Do kthehen fëmijët nga Siria/ Rama niset drejt Libanit

Guest2

Antarë i Respektuar

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Finalizohet sot pjesa e parë e operacionit të kthimit në Shqipëri të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.


Kryeministri Rama para nisjes për në Liban tha se të parët do merren katër fëmijë dhe një grua. Operacioni do vazhdojë edhe në disa faza për të tërhequr të gjitha gratë dhe fëmijët e tyre.
Prej dy vitesh ato mbahen në kampin e Al Kolit, kamp i kontrolluar nga kurdët të cilët ishin faktori kryesor në luftën kundër ISIS në terren. Gratë e ish luftëtarëve shqiptarë që ju bashkua shtetit terrorist të ISIS ngelen në rrugë dhe historia e tyre u bë e njohur për shkak të historisë së Alvin Berishës.
Ndiqni intervistën që gazetari Muhamed Veliu realizoi me kryeministrin Rama para nisjes për në Liban.


Top Channel
 
Lexova qe do ktheheshin diku 50 gra dhe femije.
Sot behej fjale per 5 persona me duket.

Uroj te vijne te gjithe ata qe jane atje shendoshe e mire
 

Vëllai u nxor nga kampi i ferrit, motra: Unë nuk vij në Shqipëri, Endrin e çova, ka amanetet në çantë​

1247a2e7-3897-47c0-b71f-f0998558db49.jpg

Gjithçka nisi me një mesazh zanor të Eva Dumanit, e cila në kampin Al Hawl mban emrin Sara. Në një kohë që 15-vjeçarja kishte ndihmuar të listonte të gjithë emrat e shqiptarëve, të njihte dhe të bënte identifikimin e Alvin Berishës.
“Unë kam vendosur. Nuk do të rikthehem më. Talhen (Endri Dumani) e çova, po erdhi, merre ti. Ka një çantë blu, ka amanetet. Merre ti çantën me çdo gjë. Ja kam lënë amanet në çantën blu” tha Eva Dumani.
Nga të dhënat e siguruara, mësohet se Eva Dumani shoqërohet me 4 gra të tjera, njëra prej të cilave është Emanuela Daci, gruaja e luftëtarit të vrarë Almir Daci nga Leshnica e Pogradecit. Emanuela Daci bën pjesë te ata persona që nuk do të kthehet. Bashkë me të është Hajrije Taushani, Myrvete Dibra, Elona Shuli dhe Eva Dumani.

33-vjeçarja në komunikimet me të afërm është e vetëdijshme për situatën, ndërsa sipas saj, gratë të cilat merren për në kampin Roxh, vriten nga ushtarët Kurdë.
“Sa për Evën dhe Endrin, nuk di gjë. Një ditë erdhi tek unë dhe tha që Endri kishte ikur në Shqipëri. Ajo, atë ditë, deri në aksham, qëndroi tek unë. Një djalë na tha, ‘kush na sjell Sarën do t’i japim 200 dollarë’ dhe Sara iku. Kam dy ditë që nuk e di ku është. Jam në merak pasi kemi dëgjuar se të gjitha motrat që i kanë marrë ushtarët i kanë vrarë. Sara nuk ka shkuar te ato. Ne dëgjuam se ato duan veç Sarën” tha Emanuela Daci.
Por veç kësaj, ajo ndikon te gratë e tjera duke u thënë të pavërteta, madje duke i fshehur ato në një kohë që operacioni i antiterrorit shqiptar po bëhej në Al Hawl.

