Detaje të reja nga mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, Indrit Bajraktari rezulton i martuar në Angli

Vajza

Antarë i Respektuar
Detaje të reja nga mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, Indrit Bajraktari rezulton i martuar në Angli

Nga Klodiana 3 orë më herët

5DA0D6B2-CE3D-4EAD-A0C6-9BF0AD632D2C.jpg
Detaje të reja janë zbuluar nga policia pas vdekjes së 17-vjeçares Enisa Doda në plazhin e Velipojës, ku Indrit Bajraktari rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez.
Ky detaj ka ngritur akoma më shumë mister rreth ngjarjes tragjike që i mori jetën adoleshentes dy ditë më parë.
Dy të rinjtë kishin marrë me qira një motor uji rreth orës 14:00 të pasdites së mërkurës. Sipas policisë Bajraktari ka dalë nga deti pa vajzën dhe pa motorin e ujit.
Ndërkohë ky i fundit i ka thënë uniformave blu se vajzën e ka lënë në breg pranë xhaxhait të saj.
Punonjës të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit kanë deklaruar se njëri prej tyre i ka mbajtur në vëzhgim dy të rinjtë, të cilëst sipas tyre kanë qenë të pajisur edhe me jelekë shpëtimi.
17-vjeçarja nga Burreli që jetonte në Bathore kishte ardhur me pushime në Velipojë bashkë me familjen e saj.
Ndërsa 25-vjeçari nga Postriba ishte emigrant në Londër dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime.
Dy të rinjtë dyshohet se ishin njohur në rrjetet social.

27.al
 

Attachments

  • 5DA0D6B2-CE3D-4EAD-A0C6-9BF0AD632D2C.jpg
    5DA0D6B2-CE3D-4EAD-A0C6-9BF0AD632D2C.jpg
    23 KB · Shikime: 0
Uroj qe te ket qen nje aksident fatkeq ..perderisa nje adoleshente vdiq ... nuk dua te mendoj me te keqen .
DO rendonte gjith jeten familjen .
 
Fati I zi asaj, Shpresoj mos te ket qen viktim.
Ai eshte treguar shume papergjetshem, ka dashur te mbaje dy bostane nen nje sqetull.
Pastaj vonesa dhe deklarata e tij eshte shum dyshuese.
 
Fati I zi asaj, Shpresoj mos te ket qen viktim.
Ai eshte treguar shume papergjetshem, ka dashur te mbaje dy bostane nen nje sqetull.
Pastaj vonesa dhe deklarata e tij eshte shum dyshuese.
Patjeter nga Paniku.. gjithsesi nuk e lehteson ose e liron nga pergjesija qytetare .
 
Redaktimi i fundit:
Jane disa copeza ketu qe ngrihen pak nga pak dhe formojne ate qe quajne vrasje.
kanë qenë të pajisur edhe me jelekë shpëtimi.
Edhe nqs motori do te pesonte defekt, renia ne uje nuk do te thote domosdoshmerisht vdekje nqs nuk di not duke qene se kane qene te pajisur me jeleke shpetimi. Per me teper prane vajza ka pasur nje adult, ndoshta te tipit "kujdestar momental", e si i tille duhej te pakten te kujdesej per te. Edhe nqs do te kishte rene nga motorri i ujit, jeleku do ta ndihmonte. Cdo inseknim aksidental me pak fjale hidhet poshte nga "jeleku" (vetem ne qofshin te gabuar keta qe e kane raportuar dicka te tille).
Ndërkohë ky i fundit i ka thënë uniformave blu se vajzën e ka lënë në breg pranë xhaxhait të saj.
Eshte perseritur me mijera here qe shpifja denohet me ligj, prandaj edhe nqs del qe ai nuk e ka vrare, perseri duhet denuar. Mirepo thote mire gazeta Shqip: "Nqs thua nje te vertete, behet pjese e se shkuares, e nese genjen behet pjese e se ardhmes". Marrim parasysh faktin qe djali ka qene i panikosur, cfare do te bente me shpejt: Te kerkonte ndihme apo te genjente dhe ndoshta sekondat e fundit te jetes, ta linte ate te vetme? Per me teper kane qene "te vezhguar"...e nje shenje apo nje britme e tij, do te zgjonte rojat. Qe ketu del se ai nuk ka dashur te miren e saj, e per rrjedhim kete genjeshter e ka trilluar gjate kohes qe po vinte vete drejt bregut.
Por kjo eshte vetem nje fjali gjysmake ne kuader te deklarates se tij qe nder te tjera ka thene se nuk e mbante mend se cfare kishte ndodhur. Diku tjeter kishte thene se vajza po notonte pas tij pas incidentit te mjetit. Per te mos permendur faktin qe shoqet e vajzes ishin serish me nje tejetr motorr.
Me vjen keq qe nga ana e autoriteteve nuk eshte dhene asnje deklarate shpjeguese (ose une deri tani nuk kam hasur ndonje) ne te cilen te permendin nqs:
1. Mjeti eshte apo jo i demtuar
2. Jane gjetur jeleke shpetimi apo jo
3.Ne c'pjese te trupit jane gjetur shenja.
4. A ka qene e perdhunuar?
e plot te tjera qe nuk e lene ngjarjen te valevitet sa ne nje media qe shton dicka ne tjetren. Duket me teper nje tendence skandaloze per te perfituar (sidomos nga autoritetet) se sa nje ndodhi per te rritur ndergjegjesimin mbi te panjohurit dhe mbi zbardhjen e se drejtes..Vajza iku dhe neser mund
ike edhe nje njeri tjeter.
 
