Deputeti i Lushnjës ‘shkrin’ së qeshuri kolegët me fjalimin në parlament


Seanca maratonë e ditës së kaluar ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Nuk kanë munguar edhe momentet komike në fjalimet e deputetëve. I tillë ishte edhe fjalimi i deputetit të Lushnjës, Sajmir Korreshi. Ishte ora 05:40 e mëngjesit kur Korreshi ka nisur të kritikojë qeverinë. Por gjatë fjalës së tij, ai ka përmendur edhe raste konkrete dhe situata të caktuara që kanë bërë që deputetët e tjerë në sallë të ‘zgjoheshin’ nga gjumi dhe të shpërthenin në lot.

“Këtu u tha se këtu kemi bërë shëndetësinë jashtëtoksore. Po hajde njëherë në spitalin e Lushnjës, të del miu nga këmbët e nuk din ku të vesh. Ju jetoni në ëndrra. Thoni se do bëni shkolla por nuk kemi më nxënës se të gjithë fëmijët kanë ikur- tha ndër të tjera deputeti i Lushnjës.


Por siç duket ankesat e tij nuk u janë dukur edhe aq të rëndësishme deputetëve të tjerë të sallës, përfshirë kryedemokratin Lulzim Basha dhe deputetin e PS-së, Damian Gjiknurin të cilët janë “shkrirë” së qeshuri. Video sot është bërë virale në rrjet.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Noa.al
 

Attachments

  • 1631885137259.png
    1631885137259.png
    881.7 KB · Shikime: 39
thash se ja ka futur mufkave sic e kane zakon. Tamam ka thene ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top