Drejtori i OBSH: Shtresat që e do marrin të parët vaksinën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Drejtori i OBSH: Shtresat që e do marrin të parët vaksinën​

1605187227895.png
Drejtori i OBSH për Europën, Hans Kluge ka veçuar disa nga pikat e marrëveshjes që nënshkruhet sot mes OBSH dhe Shqipërisë. Ai tha se kjo marrëveshje do të përfshijë mbështetjen për shëndetin mendor, digjitalizimin, imunizimin. Ai theksoi se nëse do ishin mbajtur maskat dhe distanca sociale që prej fillimit të pandemisë do ishin shpëtuar 260 mijë jetë.
“Shqipëria është një ndër vendet që nuk përjetoi një valë të parë të pandemisë për shkak të mbylljes së shpejtë. Nuk mund të kemi përgjigje ndaj Covid-19 pa pasur sistemin shëndetësor. Duhet të mos e harrojmë se kur të mbarojë lufta kundër Covid-19 duhet t’i japim personelit shëndetësor kushte më të mira. I vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë për të rritur kapacitetet e testimit. Ne duhet të mbështesim edhe procesin e izolimit dhe karantimit. Ekziston nevoja për të menaxhuar rritjen e rasteve me Covid në të gjitha vendet.

Duhet të përballemi me virusin që në kujdesin parësor. Populli italian e ka vlerësuar solidaritetin në fazën e hershme të pandemisë. Ne duhet të theksojmë edhe më tepër solidaritetin nëpërmjet mekanizmit COVAX. Ne duhet të kishim nxjerrë mësime tani. Ne e dimë se sasia e vaksinës do të jetë më e vogël se nevoja. Të parët do përfitojnë të moshuarit dhe sistemi shëndetësor. Njerëzit po lodhen nga masat kufizuese. Kjo është një krizë që po zgjat. Po na lodhen energjitë. Ne duhet të përpiqemi të kuptojmë se pse disa nuk i respektojnë masat. Nëse do rritej mbajtja e maskave dhe do kishte kontroll të distancës do kishim 260 mijë jetë të shpëtuara prej fillimit të shkurtit. Duhet të shtojmë përfshirjen dhe angazhimin”, tha ai.
Kluge tregoi tre shtesat e para që do të marrin vaksinën në do vend. “Vaksina është ajo që ne e quajmë një të mirë globale. OBSH ka punuar për një kornizë alokimi. Kush do jenë të parët. 20% e popullsisë do të ndahet në tre nëngrupe.Stafet mjekësore do ta marrin të parët. Përqindja tjetër janë ata mbi 65-vjeç dhe më pas ata që kanë sëmundje dhe futen në grupin e rrezikut.

Shqipëria në Samitin e Sofjes ka kërkuar një barazi në shpërndarje. OBSH është për barazi. Dje në një takim me përfaqësues të BE kemi rënë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga kjo vaksinë. Do të jetë një test. Komiteti ka marrë mësimet nga vala e parë. Solidariteti nuk ishte i një shkalle të duhur sidomos për maskat”, u shpreh Kluge.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top