Derbi Lazio-Roma, pa shqiptarë në fushë

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Shqiptaret-roma-lacio-1100x620.jpgLazio dhe Roma do të sfidohen në derbin e kryeqytetit italian, supersfidën që hap javën e 18-të të Serie A. Dueli mungon prej thuajse një viti dhe për shkak të emergjencës sanitare dhe masave shtrënguese, ndryshe nga janari i kaluar, tashmë do të luhet pa praninë e tifozëve.

Mbrëmjen e kësaj të premteje, duhej të kishte edhe një derbi brenda derbit: përballja e shqiptarëve. Strakosha dhe Muriqi në kampin e Lazios dhe Marash Kumbulla te Roma.

Megjithatë, në lojë nuk pritet të ketë asnjë shqiptar në fushë prej minutës së parë. Problemet me klubin rreth rinovimin bëjnë që Strakosha të mos jetë pjesë e formacionit titullar, ndërsa edhe Vedat Muriqi do ta nisë nga stoli. Në anën tjetër, pas infektimit me koronavirus, Marash Kumbulla ka humbur fanellën e titullarit, ndoshta deri në rikuperimin e plotë fizik.

Lazio vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve me radhë dhe në rast suksesi do të rindezë ambiciet për zonën Champions, duke ngushtuar në tre pikë distancën nga Roma.

Në anën tjetër, pas barazimit me Interin, verdhekuqtë kërkojnë fitoren e parë në sfidat me rivalët direkt, në mënyrë që të mos humbasë terren nga Milani dhe Interi, me kreun që është vetëm 6 pikë larg.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top