Biblioteka e Aleksandrise

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Egjipti i lashtë ka qënë djep i qytetërimit. Shumë prej kontributeve të tij përfshijnë qeverinë e parë kombëtare, arithmetikën, fillimet e të shkruarit dhe kalendarin që përdorim sot.

Egjiptianët e lashtë luajtën rol të rëndësishëm në zhvillimin e mjekësisë, arkitekturës, inxhinjerisë dhe arteve. Historianët besojnë se gjatë shekullit të katërt para erës sonë, një nxënës i Aristotelit i quajtur Demetrius i Falerumit u dëbua nga Athina dhe gjeti strehim në Egjipt. Me propozim të tij, mbreti i Egjiptit dha urdhër për krijimin e një biblioteke në Aleksandri ku të mbaheshin të gjitha librat e botës dhe shkrimet e të gjitha kombeve.

Nga mesi i shekullit të parë, para erës sonë, biblioteka e Aleksandrisë përmbante deri në 700 mijë dorëshkrime. Mes studiuesve që punonin në këtë bibliotekë ishin matematikani Euklid, Herofilusi, që cilësohej si babai i anatomisë dhe shumë gjigandë të tjerë të shkencës e letërsisë.

Biblioteka funksionoi për 300 vjet dhe u shkatërrua e u zhduk si pasojë e tërmetit, vandalizmit, moskujdesit dhe censurës nga ana e autoriteteve të krishtere e më pas atyre myslimane.

Por këtë muaj, biblioteka e Aleksandrisë u rilind. Me ndihmën e shumë vendeve si dhe të UNESKO-s, Biblioteka e Aleksandrisë është një prej më të mëdhave në botë. Ajo ka një hapësirë për rreth 2 mijë lexues dhe përmban deri në 8 milionë libra. Arkivat e saj elektronike përfshijnë miliarda faqe. Duke patur këtë fanar të kulturës, Aleksandria do të tërheqë vemendjen e vizitorëve të shumtë, tha drejtori i bibliotekës, doktor Muhsen Zahrani. Por qëllimi kryesor i saj, tha ai, është zhvillimi i mendjes.

Zhvillimi i mendjes varet nga liria e shprehjes. Si të gjitha bibliotekat, bibliotekës së Aleksandrisë do t’i duhet të vendosë se cilat materiale e publikime janë të përshtatëshme për të. Duke vepruar kështu, drejtuesit e bibliotekës mund të ndjekin shembullin e traditës që e bënë paradhësen e saj një prej mrekullive të botës së lashtë./AL/
 
Biblioteka e Aleksandrise

Pervec pasurive te shumta arkeologjike, piramidave, rrenojave dhe statujave magjepese, Egjipti i eres se Islamit supozohet te kete trasheguar nga e kaluara edhe biblioteken e Aleksandrise. Sesa i vertete eshte ky fakt apo jo, kjo ngelet hapur ndaj manipulimeve, por legjendat tregojne se njehere e nje kohe ne Egjipt ka ekzistuar nje biblioteke e famshme, e njohur si mbledhesja e librave me te lashte te botes. Biblioteka e Aleksandrise mendohet te jete themeluar nga mbreti Ptolemi I Soter (Ruajtes) ne shekullin e 3-te para eres sone ne qytetin e Aleksandrise. Ptolemi I ishte nje nga ish-gjeneralet iliro-maqedone te ushtrise se Aleksandrit te Madh i cili pas vdekjes se Lekes se Madh, u shpall satrap (guvernator) i Egjiptit dhe Libise. Ne vitin 305 p.e.s. ai u veteshpall mbret i vendit dhe shpalli Aleksandrine kryeqytet te tij, ku ndertoi edhe biblioteken ne fjale.
Nen sundimin e djalit te Ptolemit (Ptolemi II) ne Biblioteken e Aleksandrise u sollen libra te shumte dhe u punesuan shkollare dhe librare te afte te cilet e pasuruan biblioteken me perlat letrare dhe historike te kohes. Sipas deshmive historike te kohes ne kete librari mendohet te kete patur rreth 500.000 libra, shkrime dhe punime te ndryshme, te cilave iu bashkangjiteshin 43,000 volume te tjera religjioze qe mbaheshin ne tempullin e Serapisit. Megjithate madheshtine e saj, Biblioteka e Aleksandrise nuk mundi te jetoje per kohe te gjate. Ajo u dogj ne vitin 47 e.r. gjate luftes civile te Julius اezarit me Pompein e Madh, kur i pari rrethoi Aleksandrine dhe vuri qytetin ne flake. Pjeset e mbetura te librarise mendohet te jene djegur gjate kohes se perandorit Aurelian me 272, dhe ne vitin 391 kur perandori inkuizitor bizantin Theodhosius I dha urdher qe biblioteka dhe ndertesat pagane te Aleksandrise te shkaterrohen ne themel.

Kalifi Umar dhe Biblioteka e Aleksandrise

Ne analet e historise, bibliotekes se Aleksandrise i eshte dhene edhe nje emer tjeter djegesi me fame. Ai i kalifit Umar. Edhe pse djegjet e bibliotekave shpesh here ne histori jane mode e ushtrive okupatore, ne rastin e djegjes se Bibliotekes se Aleksandrise nga kalifi Umar ekziston nje mjegull e madhe dyshimi. Sipas besimit islam, dija njerezore eshte nje nga asetet me te vyeshme te botes. Fjalet e para qe Zoti i Madherueshem i zbriti Muhamedit ne Kuranin e shenjte jane: Lexo ne emer te Zotit qe krijoi.[3] Ndersa historia e Evropes mesjetare ka vertetuar me qindra rastesh barbarizmash kishtare kunder librave dhe bibliotekave laike, si ne rastin e Andaluzise, ne ndergjegjen historike islame barbarizma te tille nuk jane pare kurre. Edhe ne rastet kur ushtrite muslimane kane pushtuar qytete dhe vende ato shpesh kane qene teper te kujdesshme qe te mos krijojne skena tip Bagdad 2003 apo si ato te nazisteve ne Luften e Dyte Boterore. Per me teper, ne mendjen historike muslimane gjenerali pushtues i Egjiptit, Amr Ibn Al-Asi mbahet te kete qene nje nga arabet me te kulturuar te kohes se tij.
Personi i vetem qe i ka transmetuar botes ‘historine’ e djegjes se Bibliotekes se Aleksandrise nga kalifi Umar eshte peshkopi Jakobit Gregory Bar Hebrوus (vdiq me 1286) i njohur ne arabisht me emrin Abû 'l Faraxh. Duke rrojtur 600 vjet pas kalifit Umar ai eshte i vetmi person qe ka sajuar legjenden sipas se ciles supozohet qe me hyrjen e trupave muslimane ne Aleksandri, gjenerali Amr Ibn Al-As te kete gjetur biblioteken ne fjale dhe te kete pyetur kalifin Umar cfare te bej me ate. Sipas peshkop Gregorit, i cili padyshim ka qene i mbushur me mllef kunder sunduesve musliman, thuhet qe Umari te kete thene:

Nese librat e grekeve bien dakort me librat e Zotit, atehere ata jane te dobishem dhe duhen ruajtur. Nese ata shkojne kunder atyre atehere duhen djegur.[4]

