CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen )

*deliza*

VIP
V.I.P
Drejt Punesimit

CV dhe letra e motivimit jane dy dokumente qe krijojne pershtypjen e pare tek punedhenesi. Per te mos pas nje CV, kerkese per pune apo dhe leter motivimi si kjo me poshte ( qe eshte per turp te Zotit ), ndiqni keshillat me poshte:

shqiperia111.jpg

Cfarë është CV?

CV është mënyra më fleksibël dhe e përshtatshme për të bërë një aplikim. Ajo përmbledh të dhënat tuaja në një mënyrë që ju prezanton juve nën drtën më të mirë të mundshme dhe mund të përdoret për shumë aplikime në të njëjtën kohë.
CV, ose ndryshe e quajtur dhe kurrikulumi apo rezymeja juaj janë mjetet nëpërmjet të cilave ju mund të bëni promovimin e vetes tuaj.
Qëllimi është ta bindni drejtuesin apo specialistin e burimeve njerëzore që t’ju thërrasë për një intervistë ku mund të tregoni më konkretisht aftesitë dhe personalitetitin tuaj. Prandaj kur të shkruani CV tuaj, mos u nxitoni, por mendoni veten në pozicion vendimmarrës, a do e kishit konsideruar për intervistë një CV të punuar dhe paraqitur në mënyrë të pavëmendshme dhe të pakujdesshme?

Si të shkruani një CV (Curriculum Vitae)

CV shërben për të bërë prezantimin tuaj para një personi që nuk ju njeh dhe ka shumë pak kohe t’ju njohë. Duhet t’ju prezantojë juve në këndvështrimin më të mirë të mundshëm, në mënyrë konçize dhe te strukturuar mirë. Ka shumë mënyra për të shkruar një CV megjithatë gjithmonë ekzistojnë disa linja kryesore. Një CV për qëllime biznesi nuk duhet të kalojë një faqe formati A4. Ndërsa një CV për qëllime akademike mund ta kalojë këtë limit, duke përfshirë dhe konferencat, publikimet dhe aktivitete të tjera që mund të keni kryer. Një CV e shkruar mirë, fillimisht vë në dukje informacionin më të rëndësishëm pastaj çdo informacion tjetër plotësues. Për këtë funksion ne ju rekomandojmë ta adaptoni në varësi të kërkesave dhe fushës së punëdhënësit. Përzgjedhja e informacionit bëhet në varësi të përshtatjes me vendin e caktuar të punës. Kushtojini vëmendje renditjes së informacionit.

Detajet Personale

Këtu duhen përfshirë datëlindja, adresa, e-maili, numri i telefonit dhe kur kërkohet dhe gjinia, mosha dhe kombësia. Në rast se keni një adresë permanente dhe një të përkohshme, specifikojeni këtë. Nëqoftëse doni të fitoni hapësirë për të ruajtur limitet e gjatësisë së CV, detajet personale mund të shkruhen me një madhësi më të vogël të shkronjave se pjesa tjetër e CV. Por asnjëherë më të madhe, pasi nuk janë ato që duhet të tërheqin vëmendjen e punëdhënësit. Në rast se CV juaj i ka krijuar interes lexuesit, atëherë ai do të kthehet te detajet e kontaktit tuaj.

Cfarë informacioni duhet të përmbajë një CV?

Detajet personale
Edukimi dhe kualifikimet
Eksperienca në punë
Aftësitë e ndryshme
(Publikime)
(Referenca)

Rradha e paraqitjes së këtyre detajeve, dhe theksi që i jepni secilës pjesë, varet nga ajo për të cilën jeni duke aplikuar dhe cfarë duhet të ofroni.
Nëse po aplikoni për më shumë se një vend pune, duhet të keni tipe të ndryshme CV sipas fushave të ndryshme të karrierës, duke theksuar aftësitë tuaja dhe eksperiencat e ndryshme të përshtatura sipas fushës.

Për studentët që sapo kanë mbaruar, këshillohet të fillojnë CV-në e tyre me historinë akademike. Ka shumë gjasa që në atë moshë edukimi të jetë aseti i tyre më i rëndësishëm. Gjithashtu këshillohet që renditja të bëhet nga eksperienca më e fundit. Në rast se keni arritje të veçanta, atëherë ato duhet të paraqiten në CV, dhe titulli i dizertacionit apo data e diplomimit nëqoftëse ju mendoni se janë të rëndësishme dhe ndihmojnë në përforcimin e profilit tuaj, duhet të shkruhen në CV. Kujdes, nëqoftëse vini rezultate apo arritje të veçanta, të vendosni gjithnjë informacion të vërtetë, sepse mund t’ju kërkohen dokumentat përkatës dhe nëse keni gënjyer aplikimi juaj do të humbasë çdo kredibilitet.