“Me lejen e Allahut, s’kanë me na gjet. Ma bëj hallall se s’kam kohë të bisedojë se jemi në udhëtim, por jo për në Shqipëri, atje ku ishim. Të lutem mos më shqetëso, se për ndryshe, ta bëj bllok numrin. Nuk dua se më dhimbset nëna. Sado kurthe të bëni, Allahu ua prish kurthet tuaja edhe të shejtanëve” tha Emanuela Daci.
Të njëjtin shqetësim ka dhe Hajrije Taushani, e cila në një mesazh me të afërm të saj duket e frikësuar për atë po ndodh, por që në të vërtetë është shpëtimi i tyre.
“Sot i kanë marrë gjysmat e shqiptarëve. Ne kemi ngelur. Ishalla, Allahu na ruajt. Po nuk folëm më, ta dish se na kanë kapur. Ju dua shumë. Gjithë të mirat ishalla” tha Hajrije Taushani.
Situatës së pavërtetë dhe kërkimeve të Eva Dumanit, e cila është jetime në kamp u ka rënë pre dhe vetë 15-vjeçarja, e cila ka frikë ndonëse kohë më parë kërkonte të rikthehej nëpërmjet shtetit shqiptar, shkruan A2.
“Mamit thuajse, nëse do të na shohë në Shqipëri, të na lëni rehat. Të ikim tamam, me shtet, ashtu siç ikin të gjithë njerëzit. Nëse nuk do të na shohë, atëherë merruni me çdo lloj njerëzish që të na shesin ne. Allahu e di ku na çojnë” tha Eva Dumani.
Por tashmë, ajo është gënjyer dhe kërkimeve për të ajo mendon se mund të përfundojë diku tjetër.
“Nuk e di. Kërkojnë të më çojnë në jetimore. Kështu thonë ushtarët, forcat speciale. Ata kanë edhe foton e dajës, gjoja për të na çuar në Shqipëri, gjoja që unë ta besoj. Mbrëmë natën kanë qenë te fëmijët jetimë dhe kanë treguar foton time. Kanë thënë që duam të sjellin këtu. Ata fëmijët që u kthyen, nuk janë tamam jetimë, pasi e kanë mamanë. Edhe këtu kanë ardhur, por unë nuk isha, u fsheha” tha Eva Dumani.
I vetmi person që mund të ndihmojë në këtë histori është Elona Shuli.
“Teze, unë nuk dal te ata se kam frikë se çfarë më bëjnë. E di teze, por ata më morën. Teze, a nuk i nis dot foton? Bashkë jemi, le të vijnë dhe të na kërkojnë. Siç kërkojnë Evën me foto, ashtu të më kërkojnë edhe mua” tha Elona Shuli.
E reja 17-vjeçare vijon të jetë e fshehur nën survejimin e Emanuela Dacit, e cila nuk i lejon të dalë, por bën pjesë në ata persona që kërkon të rikthehet. /Abcnews.al
 

Attachments

  • 1247a2e7-3897-47c0-b71f-f0998558db49.jpg
    1247a2e7-3897-47c0-b71f-f0998558db49.jpg
    136.4 KB · Shikime: 0
  • 1247a2e7-3897-47c0-b71f-f0998558db49.jpg
    1247a2e7-3897-47c0-b71f-f0998558db49.jpg
    136.4 KB · Shikime: 0
Po shikoja videon cfar hallit nena percafon te birin mbas 6 vitesh dhe ai as nuk ja hillte syt, kushedi sa te traumatizuar jan femijet e shkret.
 

Floresha Rasha rrëfen 7 vitet në Siri, plagosja e saj, vrasja e burrit dhe vajzës 16 vjeçe​



2632626.jpg

Floresha Rasha është shtetasja e parë nga Shqipërisë që nxor nga kampi Roj në Siri. Pak minuta pasi kemi nisur udhëtimin nga Beiruti drejt Tiranës, Floresha jep një rrëfim të gjatë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu . Ka parë shumë. Ka jetuar për disa vite si një grua në shtetit islamik por në të shumtën e përgjigjeve e jep me fjalët nuk e di.