Perralla e peshkopit Gregori vazhdon e thote se keto libra me pas u dogjen ne nje flake qe zgjati gjashte muaj. Kjo perralle gregoriane pergenjeshtrohet nga shume burime historike, duke future ketu edhe vete enciklopedine katolike e cila e pranon se ky fabrikim i faturohet vetem mendjes se Abû 'l Faraxhit.[5] Megjithate ne shtypin shqiptar te paradisa javesh une vura re nje opinionist shqiptar (F. L.) qe e merrte kete perralle per argument te vertet ne nje debat te tijin politik. Ne menyre qe historia njerezore te mos kamuflohet me perralla tip ‘1000 e 1 nete’, mendoj se duhen sjelle ne kete shkrim disa sqarime dhe citime autoresh me peshe qe e mohojne kete barbarizem tip Bagdad 2003 .
Sipas Enciklopedise Britanica, Biblioteka e Aleksandrise eshte shkaterruar shume kohe me pare; ne shekullin e katert e.r., kohe perpara ardhjes se Islamit.[6] Profesori i njohur i historise arabe Filip Hitti thote per kete perralle se "ajo eshte nje perralle e bukur qe krijon perralla te bukura por histori te keqija" dhe se "libraria e madhe ptolemike u dogj ne vitin 48 p.e.s. nga Julius Ceasar. Me vone, ajo qe ngeli dhe referohet si biblioteka bije, u shkaterruar ne vitin 389 e.r. me urdher te perandorit Theodosius. Gjate kohes se pushtimit arab, ne Aleksandri nuk ka ekzistuar ndonje biblioteke me rendesi dhe asnje shkrues bashkekohor nuk i atribuon diçka te tille Amrit apo Umarit.[7]
Historiani zionist amerikan, Bernard Levis, qe ne mjaft raste tregon ethe te forta antimuslimane dhe antiarabe, kur flet per kete çeshtje deklaron se: "Kerkimet moderne e kane gjetur kete histori totalisht te pavertete. Asnje kronike e hershme, as qofte ato kristjane nuk japin ndonje reference per kete perralle, qe per here te pare tregohet ne shekullin e 13-te, kur sidoqe te kete qene rasti, biblioteka e madhe e Serapenumit ka qene shkaterruar shume kohe perpara ardhjes se arabeve”.[8]
Ndersa studiuesi Bertrand Russell elaboron edhe me tej rreth kesaj perralle. Ai citon: "اdo kristjani i eshte treguar nje histori me kalif qe shkaterron Biblioteken e Aleksandrise. Qe te jemi te sinqerte, kjo biblioteke eshte shkaterruar dhe kujtuar ne menyre frekuente ne histori. Shkaterruesi i pare i saj ishte Julius اezari, dhe i fundit nje ndjekes i Profetit. Por muslimanet e pare, ne kundershtim me kristjanet toleronin ata qe i therrisnin “Njerez te Librit” nese te fundit paguanin taksat. Ne kundershtim me kristjanet qe persekutonin jo vetem paganet por edhe njeri-tjetrin, muhamedanet ishin te mirepritur per tolerancen e tyre, fakt qe i ndihmoi ata jashte mase ne pushtimet qe bene. Nese vime ne kohe me te voneta, Spanja u shkaterrua nga urrejtja fanatike antiçifute dhe antimaure; Franca u varferua ne menyre tragjike nga persekutimi i hugenoteve."[9]
Sipas shkencetarit Kolin Wilson, shkaterrimi i Bibliotekes se Aleksandrise ka ardhur nga kleri kristjan. Ai shkruan: "Biblioteka e Aleksandrise – qe mbante nder te tjera edhe permbledhjet e Aristotelit – u dogj me urdher te peshkopit te Aleksandrise (i mbeshtetur nga Perandori Theodhos). Dija ishte dicka e keqe; a nuk u debua Adami nga parajsa pasiqe kerkoi te mesoje?"[10]
MN Roy ne librin e tij “The Decline and Fall of Roman Empire” e ka analizuar kete çeshtje edhe me ne hollesi. Nder te tjera ai shkruan: "Nese librat e shkruar ne shekullin e 11 dhe 12-te flasin per perrallen tronditese te djegjes se bibliotekes se Aleksandrise, pse historianet Eustichius dhe Elmacin qe ishin te dy kristjane egjiptiane dhe pershkruan pushtimin saraçen te vendit te tyre, qendrojne te heshtur per kete akt barbar? I pari, si patriark i Aleksandrise nuk mund te imagjinohet te kete qene pro armiqve te kristjanizmit. Per me teper urdherat e kalifit Umar jane pershkruar si evidence e barbarizmit te gjeneralit te tij. Qe te mohoej urdheri i Umarit ka qene me e lehte sesa te mbahej ne heshtje e gjithe kjo ndodhi nga prelatet kristjane, te cilet kishin shume mundesira per te fshehur shkrimet e tyre. Ekzaminimi shkencor i kesaj ceshtje e ka çuar historianin Gibbon te vije ne kete konkluzion: “Urdheri i Umarit eshte i papranueshem nga shkollaret muhamedane; ata ne menyre te qarte deklarojne se librat religjioze te çifuteve dhe kristjaneve, qe kapen ne lufte, dhe punimet e shkencetareve te pafe, historianeve apo poeteve, fizikanteve apo filozofeve, mund te perdoren ne menyre legjitime nga besimtaret... Por ne vend te muhamedaneve, ka qene barbarizmi bizantin ai qe shkaterroi punen e Ptolemeut. Shkaterrimi real i qendres shkencore te Aleksandrise eshte kontribut i Shen Cyrilit qe denoncoi mesimet e zotit te mesimit ne deklaraten e famshme te Hiparise. Dhe kjo ndodhi ne fillim te shekullit te 5-te."[11]
2000 vite histori kristjane kane shume fakte qe tregojne se kristjanizmi jo vetem qe nuk nxiti shpirtin e mesimit por shpesh e shkaterroi ate. Kishtaret dhe kryqtaret jane pergjegjes per djegjen e disa qindra mije librash muslimane dhe greke. Ne vitin 389 e.r. per shembull, me urdher te peshkopit Theofil u dogj biblioteka e Serapisit. Principi baze i Pape Gregorit ishte "injoranca eshte nena e fetarizmit." Me kete mision ne mendje Gregori dogji Biblioteken e Palestines te themeluar nga Perandori August, shkaterroi pjesen me te madhe te shkrimeve te Livit dhe ndaloi studimin e klasikeve. Kryqtaret shkaterruan biblioteken e Tripolit dhe dogjen shume qendra kulturore saraçene. Ferdinandi dhe Izabela vune ne flake te gjitha punimet muslimane dhe çifute qe gjeten ne Spanje. Per kete arsye nuk eshte çudi qe kur shkenca dhe mesimi u bene popullore ne Evrope, evropianet refuzuan autoritetin e Bibles dhe shkenca u kthye totalisht sekulare.[12]
Per arsyet e cituara me lart duhet te perfundoj se aludimi sikur shkaterrimi final i Bibliotekes se Aleksandrise te jete veper e kalifit Umar, eshte i pavertete dhe manipulim historik. Aludimi rreth Umarit ngelet nje shpifje e pasukseshme e peshkopit Gregor Bar Hebrوus apo Abû 'l Faraxh,[13] i cili ashtu si nje pjese e mire e klerit ballkanik kristjan nen osmanet, ka qene i zene te shpike sa me shume perralla qe te jete e mundur per te satanizuar sundesit jokristjane qe kishte mbi koke. Ashtu si ne perrallologjine serbe, si ne rastin e betejes se Kosoves ku serbet mundohen me cdo menyre t’i tregojne trupat osmano – shqiptare si barbare dhe te portretizojne veten e tyre dhe betejen e humbur te Kosovo Poljes si triumf te serbeve kunder ‘barbarizmit osman’, te njejtin patern mendimi e gjejme edhe te perralla rreth kalifit Umar nga peshkopi Abû 'l Faraxh. Perrallat kristjane rreth barbarizmave muslimane nuk gjenden vetem ne rastin e Bibliotekes se Aleksandrise apo ne perrallat kishtare ballkanase. Ne librin: “Muhamedi, nje perpjekje perendimore per te kuptuar Islamin”, shkollarja britanike Karen Armstrong jep nje kapitull te tere permbledhjesh[14] me perralla te llojit ‘kalif Umar’ qe kishtaret perendimore kane fabrikuar pergjate historise se tyre ne lidhje me “orientalet” dhe fene e tyre, ne menyre qe te justifikonin deshtimet e tyre ne sferen religjiozo – politike te kohes.
Pushtimi arab i Egjiptit nuk i solli ketij vendi tragjedite qe pushtimi anglo-amerikan po i sjell Irakut ne ditet e sotme. Egjipti nen sundimin arab jo vetem se nuk i pa bibliotekat e tija ne flake si Bagdadi 2003, por ne te kundert me ardhjen e arabeve, shpetoi nga sundimi dhe inkuizicioni bizantin dhe hyri ne eren e arte te Islamit. Kalifi Umar me veprat dhe aktet e tija ka hyre ne historine e njerezimit si nje nga me te medhenj. Ai nuk mund te krahasohet dot kurre me presidentin Bushin II dhe tragjedine qe ai i shkaktoi bibliotekes se Bagdadit me 2003.