اmime/Vlerësime të marra

Në rast se kjo kategori vlen për ju, atëherë duhet vendosur në CV tuaj menjëherë pas seksionit të edukimit. Këtu mund të përfshihen bursat, çmime në konkurse të ndryshme, dhe çdo lloj tjetër dallimi.
Këtu si për çdo gjë tjetër në CV tuaj, jepni informacion të plotë, si për shembull datën, vendin, emrin e organizuesit, shtetin, dhe pozicionin që ju keni fituar; për bursat duhet shkruar periudha kohore, emri i Universitetit, departamenti, emri i institucionit që ka akorduar bursën, dhe mbase dhe disa lëndë kryesore mbi të cilat janë vlerësuar aftësitë tuaja për lëshimin e bursës.

Eksperienca Praktike

Në këtë seksion përfshihen dhe stazhet e punës. Mos jeni të turpshem ndaj asaj që keni kryer, mos i zvogëloni arritjet tuaja. Asnjeri nuk pret nga ju të keni një biznes të madh, nëse jeni ende student. Ideja është që kur aplikoni për punë duhet të tregoni potencial rritje. Duhet treguar çfarë keni përmirësuar, ku, sa shumë, si dhe përgjegjësitë e ngarkuara. Duhet të ndihet njëfarë ndryshimi midis punës së parë dhe të fundit, duhet treguar se tashmë jeni gati të merrni më shumë përgjegjësi. Ju duhet ta paraqisni veten si lider, person me iniciativë, kreativitet etj. Mos harroni, qëllimi është të bindni atë që lexon CV-në tuaj se ju jeni zgjedhja më e mirë për atë vend pune.

Aktivitetet Plotësuese

Në rast se jeni duke shkruar një CV profesionale, dhe jo akademike, atëherë ky është rasti për të theksuar konferencat, trajnimet dhe të gjitha aktivitet e tjera plotësuese që i përshtaten pozicionit për të cilin po aplikoni. Një përshkrim i mirë këtu mund t’ju ndihmojë të tregoni sensin e iniciativës dhe përfshirjes dhe jo thjesht të qenit një student me nota te mira.

Gjuhët

Rreshtoni numrin e gjuhëve që flisni, duke përshkruar nivelin në secilën prej tyre vetëm me një fjalë. Ne ju sugjerojmë të klasifikoni dhe nivelin e bashkëbisedimit, që mund të jetë nivel i mesëm, nivel i avancuar, dhe rrjedhshëm. Përfshini në CV çertifikatat e gjuhëve dhe datat e tyre, nëqoftëse kjo është e aplikueshme për ju.

Aftësitë Kompjuterike

Përfshini gjithçka që dini, nga njohja e motorëve të kërkimit në internet, aftësitë e editimit të teksteve, programet e veçanta më të avancuara, programim etj. Nëqoftëse keni një çertifikatë apo diplomë, kjo ju jep avantazh dhe nuk duhet të mungojë në CV tuaj.

Hobet

Përfshijini nëqoftëse mbetet hapsirë në CV tuaj. Hobet tregojnë se ju bëni edhe gjëra të tjera në jetën tuaj përveç punës apo shkollës. Ndaj nuk mund të shihen përveçse me sy pozitiv.
Në CV mund të përfshihen dhe nënkategori të tjera që ju mendoni se do të vinin më në pah aftësitë tuaja. Shpesh mund të haset dhe seksioni i referencave, por kjo është në varësi të kërkesave të punëdhënësit. Nëse ai nuk i kërkon referencat, nuk është e nevojshme për ti vendosur. Punëdhënësta që duan vërtet të marrin referenca për ju, do t’ju a kërkojnë vetë këtë.
Mos përfshini informacione të rreme, mos u zgjasni në detaje të kota, CV duhet të jetë sa më koncize.

Këshilla të nevojshme

Cv juaj duhet të jetë shkruar me shumë kujdes dhe qartësi- shkrimi nuk duhet të jetë i ngjeshur, por jo dhe me hapësira shumë të mëdha. Përdorni shkronjat në bold dhe italics për të theksuar titujt e pjesëve të ndryshme të CV dhe informacioni më të rëndësishëm.
Mos shkruani në pjesën e përparme dhe të pasme të letër – cdo faqe e CV duhet të jetë në letër të vecantë. ثshtë mirë të vendosni emrin tuaj në zonën “footer” në mënyrë që të shfaqet në cdo faqe të CV.

Jini koncizë – CV është një aperitiv dhe duhet të tretet sa më shpejt. Nuk duhet të vendosni aty cdo provim që keni dhënë , apo cdo aktivitet në të cilin jeni përfshirë – përfshini ata më të rëndësishmit dhe më të përshtatshmit për vendin e punës ku po aplikoni.

Jini pozitiv – theksoni pikat tuaja të forta, ato që mund t’I bëjnë përshtypje lexuesit të CV tuaj.

Jini të ndershëm – edhe pse CV ju mundëson që të mos jepni detaje mbi dështime tuaja (p.sh nota të ulëta), ajo që nuk lejohet është dhënia e informacioneve të rreme.

