Champions, Milan ndryshon petkun

cent

...Lontano
“Kur dëgjon himnin e Champions, Milan ndryshon lëkurë”, thonin dikur dhe në të vërtet, në Glasgou, kuqezinjtë e Alegrit shfaqen një tjetër skuadër.
15xqu83.jpg
Në qendër të këtij suksesi është pikërisht ylli brazilian i rikthyer, Rikardo Kakà, i cili është edhe autori i golit të parë të ndeshjes, në minutën e 12. Pak minuta më pas, sërish ai i afrohet golit të dytë, por topi kalon shumë pranë shtyllës vertikale.

Në pjesën e dytë, Milan dyfishon rezultatin me Zapatën, gjithashtu i harruar nga mbrojtja skoceze, ndërtsa Baloteli rikthehet më në fund te goli, e në minutën e 59 vulos fitoren e kuqezinjve 0-3, në “Celtic Park” të Glasgout.

Me këtë fitore, Milan mban vendin e dytë në klasifikim, pas Barcelonës, duke i shpëtuar presionit të Ajaksit, i cili befasoi të gjithë duke mundur katalanasit, me 10 lojtarë, në “Amsterdam Arena”. Serero dhe Hosen ishin autorët e golave të skuadrës holandeze, ndërkohë që Xavi, me 11-metërsh, në fillimin e pjesës së dytë vetëm sa ngushtoi diferencën e golave.

Tashmë, Ajaksit i duhet të fitojë me Milanin në “San Siro” për të siguruar kualifikimin, ndërkohë që kuqezinjtë edhe me barazimin kalojnë më tej.

Borusia Dortmund rikthehet në lojë dhe në ritëm, pasi ka shkatërruar 3-1 Napolin. Skuadra e Klopp ka harruar rezultatet e dobta të ndeshjeve të fundit dhe ka arritur të rikthehet në lojë për kualifikimin e mëtejshëm, falë këtij suksesi që u arrit me 2 penallti, të shndërruara në gola nga Reus e Blaszczikoëski, ndërsa Aubameyang vulosi përfundimisht fitoren.

Skuadra e Benitez, nga ana tjetër, la shenjë në këtë ndeshje me golin e vetëm të realizuar nga Insigne, në pjesën e dytë. Edhe në këtë grup, duke lënë mënjanë Arsenalin e kualifikuar, falë fitores 2-0 ndaj Marsejës, skuadra e dytë do ta ndajë kualifikimin në ndeshjen e fundit, pasi Napoli dhe Borusia kanë nga 9 pikë.

Napoli do të presë Arsenalin në “San Paolo”, ndërsa Borusia do të udhëtojë për në Francë, ku i pret Marseja pa objektiva.

Surpriza e këtyre ndeshjeve vjen në grupin E, ku اelsi është mundur 1-0 nga Bazeli. Salah, 3 minuta përpara fundit të ndeshjes, i jep tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës zvicerane, e cila tani ngjitet në kuotën e 8 pikëve, një më pak se اelsi kryesues dhe 1 më shumë se Shalke, që barazoi 0-0 në ndeshjen ndaj Steauas së vendit të fundit.

Me këto rezultate, ky është grupi më i hapur, sa i përket skuadrave që mund të kualifikohen.

Ndërkohë në grupin G, Atletiko Madrid ka arritur të kualifikohet, edhe pse ka barazuar 1-1 me Zenitin, ndërsa Austria e Vjenës barazoi 1-1 me Porton, skuadër e cila do të luftojë bashkë me Zenitin, në ndeshjen e fundit për vendin e dytë.
/Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top