Dashuria

Diku ne nje ishull enderr, na u mblodhen mendja dhe ndjesite e njerzve...

Dhe te shpenguar filluan te admirojne bukurite perrallore te atij ishulli...

Dikur Invencioni thirri - " Ej! Po sikur te bejme nje loje te gjithe bashke? Sylla mbyllurazi psh, Si thoni? "

- Menjehere ja pret Zilia - " kukafshehti mo? Bah, loje koti!! " -

Inati e mbeshtet - " po, po. Ta shpif!
Kush ka nge per loje! "

- Miresia therret - " uaa! Pse jo eshte bukur!! "- por e Liga nxiton - " Pusho ti moj bibe! Nuk di gje....

" - Pertacia thote - " ohuu une pertoj " -

Frika pyet - " eshte loje qe vritesh? " - Guximi i hedh doren miqesisht, dhe e qeteson - " Jo mos ki merak, nuk eshte loje e rrezikshme! "
- Dilema dic belbezon - " po sikur... " - Mirepo nje ze i forte e i qarte kumbon - " Po. Keshtu do bejme, do te luajme te gjithe" - ishte Arsyeja!

Mire thote Marrezia- "une do te mbyll! "- Ne rregull i pergjigjet Arsyeja ashtu le te behet! Kureshtja pyet- " e c'fare do jete cmimi per fituesin?

" Dhe te gjithe nje zeri vendosen per lulen me te bukur te ishullit... Nje trendafil gjigand, i kuq flake!

Dashuria sapo e pa u magjeps nga bukuria e tij...


Nis loja! Marrezia nis numerimin- " 1 , 2 , 3... "-

Te gjithe vrapojne te fshihen, Pertacia ben 2 hapa dhe ja fut gjumit.
Dhe si rrjedhoje u gjend e para nga Marrezia. E dyta Dilema e cila ishte ne medyshje per vendin se ku do fshihej...

Nga dridhjet e lehta te gjetheve te nje palme, zbulohet dhe Frika. Me pas ish radha e Melankolise qe kish ngelur e mahnitur pas nje ujvare ne mes te pyllit...

E Mira i ofroi vendin e saj se Liges, ajo ja fut me shkelm duke e zbuluar mirpo nuk vonoi, Marrezia e gjeti dhe ate.

Guximi me krahet e tij te forte mbante me vete, Naivitetin, Ciltersine, e Buzeqeshjen qe nga kakarisjet e gazit te saj bene qe te zbuloheshin, mirpo vazhduan te qeshnin pa e vrare mendjen per rrepiren e rrezikshme ku qendronin.

Dhe keshtu me radhe po zbuloheshin te gjithe, Arsyen e sipiunoi Zilia bashke me Inatin qe kishin pak qe u zbuluan per vete...
Mirpo mungonte nje... Dashuria!

Ajo pa e vene re askush me te pare trendafilin "trofe" ish bere si me krahe, dhe kish fluturuar duke u mbuluar me petalet e tij te medha ngjyre pasioni...

Nga aroma e tij dehese, Ajo nuk degjonte c'behej per rreth...

Marrezise po i humbte durimi ngaqe nuk po e gjente...

Aq sa per nje moment u marros keq dhe filloi te shkuntde fort trendafilin "trofe" nga terbimi!
Dashuria e mahnitur si ne enderr bie poshte, dhe leshon nje klithme qe te therte zemren!!!

Te gjithe afrohen, ajo kish zene syte qe kullonin gjak me duar dhe qante-"Nuk shoh! Nuk shoh! "- Marrezia teksa sheh Dashurine ashtu pa drite, ju dhimbs aq shume sa e mori ne krah e i tha : " Qe sot e tutje, kjo lule do te jete simboli yt! Dhe une do te te jem gjithmone prane, do behem syte e tu! " ....... Dhe qe atehere Dashuria ngeli e verber, dhe thone qe Marrezia eshte udherrefyesja e saj...

P.S for kitty cat!



© Summer time L (tregimi) from original ©Mirazh © reproduced CM

2004. (2010)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top