“Bomba” e Kryemadhit: “Mogi” puthet në buzë me Ramën

Në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi hodhi mjaft akuzua mbi qeverinë Rama. E pyetur mbi vlerësimin që Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini i bëri reformës në drejtësi, ajo tha se nuk habitej nga vlerësimet e “Mogit” siç e quajti ajo, ndërsa shkoi më tej kur tha se ajo “puthet në buzë me Ramën”.

Kush mo Mogi? Nga data 23 deri më 26 maj ajo nuk është më, bëhen zgjedhjet. Unë nuk pres vlerësime negative nga ajo që nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e vendit, për vjedhjen e zgjedhjeve. Unë pres të puthet në buzë me Edi Ramën siç është puthur dhe vazhdon të puthet. Kanë shumë të përbashkëta siç kanë dashurinë për Rusinë”, – tha Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi tha se Rama është i rrëzuar, ndërsa e akuzoi atë se përdor ambasadorët e Shqipërisë për të shantazhuar gazetarët e huaj.

“Edi Rama është i rrëzuar por mos harroni kë keni përballë, një kriminel të strukturuar me ambasadorë të Republikës së Shqipërisë që janë ambasadorë të Edi Ramës. Ambasadat shqiptare në Europë kudo ku ka artikuj në media kundër qeverisë shkojnë deri aty sa edhe firmën e ambasadorit e përdorin për të shantazhuar gazetarë në media të ndryshme, qofshin këto latine apo anglosaksone. Kam unë e-mailet e mia…do t’i nxjerr, ka austriakë, ka francezë ka sa të duash” – tha Kryemadhi.
lapsi.al
 
  • Më pëlqen
Reactions: WxP
Kjo eshte politikanja me e urryer per Shqiptaret,do Zoti zhduket nga qarkullimi,e mos ja shohim fytyren.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top