Referenca

1 - Habeshe apo Etiopi
2 - A.Rahman I.Doi, Islami dhe Afrika, Civilizimi Islam, online: Civilizimi Islam
3 - Kuran, Sura Al-Alak, ajeti 1
4 - The Alexandrian Library, Enciklopedia Katolike (online): a gjetshme ne CATHOLIC ENCYCLOPEDIA: The Alexandrian Library
5 – Ibid
6 - Ency. Britannica, Vol. 1, 1984, P. 227
7 - Philip K. Hitti, History of the Arabs, Macmillan: London, 1970, P.166
8 - Bernard Lewis, The Arabs in History, Goodword Books: N. Delhi, (1950), 2001, P. 54
9 - Bertrand Russell, Human Society in Ethics and Politics, Routledge: London, (1954), 1992, P. 218
10 - Colin Wilson, The Occult, Panther: London, 1984, P. 278
11 - M. N. Roy, The Decline and Fall of Roman Empire, P. 64
12 - VA Mohamad Ashrof Who destroyed Alexandria Library?, The Milli Gazette, Vol. 3 Nr. 23, Indian Muslims' Islamic News Online, India Muslim media source web site
13 - Bede’s Library, The Mysterious Fate of the Great Library of Alexandria The Mysterious Fate of the Great Library of Alexandria
14 - K. Armstrong, Muhamedi, nje perpjekje perendimore per te kuptuar Islamin, Kapitulli 1, Londer, 1992
 
Redaktimi i fundit:
Biblioteka e Ptolomeut në Aleksandri

- Kush e dogji në të vërtetë ?

Periudha e artë e kulturës dhe e qytetërimit të vjetër grek, kap vitet duke filluar prej shekullit të shtatë p.e.r. deri në vdekjen e Aleksandrit një vit më vonë. Shkaku i kësaj ndërprerjeje ishte mungesa e një autoriteti në vend të Aleksandrit të vdekur dhe lufta për pushtet ndërmjet "dijadosëve" të tij. Në këtë luftë për pushtet pësuan një numër i madh mendimtarësh e shkencëtarësh. Bartja e selisë së perandorisë në Aleksandri tërhoqi me vete largimin e shumë dijetarëve nga ish-qendrat kulturore të Greqisë së Vjetër dhe vendosjen e tyre në Aleksandri, të cilët ishin ithtarë të shkencës dhe mecenë të shkencëtarëve. Ngritja e lartë kulturore rezultoi edhe me themelimin e Universitetit të Vjetër të Aleksandrisë, që ndikoi në krijimin e një kulture të lartë të diturisë. Ky institucion në përbërjen e vet kishte edhe bibliotekën me qindra e mijëra vëllime, pastaj muzeumin, laboratorë të ndryshëm shkencorë, kopshtin zoologjik dhe kopshtin botanik. Kështu, pas ekspeditave të Aleksandrit në Lindje, Aleksandria mori në dorë vravashkën e rilindjes kulturore dhe mbeti qendër e diturisë disa shekuj me radhë. Në Universitetin e Aleksandrisë sidomos u dalluan disa emra: Ptolomeu, Arkimedi, Galeni, Dioskoridsi, Oribasiosi, Berklisi, Theoni etj.

Biblioteka e Aleksandrisë, fatkeqësisht, disa herë u dogj e u shkatërrua. Mirëpo, edhe pse për dijen e mirëfilltë është e njohur se kush është "autori" i këtyre veprave piromane e neveritëse, në mjetet e informimit publik, në publikime të ndryshme të të gjitha niveleve, këtë akt barbar shpeshherë ua ngjesin muslimanëve.

Kjo është arsyeja që më shtyri të bëj këtë hyrje diç më të gjatë se rëndom në shkrimet e këtij lloji, pasi që kjo bibliotekë është temë kyç e këtij shkrimi.

Sa është i vjetër mendimi se Bibliotekën e Aleksandrisë e shkatërruan muslimanët?

Ky mendim zë fill në gjoja letrën e Amr ibn Asit, guvernator i Egjiptit, drejtuar Umer ibn el-Hattabit (vdiq 23 h./644), halifit të dytë musliman, se ç’të bënte me Bibliotekën mbretërore të Aleksandrisë? Në këtë pyetje, kinse Umeri ishte përgjigjur: "Nëse shkresat greke pajtohen me Kur’anin, atëherë janë të padobishme, të tepërta dhe nuk duhet lexuar ato, e nëse janë në kundërshtim me thelbin e Tekstit të Shenjtë (Kur’anin, N. I.), ato janë të rrezikshme dhe duhet të zhduken".

Tani shtrohet pyetja :

Kush e solli këtë informim ndjellekeq ?

Si përgjigje në këtë pyetje mund t’i vëmë në pah dy versione:

1) Sipas njërit prej orientalistëve më të spikatur bashkëkohorë të krishterë, libanezit Filip Hitit (Philip Hitti), këtë gënjeshtër i pari e lansoi Abdu-l-latif el-Bagdadi (vdiq më 629 hixhrij 1231).

2) Sipas versionit tjetër, të cilin e vuri në spikamë Eduard Gibboni (1737 - 1794), fajin për djegien e kësaj biblioteke Umerit ia ngjiti hebreu i pagëzuar Abdu-l-ferexhi (1226 - 1286).

Së këndejmi nënkuptohet se një shpifje e këtillë buron nga propaganda e të krishterëve. Për këtë kujtojmë thënien e Papës Nikolla I (858 - 867) "Respanse Nicolai I Papae ad konsulata Bulgarorum" kreu CIII: "Ju pyetni se ç’duhet bërë me librat heretikë të cilët, pohoni, gjenden tek ju kurse i keni marrë nga saracenët. Ato, natyrisht, nuk duhet ruajtur sepse sikur që është shkruar (në Enciklikën mbi Korinasit), kuvendimet e këqija prishin moralin e shëndoshë, e për këtë si të dëmshme dhe heretike dorëzojani zjarrit."

Së fundi, të dhënat ekzistuese flasin se Abdu-l-latif el-Bagdadi dhe Abdu-l-ferexhi kanë qenë bashkëkohës dhe se kanë jetuar rreth gjashtë shekuj pas depërtimit të muslimanëve në Egjipt, përkatësisht në Aleksandri. Del se akuza e tyre është e vetmuar dhe pa kurrfarë mbështetje burimore.