Nëqoftëse do ta dërgoni me postë CV tuaj, mos e palosni – futeni në një zarf A4 që të mos paloset ose zhubravitet.
 
Titulli: Drejt Punesimit

LOL e bukur ajo me pelqeu - te isha une punedhenese do e kisha ftuar per interviste ta shihja a e ka bere si xhest humoristik apo ashtu vertete eshte. Sepse faktikisht si teknike Marketingu goxha terheqse dhe humoristike.
 
Titulli: Drejt Punesimit

اfarë është letra e motivimit?

Letra e motivimit është një dokument që shoqëron CV personale kur aplikoni për një punë, ndryshe quhet dhe deklarim i qëllimit. Letra është afërsisht 200-250 fjalë, jo më shumë se një faqe e gjysëm dhe ka një strukturë relativisht rigoroze. Qëllimi është të tregohen aktivitetet ndihmëse, ose të theksohen aktivitetet e cilësuara në CV tuaj të cilat ju rrisin shanset për ta fituar një vend pune. Me fjalë të tjera, letra e motivimit duhet të jetë përgjigja e pyetjes së punëdhënësit: “përse duhet të punësoj pikërisht këtë person?”

Përmbledhje e përgjithshme
Letra e motivimit është gjithmonë e shkruajtur nga vetë personi që kërkon një vend pune. Ajo është shpesh pjesa më e rëndësishme e aplikimit për punë sepse i tregon punëdhënësit aftësitë tuaja të komunikimit, të vendosjes së theksit në aktivitetet që ju keni kryer, të reklamimit të cilësive tuaja, të aftësive tuaja të artikulimit, deri diku dhe të personalitetit tuaj.

Letra e motivimit duhet të jetë konçize, e organizuar mirë, e përshtatur për vendin e punës ku ju aplikoni.

Letrat e motivimit marrin shumë kohe, megjithatë mos ngurroni t’i jepni kohën dhe rëndësinë e duhur dhe ta formuloni sa më mirë
Evitoni letra që nuk i drejtohen një personi të caktuar (evitoni: I nderuar Zotëri/Zonjë, Drejtuar Personit Përgjegjes/të interesuar etj) Mundohuni të gjeni paraprakisht kujt duhet t’i drejtohet letra, titullin e saktë të personit përgjegjës si dhe adresën e biznesit.

Jini te fokusuar dhe konçizë. Lini jashtë detajet e tepërta. Evitoni të përsërisni informacionin që keni dhënë tashmë në CV

Jini të sjellshëm dhe profesionalë. Falënderoni punëdhënësin për konsiderimin e aplikimit tuaj, për mundësinë e intervistës, etj.

Firmosini letrat tuaja. ثshtë e rëndësishme të tregoheni seriozë duke siguruar autorësinë, marrjen e përgjegjësive mbi materialin që keni dhënë, si dhe për të evituar ndonjë ngatërresë të mundëshme.

اfarë duhet përfshirë

Tregoni interesin tuaj ndaj pozicionit, punëdhënësit, kompanisë, institucionit etj. Bëni kërkimin tuaj mbi institucioni ku po aplikoni!

Identifikoni dhe zgjeroni informacionin mbi aftësitë tuaja dhe eksperiencat e punës më të vlefshme për pozicionin që po aplikoni.

Tregoni se si keto aftësi plotësojnë kërkesat e punëdhënësit.

اfarë nuk duhet perfshirë

Sqarime të stërholluara të CV tuaj

Gabime gramatikore apo drejtshkrimi

Ripërsëritje e shprehjeve formulë, kjo tregon mungesë imagjinate.

Informacion personal të panevojshëm, apo fotografi

اfarë s’duhet të bësh

Letra e motivimit është prezantimi yt i parë me punëdhenësin, nisur nga ky fakt gabimet në formulimin a saj duhen eleminuar sepse përshtypja e parë luan rol të rëndësishëm në imazhin tuaj afatgjatë. Qëllimi ynë është t’ju krijojmë një ide për modelimin dhe strukturimin e letrës së motivimit në mënyrë që ajo të jetë funksionale dhe e dobishme për punësimin tuaj.

1) Mos e ekzagjero me ‘unë’!
Letra e motivimit nuk është autobiografi. Fokusohu në përmbushjen e kërkesave të punëdhënësit jo në historinë e jetës tende. Nuk duhet të japësh përshtypjen e njeriut të përqendruar tek vetja, prandaj minimizo përdorimin e fjalës ‘unë’ sidomos në fillim të fjalisë.

2) Mos bëj nisje të dobët të letrës!
Në krijimin e letrës përqendrohu në hapjen e saj, është me rëndësi të zgjosh interes tek lexuesi duke i tërhequr vëmendjen që në fillimet e letrës. Përshembull: Një hapje e dobët - Ju lutem më konsideroni mua në pozicionin e përgjegjësit të shitjeve. Mënyra e sakte: Eksperienca dhe pozicioni që ju ofroni përkon me eksperiencën time 3 vjecare si top-menaxher.

