetes(ku presim te vije dicka pertej asaj qe kemi),durim ndaj njerezve(durojme shume padrejtesi ose cenim te te drejtave tona),durim per te mesuar(ketu do hynte edhe vullneti)etje tj,,,Tipet e durimit ndahen edhe sipas asaj qe njerezit besojne ose i kane vene qellim vetes..T jesh i duruar do te thote te kesh ne vetvete nje foce te brendshmeqe te lejon te flasesh me veten e ti perkushtohesh edhe ti japesh kohe asaj qe ti ke si synim ose qe pret te te ndodhe...Mua me pelqejne njerezit e duruar por jo ne mase te tepruar pasi kjo kalon ne nje faze tjeter merr nje rol pasitiviteti..I duruari i fituari e kemi degjuar shpesh por nuk i besoj kesaj gjeje,ndonjehere ca te sjell momenti ste sjell moti,keshtu qe,njeriu duhet te dije ti kape gjerat qe beson qe sdo vijne me...Ndonjeehre egoja njerezore shkon pertej nje durimi te ''perceptuar'',duke e bere durimin te jete ne masa te madhe,dhe cdo gje e tepruar ka pasoja...Rastesia e momentit ndonjehere eshte ajo qe sjell me shum fryte se sa durimi i gjate,por kjo varet tek njeriu...
 
Pe: Durimi!

Te durosh eshte mire sepse rrit personalitetin tend, por ka dhe raste qe duron duron deri sa vjen kufiri. Ndodh shpesh qe te perfitojne nga ky durim. Mendoj qe durimi ashtu sic do gje tjeter ka te mirat dhe te keqijat e tij :)
 
Titulli: Durimi!

Vertet durimi eshte prej cilesive dhe virtyteve me te larta, me te cilin cdo njeri duhet te pajiset. Edhe permbajtja e vetvetes ne pakenaqesi dhe hidherim, eshte durim. Durimi eshte ai virtyt qe lehteson veshtiresite e jetes. Me fjale tjera, durimi eshte DRITE, e cila e udheheq njeriun ne erresirat e sprovave, brengave dhe fatkeqesive te ndryshme me te cilat ballafaqohet gjate jetes. Kane thene: " Durimi është garanci me të cilën garantohet suksesi njerëzor pa të cilin nuk mund të arrihet asgjë. "

Nuk mund te arrish asgje te vlefshme pa durim. Secila reforme vjen me durim, secili sukses vjen me durim, secila lumturi vjen me durim. Ne te kunderten asgje e keqe nuk na ndodhe e te mos jete shkas i mosdurimit. Hajduti mund te vjedhe ndoshta, ngase deshiron te pasurohet shpejte, pra nuk ka durim te pasurohet ne menyre te drejte. Tjetri blen diplomen, ngase nuk ka durim te mesoje sic duhet. Dikush konsumon droge, sepse nuk mund te ballafaqohet me peripecite e kesaj bote. Durimi eshte deti, ku rreth ketij virtyti njerezit kane shkruar libra me vagona. Duhet ta dime se fitorja vjen vetem me durim !!!!
 
Pe: Titulli: Durimi!

durim hmm nuk kam hic ... per kete kam lind e shtatanike :p
 
Titulli: Durimi!

Varet, aty ku eshte e rendesishme kam shume Durim, aty ku nuk luan rendesi, s'kam fare..... Por ne pergjithesi jam e qete, dhe nuk i le prb e mia ne doren e te tjereve , kshuqe edhe sikur ta humbas, nuk me prish shume pune thelle e thelle....
 
Titulli: Durimi!

duroj per ate qe ja vlen, duroj para veshtirsise, fatkeqesise, etj, ama para Budallallikuk sduroj hic, kshuqe thjesht i largohem, pasi nervat e mia se perballojne dot ate gje :p
 
Titulli: Durimi


Jeni dakord me mua qe njerezit qe nuk kane durim, jane te padurueshem :D ?

Varet se cfare duron se ka ca qe durojne sa gomari por qe nuk ju eshte shperblyer kurre :jo::jo: Pastaj ka te atille qe thone se une jam duke duruar a ne realitet nuk se ka aftesi per te vepruar :jo::jo: ka te atille qe edhe keqperdorimin e quajne durim, sic ka te atille qe edhe nenshtrimin e kuptojne si durim :jo:

Megjithate veti e mire nese e perdore ne mase me proporcionet e mundesive te tua. Ne fakt une nuk e perdore fort shume kete durimin. :vesyze:
 
Titulli: Durimi!

Durimi ka kufijet evet po me mire se durimi eshte te ose ti kunderpergjigj3esh me force ose nese eshte gjini e bute ta injorosh se sja vlen te merresh me te ,kete kam vendos ta beje ta le te kenaqet me dshurin ndaj vetevetes
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Durimi!

Nëse s'ke durim të presësh të mbushet gota,
e merr gjysëm të mbushur!
Durimi është kusht! Durimi është sprovë!
Ne ca raste sprov e rende, me keq ardhje e them,,, por dhe kur mbushet gota shum let dhe derdhet.ateher kot te rimbushet prap kur pasojat e te pares nuk te len te jeshe e qet.
 
Titulli: Durimi!

Durimi ka kufijte evte kur te mbeshtet per muri atehere veq forca kryen pune se nese do kishim duruar akoma do ishim nen serbi
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Durimi!

Ne ca raste sprov e rende, me keq ardhje e them,,, por dhe kur mbushet gota shum let dhe derdhet.ateher kot te rimbushet prap kur pasojat e te pares nuk te len te jeshe e qet.

Sinqerisht të them, nuk e ke kuptuar thelbin!

Ke në shtëpi aparat (karikues) për të mbushur bateritë?
I duhet kohë baterisë për t'u mbushur, apo jo?
Nëse e nxjerr para kohe baterinë nga karikuesi dhe ia vë orës apo
telekomanduesit, ajo do të jetë jetëshkurtër!

Nuk është se ne durimi nuk ka kufinj, por se durimi
është forca që ne na jep fuqi të presim, të mos ngutemi,
të mos dorëzohemi, të shpresojmë, etj. etj..
 
Gjysma e jetes thone qe eshte durim dhe gjysma tjeter falenderim . Durimin e jetes e kam kuptuar , e per falenderimet( ne shumes )shpresoj se do te kem ymer per ti kuptuar !
 
Me durim mund te arrihen vetem çeshtje romantike, tek te tjerat dhuna shpesh mbaron pune shpejt dhe me cilesi.


Forca eshte gjithmone e rendesishme per te ruajtur rregullin por edhe drejtesine.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top