Dorëzohet Ivanov, i jep mandatin Zaev për krijimin e qeverisë së re

legjenda

Tetova
Ivanov: Pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar
(E plotësuar) - Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov gjatë aktit të ndarjes së mandatit për formimin e qeverisë së re deklaroi se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar dhe se tani duhet përmbushur obligimet kushtetuese.

“Pengesat për ndarjen e mandatit për formimin me qeverisë së re janë mënjanuar. Sot po i qasemi përmbushjes së nenit 84 alineja 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e cila ka shumicën në Kuvendin e RM-së, ka propozuar zotin Zoran Zaev që të jetë kandidat të cilit do të ndahet mandati për formimin e Qeverisë së RM-së”, ka thënë Ivanov.

Dorëzimi i mandatit pason pasi që presidenti Ivanov mori njoftim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se është formuar shumica parlamentare.

Presidenti Ivanov paraprakisht refuzonte ta ndajë mandatin dhe kërkonte garanci për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektim të Kushtetutës.

***

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, George Ivanov të mërkurën ia ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Dorëzimi i mandatit pason pasi që presidenti Ivanov mori njoftim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se është formuar shumica parlamentare.

Presidenti Ivanov paraprakisht refuzonte ta ndajë mandatin dhe kërkonte garanci për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektim të Kushtetutës.

Zoran Zaev do të mandatohet nga Ivanov për të formuar qeverinë e re

Kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov njofton se Presidenti Gjorge Ivanov do ta mandatojë sot në ora 12:00 liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re të vendit.

Dorëzimi i mandatit vjen pasi që Ivanovi ka pranuar njoftimin për ekzistimin e shumicës parlamentare në përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë. Më herët, Ivanovi refuzoi dhënien e mandatit me arsyetimin se rrezikohet unitariteti i shtetit dhe rendi kushtetues.
auto_Zaev-Ivanov-1-780x4391495014621.jpg
ww.botasot.info
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top