Demografie... tkurrja e saj ne Shqiperi !

Endrra

VIP
V.I.P
Ne vitin 1991 , Shqiperija ka pasur 82 mije lindje te foshnjave !
Ne vitin 2019, 28000 mije , pra 1 foshnje per km katror .

Le te diskutojme cfare pasojash do kete kjo tkurrje per ekonomine dhe te ardhmen ne Shqiperi !
 
Redaktimi i fundit:
Kjo mund te jete si pasoje e dy faktoreve: Shqiperia po i afrohet kultures perendimore, ose situata ekonomike i demoralizon.

E para eshte e veshtire ta pranosh, ndersa e dyta eshte e thjeshte per ta vertetuar dhe per ta kuptuar.
 
Jo me kot krahasimi eshte bere nga 1991 e deri vjet, pra kjo tkurrje ka ardhur 30 vitet e fundit!
Mbi te gjitha eshte ekonomia qe ndikon.
Njerezit duan dhe perpiqen ti japin te ardhme femijeve te tyre por kur me veshtiresi arrijne vete ata ne fund te muajit imagjino sa te veshtire do e kene nese kane edhe femije.
Sot eshte e veshtire te gjesh familje me shume femije, 2 ose 3 e shumta.
Sidoqofte tkurrja demografike nuk eshte problem vetem yni por i tere botes perendimore.
Tkurrja demografike beri qe Merkel ti hape dyert sirianeve ne 2015.
 
Edhe e para ka pak trend .. por jo se kjo eshte ne drejtim te Eiropes, por se pikerisht familjet e reja ose skane mundesi, ose te rinjt nuk jane ne gjendje te krijojne familje .
Shkaku i ekonomise
Nder te tjera , eshte dhe fakti i emigrimit .
Njerezit e kane me te lehte te emigrojne dhe ndjehen me te sigurte per te ardhmen e tyre .
Qe do te thote per Shqiperine, nje mungese e theksuar krahu pune te specjalizuar dhe nje dificit ne te ardhurat e shtetit .
Pra pa njerez .. pa taxa .. pa te ardhme Shqiperia !
 
Ne vitin 1991 , Shqiperija ka pasur 82 mije lindje te foshnjave !
Ne vitin 2019, 28000 mije , pra 1 foshnje per km katror .

Le te diskutojme cfare pasojash do kete kjo tkurrje per ekonomine dhe te ardhmen ne Shqiperi !
Ku eshte bazuar studimi? Cila organizate apo institucion e ka thene qe jane 28000 mije lindje ne vit apo 1 lindje per m2?
 
Une pajtohem me piken e pare te @DarkLord


Imitimi i kultures perendimore. Dhe kjo per t'u besuar eshte shume me lehte. Edhe me pare s'ka qene ekonomia aq mire, kemi vuajtur cdohere por, shqiptaret jane shquar per shtimin e popullsise. Madje edhe ne nje video e ke ku Vucic, u flet serbeve te Graqanices, duke ua perkujtuar se si shqiptaret kane pasur cdohere femije shume, e ne po zhdukemi.
 
Bera nje kerkim, e mesa duket shifrat korrespondojne me realitetin.


Lindjet dhe vdekjet në Shqipëri, projeksioni i zymtë i Kombeve të Bashkuara​




Parashikimet demografike të Shqipërisë janë të zymta. Popullsia tashmë ka hyrë në trendin rënës, struktura e piramidës së popullsisë po reflekton ndryshime, lindjet po ulen dhe numri i vdekjeve po rritet. Të njëjtën gjë tregojnë edhe projeksionet e Divizionit të Popullsisë në Kombet e Bashkuara për lindjet dhe vdekjet deri në vitin 2100.

