Dom Ernest Troshani u nderua me titullin kardinal.

jana80

Super Moderator
Themelues
troshani.jpg


Dom Ernest Troshani shpallet Kardinal nga Papa Françesku
troshaniSot ne lutjen e Engjellit te Tenzot ne oren 12.oo ne Rome, Papa Françesku ka shpallur kardinalet e rinj nder te cilet edhe Dom Ernest Troshanin per deshmine e jetes se tij te Krishtere. Eshte i vetm prift ne te gjithe listen qe shpallet Kardinal per ta nderuar. Me 21 shtator 2014 ai deshmoi para papes Francesku vuajtjet e tij dhe te Kishes shqiptare pergjate komunismit. Ne mediat e gjithe botes shkoi perqafimi i perzemert i perlotja e Papes ne takim me Kardinalin e dyte shqiptar pas Dom Ernest Koliqit. Ky eshte nje titull nderi qe i jepet atij. Kjo do te thote se ai nuk merr pjese ne konklave, pasi ka kaluar moshen, por Kisha e nderon me kete titull.

Kardinali tjeter perpara Troshanit ishte Ernest Koliqi edhe ai i shpallur kardinal prej Gjon Palit II per deshmine e jetes se krishtere dhe per martirizimin. Ky eshte nje nderim dhe mirenjohje qe Papa Francesku i ben Shqiperise perpara shpalljes se Lumturimit te 38 martireve shqiptare qe do te behet me 5 nentor te ketij viti ne Shkoder. Vlersimi i klerit shqiptar te perndjekur gjate komunizmit eshte shenja se ky kler i ka dhene shume Kishes katolike universale sidomos me martirizmin e tij gjate komunizmit.

Faleminderit Papa Francesku.

peregrinus.al
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dom Ernest Troshani u nderua me titullin kardinal.

gjyshi im nga mami ka ber 7 vite burg per besimin ...
sa shume tregime per ate periudhe , per besimin e si bibla kishte arritur te hynte ne burg ... por ajo qe kam adhuruar nga veprat e tije ka qene ne 91 vjen momenti kur u pagezua nipi i tij e ai kerkoj te zgjedh kumbaren .. u prezantua nje burr i ngrysur qe gjat gjith kohes u perlot ...mbaj mend se si gjyshi e falenderoj qe kishte pranuar e pergjigjia e tij ..nuk e di si ke mundur si?! shume me vone mesova qe ishte nje nder policet qe e kishte torturuar ... kusheriri im ateher 12 vjecar i perlotur i thoshte pse e zgjodhe per mua ate ,sdua ta kem ne cdo gezim e te me kujtoj qe duart e tij te kan rrahur... e gjyshi im i tha une ja kam puthur duart e falur veprimet nuk ishte ai qe e bente ishte e keqja qe merrte fryme ne ate kohe e dua qe kur te shikoj ty , mua,ne te shohe vetem dashamiresi dhe kur u be i madh kusheriri im e kur u martua tashme gjyshi im nuk ishte me por ai tregon copeza aq te bukura per te e ne te vertet une sdi si ka qene por tani eshte njeri shume i mire ...mesimi me i bukur nga ai besim, falje, dashuri !!
 
Titulli: Dom Ernest Troshani u nderua me titullin kardinal.

Katoliket shqiptar kane qene gjithmone nenshenjester. Qe nga turqit e qelbur, serbet e poshter, e shqiptaret koministet.
Te gjithe keta i bashkonte nje gje: antishqiptarizmi, sepse kleri katolik ishte me shkolle, njerez te zgjuar, e patriot saqe e bente nje me besimin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top