3) Mos përjashto pikat e tua të forta!
Letra e motivimit është treguesi i aftësive të tua si kandidat. Sikurse dhe CV, letra e motivimit duhet të jetë e detajuar me arritjet e tua profesionale, duhen dhënë arsyet kryesore përse ti duhet të jesh ai/ajo që thirret për intervistë. Në letrën e motivimit duhen theksuar sukseset e tua të deritanishme.
Për shembull: Aftësitë komunikuese - Pesë vjet eksperiencë në ligjëratë publike, dhe eksperiencë në nivelin ekzekutiv të raportimit. Njohuritë kompjuterike: Nivel i çertifikuar në MS Office, si dhe ekspert në dizenjimin dhe zhvillimin e faqes internet.

4) Mos përpiloni një letër as tepër të gjatë as tepër të shkurtër!
Nëqoftëse letra juaj është vetëm një ose dy paragrafë ka shumë mundësi të mos paraqesë të gjithë informacionin thelbësor duke e bërë letrën jo efektive. Nëqoftëse e kalon një faqe mund të bëhet e mërzitshme, pikërisht për këtë fakt duhet të jetë sa më koncize dhe tërheqëse. Respekto kohën e atij që e lexon!

5) Mos përsërit fjalët e CV tënde
Letra e motivimit nuk duhet të përsërisë atë që keni shkruar në CV. Formulo në mënyrë efikase letrën dhe lejo që CV jote të mos mbetet në hije. Mund të tregosh një nga arritjet e tua shkurtimisht, si “Shitja ime më e madhe”, ose “Triumfi im teknologjik”.

6) Ji specifik!
Në momentin që ti i përgjigjesh një oferte pune referohu tek pozicioni specifik i punës që ofrohet. Punëdhënësit i paraqiten shumë aplikime kështu që sigurohu që në letrën tënde të japesh gjithë përbërësit që përkojnë me kërkesat dhe nevojat e punëdhënësit.

7) Mos harro, të shkruarit duhet të jetë uniform!
Nëqoftëse ti po aplikon për një numër të ndryshëm pozicionesh atëherë mënyra e të shkruarit duhet të jetë në vija të përgjithshme dhe uniforme. E rëndësishme është të mos e drejtosh letrën tënde në vendin e gabuar me emrin e gabuar.

8)Mos e mbyll letrën në mënyrë pasive!
Vendos të ardhmen tënde në duart e tua dhe suksesi do të pasojë. Tingëllo i sigurtë për aftësitë e tua; mbylle letrën me një fjali si: “Do të jem duke ndjekur me vëmendje zhvillimet dhe jam i gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve që mund të keni. Ndërkohë mund të kontaktoni me mua në këtë numër telefoni”.

9)Mos u trego i pasjellshëm!
Letra juaj e motivimit duhet të pasqyrojë falenderimet tuaja si dhe konsideratën për kohën e lexuesit.

10)Mos harro të firmosësh letrën tënde!

Etika duhet të karakterizojë letrën tuaj. Firmosja tregon vëmendje ndaj detajeve gjë që vlerësohet në etikën e biznesit. Nëqoftëse letra juaj dërgohet me e-mail firmosja s’është e domosdoshme.
 
Ka punuar dhe ne gazete - ka eksperince LOL...Shifja shkrimin dhe joseriozitetin lol...Sa ka si ky/kjo.
 
Titulli: Drejt Punesimit

Ka punuar dhe ne gazete - ka eksperince LOL...Shifja shkrimin dhe joseriozitetin lol...Sa ka si ky/kjo.

Epo pikerisht per kete gje me beri me shume pershtypje. Pasi kishte punuar, jo ne nje por ne dy gazeta - ama mund te jete ajo qe thote se ka punuar si shites i tyre. LOL

Edhe ne Angli kane nje problem te madh me shkrimin sepse shume njerez nuk e dine se si spellohen fjalet dhe nje punedhenes porsa te shohe gabime gramatikore ne CV atehere ate e hedh drejt e ne kohs. Gjynah eshte...por keshtu eshte kur nuk i meson a, b, c qe nga fillimi. :lol:
 
Rreth 50% e volumit tim te punes eshte kontrollim i CV-ve dhe aplikimeve per pune, madje prej kesaj rreth 25 % per zyrtar te larte: gjyqtar dhe prokuror. Them te drejten jo rralle skuqem nga ajo cfare kane shkruar dhe ofruar, por, ka edhe raste komike.

