Dhuna midis femrave në shoqërinë tonë

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
‘Ishte tragjedia e Oedipus që vrau babanë aksidentalisht dhe pa e ditur se kush ishte… ndërsa Electra është e fiksuar me nënën e saj dhe e ndërgjegjshme planifikon vdekjen e saj. Vrasja, që Electra detyron të vëllanë ta bëjë, duhet shikuar si një formë hakmarrje dhe lirie, dhe si një iluzion i papërgjegjshëm për të marrë dashurinë e babait duke eliminuar rivalen e saj.’

girl-fight-pic-rex-977515889.jpg


Dashamir Thaçi, psikoterapeut
Kjo kuotë vjen nga një super shkrim “Electra in Bondage”, nga Halberstadt-Freud, në të cilin shikohen iluzione midis raportit nënë-bijë, gjithashtu konsideron mitologjinë greke të Sofokliut ku Elektra është parë me Oedipus, në determinimin e seksualitetit të femrave. Ky shkrim ka influencuar në mendimet e mija rreth ngacmimeve midis femrave dhe agresionit të tyre.
Unë dua të përqendrohem kryesisht në agresionin e femrës ndaj femrave të tjera. Në këtë instancë nuk do të ndalem te agresioni i femrave ndaj meshkujve se hapësira nuk na e lejon. اfarë unë do të doja të eksploroja këtu është mundësia që ngacmimet dhe rrahjet nëpërmjet vajzave mund ta kenë origjinën në agresionin e ndrydhur në drejtim të nënës.
Shumica e studimeve apo leksioneve përqendrohen tek ngacmimet apo tek dhuna ndërmjet meshkujve. Dua të di për mungesën e përqendrimeve tek femrat – ndoshta është një mohim që i bën shoqëria, që vajzat/gratë bëjnë këto gjëra. Ndoshta ne mund të mendojmë rreth natyrës së ngacmimeve midis femrave shumë herë më pak të dukshme. Megjithatë kur sulmet fizike ndodhin nëpërmjet femrave, natyra e tyre, është shumë specifike.
Lexova një ditë një artikull në gazetë, ku një vajzë shkolle ishte prerë në fytyrë nga një nxënëse tjetër. Diçka rreth kësaj historie më bëri të kujtoj incidente të këtilla në oborret e shkollave – që shpesh, zënkat midis vajzave, përfshijnë çjerrjet e fytyrës, shkuljen e flokëve dhe goditjet në bark.
Pyetja është, pse këto sulme janë të përqendruara në fytyrë dhe bark? Unë pyes veten nëse këto sulme janë përfaqësuese të sulmeve të ndaluara tek nënat, si rivale të vëmendjes së babait. Të çjerrësh dikë në fytyrë është të shkatërrosh bukurinë e nënës, të godasësh dikë në stomak mund të jetë tentativë e pandërgjegjshme të shkatërrosh kapacitetin e nënës të bëjë fëmijë me babanë.

Halberstadt-Freud sugjeron se agresioni në drejtim të nënës duhet ndaluar, qëkur paradoksi se vajza ka nevojë për nënën e saj, në mënyrë që të ndahet nga ajo, me konceptin e iluzionit simbiotik midis të dyjave (nënë-bijë), duke sulmuar nënën është e njëjtë si të sulmosh veten. Ndoshta pastaj bëhet e nevojshme që të gjendet një zëvendësuese për të shkarkuar agresionin primitiv.
E gjitha kjo, sigurisht është supozim. Unë do të përpiqem ta vendos në kontekst duke diskutuar të përmbledhur rastin e një vajze 13 vjeçare duke u përqendruar tek pjesët që janë relevantë me argumentin tim.
Marta kishte një tendencë për të abuzuar fizikisht dhe ngacmuar nxënëset e tjera, duke rezultuar në disa pezullime nga shkolla. Disa pjesë sinjifikante informacioni përfshijnë babanë, që është shumë i depresionuar për disa vjet; nënën e saj, që Marta e përshkruan si gati të kalojë një krizë nervore, që shpesh e abuzon fizikisht dhe verbalisht.
Ndoshta nuk duhet të jetë surprizë që një familje e ndërtuar në një formë të tillë duhet ta ketë çuar dhe ndikuar, që me sa duket në një agresion kompulsiv Martën. Por çfarë është e rëndësishme që nga fillimi ishte një antipati totale për nënën e saj, origjina e fajësimit për çdo gjë, gjithashtu dhe një dëshirë të pafshehur që ajo do të zhduket me babanë e saj
që të jetojnë të lumtur përgjithmonë.