Muhamed Veliu: Kishit kohë që e ëndërronit këtë ditë për tu riatdhesuar në Shqipëri?
Floresha Rasha: Po, kishim një vit që prisnim të riktheheshim
Muhamed Veliu: Fëmijët si janë? Si ndjehen?
Floresha Rasha: Shumë mirë. Mirë janë.
Muhamed Veliu: Po djali i madh?
Floresha Rasha: Shumë mirë.
Muhamed Veliu: Sa kohë qëndruat në kampin Al Hol?
Floresha Rasha: Një vit e gjysmë.
Muhamed Veliu: Si arrije ti mbaje fëmijët në kamp?
Floresha Rasha:Unë kam qenë në spital. Fëmijët i kanë mbajtur motrat. Unë kam qenë në spital. Kam qenë një vit e një muaj në spital.
Muhamed Veliu: Çfarë ndodhi, pse ishe në spital?
Floresha Rasha: Isha e plagosur.
Muhamed Veliu: E plagosur në këmbë?
Floresha Rasha: Po.
Muhamed Veliu: Pas ndërhyrjes të mjekëve si ndjeheni?
Floresha Rasha: Tani më mirë jam.
Muhamed Veliu: A keni nevojë për një operacion tjetër?
Floresha Rasha: Po e kam nevojën për një operacion tjetër.
Muhamed Veliu: Çfarë mund të na thuash për kushtet në Al Hol, në ç’vit keni shkuar atje?
Floresha Rasha: Në vitin 2019.Mars 2019.
Muhamed Veliu: Si është situata me gratë dhe fëmijët e tjerë mbetur atje?
Floresha Rasha: E vështirë shumë e vështirë.
Muhamed Veliu: Cilat janë vështirësitë më të mëdha?
Floresha Rasha: Çdo gjë është e vështirë atje….jetesa, fëmijët nuk kanë kushtet çdo gjë është e vështirë.
Muhamed Veliu: Të ndalemi pak tek siguria në kamp. Si ndjeheshit për sa i përket sigurisë.
Floresha Rasha: Kemi qenë të frikësuar se kur ata donin na fusnin në burg, na rrihnin na bënin ca donin ata.
Muhamed Veliu: Pra forcat kurde?
Floresha Rasha: Po. Djalin ma kanë marrë dhe e kanë mbajtur 4 muaj në burg. Jo vetëm djalin tim por të gjithë djemtë mbi 12 vjeç e lart.
Muhamed Veliu: Ku i çonin ku ishte burgu?
Floresha Rasha: Në burg.
Muhamed Veliu: Megjithëse ishte 12 vjeç?
Floresha Rasha: Po.
Muhamed Veliu: Kur e liruan?
Floresha Rasha: Tani që na ndihmuan për të na marrë e sollën.
Muhamed Veliu: Doja t’ju pyes për Eva Dumanin. Pse nuk erdhi Eva?
Floresha Rasha: Unë nuk e di se nuk kam qenë aty. Nuk e di. Kam qenë në kampin Roj.
Muhamed Veliu: Floresha unë e di që është e vështirë por për të ecur përpara na duhet ta kthejmë kokën mbrapa. Mund të më thuash si ju përfunduat në Siri.
Floresha Rasha: Unë shkova….përpara ishte burri im atje …Diamanti…pastaj kam shkuar unë pas 6 muajsh. Shkova të takoja burrin tim të rrija 3 muaj edhe të kthehem por nuk mund të kthehem.
Muhamed Veliu: Tani që kanë kaluar disa vite a jeni e penduar për këtë veprim të shkuarjes në Siri?
Floresha Rasha: Nuk e di, nuk e di çfarë të them.
Muhamed Veliu: Si ishte për një shqiptare të jetonte në Shtetin Islamik sic ishte rasti juaj?
Floresha Rasha: Mire, se di.
Muhamed Veliu: Rregullat që kishte vendosur Shteti Islamik si ju dukeshin?
Floresha Rasha: Mirë ja ashtu sic ne kemi rregullat në Islam. Nuk kishte ndonjë gjë të vështirë përshembull. Ne ishim shtëpiake në shtëpi. Nuk kishte ndonjë gjë të vështirë për ne.
Muhamed Veliu: Floresha mund të më tregosh rrethanat se si u plagose, ku ishe atë moment cfarë ndodhi?
Floresha Rasha: Unë isha në Baguz. Nuk e di. Kam qenë e ulur dhe më gjuajtën me faije
Muhamed Veliu: A u frikësuar atë moment?
Floresha Rasha: Normal që u frikësova.
Muhamed Veliu: Gjatë kohës që ju ishit në kampin Roj a komunikoje me familjen në Shqipëri?
Floresha Rasha: Jo nuk komunikoja. Ishte e pamundur. Nuk ka telefon nuk ka asnjë gjë.