Dikur aplikohej me te madhe per pune me organizata ta huaja. Ne fillet e kesaj (para 1 dekade) beheshin gabime e gabime:

SHEMBULL:

Name: XXXXXX
Surname: XXXXX
Date of birth: XXXXXX
Sex: Of course. EVERYDAY :gjujpeshk:

Ndoshta si e mete e madhe eshte se ka pak trajnime qe ofrohen lidhur me kete gje. Rast konkret ajo cfare ka ofruar DELIZA eshte per tu pershendetur. :dong::dong:
 
Titulli: Drejt Punesimit

اfarë është letra e motivimit?

Letra e motivimit është një dokument që shoqëron CV personale kur aplikoni për një punë, ndryshe quhet dhe deklarim i qëllimit. Letra është afërsisht 200-250 fjalë, jo më shumë se një faqe e gjysëm dhe ka një strukturë relativisht rigoroze. Qëllimi është të tregohen aktivitetet ndihmëse, ose të theksohen aktivitetet e cilësuara në CV tuaj të cilat ju rrisin shanset për ta fituar një vend pune. Me fjalë të tjera, letra e motivimit duhet të jetë përgjigja e pyetjes së punëdhënësit: “përse duhet të punësoj pikërisht këtë person?”

Përmbledhje e përgjithshme
Letra e motivimit është gjithmonë e shkruajtur nga vetë personi që kërkon një vend pune. Ajo është shpesh pjesa më e rëndësishme e aplikimit për punë sepse i tregon punëdhënësit aftësitë tuaja të komunikimit, të vendosjes së theksit në aktivitetet që ju keni kryer, të reklamimit të cilësive tuaja, të aftësive tuaja të artikulimit, deri diku dhe të personalitetit tuaj.

Letra e motivimit duhet të jetë konçize, e organizuar mirë, e përshtatur për vendin e punës ku ju aplikoni.

Letrat e motivimit marrin shumë kohe, megjithatë mos ngurroni t’i jepni kohën dhe rëndësinë e duhur dhe ta formuloni sa më mirë
Evitoni letra që nuk i drejtohen një personi të caktuar (evitoni: I nderuar Zotëri/Zonjë, Drejtuar Personit Përgjegjes/të interesuar etj) Mundohuni të gjeni paraprakisht kujt duhet t’i drejtohet letra, titullin e saktë të personit përgjegjës si dhe adresën e biznesit.

Jini te fokusuar dhe konçizë. Lini jashtë detajet e tepërta. Evitoni të përsërisni informacionin që keni dhënë tashmë në CV

Jini të sjellshëm dhe profesionalë. Falënderoni punëdhënësin për konsiderimin e aplikimit tuaj, për mundësinë e intervistës, etj.

Firmosini letrat tuaja. ثshtë e rëndësishme të tregoheni seriozë duke siguruar autorësinë, marrjen e përgjegjësive mbi materialin që keni dhënë, si dhe për të evituar ndonjë ngatërresë të mundëshme.

اfarë duhet përfshirë

Tregoni interesin tuaj ndaj pozicionit, punëdhënësit, kompanisë, institucionit etj. Bëni kërkimin tuaj mbi institucioni ku po aplikoni!

Identifikoni dhe zgjeroni informacionin mbi aftësitë tuaja dhe eksperiencat e punës më të vlefshme për pozicionin që po aplikoni.

Tregoni se si keto aftësi plotësojnë kërkesat e punëdhënësit.

اfarë nuk duhet perfshirë

Sqarime të stërholluara të CV tuaj

Gabime gramatikore apo drejtshkrimi

Ripërsëritje e shprehjeve formulë, kjo tregon mungesë imagjinate.

Informacion personal të panevojshëm, apo fotografi

اfarë s’duhet të bësh

Letra e motivimit është prezantimi yt i parë me punëdhenësin, nisur nga ky fakt gabimet në formulimin a saj duhen eleminuar sepse përshtypja e parë luan rol të rëndësishëm në imazhin tuaj afatgjatë. Qëllimi ynë është t’ju krijojmë një ide për modelimin dhe strukturimin e letrës së motivimit në mënyrë që ajo të jetë funksionale dhe e dobishme për punësimin tuaj.

1) Mos e ekzagjero me ‘unë’!
Letra e motivimit nuk është autobiografi. Fokusohu në përmbushjen e kërkesave të punëdhënësit jo në historinë e jetës tende. Nuk duhet të japësh përshtypjen e njeriut të përqendruar tek vetja, prandaj minimizo përdorimin e fjalës ‘unë’ sidomos në fillim të fjalisë.

2) Mos bëj nisje të dobët të letrës!
Në krijimin e letrës përqendrohu në hapjen e saj, është me rëndësi të zgjosh interes tek lexuesi duke i tërhequr vëmendjen që në fillimet e letrës. Përshembull: Një hapje e dobët - Ju lutem më konsideroni mua në pozicionin e përgjegjësit të shitjeve. Mënyra e sakte: Eksperienca dhe pozicioni që ju ofroni përkon me eksperiencën time 3 vjecare si top-menaxher.

