Demokracia

Jeta

Anëtar i Respektuar
Perkufizimi i demokracise eshte i rendesishem, sepse percakton c'presim nga demokracia. Fundja, nese demokracine do ta perkufizojme "jo realisht", nuk do te gjejme kurre "realitete demokratike"... Dhe, kur herepashere, deklarojme se kjo apo ajo eshte ose nuk eshte demokraci, eshte e qarte se vleresimi varet nga perkufizimi ose nga mendimi yne, se si eshte, si mund te jete dhe si do duhej te jete demokracia.
demos (popull) & kratia (sundim)
E thjeshte. Por, fakti qe fjala demokraci ka nje kuptim te caktuar literal apo etimologjik nuk na ndihmon aspak te kuptojme se c'realitet i pergjigjet dhe si jane ndertuar e funksionojne format e mundshme te demokracise. Nuk na ndihmon, sepse mes fjales dhe asaj qe tregon ajo, midis emrit dhe objektit, largesia eshte e madhe!

Atehere, sipas jush, c'quajme demokraci?
 
Demokraci une quaj nje vend ku nje qytetar eshte i lire te djege ne shesh flamurin e shtetit te tij pa u arrestuar apo pa u quajtur i cmendur apo jo atdhetar,demokraci une quaj nje vend ku media edhe personat kane te drejten te flasin te protestojne te kerkojne te drejtat e tyre,demokraci une quaj nje vend ku cdo njeri eshte i barabarte me ligjin pavarsisht pozites apo influences politike qe ai ka.Demokraci une quaj nje bote qe nuk EKZISTON!
 
Te jesh demokrat do te thote te jesh i lire. Te jesh i lire do te thote te jesh i lire ne baze te rregullave pra perderisa kemi rregulla nuk do te thote te jesh dhe aq i lire.

Demokracia lejon te jetoje i lire ai shtetas qe jeton ne baze te nje ekonomie financiare te bazueshme. Ai njeri qe nuk i takon te kete nje ekonomi te bazueshme i mbetet te jete nje skllav i viteve te shekullit te 20. Pra nje skllav i moderuar. Nuk besoj se mund te kete nje politike e cila njerezit mund ti ve ne nje vije te pergjithshme.

Demokracine e konceptoj thjesht si nje politike e deshiruar per momentin. Edhe pse rrezultatet e saj i kemi pare ne kohet qe jetojme. Tani po flasim per nje globalizim te cilit askush nuk ia di fillimin dhe fundin vetem qe shpresojme te jete dicka e mire per te gjithe njerezit e ketij planeti. Kjo eshte demokracia qe sot jep kete fryt qe neser nuk e dijme cfare do te na japi. Por une them thjesht nje deshtim. Nje deshtim per te nisur nje fillim. Qe nuk i dihet se si do ta kete emrin....!

Shpresojme te ndryshojme, mire apo keq, kemi nevoje te ndryshojme....!
 
shoh demokracin sikur sistemi me i mir deri tash, aty ku rrespektohen te drejtat e njeriut, ku mazhoranca ka gjithmon te drejt amo pa shkelur te drejtat e minorances:rolleyes:...noshta ne t'ardhmen zbulohet noj sistem halo ma i mir, sdihet, veq niher per niher ky funksjonon ma smiri....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Demokracia

Perkufizimi i demokracise eshte i rendesishem, sepse percakton c'presim nga demokracia. Fundja, nese demokracine do ta perkufizojme "jo realisht", nuk do te gjejme kurre "realitete demokratike"... Dhe, kur herepashere, deklarojme se kjo apo ajo eshte ose nuk eshte demokraci, eshte e qarte se vleresimi varet nga perkufizimi ose nga mendimi yne, se si eshte, si mund te jete dhe si do duhej te jete demokracia.
demos (popull) & kratia (sundim)


Atehere, sipas jush, c'quajme demokraci?


Jam shume dakort me k'te shkrimin lart........ :)
 
Titulli: Demokracia

Ne Shqiperi ka shume keqkuptime per demokracine, nje nder te cilet dhe me i rendi ishte koncepti sipas te cilit mjafton te besh gjithcka ndryshe nga komunizmi dhe je automatikisht ne demokraci.

...gjithsesi...

Demokracia eshte gjeja me e çmuar ne komunitet dhe ne jete.

Pa demokraci ska liri, pa liri ska demokraci.
 
Pe: Demokracia

Demokraci, e them me plot bindjen qe tashme nuk jam me i sigurte nese eshte sitetmi me i mire qe ka pas njerzimi ndonjehere, mundet qe edhe te gabohem, por, pervec te drejtave dhe lirive fiktive qe njeriu ka ne demokraci nuk besoj se ekziston gje tjeter, ah harrova gezon edhe te drejten e prones private, dmth, une personalisht demokracine e perceptoj sot ne shkalle planetare si fikitve.

Si mund te flitet per demokraci kur ne bote ekziston nje plutonomi e rrezikshme.

Personalisht e kam pas gjithmone te veshtire te gershetoj demokracine me kapitalizmin me duken aq te ndara si nata me diten dhe bashkejetesa eshte e pamundur, cuditerisht keto dy teori nuk jane me nje dikotomi, pasi, ato jane martuar prej shume kohesh dhe kane prodhuar nje sistem qe vetem demokratik nuk mund te quhet, une po e quaj si Ludvak, sundimi i turbokapitalizmit, qe vetem drejtesi dhe liri nuk prodhon ose e prodhon, por, fiktivisht.

Gjeja me e trishtueshme eshte se per hater dhe per hir te demokracise jane bere gjera qe te gjithe e dime.

Cili eshte problem sot, flas gjithmone per boten perendimore qe nuk ka me rotacion elitash (ose me mire "klasash"), njeriu i thjeshte ne amerike ne angli gjermani dhe itali po i tille ngelet ai nuk ka tashme asgje ne dore pervec votes, pasi, jane konsoliduar shtresat sunduese nepermjet korporatave te fuqishme, bankave dhe bankiereve dhe nuk duan t'ia dine me se cfare ndodh biles jane te etur qe nepermjet teorise se demorkacise te bejne sa me shume te sunduar.

Prandaj, une sot shikoj nje diktakto-demokraci e cila percakton rregullat se si te sillen njerzit dhe vete diktakto-demokrazia terthorazi komandohet nga korporatat e fuqishme energjitike boterore nga banakat dhe bankieret, keta te fundit e kane kthyer njeriun ne skllav modern dhe demokracine ne strument politik. Me qarte se keshtu nuk mund te jete.

Demokrazia ne shqiperi, e kam thene dhe e them ne kemi qeverisje HIBRIDE, e them kete nga menyra se si vihet ne pushtet, me lek, me droge, me blerje votash, dmth ne jemi nje anarki nuk kemi nje sistem te mirfillte per te cilin mund te flasim dhe te shprehim ide.
 
Pe: Demokracia

Keqkuptimi themelor me termin demokraci nder ne eshte se mendohet qe demokraci con te thote te besh cfare te duash pa care koken per te tjeret (pra thjshte nje shoqeri asociale)
 
Demokracia te pakten nga ajo qe jetojme eshte nje sistem i parapelqyer por i bere pis me shume se cdo sistem tjeter.
 
Me termin, nje utopi qe nuk do realizohet kurre.
Me menyren se si kuptohet sot, Ligji i xhungles!
 
Une demokracine e barazoj me lirine...me lirine e te jetuarit, te shprehurit, te kerkimit se te drejtes. Ne vendin tone kam kuptuar se njerezit nuk kane lirine e fjales, si e drejta themelore e individit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top