CIGANET SIPAS SHAHNAMESE

Ndonjëherë burimet poetike të ngjarjeve janë më të besueshëm sesa burimet historike. E në ndonjë rast i vetmi burim rrëfimtar.
Të dhënat genetike dëshmojnë se romët (ciganët) e kanë origjinën nga India. Kjo është e vetmja gjë e sigurtë që dihet rreth tyre.
Deri më sot nuk ka asnjë provë, fakt apo dokument të shkruar apo gojor që të provojë arsyet pse kjo popullatë u shpërnda nëpër Europë (historia nuk njeh asnjë emigrim popullate që përkon me kohën kur romët u shfaqën në Europë). Po ashtu mënyra e tyre unike e jetesës ka ngritur pikëpyetje në mungesë të një reference të mëparshme. Po ashtu edhe prirja e tyre e natyrshme për këngën, kërcimin dhe veglat muzikore mbetet e pashpjeguar nga studiuesit.

Sidoqoftë një histori shumë e largët në kohë mund të kënaqë kurreshtjen, jo vetëm tonën, por mbase edhe të brezave të ardhshëm. Një histori që vjen nga Shahnameh- Libri i Mbretërve- një poemë shumë e gjatë epike (100 mijë vargje) e shkruar nga poeti persian Firdusi për Sulltan Mahmudin e Gaznit diku mes viteve 977 dhe 1010. Konsiderohet si poema kombëtare e Iranit.

Në këtë poemë epike diku thuhet se Mbreti i Persisë, Bahram Gor, gjatë fundit të jetës së tij (vitet 421-439) mësoi se të varfërit e mbretërisë së tij nuk mund të ndiqnin shfaqjet muzikore pasi nuk kishin para për të paguar biletën.
Kështu ai i kërkoi mikut të tij, mbretit të Indisë, t’i dërgonte 10 mijë luris, muzikantë që i binin llautës (jo lahuta, por një vegël muzikore e ngjajshme me një mandolinë të madhe).
Kur muzikantët indianë arritën, mbreti Bahram i dha secilit një lopë, një gomar dhe një thes grurë, në mënyrë që ata të jetonin me bujqësi dhe të luanin muzikë falas për të varfërit e mbretërisë.
Por muzikantët i hengrën lopët. Hëngrën dhe grurin që duhej ta mbillnin dhe kështu, pas një viti ata u shfaqën para mbretit persian të dobësuar e të uritur.
Kur mbreti mësoi që ata kishin thyer premtimin që i kishin bërë atij urdhëroi që ata të largohen nga mbretëria e tij hipur mbi gomerët e mbetur dhe me veglat muzikore në dorë.
Duke patur frikën e ndëshkimit, ata nuk u kthyen në Indi, por rrugëtuan drejt veriut të Persisë për të arritur më pas brigjeve ruse të Donit dhe në Europën danubiane.
Dhe mbajtën përjetësisht vetëm zemrën e premtimit të dikurshëm ndaj sulltanit: të luanin muzikë falas rrugëve të botës…

FB_IMG_1635231600009.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top