3) Mos përjashto pikat e tua të forta!
Letra e motivimit është treguesi i aftësive të tua si kandidat. Sikurse dhe CV, letra e motivimit duhet të jetë e detajuar me arritjet e tua profesionale, duhen dhënë arsyet kryesore përse ti duhet të jesh ai/ajo që thirret për intervistë. Në letrën e motivimit duhen theksuar sukseset e tua të deritanishme.
Për shembull: Aftësitë komunikuese - Pesë vjet eksperiencë në ligjëratë publike, dhe eksperiencë në nivelin ekzekutiv të raportimit. Njohuritë kompjuterike: Nivel i çertifikuar në MS Office, si dhe ekspert në dizenjimin dhe zhvillimin e faqes internet.

4) Mos përpiloni një letër as tepër të gjatë as tepër të shkurtër!
Nëqoftëse letra juaj është vetëm një ose dy paragrafë ka shumë mundësi të mos paraqesë të gjithë informacionin thelbësor duke e bërë letrën jo efektive. Nëqoftëse e kalon një faqe mund të bëhet e mërzitshme, pikërisht për këtë fakt duhet të jetë sa më koncize dhe tërheqëse. Respekto kohën e atij që e lexon!

5) Mos përsërit fjalët e CV tënde
Letra e motivimit nuk duhet të përsërisë atë që keni shkruar në CV. Formulo në mënyrë efikase letrën dhe lejo që CV jote të mos mbetet në hije. Mund të tregosh një nga arritjet e tua shkurtimisht, si “Shitja ime më e madhe”, ose “Triumfi im teknologjik”.

6) Ji specifik!
Në momentin që ti i përgjigjesh një oferte pune referohu tek pozicioni specifik i punës që ofrohet. Punëdhënësit i paraqiten shumë aplikime kështu që sigurohu që në letrën tënde të japesh gjithë përbërësit që përkojnë me kërkesat dhe nevojat e punëdhënësit.

7) Mos harro, të shkruarit duhet të jetë uniform!
Nëqoftëse ti po aplikon për një numër të ndryshëm pozicionesh atëherë mënyra e të shkruarit duhet të jetë në vija të përgjithshme dhe uniforme. E rëndësishme është të mos e drejtosh letrën tënde në vendin e gabuar me emrin e gabuar.

8)Mos e mbyll letrën në mënyrë pasive!
Vendos të ardhmen tënde në duart e tua dhe suksesi do të pasojë. Tingëllo i sigurtë për aftësitë e tua; mbylle letrën me një fjali si: “Do të jem duke ndjekur me vëmendje zhvillimet dhe jam i gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve që mund të keni. Ndërkohë mund të kontaktoni me mua në këtë numër telefoni”.

9)Mos u trego i pasjellshëm!
Letra juaj e motivimit duhet të pasqyrojë falenderimet tuaja si dhe konsideratën për kohën e lexuesit.

10)Mos harro të firmosësh letrën tënde!

Etika duhet të karakterizojë letrën tuaj. Firmosja tregon vëmendje ndaj detajeve gjë që vlerësohet në etikën e biznesit. Nëqoftëse letra juaj dërgohet me e-mail firmosja s’është e domosdoshme.

Përpara se të dërgosh letrën e motivimit kontrollo dhe një herë listën e elementëve bazë në mënyrë që ti paraqesësh punëdhënësit tënd letrën më të mirë të mundshme.

Lista e elementeve baze te letres:

•Emri i personit dhe kompanisë që doni të kontaktoni duhet të jetë i saktë.

•Nëse është e mundur, letra ti drejtohet një individi.

•Letra të përmendë pozicionin për të cilin ju po aplikoni si dhe nga ku ju u informuat për këtë vend të lirë pune.

•Informacioni juaj personal (emri ,adresa .tel. fiks ,tel. mobil ,e-mail) të përfshihet në leter dhe të jetë korrekt.

•Nëse ti ke kontakt me dikë nga kompania përkatëse, ai/ajo duhet përmendur që në paragrafin e parë.

•Letra e motivimit duhet të përqendrohet në pozicionin për të cilin ju po aplikoni.

•Letra duhet të jetë e përqendruar, preçize, e qartë dhe e organizuar mirë.

•Nëse ti ke një hapësirë bosh në historikun tënd të punës, të duhet ta shpjegosh në letrën tënde

•Shkruaj me gërma të kuptueshme, me madhësi 10 ose 12, në mënyrë që të jetë e lehtë për tu lexuar.

•Nuk duhet të ketë gabime ortografike ose gramatike.

•Lexoje letrën me zë të lartë që të sigurohesh që nuk ka fjalë që mungojnë

•Letra juaj duhet të jetë e printuar cilësisht, dhe të ketë të njëjtin format me CV-në tuaj.

•Mbaj një kopje për vete.

•Firmose nëse do e postosh.

