Bundestagu voton pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Një debat për pak më shumë se gjysmë ore u dedikua sot pasdite propozimit të CDU-CSU dhe SPD për konsensusin e Bundestagut dhe qeverisë federale për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në BE






Deputetët gjerman kanë hedhur votën e tyre të fshehtë për rezolutën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vendimi ishte pro. Shqipërisë do t’i hapen negociatat.

395 deputetë gjermanë votuan për hapjen e negociatave për Shqipërinë, 188 kundër dhe 16 abstenime ndërsa për Maqedoninë e Veriut 465 vota pro.

Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Ligi Soreca në një status në Twitter, si dhe komisioneri Johannes Hahn, postimin e të cilit ka shpërndarë Soreca.

“Bundestagu votoi në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe M.Veriut”, shkruan Soreca.
1569540913914.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top