Të dhënat burimore si përgjigje në këtë akuzë

Mendimet dhe dëshmitë e veprimtarëve kulturorë eminentë, ofrojnë një pasqyrë më objektive për shkaktarët e shkatërrimit të Bibliotekës së Aleksandrisë.

Të dhënat historiografike flasin se edhe sikur data e djegies së Bibliotekës së Aleksandrisë të ishte puçur me datën e ekspansionit musliman në Egjipt gjatë hilafetit të Umerit, ai këtë vandalizëm nuk do ta kishte bërë kurrë, ngase dihet se ka qenë ithtar i parimit të njohur islam: "Urtësia është gjë e humbur e besimtarit - ku ta gjejë le ta marrë," (hadith). Ose: "Diturinë kërkoje qoftë edhe në Kinën (e largët e pagane)," (hadith), pra edhe në Egjiptin pagan. Këto virtyte të mira të tij na i dëshmon edhe fakti se filozofia dhe dituritë e tjera greke erdhën në Evropë kryesisht nëpërmjet muslimanëve.

Madje mund të konstatohet se mbarë familja e Umerit është shquar për nga arsimimi edhe në periudhën e xhahilijetit, e të mos flasim për periudhën e mëvonshme islame.

Halifi Umer ishte i njohur për ndërrimet radikale e liberale në çdo sferë të jetës. Në kohën kur kundërthëniet ndërfetare, ndërnacionale e veçmas ndërfisnore në Arabinë e atëhershme ishin të acaruara, Beladhuri Ensabi shënoi një të dhënë për jetën e Umerit: "Një ditë ai i shkroi një letër guvernatorit të tij në Siri: "Na dërgo një grek i cili mund t’i rregullojë llogaritë e të ardhurave." Dhe kështu një i krishterë u vendos në krye të asaj administrate në Medine."

Madje Umeri, përveç sjelljes së kuadrit administrativ e financiar nga jashtë, dërgoi në Greqi, Persi, Egjipt e gjetkë shumë individë që dituritë e fituara t’i rishqyrtojnë, plotësojnë dhe jetësojnë në rrethanat dhe njerëzit tjerë me specificitetet muslimane.

Fakte dhe fatkeqësi

ثshtë fakt se në Aleksandri gjendej biblioteka më e madhe e kohës së vjetër e themeluar nga Ptolemy Soter. Siç dihet, qysh në kohën e ngritjes së saj nga Demetrius Phalercus kishte 50.000 kokorrathë, ndërsa gjatë kohës së Zenedotusit, Aristarehusit të Bizantit, Apollonius Rhodiusit e të tjerëve kishte rreth 400.000 deri 700.000 kokorrathë. Pjesa më e madhe e titujve ishin vepra letrare të Romës, Greqisë, Indisë dhe Egjiptit. Në të kanë punuar njerëzit më të ditur të kohës, kurse katalogun e kësaj biblioteke e kishte punuar Kalimahu. Gjatë rrethimit të Aleksandrisë nga Jul Qesari në vitin 48 ose 47 p.e.r., pjesa më e madhe e kësaj biblioteke u shkatërrua nga zjarri.

Pjesa tjetër e bibliotekës që u ruajt ishte në Serapion, faltorja e Jupiter Serapios, e cila qëndroi deri në kohën e Theodosiut të Madh (379 - 395). Më 391 Theodosiu urdhëroi që të gjitha faltoret pagane në Perandorinë Romake të shkatërrohen. Fatkeqësisht, në këtë fushatë barbare të krishterë nuk shpëtoi as faltorja madhështore e Jupiter Serapios. Në të vërtetë, një turmë fanatikësh të krishterë të udhëhequr nga kryepeshkopi Theophilos, rrënuan çdo gjë me vlerë në këtë bibliotekë. Të gjitha këto djegie e barbarizma të krishtera kanë ndodhur para se të paraqiten Islami, Umeri e të tjerët në skenën islame historike.

Kur flet historia

Historiani anglez Edward Gibboni, në veprën e tij "Rënia dhe shkatërrimi i Perandorisë Romake", për këtë shkatërrim të Bibliotekës së Aleksandrisë flet në dy vende:

Në kreun XXIII pohon se Bibliotekën e Aleksandrisë e ka shkatërruar kryepeshkopi i Aleksandrisë, Theophilo, kurse në kreun LI, duke folur për gjoja letrën e Amrit dhe përgjigjen e Umerit, E. Gibboni pohon: "Sa më përket mua, dua t’i përgënjeshtroj si faktin ashtu edhe pasojat të cilat i përshkruhen (Amrit). Vetë fakti është vërtet i çuditshëm. Raporti i vetmuar i një të huaji (Ebu-l-ferexhit, N.I.) i cili... ka shkruar gjashtëqind vjet pas këtij rasti, është neutralizuar me heshtjen e dy historianëve të datës më të hershme, të dytë të krishterë dhe egjiptianë të lindur, prej të cilëve më i moshuari, patriarku Eutihijusi, hollësisht e ka përshkruar pushtimin e Aleksandrisë. Vendimi i rreptë i Umerit, përveç kësaj, e kundërshton domethënien literare dhe frymën e kazuistëve muslimanë: ata shprehimisht konfirmojnë se kurrë nuk duhet djegur librat religjiozë të hebrenjve dhe të krishterëve, të cilët bien në duart e muslimanëve si pre lufte, dhe se munden ligjërisht të përdoren në dobi të muslimanëve veprat profane të historianëve dhe të poetëve, mjekëve dhe të filozofëve.

Kimisti dhe historiani anglez me famë botërore John William Draperi (1811-1882), në veprën "Historia e zhvillimit ideor të Evropës" shkroi se gjatë sundimit të Theodosiut të Madh, perandorit romak, "janë rrënuar së bashku edhe religjioni pagan edhe shkenca pagane. Në atë kohë (391 e. r.) në karrigen arkipeshkvore në Aleksandri ka qenë njëfarë Theophilo, njeri brutal dhe i keq, të cilit këtë punë ia besoi mbreti. Theophilo e ka filluar këtë punë me plaçkitjen dhe shkatërrimin e bibliotekave, e kur erdhi radha në faltoren pagane Serapion, e cila çdoherë ka qenë halë në sytë e tij, prudenca e shenjtë e Theophilos nuk u qetësua derisa godina nuk u rrënua deri në themel. Ari dhe argjendi i cili gjendej në faltore me kujdes është mbledhur, objektet më të vogla janë thyer ose janë hedhur në zjarr. Vetë ndërtesa në të cilën ka qenë biblioteka mbase nuk qe rrënuar, sepse njëzet vjet më vonë Orozie (autor kishtar nga Hispania, autori i pasqyrës së Historisë së përgjithshme prej fillimit të botës deri më 417), qartë pohon se i ka parë raftet dhe sirtarët e zbrazët."

Në artikullin "Prej Gnomonit deri te dylbini i Galileut", prof. B. M. Shevarliqi do të shkruajë: "Kur Krishterimi u bë religjion zyrtar në Perandorinë Romake, nën të cilën ra edhe Aleksandria, u pamundësua puna e shkencëtarëve të vjetër paganë dhe u shpërnda Muzeumi e biblioteka e tij u dogj(...). Populli i ri arab në fushatën e tij ekspansioniste nëpër Afrikën Veriore, e pushtoi edhe Aleksandrinë në vitin 642. Të etshëm për dituri, arabët mësuan atë që Aleksandri mundohej e pastaj i tubuan shkrimet e harruara të vjetra greke dhe u hodhën në përkthimin e tyre në gjuhën arabe."

