Dinjiteti.

Lauri

Anunnak
Nqs kjo nuk është një vepër arti.....që nuk shoh diferencë, biles me tepër. Femra në të kaluarën, por edhe në shumë vende të botës edhe sot.
Një foto plot dinjitet
FB_IMG_1597175642252.jpg
Çfarë do komenti do bënit duke parë këtë foto ?
 
Besoj se nuk ka shum ndryshim qe ne vend te kesaj foto si dixhitur te vendosej nje femer e dites te sotme ku ne vend te atij gomari te ishte nje ferrari dhe ku ballkoni mos te dukej pjeserisht por totalisht dhe femiu ne timon sepse do duhej shume akull per ta mbajtur perpjet majen.

Ne prespektive kemi dy femra te ndryshme per nga dinjiteti dhe morali por lodhja dhe perkushtimi eshte i njejte apo jo?
 
Po i shoh perdite afersisht kete rang femrash dhe as zerin nuk e hapin me shume femi vrap andej ketej burrat e tyre gjithditen lozin nje loje indiane criket dicka e tille......boh dhe dojne te shkojne ne europe
 
Dinjiteti eshte respekti per vete ... thuaj ti secili ka respekt per vete .. dhe burri i kesaj gruaje te stermunduar ... e keshtu .. keshtu .. gjithcka eshte relative dhe po kjo eshte absolute
 
Une ne ate foto shoh nje femer te shperfytyruar , te lodhur , te keqtrajtuar , te perdhosur
nje femije qe nese eshte djale do veproj njejte me te shoqen, e nese eshte vajze do kete fatin e te emes dhe ne fund ajo cka me vjen ne mendje eshte poezia e Cajupit


Maletë me gurë,
fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.


Fshati për karshi
me kish’ e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.


Ujëtë të ftohtë,
era pun’ e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorkadhe.


Burrat nën hije,
lozin, kuvendojnë,
pika që s’u bie,
se nga gratë rrojnë!


Gratë venë nd’arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit’ e natë.


Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.


Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon e s’rri kurrë
as ditën e diel.


O moj shqipëtarkë,
që vet’ e nget qetë,
edhe drek’ e darkë
kthehesh e bën vetë;


Moj e mjera grua,
Ç’e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!
 
Unë një gjë nuk kuptoj Tema është dinjiteti jo burri vs gruaja Shqiptare!

Pse kjo femër (që fare mirë nuk mundë të jetë Shqiptare) supozohet që e paska burrin Legen që është aty si është kur fare mirë mund të jetë e ndarë, e ve e ka burrin të paralizuar etj etj.

Po direkt ndryshojmë temë dhe shkojmë tek realiteti shqiptar etj midis burrit e gruas.

Pse kjo grua (siç tha edhe @ZHIGO më lart) është fytyra tjetër e asaj që bën pushime në Dubai etj edhe të dyja në mënyrën e vet s'mund të jenë të lumtura me jetët e ndryshme që kanë?!
 
@Baboon ti mos qesh se ty do te vej ne shenjeshter te parin ????
Po Unë spaskam kuptu temën i bie lol,

Direkt me pushkë në dorë burri vs gruja pa lidhje jo po të dalin ato për mbrojtjen e kafsheve edhe të folin për mushken tashi që ba drutë WTF!!

Tema osht dinjiteti se sa për barazinë klasore midis burrit dhe gruas pak vende në botë janë si vëndet Nordike edhe kur vje puna edhe atje ka diferenca.
Me pak fjal dihet kjo punë.

Nqs do diskutojmë për këtë Hajde hapim temë se si gruja Mba drutë në kurriz burri mbrapa me gamor tu dredh dahon WTF!!

P.S me shaj tashi ?????
 
Po Unë spaskam kuptu temën i bie lol,

Direkt me pushkë në dorë burri vs gruja pa lidhje jo po të dalin ato për mbrojtjen e kafsheve edhe të folin për mushken tashi që ba drutë WTF!!

Tema osht dinjiteti se sa për barazinë klasore midis burrit dhe gruas pak vende në botë janë si vëndet Nordike edhe kur vje puna edhe atje ka diferenca.
Me pak fjal dihet kjo punë.

Nqs do diskutojmë për këtë Hajde hapim temë se si gruja Mba drutë në kurriz burri mbrapa me gamor tu dredh dahon WTF!!

P.S me shaj tashi ?????

Ma dhive ?

Hec mbo nje by** vend dhe flasim per femijen qe e ka zan gjumi dhe po i merret fryma
 
Ma dhive ?

Hec mbo nje by** vend dhe flasim per femijen qe e ka zan gjumi dhe po i merret fryma
Ai është në parajsë ti thu i merret fryma ?

Kjo më duket sikur osht anej nga vëndet latine Peru, columbi etj.

Ky femiu ngaqë kalo shumë kohë "duke ju zon fryma", ka për tu bo addicted nga qumshi aq shumë sa kur të rritet do hapi fabrikën e vet të "qumshtit pluhur" edhe do bohet biznesmen i modh duke e eksportu në gjith botën ?

Në mos fabrikën e vet do jetë puntor ke fabrika noj tjetri...

Opsioni mo legen Osht të përfundojë duke kultivu patate me ngjyra të çuditshme në lartësi 2, 3 mij metra lartësi mbi nivelin e detit.


Dhe kshu mamit në vënd të noj varse florini do i ble një alumini ???

P.S si të duket si parashikim ???
 
Nje nene qe ben punen e 10 vetave falas. Sakrifice, lodhje, dashuri e pakushtezuar. Zoti i bekofte te gjitha nenat ne bote! ❤
 
Nuk shoh ndonjë dallim midis femrës dhe kafshës.
Të dyja janë krijuar për ti shërbyer burrit.
Janë rritur me idenë se burri është qëndra e universit për ta,edhe fjala e tij është ligj.
Kjo më dha kjo foto.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top