Le ta shohim këtë rast nga këndvështrimi i kompleksit Elektra. Marta është e vogla e katër motrave. Me një baba të depresionuar që e ka të vështirë të jetë për veten e tij, pa përmendur familjen e tij, unë do të imagjinoja që prezenca/vëmendja e një mashkulli do të ishte e pakët. Marta ‘paturpësisht’ pranoi që në fantazinë e saj ajo do të arratisej/zhdukej me babain. Po çfarë ajo bën me abuzimet verbale dhe fizike të nënës së saj mbi të? A mund të jetë kjo një çështje e pandërgjegjshme apo një fantazi e pastër ndëshkuese për dëshirën e Martës që ta ketë babain e saj të tërin për vete?
Unë mendoj që dhuna fizike nga ana e nënës mbi Martën mund të prezantojnë përpjekje xhelozie që të dëmtojë bukurinë e një kandidateje më të re në moshë (mamaja e ka goditur Martën në fytyrë me zorrën e fshesës së rrymës). Fakti qe Marta është më e vogla e vajzave në familje gjithashtu ngre disa pyetje. Yvonne Houzel, në ‘The Nest of Babies Fantasy’, sugjeron që fëmija i vogël mund të ndjejë ankth të madh, sikur të kishin ndaluar lindjen e fëmijëve të tjerë. Po shkruaj një kuotë të saj; ‘Ky ankth është kryesisht i fortë në fëmijën e fundit ose në fëmijën e vetëm sepse realiteti që nuk kanë lindur fëmijë të tjerë duhet të konfirmojë ndjenja fajësie që ata u kanë parandaluar prindërve aktin seksual, shtatzëninë e nënës dhe ardhjen e bebeve të tjera duke urryer dhe xhelozuar edhe me sulme në trupin e nënës.’

Nga studimet nuk shihet që ka rritje të sulmeve fizike midis vajzave gjatë adoleshencës, koha kur rivaliteti potencial i vajzave në drejtim të nënave është në pikën më të lartë. Malen thotë, kur flet për seksualitetin te femrat, ’sa e përhapur, sa e vërtetë, ose sa primitive, janë ndjenjat konkurruese të drejtuara kundër prindërve të të njëjtit seks? Në qoftë se konkurrimi merret në një konkluzion logjik, në përfundim, përfshin përjashtimin e një rivali që është njëri nga prindërit’. Siç shihet kjo është shumë e thjeshtë, direkt heteroseksual skenar, dhe ai që unë kam dashur të përdor në argument që mund të tregojë prejardhjen e agresionit femëror. Unë nuk duhet të përjashtoj mundësinë që vajzat me te cilat zihet/grindet Marta janë përfaqësuese të motrave të saj. Dua të jap edhe një kuotë që; ‘Femrat gjithashtu kanë kapacitet me qenë më agresive, më shumë keqbërëse dhe më shumë xheloze sesa meshkujt; emocione të cilat ato zakonisht i fshehin, i mbajnë të heshtura dhe shtypura në mënyrë që të arrijnë feminitetin e vërtetë, dhe kushtin e të qenit e ëmbël, jo-agresive grua e vërtetë’.
Ndoshta në një shoqëri ku është rritur liria në të drejtat e grave, ne duhet ta shohim jo-surprizuese që kjo shtypje arkaike e ndjenjave duhet të dalë në sipërfaqe, pra ta pranojmë dhunën midis femrave. E gjitha kjo është e parë nga këndvështrimi i një mashkulli dhe pyetja ime është: A njihet dhuna midis femrave në shoqërinë tonë?

/20minuta.info/
 
Pe: Dhuna midis femrave ne shoqerine tone..

Ska gje me te shemtuar sesa kur grinden dy femra ne rruge :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top