•CV dhe letra duhet të postohen me zarf të formatit të kërkuar, siç perdoret në botën e biznesit, kështu ju paraqiteni profesional, s’duhet harruar që të vendosësh Rezymenë sipër letrës së motivimit
 
Titulli: Drejt Punesimit

Mesohuni qe te shkruani CV

CV-ja duhet te jete e thjeshte dhe e sakte. Mos u zgjeroni teper, meqe punedhenesit nuk kane kohe qe te lexojne te dhena qe jane me te gjera se dy faqe te formatit A4. Nje biografi e punes e shkruar si duhet, ndonjehere ka rendesi te madhe per thirrjen e kandidatit ne vendin e caktuar te punes, prandaj mundohuni edhe ju qe t’i rritni gjasat tuaja per t’u punesuar. Ja sesi mund ta shkruani nje CV sa me te mire.

Ne CV, apo ne biografine e punes, duhet t’i jepni te dhenat elementare personale, arsimimin qe e keni arritur, duke perfshire edhe kurset qe keni ndjekur, por edhe punet qe keni bere me pare. Nga te dhenat personale, mjafton qe ta shkruani emrin, mbiemrin, adresen dhe numrin e telefonit, ne menyre qe punedhenesi potencial te mund t’ju njoftoje se a jeni pranuar, apo jo. Nese mundeni – edhe nese nuk ju kerkohet – krahas CV-se bashkengjiteni edhe nje fotografi tuajen, natyrisht fotografi te bere per dokumente. Ne pjesen ku duhet te theksoni pervojen e punes, permendni te gjitha kompanite ku keni punuar, si dhe punet konkrete qe keni bere.

Me se miri eshte qe te filloni nga vendi i fundit i punes. Kur behet fjale per edukimin, permendni te gjitha shkollat qe i keni kryer, kur dhe ku i keni kryer ato. Sa i perket notes mesatare, nese eshte e larte, theksojeni, perndryshe eshte me mire qe ta evitoni. Permendni edhe shperblimet, diplomat, seminaret dhe konferencat ku keni marre pjese, sidomos nese kane lidhje me vendin e punes ku konkurroni.

Shkruani se a dini ta perdorni kompjuterin, cilat programe te kompjuterit i pervetesoni dhe çfare kursesh keni mbaruar. Shumica e punedhenesve sot kerkojne njohjen e gjuheve te huaja, te shkruara dhe te folura. Behuni i sinqerte dhe theksoni vetem ato gjuhe te cilat me te vertete i dini. CV-ja duhet te jete e thjeshte dhe e sakte. Mos u zgjeroni teper, meqe punedhenesit nuk kane kohe qe te lexojne te dhena qe jane me te gjera se dy faqe te formatit A4. Aktualiteti
 
Titulli: CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen )

Cilët janë elementët bazë të një CV?​

Nëse një punëdhënës kërkon të shoh CV tuaj, ai po kërkon për një gjë- një dokument që provon pse ti je kandidati ideal që ata të investojnë kohën dhe paratë.
Nuk egziston një format universal për CV, por është e rëndësishme që CV juaj të përmbajë këto element:

Të dhënat personale- këtu përfshihen emri, adresa, numri i telefonit dhe adresa e e-mailit në mënyrë që çdo punëdhënës të kontaktojë me lëhtësi. Informacione si kombësia, mosha dhe kategoria e patentës janë opsionale.
Deklarimi Personal- një paragraf i cili tërheq menjëherë vëmendjen e lexuesit dhe i shtyn ata të mësojnë më shumë për ty. Tregohu i kujdesshëm të mos jepni shumë informacion në këtë pjesë. Përmend aftësitë tuaja më të mira dhe tregoni lidhjen me pozicionin që po aplikoni, për ti treguar punëdhënësit pse ju i plotësoni kërkesat e tyre.

Eksperienca e punës- listo pozicionet e fundit të punës, duke vazhduar në mënyrë kronologjike me të dhënat si emri, vendi, faqja e internetit dhe data/viti i punësimit në kompanitë për të cilat ke punuar. Trego përgjegjësitë dhe arritjet të ndara me pika, në mënyrë që personi që sheh CV të shoh lidhjen e eksperiencës tuaj me pozicionin që ata ofrojnë.

Edukimi- sërish, në rend kronologjik të kundërt, jep të dhënat për kualifikimet akademike dhe profesionale që keni marr. Nëse është hera e parë që po kërkoni punë pasi keni mbaruar studimet, vendosni këto të dhënat para eksperiencës së punës.

Aftësitë- ndër vite ju keni fituar shumë aftësi, disa shumë të rëndësishme, disa ndoshta më pak. Përmend aftësitë bazë kompjuterike apo për programe të tjera që ke mësuar, si dhe gjuhët e huaja duke përcaktuar nivelin e tyre. Aftësi të tilla si aftësitë komunikuese apo menaxhim projekti është mirë të mbështeten me shembuj konkret.

