Drama e Hakan Sukur

Erdogan i mori gjithçka që kishte, ish-sulmuesi e feston 50-vjetorin si taksist dhe shitës librash në rrugët e SHBA-së.​


Historia e Hakan Sukur është ndryshe. Sulmuesi i i cili sot mbush 50 vjeç duhej të largohej nga Turqia pasi akuzohet nga regjimi i Erdoganit si tradhtar dhe puçist
Featured image of article: Drama e Hakan Sukur/ Erdogan i mori gjithçka që kishte, ish-sulmuesi e feston 50-vjetorin si taksist dhe shitës librash në rrugët e SHBA-së
Hakan Sukur
Nga kampionatet më të rëndësishme deri në punët nga më modestet.Mund të jetë një histori si shumë të tjera, e një lojtari i cili nuk ka qenë në gjendje të mbajë pasuritë që i ka dhënë futbolli, por jo. Historia e Hakan Sukur është ndryshe. Sulmuesi i i cili sot mbush 50 vjeç duhej të largohej nga Turqia pasi akuzohet nga regjimi i Erdoganit si tradhtar dhe puçist në grushtin e shtetit të 2016-ës, ndaj nuk kthehet dot në vendlindjen e tij.
Dikur ishte një idhull për të gjithë turqit dhe arriti të veshë fanellën e disa klubeve të mëdha europiane, mes të cilave edhe atë zikaltër të Interit, ndërsa sot i duhet të punojë si taksist ose shet libra për të siguruar mbijetesën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
TORTURAT– “Nuk më ka mbetur asgjë. Erdogan më ka hequr gjithçka, lirinë, të drejtën për të folur, sigurinë time ekonomike”. Dhe për të thënë se karriera e tij politike ishte në partinë e presidentit e Erdogan, në radhët e së cilës ai u zgjodh në parlament.”Partia më ftoi përfitoi nga fama ime. Pastaj filluan problemet.”

PROBLEMET – “Fillimisht gjuajtën me gurë në butikun e bashkëshortes time, më vonë më kërcënuan fëmijët dhe më pas më vunë mina në derën e zyrës, ndaj u detyrova të largohem. Menjëherë pas largimit tim, arrestuan babanë tim dhe më pas më konfiskuan çdo pronë e pasuri që kisha në Turqi, Kur u largova, ata arrestuan babanë tim. Dhe gjithçka që kisha u konfiskua”. Pavarësisht se u largua drejt SHBA-së, Hakan Sukur tregoi se edhe problemet nuk iu ndanë atje.”Unë kisha një kafene, por njerëz të çuditshëm erdhën dhe luajtën muzikë nacionaliste turke.
Për të mos përmendur që një djalë që bëri një selfie me mua. Kur u kthye në Turqi ata gjetën foton në telefonin e tij dhe e futën në burg. Unë e dua vendin tim. Dhe i kërkoj Erdoganit që të bëhet presidenti që i duhet Turqisë. Kthehuni tek demokracia, drejtësia dhe të drejtat e njeriut ”. Përfundon Sukur.
E.Ç (Dosja.al)
 
Ohuuuuuu prape me Erdoganin keta gazetaret??????

Une per vete jap mendim edhe per bangladeshin, mianmarin, çadin, kuçin, maçin, opo per gjithcka jap mendim....per Erdoganin jo, e di vete ca ben ai.
Kush jeni ju mor......gazetaruce qe te gjykoni rexhen?
Jazek, jazek ju qofte!
 
Ohuuuuuu prape me Erdoganin keta gazetaret??????

Une per vete jap mendim edhe per bangladeshin, mianmarin, çadin, kuçin, maçin, opo per gjithcka jap mendim....per Erdoganin jo, e di vete ca ben ai.
Kush jeni ju mor......gazetaruce qe te gjykoni rexhen?
Jazek, jazek ju qofte!

Se mos te degjoje ky erdogani yne ramagani aman :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top