• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Desha te mesoj karakterin tuaj.

AnaVie

I Miss you so much my dad
Staf në FV.AL
Desha të mësoj karakterin tuaj!

Ishte viti 1917, gjenerali britanik Stanley bashkë me një grup ushtarësh kur po shëtiste nëpër tokat e një shteti ku Britania e kishte kolonolializuar takohet me një çoban. Me anë të përkthyesit, pyet çobanin se sa vlerë ka qeni që ruan tufën.
Çobani i tregon se pa të pothuajse ai nuk mund të bëjë asgjë sepse ai drejton tufën dhe e mbron atë nga ujqërit.
Pastaj gjenerali i thotë nëse e vret qenin e tij të tufës do t'i japë njëmijë paund. Sigurisht, qeni është shumë i çmuar për çdo çoban, por paratë e ofruara ishin gjithashtu të mëdha.
Çobani në fillim i thotë kjo nuk bëhet por pasi gjenerali i thotë se me këto para mund të blejë një qen edhe më të mirë por edhe të teprojnë para për vete.
Kaq ishte e mjaftueshme për çobanin, thërret qenin, qeni me besnikërinë që ka ndaj të zotit të vet sa dëgjon zërin pa pikë mëdyshje vrapon drejtë tij, kur afrohet çobani merr çiften që kishte në krah dhe pa u menduar as një as dy gjuan qenin dhe e vret para syve të gjeneralit.
Pasi gjenerali pa këtë gjë vazhdoi më tutje duke i thënë "Unë do të jap edhe njëmijë paund nëse e e rjep qenin".
Çobani pasi u gëlltit një herë, mendoi me vete, unë tashmë e vrava e përse ti lë dhe këto njëmijë paund pa marrë, e merr qenin e vrarë dhe e rjep. Gjenerali vazhdon edhe më tutje; "Nëse e prisni qenin në copa, unë do t'ju paguaj edhe njëmijë paund".
Çobani tashmë e kishte humbur sensit se çfarë po bënte dhe menjëherë e copëton qenin.
Pas gjithë kësaj gjenerali i trishtuar i dha paratë dhe u largua.
Çobani që kishte dalë jashtë kontrollit dhe kishte humbur çdo ndjenjë njerëzore thirri gjeneralin: Nëse paguan edhe njëmijë paund, unë do ta ha qenin.
Gjenerali; "Unë desha të di karakterin dhe besnikërinë tuaj për atë që vlerësoni, ju e vratë atë pastaj e rjepët e më pas e coptuat ndërsa tani kërkoni ti hani mishin vetëm për para.
Kjo ishte ajo që unë doja të mësoja.

Gjenerali iu kthye ushtarëve të tij dhe u tha: "Për sa kohë që ka njerëz me këtë karakter, mos kini frikë sepse këta i mjaftojnë vendit të tyre për t'a coptuar e për t'a shkatërruar, këta nuk kanë nevojë për armiq sepse në brendësinë e tyre fshihet armiqësia për këdo që e rrethon mjafton t'i japësh një grusht letër të cilën e quajmë para dhe çdo gjë shkon aty ku do armiku,".

Këta njerëz pa karakter për përfitimin e tyre personal në politikë, në media, në vendin ku jetojnë apo në çdo fushë ku ata kërkojnë të dominojnë jo qenin e tyre por edhe njerëzit e tyre i hanë për së gjalli vetëm të arrijnë atë që synojnë.

Për fat të keq ka shumë njerëz që janë të etur të hanë mishin e njerëzve të tyre, të cilët nuk mendojnë aspak për të ardhmen e kombit të tyre por mendojnë vetëm për veten e tyre...

Ne po kalojmë një periudhë në të cilën helmi po na serviret në filxhan të artë dhe hipokritët kryejnë marifetet e tyre në mënyrat më tinëzare, duke u shfaqur si miqtë më të mirë.

Zoti ynë na lejo të shohim se çfarë po ndodh me shikimin e besimtarit e jo të tinzarit.

Ardit Hoxhllaku
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Private conversations
Help Users
    Top