Pika 4 me duket pak si e eksagjeruar mua sofinski, nuk eshte se kemi perpara materiale dokumentuese (proces verbal) persa i perket ngjarjes. Keshtuqe hamendesojme.

Mendoj me teper si papergjesi e djalit se sa nje rast dashakeqes. Kto infot ka qen i martuar apo beqar i stazhonuar jane si telenovela e mediave tona per syrin dhe opinionin e publikut.

Ngushellime per familjen e i qofte i leht dheu vajzes.
 
Pika 4 me duket pak si e eksagjeruar mua sofinski, nuk eshte se kemi perpara materiale dokumentuese (proces verbal) persa i perket ngjarjes. Keshtuqe hamendesojme.
Me degjo...kjo duhet perfshire ne ekspertize per te krijuar nje autopsi e plote. Askush nuk e di se cfare ndodhi atje, per me teper cdo ekspertize po vepron sipas qejfit te vet. Keshtu fitohet drejtesia?...sigurisht qe do hamendesojme dhe nqs ata nuk e plotesojne mozaikun, mendja jone do ta beje.
 
Duket qe eshte dicka aksidentale moren te 2 nga nje jet ski per te bere xhiro ne det dhe jane rrezuar ndoshta perplasur me njeri tjetrin.

Djalin e ka kapur paniku dhe nuk e ka ndihmuar vajzen. Per kete arsye ka dhene dhe deshmi te ndryshme ne polici. Vdekja e vajzes ka ardhur si pasoje mbytje.

Gjynaf shume e re per te ikur nga kjo jete. Ngushellime familjareve!
 
Jeleku i shpetimit?

E ka pas veshur valle?! A ka qene jeleku funksional?!

Marrim rastin qe po nga shpejtesia ne momentin qe rrezohesh ne det eshte njesoj sikur perplasesh me asfaltin mund te jete goditur dhe rene pa ndjenja me fytyre nga uji.
 
Per kete arsye ka dhene dhe deshmi te ndryshme ne polici.
Per arsyen se e ka zene paniku dhe nuk fitoi dot gjakftohtesine?
E ka pas veshur valle?! A ka qene jeleku funksional?!
Une nuk di qe t'i pergjigjem ketyre pyetjeve retorike sa kohe qe autoritetet nuk kane dhene informacion dhe as nuk e kane permendur deshmitaret per mediat.
Marrim rastin qe po nga shpejtesia ne momentin qe rrezohesh ne det eshte njesoj sikur perplasesh me asfaltin mund te jete goditur dhe rene pa ndjenja me fytyre nga uji.
Sigurisht qe do ta marrim ate rast, por marrim edhe rastin tjeter qe nuk kemi informacionin mbi mjetin qe ta perdornim si prove materiale: A u godit valle?...Ne pothuajse nuk kemi asgje. Dicka e ngritur me informacione tek-tuk dhe kaq.
 
Per arsyen se e ka zene paniku dhe nuk fitoi dot gjakftohtesine?

Une nuk di qe t'i pergjigjem ketyre pyetjeve retorike sa kohe qe autoritetet nuk kane dhene informacion dhe as nuk e kane permendur deshmitaret per mediat.

Sigurisht qe do ta marrim ate rast, por marrim edhe rastin tjeter qe nuk kemi informacionin mbi mjetin qe ta perdornim si prove materiale: A u godit valle?...Ne pothuajse nuk kemi asgje. Dicka e ngritur me informacione tek-tuk dhe kaq.


Sof detajet i di policia dhe prokuroria nuk behen te dituara pa u mbyllur procesi hetimor dhe pa u derguar ceshtja ne gjykate ne rast se ka fajtor per vdekjen e saj.

Ne thjesht flasim cfare lexojme ne media dhe me thene te drejten une kam dyshimet e mija per mediat. Ndonjehere per te shitur lajmin shkelin dhe etiken profesionale.
 
Me shum sesa pergjesia e atij djalit me habit pergjesia prinderore
Ajo ka qen familjarisht me pushime dhe si prinderit e kan lejuar te hype ne nje motorr uji me nje te panjohur ?

Shum pak detaje per te dal ne konkluzione
Qofte e xhenetit
 
Qoft e xhenetit por si lajm tregon qe dicka nuk shkon sepse shum gjeta i mbajn te fshehta per arsye privatsie gje qe qon ne shum hamendesime hipoteza .
 
Cdo portal tregonte version te ndryshem, sdihet kujt me i besu.
Po dhe kjo ne pushime me familjen e te shkoje ne motor uji me nje te panjohur per te bere qejf? Lol
Papergjegjesia familjare do thoja une, kjo akoma ska mbushur moshen qe te marr vendimet vet.

Nejse qofte e xhenetit dhe te jete mesim per gjeneratat tjera :d
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top