Muhamed Veliu: Për kë ju ka marrë malli më shumë gjatë gjithë kësaj kohe?
Floresha Rasha: Për babin për mamin, motrën, vëllain. Për të gjithë familjen time.
Muhamed Veliu: Ishte ideja e vetja personale që Diamanti të shkonte në Siri apo dikush tjetër i mbushi mendjen?
Floresha Rasha: Unë nuk kam qenë e informuar kur Diamanti ka ikur. Besoj se ka qenë dëshira e Diamantit që ka ikur?
Muhamed Veliu: Pra dëshira e tij?
Floresha Rasha: Ka ikur me dëshirën e tij.
Muhamed Veliu: Kur ai ishte gjallë çfarë ju thoshte?
Floresha Rasha: Nuk thoshte gjë. Thoshte që ishte i lumtur që ishte me ne.
Muhamed Veliu: A ju thoshte se nëse do të vritej dhe binte sheid (dëshmor në emër të Islamit) ishte një gjë e mirë për të?
Floresha Rasha: Po, deri sa ai u nis për atë gjë normal.
Muhamed Veliu: Pra u nis për të luftuar në Shtetin Islamik dhe për të rënë Sheid?
Floresha Rasha: Po.
Muhamed Veliu: A ju vjen keq që bashkëshorti juaj zgjodhi këtë rrugë të luftojë për Shtetin Islamik dhe la jetën e kështu duke lënë fëmijët jetim?
Floresha Rasha: Ne që jemi musliman themi kështu ka dashur Allahu…kështu ka qenë e shkruajtur për ne.
Muhamed Veliu: Floresha në kampin Roj sa gra dhe fëmijë shqiptarë ka?
Floresha Rasha: Në fal. Në kampin Roj janë 3 familje, në kampin Hol janë 12 familje.
Muhamed Veliu: Si e prisni kthimin në Shqipëri?
Floresha Rasha: Nuk e di, jam e sëmurë nuk eci dot. Me fëmijët e mi. Të kujdesem për ta.
Muhamed Veliu: Mund të ma tregosh momentin kur Gledisi drejtori anti-terrorit shqiptarë erdhi në kamp edhe ju tha ne do tju marrim ne do t’ju çojmë në Shqipëri?
Floresha Rasha: Ishte kënaqësi për mua se gjithmonë e kam prit që të vinin e të na merrnin dhe u gëzova normalisht që dikush u kujdes për neve se ishte shumë vështirë atje ku ishim.
Muhamed Veliu: Gratë shqiptare që kanë mbetur atje a ka nga ato që nuk duan të vinë në Shqipëri?
Floresha Rasha: Se di. Të gjithë duan të vinë. Besoj se të gjitha duan të vinë. Unë nuk kam qenë shumë e lidhur me motrat pasi kemi dalë nga Bagusi. Kam qenë në spital. Kam ndjetur shumë pak në Hol. Vetëm dy muaj.
Muhamed Veliu: Beson se cfarë ndodhi me ju nga viti 2013 ti do ta harrosh të gjithë këtë episode të hidhur të jetës tënde?
Floresha Rasha: Shpresoj.
Muhamed Veliu: Gjatë të gjithë këtyre viteve që nga 2013 dhe deri më tani cila është ajo gjë që ju ka mbetur në mëndje ty si shqiptare në atë tokë të huaj?
Floresha Rasha: Përshtypje… nuk e di. Njerëzit. Në Siri janë njerëz të dashur, bujar, mikpritës.
Muhamed Veliu: A është e vërtetë që në Siri krahas bashkëshortit keni humbur edhe vajzën?
Floresha Rasha: Po.
Muhamed Veliu: Sa vjeçe ishte?
Floresha Rasha: 16-të.
Muhamed Veliu: Çfarë i ndodhi vajzës?
Floresha Rasha: Nuk e di. Nuk kam qenë aty. Unë jam largu për spital. Pas dy javësh më kanë sjellë lajmin që vajza është vrarë.
Muhamed Veliu: Ku është varrosur?
Floresha Rasha: Atje nuk kishte varr. I ka gjuajtur avionic dhe në atë vend është lënë ku ka qenë
Muhamed Veliu: Po bashkëshorti ka varr?
Floresha Rasha: Po ka.
Muhamed Veliu: A shkonit për ta vizituar varrin?
Floresha Rasha: Jo. Se ne jemi larguar nga ai vend.Nuk kemi qenë gjithmonë në një vend.


Top Channel
 

Attachments

  • 2632626.jpg
    2632626.jpg
    81.4 KB · Shikime: 0
  • 2632626.jpg
    2632626.jpg
    81.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top