Pritshmëritë e Kombeve të Bashkuara projektohet që të barazohen në vitin 2033, ku sipas parashikimeve do të ketë 28,500 vdekje dhe rreth 28,400 lindje. Kjo diferencë pritet që të thellohet në vitet që do të vijnë, ku deri në 2100 pritet që numri i vdekjeve të jetë 25,700, ndërsa numri i lindjeve rreth 13480. Shtesa natyrore e popullsisë është një tregues që matet nga diferenca e lindjeve dhe vdekjeve gjatë një viti. Të dy këto komponentë priten në rënie për shkak të faktorëve të ndryshëm. Norma e lindshmërisë po ulet ndikuar edhe prej ndryshimeve në stilin e jetesës së njerëzve, familjet po bëhen gjithnjë e më të vogla dhe njerëzit po bëhen më individualistë duke iu përkushtuar më shumë karrierës. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2018, lindën 28.934 foshnje, duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2018 është 21.804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Projeksionet e Kombeve të Bashkuara për ecurinë e lindjeve dhe vdekjeve në rang global janë me optimiste se në Shqipëri. Sipas Divizionit të Popullsisë, ndonëse norma e shtesës natyrore të popullsisë globale do të ulët, lindjet do të jenë më të larta se vdekjet. Deri në 2100 është projektuar që lindjet të jenë 130.5 milionë bebe, ndërsa vdekjet rreth 120 milionë. Norma e lindshmërisë në botë parashikohet më rënie gjithashtu. Numri më i lartë i lindjeve parashikohet të jetë në 2049 me rreth 142.6 milionë lindje, ndërsa vdekjet rreth 91 milionë. /Monitor.al
 
Njerezi tani bejne aq sa u mbane xhepi,se nuk eshte me si dikur qe benin nga 6-7 kalamaj,dhe i rrisnin ca te ngrene e ca te pangrene.
 
Ne 2019 sipas raporteve te INSTAT kane qene 34920 lindje. Eshte e vertete qe lindjet nuk jane si me perpara kjo jo vetem ne Shqiperi por ne gjithe europen. Ne Shqiperi verehet dhe tek numri i pergjithshem i popullsise qe po ti krahasosh me vitet e meparshme luajne pak a shume tek shifra 2.875 milion deri ne 2.876 milion banore nga viti ne vit nga 2016 dhe ketej.

Arsyet se pse ndodh kjo jane disa por 2 nga faktoret me te rendesishem jane:

1. Levizja e lire e njerezve emigrimi. Mendohet se deri ne 2031 do largohen nga Shqiperia deri ne 30 % te popullsise se qyteteve te medhaja. Kete thone studimet e Bankes Boterore dhe INSTAT bazuar ne metodologji dhe analiza te perdorura dhe ne vende te tjera. Kjo do sjelle dhe probleme te tjera ekonomike qe ndikojne tek sherbimet publike me sakte tek skema e pensioneve pasi vpopullsia do plaket dhe sdo kete krah te lire pune.

2. Kushtet ekonomike. Niveli i jeteses ne shqiperi eshte mjaft i ulet. Pasiguria dhe inflacioni jane faktor determinant.

Parashikimet realiste fatkeqsisht jane te zymta per Shqiperine dhe pse dua te jem shume optimiste dhe te shof goten gjys plot.
 
Mua nuk me tremb tkurrja per shkak te lindjeve te pakta por ikja e shqiptareve nga vendi i tyre sapo tu jepet nje mundesi me e mire jashte .

Prit prit se eshte vetem fillimi...
Ne momentin qe Shqiperia pranohet ne BE me te drejta te plota do kete akoma me shume tkurrje te popullsise.
Nese shqiperia nuk permison sistemin arsimor, shendetesor, te rrise nivelin e pagave dhe te jete nje vend me nje gjygjsor te pavarur askush nuk do doje qe femijet e tij te kene nje te ardhme ne shqiperi.
 
Mua nuk me tremb tkurrja per shkak te lindjeve te pakta por ikja e shqiptareve nga vendi i tyre sapo tu jepet nje mundesi me e mire jashte .
Jetojme ne kohe shume te veshtira e drejtohemi nga njerez budallenj qe po na e bejne jeten te pamundur.
 
Se jemi rrit vet me vuajtje ndaj sduam martese e femije qe mos te vuajne e ata si ne :):).
Shteti nuk vendos dor per ty e per femijen tende,e cfare te sjellesh femijen ne jete kot.
Mesa shoh mbas 2-3 viteve ne shqiperi vec pleq e plaka do mbesin.
Edhe mire bejne ata qe ikin,e te gjithe ne qe kemi ngel ktu shpresojme te ikim.
 
Se jemi rrit vet me vuajtje ndaj sduam martese e femije qe mos te vuajne e ata si ne :):).
Shteti nuk vendos dor per ty e per femijen tende,e cfare te sjellesh femijen ne jete kot.
Mesa shoh mbas 2-3 viteve ne shqiperi vec pleq e plaka do mbesin.
Edhe mire bejne ata qe ikin,e te gjithe ne qe kemi ngel ktu shpresojme te ikim.
Vendi yne ka nevoj per nje politike naziste

Ose nje politike drejtuar nga nje politikan te zote atdhetar dhe mendje e biznese Shqiptare nga jasht shtetit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top