Dendias: Deti në Gjykatën ndërkombëtare, zgjidhim edhe ligjin e luftës

Hera

Έτερος εγώ
Dendias: Deti në Gjykatën ndërkombëtare, zgjidhim edhe ligjin e luftës


Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, në një konferencë për mediat bëri me dije se heqja e ligjit të luftës do të zgjidhet së shpejti.
Ai gjithashtu theksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një objektiv i përbashkët duke u shprehur i gatshëm për të ndihmuar në dije teknike.

Pjesë nga fjala e ministrit të Jashtëm grek:

“Zoti kryeministër ju falënderoj ngrohtësisht për mikpritjen tuaj, është gëzim për mua të rikthehem në Shqipëri pas një viti. Herën e kaluar kam ardhur këtu me urdhër të tij për të qëndruar pamë mikut në kohë të vështira. Ju falënderoj nga zemra për fjalët e mira që ju thatë. Është një përpjekje që rrezaton ndjesitë pozitive.
Fatmirësisht vizita ime sot ndodhet në kushte shumë më të mira do të doja të fokusohesha në përgëzimet e mia për ju nën kryesimin OSBE, Shqipëria tregoi se qeveria juaj ka aftësinë të drejtojë në kushte të vështira. Prezenca ime sot këtu nënvizon një agjendë çështjeve të mbetura pezull. Një urë janë mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Greqia dhe Shqipëria do të përballojë sfida, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në përforcimin e integriteti të Shqipërisë në BE duke përforcuar stabilitetin në një zonë të ndjeshme siç jemi ne. Jemi të gatshëm të ecim me Shqipërinë. Greqia përmes agjendës së Selanikut ka mbështetur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe me kryeministrin dhe me ministrin Cakaj ne folëm për çështjen e hapësirave detare.

Zgjidha e kësaj çështjeje do të jetë me dobi për të dyja vendet. Duke analizuar këtë çështje dhe kemi vendosur të kalojmë këtë çështje në Gjykatën ndërkombëtare. Kjo marrëveshje mbështetet në qëndrimin e vendeve për zgjidhjen e çdo konvergjencave. Ramë dakord se marrëveshja e 1996 ka nevojë për thellim dhe dinamizën për sa i përket dinamizmit të dy vendeve, duhet krijuar një mekanizëm me s dy vendeve. Ne kemi referuar çështjen e ligjit të luftës, jam i sigurt që edhe këtë do ta zgjidhim sëbashku, ndaj dhe dua ta them këtu edhe me urdhër të kryeministrit Mitsotakis”,
tha Dendias.

Sakaq Dendias u shpreh: I referohem Turqisë, ajo vazhdon të shkelë kriteret themeltare të integrimit të BE. Jam detyruar ti dërgoj një shkresë Varlehyui në të cilën i kam shkruar se Turqia po shkel rregullat. Me keqardhje kam kërkuar që komisioni të analizojë gjithë shkeljet e Turqisë, kam theksuar gjithashtu shqetësimin e veprimeve të fundit në Mesdheun Lindor, kam theksuar që të ndalojë transportimi i armëve luftarake në drejtim të tyre, sepse mund të përdoren për destabilizimin.
/abcnews.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top