Njëri prej bashkëkohësve të shkatërrimit të Bibliotekës së Aleksandrisë është edhe historiani Osoriusi, i cili e vizitoi Aleksandrinë pas shkatërrimit të faltores Serapion nga të krishterët. Ai rrëfeu se i kishte parë raftet krejtësisht të thata.

Me Bibliotekën e Aleksandrisë u mor edhe dr. Milutin Milankoviq (1879 - 1958), profesor i mekanikës qiellore dhe fizikës teorike në Universitetin e Beogradit. Në librin e tij "Nëpër gjithësi dhe shekuj", midis tjerash shkroi:

"Historikisht është dëshmuar se Biblioteka e madhe e Muzeumit të Aleksandrisë është djegur gjatë kohës së luftërave qytetare të Jul Qesarit. Fatkeqësisht, për këtë dëshmitar i sigurt është vetë Qesari. Biblioteka tjetër e madhe, ajo e cila është e vendosur në Serapion, është plaçkitur dhe rrënuar nga të krishterët... Për një bibliotekë të tretë askund nuk është bërë fjalë. Asnjë nga dëshmitarët të cilët kanë lënë gjurmë të shkruara për pushtimin e Aleksandrisë nga arabët, nuk përmend me asnjë fjalë rrënimin e ndonjë biblioteke. Legjenda e cila fatkeqësisht ka hyrë në të gjithë librat e shkollës së mesme, është krijuar gjashtë shekuj pas pushtimit të Aleksandrisë; autor i saj është peshkopi i krishterë Abu-i-feragius Bar Hebrens (Ebu-l-ferexhi, N. I.), që do të thotë, i biri i Hebreut. Atij konvertiti të fesë nuk duhet besuar. Por, sikur rrëfimi i tij të ishte i sigurt, as atëherë ne të krishterët nuk do të guxonim t’i gjykojmë arabët, sepse ata në rastin e atillë do ta bënin atë që të krishterët e kanë bërë me siguri dy shekuj e gjysmë para tyre."

Sipas mendimtarit musliman dr. Abdu-l-halim Muntasirit, Bibliotekën e Ptolomeut në Aleksandri e dogji Jul Qesari, me rastin e ikjes së tij nga Aleksandria, ose këtë vepër e bëri masa vendëse që ta detyronte Qesarin në ikje. Më vonë, me qëllim të sanimit të gjendjes në Bibliotekën e Aleksandrisë, sundimtari romak Marko Antonio i dhuroi Kleopatrës, sundueses së Egjiptit, 200.000 vëllime nga biblioteka Pergana e Azisë së Vogël. Pas kësaj, kjo bibliotekë do të pësojë në zjarr edhe disa herë dhe do të shkatërrohet tërësisht. Për shkak të konflikteve ndërmjet të krishterëve dhe politeistëve, shkencëtarët eminentë do të detyrohen në emigrim, për të dytën herë, ku pas një prehjeje të shkurtër në Lindje, u nisën në drejtim të qendrave islame: në Bagdad, pastaj në Basrë, Kufë, Buharë, Damask etj.

Duke përmbyllur mund të konstatojmë se muslimanët, me depërtimin e tyre në Afrikë, përkatësisht në Aleksandri, nuk gjetën asnjë bibliotekë me rëndësi në atë vit. Së këndejmi, përfundimi i F. Hitit se "rrëfimi që, sipas urdhrit të halifit, Amri gjatë muajve i ka ndezur furrat e shumta të banjave publike me shkrimet e Bibliotekës së Aleksandrisë, është një prej informatave për një tregim interesant e për një histori të ligë."

Të dhënat e prezentuara më sipër tregojnë qartë se kjo vepër neveritëse dhe e pacivilizuar s’është bërë nga dora e Amrit, Umerit apo Islamit. ثshtë vepër e civilizimit të krishterë, të ngritur mbi gërmadhat e civilizimit helen dhe të Lindjes pagane. Islami është kreativ dhe i pranon të gjitha të mirat kulturore e materiale që nuk ndeshen me parimet e monoteizmit islam, pa dallim nga feja, vendi e raca. Islami nuk është bibliofobik!

(P.S. - I falënderohem dr. M. Pirrakut, i cili e lexoi këtë shkrim dhe me vërejtjet e veta kontribuoi në formën përfundimtare.)

LITERATURA

"Almanah" Bošković - për vitin 1957, Zagreb.

Corbin, Henry, "Historija islamske filozofije", I-II, bot. II, Sarajevo, 1982.

El-Akad, Mahmud Abas, "Abkarijjetu Muhammed", Kajro, (-).

"Enciklopedija Leksikografskog Zavoda", botimi II, Sarajevo, 1966.

Hamidullah, Muhammed, "Uvod u Islam", botimi II, Sarajevo, 1982.

"Glasnik Vrhovnog Islamskog Starješinstva Islamske Zajednice u Jugoslaviji", viti. XXX, nr. 1-2, 1967, Sarajevo.

Grupa autora, "Arapsko-islamski uticaj na evropsku renesansu", Sarajevo, 1987.

Hadžić, Osman Nuri, "Muhammed a.s. i Kur’an", Sarajevo, 1986.

Hitti, Filip, "Istorija Arapa", botimi II fototip, Sarajevo, 1988.

Ibrahimi, Nexhat, "Muslimanët në Ballkan në periudhën paraosmane", Prizren, 1410/1989.

"Kultura islame" – revistë fetare-kulturore, III, gusht, 1942. Rexheb-Shaban, 1361, nr. 1, Tiranë.

Lluzha, Murteza, "Shqyrtime filofozike", Prishtinë, 1981.

"Preporod" – informativne novine, nr. 207, të dt. 01.04.1979, Sarajevo.

Šarif, M.M., "Historija islamske filozofije", I-II, Zagreb, 1988.

"Velika Enciklopedija aforizama", botimi II, Zagreb, 1977.
 