Hobi dhe interesa- përfshirja e tyre është opsionale. Ideja është që me anë të tyre të japësh një tablo më të qartë, madje dhe diçka më personale për të folur gjatë intervistës së punës.

Referencat- nuk është e nevojshme të listosh referencat në CV tuaj, por duhet të përcaktoni që ato janë të përfshira në dosjen tuaj. Nëse është puna e parë e juaja, është një ide e mirë të përmendni tutorët dhe mentorët tuaj. Duhet të keni kujdes të merrni referenca nga njerëz të cilët mendoni se do të japin vlerësime positive për ju dhe të siguroheni që ata janë lehtësisht të kontaktueshëm nga punëdhënësit.

Një format i qartë dhe i thjeshtë- gjithmonë CV juaj nuk duhet të jetë më shumë se dy faqe format A4. Duhet të jetë sa e lehtë dhe e qartë për secilin që lexon CV tuaj, për të gjetur sa me lehtë informacionin që kërkojnë.

Qëllimi i këtij dokumenti nuk është të fitosh punën, por të therrasin për intervistën e punës. Gjithmonë kujtohu se nuk po e shkruan CV për veten tënde por për punëdhënësin. Ndërsa e shkruan, vëje veten në këpucët e tjetrit. Mbaje sa më shkurt, dhe mbi të gjitha, sa më interesante.

Kini kujdes:

- Mos përdorni shumë imazhe apo ngjyra në CV tuaj.
- Mos përdorni paragrafe shumë të gjatë.
- Mos e teproni me shkrimin e theksuar.
- Teksti i nënvizuar duhet të përdoret vetëm për faqe internet.
- Përdorni lloje shkrimi si Times New Roman apo Arial-janë më të lehtë për tu lexuar.
- Shmang përdorimin e shkrimit më të vogël se 11, sepse e vështirëson leximin.

Dhe së fundi……

Kontrolloni për gabime drejtëshkrimore. اdo gabim është përgjegjësia juaj dhe janë një nga elementët kryesor që punëdhënësit përdorin për të identifikuar kandidatët e dobët.
 
Titulli: CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen )

Letra e Motivimit

Pyetje:
Si mund të shkruaj një letër motivimi (interesi) të rregullt? Ju lutem, a mund të më dërgoni ndonjë shembull? Faleminderit.

Përgjigje:
Letra e motivimit është një mundësi për të shtuar informacione personale tek CV-ja juaj. Shumë kandidatë aplikojnë për pozicion të njëjtë pune dheletra e motivimit ka për qëllim që ju të dilni më në pah në krahasim me kandidatët e tjerë. Këtu mund të gjeni një shembull letre motivimi.

Shembull:

Tiranë, data

Andi Popi President dhe themelues i Shoqatës Shqiptare të Sportit
32 Kullat Binjake Tiranë

Objekti i letrës: Pozicioni i kordinatorit

Quhem Flora Mati. Në faqen e internetit të shoqatës suaj lexova lajmërimine punës së kordinatorit dhe dëshiroj të aplikoj me bindjen që i plotësoj
shumë mirë kërkesat e këtij pozicioni.

Duke qenë se dhe më përpara unë kam punuar në zyrë, kam fituar kështu njohuritë dhe sfidat që lidhen me punën e këtij mjedisi. Gjatë studimeve
universitare, kam qenë gjithashtu një trajnuese dhe instruktore. Përveç kësaj, kam përmirësuar af¬tësitë e mia në menaxhimin e kohës dhe komunikimit duke mbajtur një rol aktiv në disa grupe komunitare dhe në aktivitetet e kohës së lirë. Kam mundur gjithashtu të përfshihem aktivisht në një sërë kursesh dhe projektesh studimi.

Unë komunikoj rrjedhshëm si në anglisht ashtu dhe në italisht. Për mua është e rëndësishme të arrij të siguroj një shërbim profe¬sional klientëve
dhe të japë informacionin e duhur në mënyrë të qartë dhe të saktë. Gjithashtu, unë punoj shumë mirë në kompjuter duke hartuar dokumente profesionale dhe me cilësi të lartë.

Ju lutem gjeni bashkangjitur një kopje të CV-së time. Unë do të jem e disponushme dhe do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej këtë pozicion.

Ju mund të më kontaktoni në (42)562-580
ose me e-mail në [email protected].

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni, Zoti President, përshendetjet më të sinqerta nga ana
ime.

Flora Mati

85 Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit” Tiranë
(42) 562-580 [email protected]

(Bashkangjitur gjeni CV time)

duapune.com
 
Pe: CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen )

Shume e bukur si teme por une dua ta shkarikoj 1 te ri.
Kam kohe qe po kerkoj, mundet kush te me ndihmoje?
 
Titulli: CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen )

e nevojshme kljo teme per shume studenta sepse shumica e studentve nga kolegjet private ne kosove sdin te shkruajne nje CV e rende per tu thene po ky o realitet
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top