Redaktimi i fundit:
Si kaloi shkenca Greke tek Arabët

Historia e mjekësisë në Islam që nga lindja, lulëzimi dhe rënia e saj mund të ndahet në tre periudha të mëdha. Periudha e pare shtrihet nga viti 750 deri në vitin 900 të erës sonë,ose shekulli i parë dhe i dyte hixhrij sipas kalendarit musliman. Kjo periudhë e cila njihet nga muslimanet me emrin periudha e mjekësise profetike karakterizohet nga një mjekësi e thjeshtë dhe rudimentale , e përbërë për më shumë nga bimë mjekësore tradicionale për Arabine Saudite dhe nga metoda kurimi primitive dhe të thjeshta për tu kryer nga cdo anetarë i shoqërise arabe.
Periudha e dytë e ka fillimin e saj në momentin kur muslimanët marrin nën zotërimin e tyre pothuajse të gjithë territoret në të cilat ishin ngritur dhe zhvilluar civilizimet më të mëdha të cilat kishte njohur deri atëherë bota njerëzore. Ky faktor politik bëri të mundur që muslimanët të njiheshin me të arriturat shkencore dhe teknologjike të këtyre qytetërimeve . Në këtë moment muslimanet të shtyrë nga një dëshirë e madhe për dije dhe për zhvillim fillojnë të përqëndrojne të gjithë mundin e tyre në blerjen dhe përkthimin në gjuhën arabe e të gjithë veprave më të njohura të antikitetit. Për të realizuar këtë qëllim pushtetarët e atëhershëm vune në dispozicion shuma të mëdha parash të cilat ishin të domosdoshme për të çuar deri në fund qëllimin e vënë . Pikërisht në këtë periudhë fillojnë të përkthehen autorët më në zë të antikitetit, duke u nisur që nga Aristoteli dhe duke përfunduar me Galenin.
Periudha e tretë ka si karakteristikë thelbësore të saj faktin që mjekësia Islame duket sikur është shkëputur nga autoriteti i mjekëve antikë dhe ka ngritur një fizionomi e cila është krejtesisht origjinale për të. Në këtë periudhë fillojnë të verifikohen të gjithë rezulatatet në të cilat kishin arritur mjekët e antikitetit dhe kjo u arrit duke perdorur metoda të cilat ishin të bazuara mbi parime empirike dhe të cilat ishin të papara dhe shume të avancuara për kohën në të cilat ato aplikoheshin. ثshtë pikërisht në këtë përiudhë që fillon të zhvillohet mjekësia e vërtetë islame me të gjtha vecoritë dhe karakteristikat që e bëjnë atë të dallueshme dhe të vecantë nga mjekësia e zhvilluar në qytetërimet e tjera.
Lidhur me periudhën e parë për të është folur gjërësisht në kapitujt pararendës dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme që kjo cështje të trajtohet përsëri në këtë temë. Ajo që është e rëndësishmëe dhe që ka nevojë për një trajtim më të gjërë është zhvillimi dhe karakteristkat e mjekësisë islame në periudhen e dytë të zhvillimit të saj. Për ta bërë sa më të lehtë kuptimin e kësaj periudhe nga ana e lexuesit do ta ndajmë atë në dy atapa të cilat janë karakteristike për këtë periudhë dhe të cilat janë njëkohësisht edhe dy elementët kryesore të cilat kanë ndihmuar ne zhvillimin dhe forcimin e mjekësisë islame gjatë kësaj periudhe.
Etapa e parë është e lidhur ngushtë me faktorët politikë dhe ushtarakë nëpër të cilat po kalonte bota e civilizuar e asaj kohe. Rënia e perandorisë Romake të perëndimit dhe ngjarjet socio-politike të asaj kohe bënë që territoret të cilat deri në atë kohë kishin qënë teatër i civilizimeve më të mëdha, tashmë gjëndeshin të shkatërruara nga luftërat , të pergjysmuara nga epidemitë dhe të pushtuara nga një sërë fisesh barbare të cilat shkatërronin gjithcka që gjenin përpara. Njerëzit më të shquar dhe më të ditur të kohës largohen së bashku me bagazhin e tyre drejt cdo vëndi i cili do ti ofronte atyre mikëpritje dhe siguri. Vëndi i cili iu pëergjigj më së shumti kesaj kërkese ishte Siria e cila në të kaluarën e saj kishte qënë një terren i përgjakur nga lufterat dhe një vënd në të cilin kishin lënë gjurme civilizimet nga më të ndryshmet duke filluar që nga qytetërimi Egjyptian dhe deri tek ai Persian. Në këtë kohë Persia bëhet bartëse e mendimit grek dhe vecanërisht atij mjekësor. Ishin Nestorianët ato të cilët përfituan më shumë nga e gjithë kjo situatë. Këta të fundit janë ndjekësit e Patriarkut të Konstandinopojës i cili quhej Nestorio dhe jetoi rreth shekullit të pestë dhe vdiq në Egjipt rreth vitit 440 të (e.s.) . Janë pikërisht Nestorianët ata të cilët nga fundi i shekullit të pestë themeluan shkollat mjekësore të Edesës dhe Nisibit, dhe janë këto kristianët e lindjes ato të cilët gjate emigrimeve të tyre marrin me vete qytetërimin helenik dhe përkthejnë në gjuhen siriakishte tekstet greke duke e përhapur në këtë mënyrë duke filluar që nga Siria dhe deri në Mesopotami dijen dhe kulturën helenike. Kur filozofet e fundit paganë të cilët ishin ithtarët e fundit te shkollës platonike të athinës u përzunë nga Justiniani i parë (529 e.s) atëherë edhe ato iu bashkangjitën rrymës të Nestorianëve.
Arturo Castiglioni ne librin e tij Storia della Medicina (Historia e mjekësisë) thotë: “Në këtë mënyrë qytëterimi grek merr një veshje të re orientale,duke kaluar nga Mesopotamia për në Persi me ndihmën e grupeve të huaja etnike si puna e Hebrenjve dhe persianëve të helenizuar”. (Arturo Castilioni në “Storia della medicina” botimi Mondadori-Milano 1936 faqe236). Kalimi i dijes së botës antike nga vendi i tyre origjinës drej viseve të lindjes ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në lindjen dhe zhvillimin e mjekësisë në islam, duke qënë se kontakti i muslimanëve me vendet nga të cilat e kishin origjinën këto civilizime ka ndodhur më vonë se me vendet në të cilat këto civilizime u importuan. Dhe në këtë mënyrë përvetësimi i të arriturave shkencore të kulturave të mëparshme nga ana e muslimanëve ka ndodhur më herët dhe në një moment në të cilin shteti Islam ishte në kulmin e fuqisë së tij. Shpejtësia me të cilën u përhap shteti Islam dhe madhësia e territorit të cilin ai zuri vazhdon të mrekullojë akoma sot e kësaj dite të gjithë studiuesit e historisë. Në vitin 635 u mor Damasku, në vitin 640 اezarea, ndërsa në 643 u mor Aleksandria. Perhapja e shtetit islam vazhdon me rritme të përshpejtuara dhe zoterimi i tij shtrihej nga brigjet indisë deri në kaukaz, pothuajse e gjithë afrika veriore, Spanja jugore, Sardenja dhe Sicilia jane tashmë nën zotërimin e shtetit Islam. Këtë fenomen kaq të rrallë në historinë botërore Keneth Clark në librin e tij “Qytetërime” e shpreh me këto fjalë
“Tëposhtëza e qytetërimit mund të ketë zgjatur shumë kohë, por në mes të shekullit të shtatë u shfaq një forcë e re, që kishte besim, energji dhe vullnet për të ngadhënjyer si edhe një kulturë alternative –Islami. Fuqia e Islamit fshihej në thjeshtësinë e tij. Kisha e hershme e krishterë e pat shkapërdarë fuqinë e vet në zënkat dhe grindjet teologjike, që vazhduan per tre shekuj me një duf dhe me sajesa të pabesueshme. Por Muhamedi, profeti i Islamit, predikonte një doktrinë më të thjeshtë, e cila u pranua menjëherë dhe u dha pasuesve të saj atë ndjenjë solidariteti të pathyeshëm,që u pat prirë dikur legjioneve romake. Brenda një kohe cuditërisht të shkurtër-rreth pesëdhjet vjet- bota klasike u nënshtrua.
Vetëm eshtrat e saj të zbardhura zbuloheshin në sfondin e qiellit mesdhetar.


(Keneth Klark ne librin “Qytetërime” botimi Shtëpia e librit faqe 29) Në momentin kur muslimanët u stabilizuan në këto vënde dhe mësuan për të kaluarën dhe kulturën e tyre atëherë të udhëhequr nga dëshira e madhe për dije dhe për progres vendosën që të ringjallnin dhe të përvetësonin gjithcka që kishte të bënte me këto qytetërime. Dhe mënyra më e mirë për të çuar deri në fund qellimin e vënë ishte përkthimi dhe analiza e të gjitha teksteve të vjetëra që kishin të bënin me kulturën e këtyre vëndeve. Në këtë moment fillon edhe etapa e dytë e zhvillimit të mjekësisë në Islam e cila vjen njëkohësisht si pasojë dhe si plotësim i etapës së parë të cilën e trajtuam më lartë. Ky pikësynim vinte përballë udhëheqësve muslimanë dy kërkesa kryesore: e para kishte të bënte me gjetjen e dorëshkrimeve të vjetra të autorëve të mëdhenj të antikitetit dhe e dyta kishte të bënte me gjetjen e perkthyesve të aftë të cilët duhet të kishin aftësinë që ti përkthenin këto doreshkrime nga gjuha siriakishte ose greqishte në gjuhën arabe. Për të plotësuar kërkesën e parë pushtetarët muslimanë vunë në dispozicion shuma të mëdha parash për çdo person i cili dorëzonte një ose shume dorëshkrime të vjetra. Autoria e gjermane Sigrid Hunke duke folur për Halifin e famshëm të Bagdatit Harun Er-rashid për të tërhequr vëmendjen e lexuesit mbi vullnetin dhe dëshirën e ketij kryetari shteti për të marrë sa më shumë dorëshkrime të vjetëra në mënyrë që ti përkthejë ato në gjuhën arabe na vë në dijëni mbi një ngjarje e cila ndoshta nuk ka precedent në botë. Kjo ngjarje ka ndodhur atëherë kur ai në vënd që ti kerkonte si dëmshpërblim popullit të mundur para ose toka i kërkoi atyre dorëshkrimet e vjetëra greke te cilat ato i zotëronin. Ja se si e shprehet autoria në lidhje me këtë ngjarje:
”Ashtu sic ndodh në ditët tona kur populli fitimtar i kërkon poullit të mundur si dëmshpërblim për luftën që ai të dorëzoi armët dhe flotën e tij si kusht i domosdoshëm për të vendosur paqen, ashtu edhe Harrun Er-rashidi pasi morri në zotërim amyrën dhe ankaranë vendosi si kusht për shlyerjen e dëmeve të luftës dorëzimin e të gjitha teksteve greke të cilat ato kishin në zotërim.Dhe njësoj sic ndodh sot kur vendet fitimtare i marrin popujve të mundur të gjitha minierat , industrinë e rëndë ,armët vdekjeprurëse dhe shpikësit e tyre, ashtu edhe Harun Er-rashidi pasi fitoi mbi Mikelin e dyte i cili ishte perandor i Bizantit i kërkoi atij veprat e filozofëve antik të cilët nuk ishin përkthyer ende në gjuhën arabe, duke i konsideruar këto të fundit si dëmshperblim i mjaftueshëm për dëmet e luftës”

(Sigrid Hunke në librin me tiull “Dielli arab shkëlqen mbi perëndimin” faqe 375)
Pasi i siguruan dorëshkrimet e vjetëra pushtetarët muslimanë filluan të mendonin për kërkesën e dytë e cila kishte të bënte me gjetjen dhe bërjen për vehte të përkthyesve më të mirë të cilët duhet të ishin të aftë për të përkthyer dorëshkrimët siriakishte dhe greqishte në gjuhën arabe. Në këtë moment fillojnë të dalin në skenë Nestorianët, hebrentë e helenizuar dhe individ të kombësivë të ndryshme të cilët kishin mësuar gjuhën arabe dhe njëkohësisht ishin njohës të mirë të gjuhëve në të cilat ishin shkruar dorëshkrimët e vjetra . Klasa e lartë e udhëheqësve muslimanë filluan të bënin garë me njëri tjetrin se kush arrinte të mblidhte rreth vehtes perkthyesit më të mirë dhe të përkthente i pari veprat më të famshme të botës antike. Kjo fyme e garimit për të mirë e cila përfshiu të gjithë klasën e lartë të shtetit Islam i shërbeu shumë arritjes së qëllimt të vënë në një kohë sa më të shkurtër. Në këtë kohë fillojnë të bëhen të famshëm përkthyesit e parë jomusliman të cilët dhanë një kontribut të pashlyeshëm në lindjen dhe zhvillimn e mjekësisë në islam . Roli i tyre ishte i një rëndësie thelbësore për kohën, duke qënë se këto ishin të vetmit persona të cilët mund të kryenin këtë detyrë të rëndësishme. Përkthyesit të cilët janë vënë në shërbim të shtetit Islam kanë qënë të shumtë dhe për këtë arsye është e pamundur për ne që të trajtojmë jetën dhe kontributin e tyre ne këtë libër. Megjithatë nuk do të lëmë pa përmëndur figurat më të shquara të cilat janë dalluar në krahasim me të tjerët për rëndësinë dhe kontributin e madh që kane dhënë në ndihmë të zhvillimt të mjekësisë në Islam. Jahja ibn Masawaih ka qënë i pari autor sirian me origjinë kristiane i cili ka shkruar vepra të ndryshme mjekësore në gjuhë arabe. Profesionin e mjekut e ka ushtruar në Bagdad ku ka qënë mjeku personal i halifit M’emun. Ky i fundit rreth viteve 830 (e.s) i besoi Jahjës drejtimin e një shkolle përkthyesish të cilët kishin për detyrë të përkthenin të gjitha dorëshkrimet greke të cilat udhëheqësit muslimanë i kishin blerë në Azinë e vogël dhe në Egjipt. Ky personazh njihet ndryshe në perëndim me emrim Gjoni nga Damasku.
Nxënësi më i mrë që la pas ky shkencëtar quhej Hunejn Ibën Is’hak i cili për nga madhështia dhe rëndësia e tij ia kaloi jo vetëm mësuesit të tij por edhe të gjithë atyre që do të vinin mbrapa tij. Hunejn Ibën Is’hak mund të konsiderohet si perkthyesi më imadh që ka njohur bota Islame në atë periudhë. Ai vdiq më 873 ose 877, jeta dhe veprat u tij u bënë të njohura me anë të autobiografisë në formë letrash që ai i dërgonte Ali ibn Jahjasë në 875. Ai ishte me origjinë prej Hirës dhe djali i një pastori Nestorian. Ai e mësoi arabishten në moshë të madhe prandaj nuk duhet të ishte prej klasës dominuese të Hirës që ishte arabe. I ri ndoqi mësimet e Ibn Masavait në Xhundi-Shapur, dhe tërhoqi vëmendjen e mësuesit të tij duke u bërë nxënësi më i afërt. Por më vonë ai e mërziti mësuesin e tij duke bërë shumë pyetje në klasë derisa një ditë mësuesi i tij i tha:
-ا’punë ka populli i Hirës me mjeksinë? Shko e bëj tregti nëpër rrugë dhe pastaj e përzuri (Ibn el-Kifti, 174).
I përjashtuar prej akademisë ai u drejtua për në ‘tokën e grekërve’ ku u njoh me gjuhën greke dhe me kritikën tekstuale që ishte zhvilluar në Aleksandri. Më pas ai u kthye dhe u vendos në Basra ku studioi arabisht nën kujdesin e Halid ibn Ahmed dhe më pas, rreth 808, u zhvendos për në Bagdad nën patronazhin e Xhebrailit dhe përktheu për të disa vepra të Galenit. Ky i fundit u mahnit me aftesitë dhe talentin e Hunejnit dhe për këtë arsye e prezantoi atë me bijtë e Musa Ibën Shakirit të cilët ishin shkencëtarë të mëdhenj në shkencat ekzakte si psh gjeometri, astronomi, mekanikë etj De lacy O’Leary thotë:”
“Djemtë e Musës” e prezantuan Hunejnin tek kalifi el-Ma’mun pak para vdekjes së Xhebrailit më 828-9, dhe mesa duket nën propozimin e këtij të fundit halifi themeloi një akademi të quajtur “Shtëpia e Dijes”, si një institucion ku do bëhej përgatitja dhe përkthimi i shkencës prej greqishtes në arabisht, dhe vendosi që të vihej Hunejni në krye. Që prej asaj kohe e më pas përkthimet vazhduan suksesshëm dhe kështu pas një periudhe kohe relativisht të shkurtër studentët arabë e kishin në dispozicion veprat e Galenit, Hipokratit, Ptolemeut, Euklidit, Aristotelit dhe të disa autorëve të tjerë greke.

Gjithsej, Hunejni përktheu prej Galenit rreth 20 libra në siriakisht, dy për Bukhtishin, djalin e Xhebrailit, dy për Salamavin, një për vetë Xhebrailin dhe një për Ibn Masavihin e gjithashtu, redaktoi dhe 16 përkthime të bëra prej Sergiusit të Rashainit. Ai përktheu 14 traktate në arabisht, tre për Muhamedin e dy për Ahmedin, djemtë e Musës. Shumë prej përkthyesve të brezit të ri u trajnuan prej Hunejnit ose nxënësve të tij kështu që ai njihej si përkthyesi më i mirë edhe pse disa punime të tij u rishikuan më pas nga disa të tjerë.
Kurrikulumi i plotë i shkollës së mjeksisë të Aleksandrisë u bë i mundur për studentët arabë. Kjo përfshinte edhe një seri të përzgjedhur të traktateve të Galenit që ishin:

1- De sectis.
2- Ars medica.
3- De pulsibus ad tirones.
4- D Glauconem de medendi methodo.
5- De ossibus as tirones.
6- De musculorum dissectione.
7- De nervorum dissectione.
8- De venarum arteriumque dissectione.
9- De elementis secundum Hippocratem.
10- De temperamentis.
11- De facultatibus naturalibus.
12- De causis et symptomatibus.
13- De locis affectis.
14- De pulsibus (katër tractate).
15- De typis (febrium).
16- De crisibus.
17- De diebus decretoriis.
18- Methodus medendi .

Autorë i mëse 200 perkthimeve të shkrimeve të Galenit nga greqishtja ne siriakisht dhe arabisht , Hunejni arriti të përkthente edhe të gjithë shkrimet hipokratike të gjithë shkrimet e Oribasios dhe Paolo D’egina dhe veprën e famshme farmakologjike të Dioscoridesit. Ai la pas tij edhe 100 shkrime personale ku ndër më të famshmët janë “Ceshtje mjekësore” një libër ky i ndërtuar në formë pyetjesh dhe përgjigjesh, si edhe vepra “Dhjetë Disertacione në lidhje me syrin”.

(Arturo Castiloni në Storia della Medicina (historia e mjekësisë) shtëpia botuese “Mondadori” 1936 faqe 240-241)
Figura e Hunejn Ibën Ishakut është e një rëndësie të vecantë edhe për një arsye tjetër dhe kjo ka të bëjë me faktin që atij i atribuohet shpikja për herë të parë të termave teknik dhe shkencor në gjuhën arabe. Unifikimi i termave dhe përdorimi universal i tyre nga ana e muslimanëve arabfolës i dha një hov të madh zhvillimit të mjekësisë në këto vënde. Një tjetër personazh i rëndësishëm i asaj kohe është edhe Thabit ibn Kurra. Ai u bë i njohur si një prej atyre që rishikuan dhe korrigjuan përkthimet matematikore dhe astronomike dhe futi një frymë të re progreke. Lindur në një qytezë në Karraenin e vjetër Thabit ibn Kurra (vdiq më 901) në fillim ka qenë një kambist në tregun e Harranit e më pas iu kthye filozofisë, ku bëri progres të madh dhe u bë ekspert në tre gjuhë, greqisht, siriakisht dhe arabisht. Në arabisht ka lënë rreth 150 vepra mbi logjikën, matematikën, astronominë dhe mjekësinë. Në siriakisht ka shkruar dhe rreth 15 libra të tjerë, (Bar Hebraeus, Chron. X, 176). Rreth vitit 872 ai u përjashtua prej qytetit nga kryeprifti i Harranit dhe u dërgua në Kafartutha, afër Darës. Pasi u vërvit shumë nëpër vende të ndryshme ai u njoh me Muhamedin, një prej ‘djemve të Musës’, i cili duke pikasur zgjuarsinë e tij e mori me vete në Bagdad ku ai bëri shumë prej veprave të tij. Ai përktheu Apolloniusin,
Arkimedin, Euklidin, Ptolemeun dhe Theodosiusin. Po ashtu bëri dhe shumë vepra mbi matematikën e astronominë. Thuhet se ai është përgjegjës për faktin që kosmografia e Ptolemeut iu paraqit arabëve në një formë tepër mekanike.
Perkthyes të tjërë të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në kalimin e shkencës greke dhe të civilizimeve të tjera tek popujt muslimanë kanë qënë të shumtë për këtë arsye disa prej tyre do ti cekim shkurtimisht. Rreth 908 prifti Jusuf el-Khuri el-Kass, përktheu veprën, e humbur aso kohe, të Arkimedit prej siriakishtes e cila më pas u rishikua prej Thabit ibn Kurra. Ai po ashtu përktheu në arabisht edhe vepren “De Simplicibus temperamentis et facultatibus”, që u rishikua më pas prej Ibn Is’hakut. Rreth asaj kohe jetoi dhe Kusta ibën Luka el-Ba’lbakki (912-913). Ai ishte një kristian sirian që përktheu Hypsiklesin, e cila më pas u rishikua nga filozofi i famshëm musliman el-Kindi, “Sferican” e Theodosiusit, që më pas u rishikua prej Thabit ibn Kurrës, mekanikën e Heronit, Autoclus, “Meteorën” e Theophrastusit, katalogun e librave të Galenit, Xhohn Philoponusin mbi fizikën e Aristotelit dhe shumë vepra të tjera si dhe ka rishikuar versionin ekzistues aso kohe të Euklidit.
Ebu Bish Matta ibn Junus el-Kannai (vdiq më 940) ishte përgjegjës për përkthimin e “Poetikës” të Aristotelit. Veprat mjeksore dhe logjike u përkthyen prej monofositit, Ebu Zekerija Jahja ibn Adi el-Mantiki, ‘llogjikuesi’ (vdiq më 974), e ndërmjet tyre “Pelogmemën e Ammoniusit, një hyrje për te “Isagoge” të Porphyrysit.
Këtyre mund tu shtohet përkthyesi më i vonshëm El-Hunejn ibn Ibrahim ibn el-Hasan ibn Khurshid et-Tabari en-Natili (vdiq më 990), e po ashtu dhe monofositi Ebu Ali Isa ibn Is’hak ibn Zer’a (vdiq më 16 prill 1008), që përgatiti versione veprash filozofike e mjeksore. Në këtë mënyrë popujt muslimanë arritën të ringjallnin dhe të përkthenin nëgjuhën arabe të gjithë arritjet shkencore të kulturave dhe qytetërimeve të mëparshme .
“Në thelb kjo Rilindje është një farë zgjimi nga gjumi letargjik i shekujve të mesjetës dhe një rizbulim i kulturës së shkëlqyer të lashtësisë greke. Dhe ky rizbulim u bë vetëm në sajë të arabëve. Ishin këta që i njohën, i përkthyen veprat e mendimtarëve grekë dhe ecën në gjurmët e tyre, duke krijuar kështu një përmasë tjetër kulturoro-kohore që e anash kaloi mesjetën e errët evropiane”
( Aleksandër Kocani, Historia e shkencave, Tiranë 1998 faqe 56) .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top